22.3.14

Rregulli 7: Shkruaj për të kënaqur një person. Nëse hap dritaren tënde dhe mundohesh t'i japësh kënaqësi të gjithë botës, do të të zërë pneumonia (metaforike, sigurisht).
(Citimi më sipër është një prej 8 rregullave të autorit amerikan, Kurt Vonnegut, mbi shkrimin e tregimeve të shkurtra.). Rregullat e Vonnegut janë të thjeshta, të shkurtra, dhe jo tamam kategorike. 

LISTA:

1. Përdore kohën e një të panjohuri në mënyrë të tillë që ai apo ajo të mos ndihet sikur ajo kohë është e humbur.

2. Jepi lexuesit të paktën një personazh të cilin ai do të ketë mundësi ta mbështesë.

3. Çdo personazh në shkrim duhet të dojë diçka, edhe sikur 'diçkaja' të jetë thjesht një gotë ujë.

4. Çdo fjali duhet të bëjë një nga këto dy gjëra: të zbulojë tiparet e nje personazhi ose të përparojë ndodhitë e tregimit.

5. Fillo sa më afër fundit që të mundesh.

6. Ji sadist. Pak rëndësi ka sa të ëmbël dhe të pafajshëm mund të jenë personazhet tuaj kryesore. Atyre duhet t'u ndodhin gjëra të tmerrshme -- vetëm kështu lexuesi mund të shohë tiparet e vërteta të personazheve.

7. Shkruaj për të kënaqur një person. Nëse hap dritaren tënde, dhe mundohesh t'i japësh kënaqësi të gjithë botës, do të të zërë pneumonia (metaforike, sigurisht).

8. Jepu lexuesve sa më shumë informacion që mundesh dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Në djall vaftë surpriza dhe tensioni. Lexuesit duhet ta kuptojnë tregimin tënd aq shumë sa të munden ta mbarojnë vetë historinë e treguar, bie fjala, edhe nëse buburrecat do t'ia hanin faqet e fundit të librit.  

Në fund të listës, Vonnegut thotë se autorët e mëdhenje janë të aftë t'i thyejnë të gjitha rregullat, përveç të parit.

0 comments:

Post a Comment