22.3.14

E bukura e futbollit qënron pikërisht te fakti që asnjëherë nuk mund të parashikohet me saktësi rezultati i një ndeshe. Kjo u dëshmua edhe sot në ndeshjen kryesore të Premier League,  Chelsea – Arsenal (6 : 0)!

Në fakt skuadra e Arsen Wenger ka rezistuar vetëm pesë minutat e para të takimit kur Chelsea përmes Samuel Eto’s ka realizuar për të kaluar në epërsi. Akoma pa ndaluar brohoritjet e tifozërisë vendëse, Andrre Schurrle është përkujdesur të ngrisë temperature në stadium me golin e tij në minutën 7-të. Minuta 17 –të sqaroi cdo gjë sa i përket epilogut të këtij takimi kur Eden Hazard shënoi nga pika e bardhë për 3 : 0. Ky avantazh sikur nuk u mjaftoi skuadrës së kontraverzit, Jose Maurinho. Oscar në minutën 42 –të shënoi sërish për t’i sqaruar gjërat që në finish të pjesës parë.

Në pjesën e dytë cdo gjë ishte e qartë, përpos epilogut përfundimtar. Në minutën 66 –të edhe një herë në skenë doli Oscar për 5 : 0, ndërsa që të turpërojë skajshmërisht Arsenalin dhe vet strategun Arsene Wenger në ndeshjen e tij jubilare të 1000-të në krye të Arsenalit, është përkujdesur Muhamed Salah në minutën 71, kur shënoi golin e 6-të të skuadrës së tij për t’i “vënë kapak” kësaj sfide spektakulare. T’i qartësojmë gjëra: “Spektakulare” vetëm sa i përket rezultatit përfundimtar!

0 comments:

Post a Comment