15.4.14

Duket se cdo gjë e tij lidhet me dhe për pishinat. Michael Phelps, fitues i 22 medaljeve olimpike, njeiru që ka lënë miliarda teleshikues të nemitur e të entusiazmuar në dy olimpiada, duket se nuk mund të rrijë larg pishinave ku ngazëlleu mbarë opinionin botërorë me performansat fantastike, madje në disa disciplina noti.


29-vjeçari  ndonëse ishte tërhequr në përfundim të Olimpiadës “Londër 2012”, tani ka vendos sërish të rikthehet. 

Notari amerikan do të paraqitet në Mesa, Arizona më 24-26 Prill së bashku me olimpikët e tjerë, Ryan Lochte dhe Katie Ledecky.

Trajneri i Phelps, Bob Boëman nuk dëshiron ta cilësoi një rikthim të plotë të notarit, ndonëse ka thënë se Phelps do të marrë pjesë në tri gara në takimin e Arizonës. 

Steve Parry, notari britanik, i cili u rendit i treti në 200 metra, stil flutur, në Olimpiadën e Athinës është befasuar nga ky rikthim i Phelps, duke thënë – “atij nuk i ka mbetur asgjë për të provuar në këtë sport, por është i vetmi që mund ta bëjë këtë gjë”. 

Bowman tha Phelps është shumë larg formës së tij të dikurshme, megjithatë ai mund të jetë një lojtar konkurrues.Xh.V.