30.5.14

Kur vitin e kaluar gjeniu i letrave deklaroi se nuk do të shkruaj më romane, ndaj lajmi boomerang mallëngjeu miliona lexues të veprës së tij, në mesin e të cilëve, kuptohet, edhe autorin e këtyre rreshtave… . Dhe se, të gjithë kishin arsye
Sepse, ja pse:
Kush cka tha për veprën e Kadares?
Kadareja është njëri nga romancierët më të shquar të kohës sonë, në të gjithë botën dhe në të gjitha gjuhët.
(Bruce Baëer - Ëall Street Journal)

* Proza e Kadares vezullon me realizmin magjik te Gabriel Garcia Marquez-it.
(Los Angeles Times - Book Revieë)

* E kemi thënë më parë dhe do ta themi sërish: kur do ta njoh Stokholmi kalibrin e jashtëzakonshëm të këtij shekulli?
(Figaro Littéraire, Paris)

* E kanë krahasuar me Gogolin, Kafken e Orëellin. Por ai i Kadares është zë origjinal, universal, e prap me rrënjët thellë në tokën e vet.
(Shusha Guppy, Independent on Sunday)

* Ismail Kadare është pa dyshim shkrimtari më i shumanshëm i kohës sonë.
(Alain Bosquet, Le quotidien de Paris)

* Kadare është i rrahur në të gjitha dallgët e artit modern bashkëkohorë. Vecse ai gëzon avantazhin e madh që kurrë të mos ketë patur nevojë të caje kryet për recensentët gjerman. Ai ka mundur ta mbrojë veshjen e artit të tij nga gjithë luspat e shëmtuara të "izmave" zhurmëmëdha, aq shumë të cmuara prej "doktorëve" tanë të kritikës... Vepra e tij, sa c'është ushqim shpirtëror, poaq ëshëe edhe art sublim.
(Michael Kleeberg, "Die Ëelt", korrik 2002)

* Gjëja më ideale në letërsi është kur lexon dicka të sapobotuar dhe e kupton që kjo do të bëhet klasike. Kjo gjë ideale ka për titull përmbledhjen "Përballe pasqyres së një gruaje" dhe i përket ëe të madhit shkrimtar të gjallë të kohës, Ismail Kadares.
(Guillaume Allary, "Elle", korrik 2002)

* Lexuesi amerikan sapo mori në dorë romanin e ri të mrekullueshëm të Ismail Kadares "Lulet e ftohta te marsit".
(Jonathan Levi, "Los Angeles Times", korrik 2002)

* Cdo vit, pothuaj gjatë një dhjetëvjecari, Kadareja u ka dhënë lexuesve të tij nga një roman, që i befason dhe i shtang ata, i prekë në shpirt, u ngjall ndjenja e mendime të thella...
Ka ardhur koha që Kadareja të marrë cmimin që meriton...
Jepjani Kadares cmimin “Nobel”!
(Magazine litteraire, Paris)


Për herë të parë teksti integral i romanit “Mjegullat e Tiranës”
(Bisedë me autorin dhe komente nga Viola Isufaj)

Kthimi në kohën e shkrimeve të para është gjithnjë grishës për një shkrimtar. Ismail Kadare ishte student kur nisi të shkruante romanin që për vite me radhë mbeti aty, diku mes morisë së dorëshkrimeve të tij. Gati një vit më parë, në media u fol për ekzistencën e një romani të shkruar herët nga shkrimtari, të cilin ai kishte vendosur ta sillte së shpejti në formën e një libri për lexuesin.
Tashmë lexuesit e veprave të Kadaresë do të kenë mundësi të lexojnë historinë që ai e shkroi shumë herët, por për ata që kanë mundur ta lexojnë në dorëshkrim nga stili dhe forma, nuk dallon në kohë. Gjenialiteti i shkrimtarit ka qenë brenda tij që 20 vjeç. “Mjegullat e Tiranës” quhet romani që shtëpia botuese “Onufri” sapo ka hedhur në treg.
Në faqen e saj në “Facebook” ky ent botues njofton për daljen nga shtypi të këtij libri të shumëpritur. Për një kohë të gjatë, askush nuk e dinte ekzistencën e një romani të panjohur të Ismail Kadaresë. Dukej sikur ai vetë e kishte harruar romanin e tij të parë “Mjegullat e Tiranës”, shkruar gjatë kohës kur ishte student në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë, në vitin 1957-1958. Askush nuk mund t’i ndërhyjë një autori lidhur me vlerësimin e veprës së tij prej atij vetë.
Pavarësisht nga njëfarë misteri që ka rrethuar dhe vazhdon të rrethojë vonesën jashtëzakonisht të gjatë të publikimit të kësaj vepre prej vetë Kadaresë, ajo përbën, në vetvete, një kureshtje të veçantë për lexuesit e tij, e sidomos për studiuesit dhe hulumtuesit e letërsisë. Romani shoqërohet me një bisedë me autorin dhe komente nga shkrimtarja Viola Isufaj.
Ismail Kadare, para se ta shkruante këtë roman, kishte botuar dy përmbledhje poetike. Më 1954 kishte botuar vëllimin me poezi të viteve të gjimnazit “Frymëzimet djaloshare”, ndërsa më 1957 vëllimin “Ëndërrimet”. Në vitin 1964, ai botoi romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, veprën e tij më të njohur, e cila konfirmoi talentin dhe forcën e tij të jashtëzakonshme si shkrimtar.
Vitet e fundit Kadare u është rikthyer shkrimeve të hershme. Vetëm një vit më parë, ai botoi përmbledhjen me tregime “Bisedë për brilantët në pasditen e dhjetorit”. Për lexuesin kjo përmbledhje erdhi si një sprovë e rrallë e shkrimit, ku tregimi më i hershëm qëndron krah për krah me atë më të fundit. Si në shfletimin e një albumi, ku i njëjti portret është njëkohësisht identik, por dhe i ndryshëm gjatë rrjedhës së kohës, diçka e përhershme ngulmon të shfaqet në secilin tregim apo novelë.

“Mjegullat e Tiranës” është romani më i ri i shkrimtarit, ai bëhet më interesant për lexuesin dhe për faktin që e ka shkruar në një moshë shumë të re. Në dorëshkrimin origjinal ai e kishte quajtur atë “Dashuria e dytë”. Në qendër të romanit është një histori dashurie në Tiranën e pas viteve ‘50./InfoGlobi.Kult-Info.Permblodhi:Xh.Veseli