16.3.14



















Luxury Homes in Texas. 1,849,000 Fantastic Luxury Home For Sale in Austin, TX.





Në Gjermani, sipas ligjit ndalohet çdo gjë që përveç atyre që lejohen;
Në Francë, sipas ligjitlejohet çdo gjë përveç atyre që janë të ndaluara;
Ne Bashkimin Sovjetik, sipas ligjit çdo gjë është e ndaluar, përfshi këtu edhe ato që lejohen;
E në Itali, sipas ligjit lejohet çdo gjë, sidomos ato që janë të ndaluara.



Ata që në botërorin e futbollit "USA 94" kanë pasur së paku 7 vite, e mbajnë mend mirë dhe e kuptojnë revoltën e një ylli që asokohe kishte pushtuar mediat e mbarë rruzullit tokësorë.
Fjala është për futbollistin brazilian, Romario, tandemin e paharrueshëm të Bebetos, në sulmin e kombëtares braziliane...

Ish-futbollisti i famshëm i Kombëtars braziliane, tani deputet në Brazil, ka kritikuar ashpër FIFA-n dhe përgatitjet për Kupën e Botës së këtij viti në vendin e tij. 

"Jerome Valcke (sekretari i përgjithshëm i FIFA-s) është specialist i madh për shantazhe, ndërsa presidenti i FIFA-s (Joseph Blatter) është një hajdut, një i korruptuar dhe një bir k…", tha Romario në një intervistë për "ESPN Brasil".

"Këta të dy po përfitojnë miliona në kurriz të Botërorit dhe Brazilit e kjo gjë nuk është fare për t’u shqetësuar sipas presidentes së vendit tonë dhe qeveritarëve tanë sepse edhe ata po pasurohen ndërkohë", akuzoi ish-kampioni i Botës me Seleçaon në Botërorin USA '94.

VIDEO: "USA 94"
http://www.youtube.com/watch?v=m6Ib8dzaGYo
Mars 1875 –  Në Konicë, lindi Faik Konica; mësoi fillimisht në Konicë, pastaj në Shkodër, në Paris, Dizhon, Stamboll, Boston – Harvard,  “student i perjetshëm”, gazetar, opinionist, albanolog, botues, diplomat, “modeli i kritikës letrare, dhe nismëtar i prozës moderne shqipe”, atë kohë teper përpara  për mendimin shqiptar, prandaj zemërohej dhe pakursyer përdori satirën:
 








“Anadollaku Në Mesalle”
 nga Faik Konica
 
Ka ndenjur si nje ka 
Po ha edhe po ha, 
Shembet me pilaf, 
Fruhet me hoshaf; 
S`ka kohë të flasë 
Hedhë sa të pëlcasë: 
Llop një bakllava, 
Llop një hallva, 
Llop një revani, 
Llop muhalebi. 
Thërret: -Hic jemedum! 
- O burra, bre dudum! 
Kërkon një syltjaç, 
Porosit një kulaç, 
Rrëmben një bugaçe, 
- Të rrembeç një kapaçe! 
Të tërë për një darke, 
Të tëra në një barkë! 
Kur lodhet sa ngjinjet, 
Pushon e shtrihet 
Shtrihet dudumi 
Dhe na e ze gjumi. 
Nesër kur të zgjohet 
E, me "bismil-lah", 
Prape pilaf 
E prap hoshaf. 
"Qebap boll-boll 
Koxha Anadoll!" 
More dudum kokëkungull 
Gojëbuall e barkrrumbull 
Thuamë, të rëntë pika! 
C`te duhet ty politika? 
Hiq, more dudum dorë, hajde 
Të të kllasëm në një kade 
Plot me mjalt`e me reçel
Ha pi e kurrë mos del. 
William Shakespeare: Sikur t’i kisha shërbyer Zotit me gjysmën e zellit që i shërbeva mbretit, tani që jam plak, nuk do të isha i pambrojtur para armiqve të mi.”


Definitivisht në shekullin që po jetojmë, shijet, bindjet, dhe përceptimet individuale janë sa ironike poaq edhe anakronike të diksutohen. Mbase për shumëkë do të dukej si jo parimore të bënte krahasime mes kualiteteve të lojtarëve të ndryshëm, duke vënë në pah cilësitë dhe avantazhet e njërit në raport me cilësitë dhe kualitetet e të tjerëve, por kjo nuk duket të jetë joparimore për Karim Benzeman.


