22.3.14

Pikërisht sot e njëzetë vite më parë, legjenda e automobilizmit, Michael Shumacher, për herë të parë në karrierën e tij, në Meksiko është ulur në fronin e fituesit. Pikërisht sot, pas njëzetë vitesh nga c’filloi të shkruajë historinë e automobilizmit, pas 83 ditësh qëndrimi në koma, mjekët thonë se ka humbur 20 kg. nga pesha e tij, ose saktësisht 25% nga pesha e zakonshme e tij.

Shumaher pësoi aksident të rëndë me ski më 29 dhjetori të vitit të kaluar në resortin francez të Meribelit. Që nga akasidenti ai është shtruar në spitalin francez të Grenobles me dëmtime të rënda në tru për c’gjë mjekët thonë se edhe nëse ai përmendet do të jetë pjesërisht i paralizuar.

Ndonëse stafi që përkujdeset për të është shprehur optimist kohë pas kohe se do të dalë nga koma, deri më tani nuk ka asnjë lajm të mirë. Mjekët po orvaten maksimalisht për të dhe zakonisht shprehen se është normale humbja e peshës në raste të tilla, por humbja e 20 kg. për 83 ditë nga pesha, nuk duket aspak normale bazuar në peshën fillestare.

Sot, pas njëzetë vitesh nga triumfi i parë i tij do të donim të shkruanim për një mrekulli automobilistike të radhës, sikurse që lexuesi do të donte të lexonte pikërisht për ato mrekulli, por fati i keq i tij na determinon të shkruajmë atë që nuk do të donim të shkruanim, kurse lexuesi nuk do të donte të dëgjonte, pale të lexonte a besonte!

E tëra që mund të bëjmë është të lutemi për një mrekulli hyjnore për njeriun që gjatw dy dekadave mrekulloi racën njerëzore… .

Xh.V.

0 comments:

Post a Comment