22.3.14

Rasti tragjik ka ndodhur në një lojë të futbollit në Honduras. Policia e Hondurasit është në kërkim të tre personave meshkuj që kanë hapur zjarr në një ndeshje futbolli në afërsi të kryeqytetit,Tegucigalpa, me ç’rast pesë persona kanë mbetur të vdekur. 

Policia informoi se sulmuesit e armatosur dhe maskuar kanë dalur nga automobili, kanë gjuajtur në drejtim të futbollistëve dhe kanë ikur. 
Pesë persona kanë mbetur të vdekur në vend, kurse tre futbollist të tjerë janë lënduar. Autoritetet nuk e dinë motivin e vrasjes në fshatin Santa Rosa, i cili është 6.5 kilometra larg kryeqytetit, raportoi AP. 

Viktimat janë meshkuj të ri të moshës 18 deri 24 vjet. Ata kanë qenë student që po punonin në Tegucigalpi. Honduras është njëri ndër shtetet që ka nivelin më të lartë të vrasjeve në botë.

0 comments:

Post a Comment