Ai në një emission televiziv Francez (Telefoot de la TF1) ka deklaruar se sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave në futboll mbetet Braziliani, Ronaldo.  
"Kam rastin të luaj përkrah sulmuesit më të mirë aktualisht në botë, Cristiano Ronaldos, megjithatë sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave është Ronaldo Nazario de Lima", ka thënë Benzema.
Në anën tjetër ai nuk është mjaftuar me deklaratat për Ronaldon Brazilian, por ka vazhduar me opinionet për skuadrën e Real Madridit, për të cilën ka theksuar se “është skuadra më e fortë në botë”, duke mos specifikuar se janë vetëm bindje të tij.

Me një qëndrim të skajshëm decidiv ka vazhduar duke u shprehur absolutisht i sigurt se “nuk ka asnjë më të mirë se ata (Reali), duke harruar së paku Bayern Munich e disa skuadra tjera të ligave europiane që, gjykuar nga përceptimet e ndryshme për futbollin modern, shumë njohës të futbollit nuk do të pajtoheshin, por mbase edhe nuk do të polemizonin, së paku për qëndrimet e tij decidive, të vetëdijshëm se jetojmë në kohën kur ka aq shumë mundësi preferencash individuale dhe se shijet nuk diskutohen, ose s’do të duhej të diskutoheshin me qëndrime të tilla decidive!

Se çdo ditë e më shumë kualitetet e sportistëve shqiptarë nëpër europë po konkretizohen me rezultate solide, vecmas në futboll si sporti më i popullarizuar, këtë e kanë dëshmuar viteve të fundit dhe po vazhdojnë të dëshmojnë shumë futbollistë cilësorë që po debutojnë në fushën e gjelbërt nëpër skuadra të mëdha. Një gjë ë tillë sot e ka dëshmuar edhe Besnik Hasi, dikur si futbollist, tani si i pari i bankinës së skuadrës më me renome në Belgjikë, Anderleht.

Ai sot ka debutuar me skuadrën Belge në cilësinë e trajnerit, në ndeshjen kampionale kundër Oestende-s me ç’rast skuadra e tij ka shënuar fitore të thellë 4 : 0.


Karriera e Hasit te ekipi mbretëror Belg, ka filluar në cilësinë e futbollistit duke mbrojtur ngjyrat e saj plotë shtatë vite, ndërkohë që gjashtë vite të tjera ka vazhduar si ndihmës trajner me ç’rast angazhimi i tij në krye të bankinës është përkrahur unanimisht nga bordi skuadrës, tifozëria si dhe yjet e njohura që dikur kanë qenë pjesë e kësaj skuadre të madhe Belge e që gëzojnë një prestigj e reputacion. Madje, për të përkrahur moralisht debutimin e Hasit si udhëheqës i shtabit teknik, ka udhëtuar në Bruksel edhe kapiteni i Manchester City, Vicent Kompany të cilin Hasi e kishte ndihmuar derisa dikur bënte hapat e parë si futbollist profesionist te Anderleht.
Me dy ndeshjet e zhvilluara sot është përmbyllë java e 30-të e Premier League. Që të dy ndeshjet kanë përfunduar me fitore të skuadrave mysafire. Manchester UTD u ka sjellë tifozërisë së shumtë zhgënjimin e radhës duke pësuar debakël të thellë në shtëpi nga Liverpool .

Në anën tjetër edhe Tottenham Hotspur nuk ia ka dalë të siguroj bilanc pozitiv për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim të drejtpërdrejtë eventual në Champions League, duke pësuar nga Arsenal, i cili ishte i favorizuar edhe para ndeshjes, edhe pse në radhët e saj kishte disa mungesa të lojtarvëe të përbërjes bazë.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme:
Manchester UTD – Liverpol         0 : 3
Totenhem – Arsenal                       0 : 1


Tabela:

Vetëm 40 minuta para dneshjes derby të Premiera Divisione në mes të Manchester UTD dhe Liverpool, janë bërë publike listat e lojtarëve startues. Vëmendja e opinionit mbarëshqiptarë është e fokusuar si zakonisht te Adnan Januzaj i cili do të jetë në formacionin bazë të "djave të kuq"


Manchester United: 










Manchester United: 
De Gea; 
Rafael, 
Jones, 
Vidic, 
Evra; 
Mata, 
Fellaini, 
Carrick, 
Januzaj; 
Rooney, 
Van Persie 


Rezervistët: Lindegaard, Ferdinand, Cleverley, Kagawa, Valencia, Young, Welbeck 




Liverpool: 
Mignolet; 
Johnson, 
Skrtel, 
Agger, 
Flanagan; 
Gerrard, 
Allen, 
Henderson; 
Sterling, 
Suarez, 
Sturridge 

Rezervistët: Jones, Sakho, Cissokho, Lucas, Coutinho, Moses, Aspas