22.3.14



Kam mësuar që të rritesh nuk do të thotë të festosh përvjetoret.

Që heshtja është përgjigja e duhur kur dëgjohet një idiotësi.
Që të punosh nuk do të thotë vetëm të fitosh para.
Që miqtë fitohen duke treguar se cilët jemi realisht.

Që miqtë e vërtetë qëndrojnë me ne deri në fund.
Që gjërat e këqia shpesh fshihen pas një pamje të parë të mirë. 
Që natyra ëshë gjëja më e bukur e kësaj jete. 
Që kur mendoj se di gjithçka, ende nuk di asgjë. 
Që një ditë e vetme mund të jetë më e rëndësishme se shumë vite... 












Që mund të bisedosh me yjet.
Që mund t'i rrëfehesh hënës.
Që mund të udhëtosh në pafundësi.
Që është e shëndetshme të dëgjosh fjalë të mira.
Që është e nevojshme të ëndërrosh. 
Që mund te jesh femijë gjatë gjithë jetës. 
Që qënia jonë eshtë e lirë. 
Që Zoti nuk të ndalon të bësh diçka në emër të dashurisë. 
Që të vetëgjykohemi nuk është dhe aq e rëndësishme, kur në të vërtet ajo që ka rëndësi është paqja shpirtërore. 

E më në fund kam kuptuar që nuk mund të vdesësh për të mësuar të jetosh...!

0 comments:

Post a Comment