29.3.14

Barcoleta ne fillim ehste vetem ilustrim krahasimor me lajmin ne vijim:
Mjeku: Sot kam dy lajme. Njëri është i keq, tjetri shumë i keq. Cilin do që ta dëgjosh në fillim?
Pacienti: (Pasi mendohet pak) Më thuaj lajmin  e keq.
Mjeku: Lajmi i keq është se të ka ngelur vetëm edhe një ditë jetë!
Pacienti: (I mvrejtur) Pseee, a ka ndonjë lajm më të keq se ky? Cili është lajmi që e cilëson “shumë i keq”?
Mjeku:Lajmi shumë Iikeq është se kam harruar të të tregoj dje!
*Tanimë mbarë opinion futbolldashës pret me emocione të shtuara ndeshjen e së martes mbrëma, Bayern Munich – Manchester UTD, në kuadër të cerekfinales së parë të Champions League që zhvillohet në “Old Traford”.
Lajmi i keq është se dy shqiptarët e parë në histori të Champions League, do të takohen kundër njëri - tjetrit, kurse lajmi shumë i keq është se njëri nga ta patjetër do të përshëndetet nga garat e mëtejme…. Në anën tjetër, për t’u bërë lajmi akoma më i keq, skuadra e Bayern Munich do të jetë e hendikepuar pa njërin nga lojtarët më stabil të saj, pas një lëndimi të pësuar sot. Për kë është fjala, lexo më poshtë: 
***
Mesfushori i Bayern Munichut, Thiago Alcantara nuk do të luajë kundër Manchester United në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për shkak të një lëndimi të gjurit që pësoi me Hoffenheimin.
Reprezentuesi spanjoll u zëvendësua pas 25 minutash lojë në ballafaqimin kundër Hoffenheimit. Gjiganti  bavarez ka konfirmuar se ish ylli i Barcelonës do të mungojë për një periudhë të konsiderueshme ngase dyshohet për një lëndim serioz, një qarje të ligamntit të gjurit.
I urojmë shërim të shpejtë”, thuhej në një postim të publikuar në profilin zyrtar të Bayernit në Tëitter.
Dueli me Hoffenheimin ishte një ditë dëshpëruese për Bayernin që u ndal në serinë e jashtëzakonmshme të fitoreve, gjithsej 19 të njëpasnjëshme. Ndeshja e sotme ka përfunduar me rezultat të barabart (3 : 3).

I vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes cereëkfinale ndaj Manchester UTD, trajneri Pep Guardiola ka pushuar nga loja për t’i ruajtur disa prej futbollistëve kryesorë të skuadrës së tij, para duelit të parë cerekfinal në Champions League që skuadra e tij e zhvillohet të marten në “Old Traford”, pikërisht kundër Manchester UTD. Xh.V.

Kameleoni - është zvarranik i vendeve të ngrohta, i ngjashëm me hardhjen,(hardhucen) që ndërron ngjyrën e lëkurës në përshtatje me ngjyrën e mjedisit ku ndodhet. Po ashtu si kameleonë, ne kuptimin figurativ përshkruhen edhe njerëzit e lëkundshëm e me shumë fytyra, që ndërrojnë shpesh qëndrimet a sjelljet për të mbrojtur interesa te caktuara personale.
Ndoshta duket e pabesueshme por skuadra e David Moyes është skuadra me më së shumti pikë të grumbulluara si skuadër mysafire në Premier Ligë. 

Ndonëse në një formë larg asaj që jemi mësuar të shohim, skuadra e David Moyes është lider në Premier Ligë nëse bëjmë klasifikimin vetëm nga ndeshjet e zhvilluara në cilësinë e si mysafirit.

“Djajtë e kuq” gjatë këtij edicioni garash nuk kanë qenë as përsëafërmi në formën sic jemi mësuar ta shohim në “Old Trafford”. Nga 16 ndeshje të zhvilluara si vendës, përfshirë edhe ndeshjen e sotme, skuadra e Moyesit këtë sezon ka shënuar vetëm 7 fitore, përfshirë edhe fitoren e sotme ndaj Aston Villas (4 : 1). Megjithatë, si skuadër mysafire është treguar mjaft efikase. Nëse marrim parasysh vetëm ndeshjet në transfertë, pikërisht Manchester UTD do të kryesonte renditjen tabelare në Premier League, bazuar në rezultatet e arritura.Xh.V.
Besart Berisha ka hyrë në historinë e futbollit australian. Sulmuesi kosovar u bë i pari futbollist që ndëshkohet me karton të kuq tri herë brenda një sezoni në elitën e futbollit të kontinentit të largët.
28 vjeçari nga Prishtina, gjatë ndeshjes ndërmjet Brisbane Roar dhe Melbourne Heart, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 50-të. Top realizatori i klubit ka shkatuar ndërhyrje të ashpër ndaj portierit të Melbournea, Tando Velaphi, dhe automatikisht është  përjashtuar nga gjyqtari Chris Beath.
Pavarësisht se përjashtimi i Berishës ka ndodhur në momentet kur rezultati ishte i barabart, skuadra e tij, ndonëse me dhjetë lojtarë në fushë, ia ka dalë të shënoj për të kaluar në epërsi dhe për të përmbyllë takimin në dobi të saj (2:1) ndaj Melbourne. Xh.V.