20.4.14

 Shpallen emrat e anëtarëve të  jurive ndërkombëtare për të gjitha kategoritë e edicionit të 6-të të festivalit ndërkombëtar të filmit “PriFest.”
Përbërja e filmave që do të jenë pjesë e konkurrencës zyrtare në “PriFest” e që janë kualifikuar dhe klasifikuar ndër filmat më të arrirë të paraqitur, ka determinuar domosdoshmërinë e krijimit të një jurie ndërkombëtare kredibile, e cila do t’ia dilte mbanë të përzgjidhte me sukses filmat më të mirë nëpër kategori të ndryshme.

Emra të spikatur të kinematografisë ndërkombëtare cilësohen anëtarët e përzgjedhur, në një komunikatë për media të lëshuar sot nga drejtues të festivalit "PriFest", festival ky që shënon edicionin e gjashtë këtë vit.


Juria e programit garues të filmave europian përbëhet prej Kees Kassander, producent nga Holanda,fitues i shumë cmimeve ndërkombëtare, përfshi cmimin e jurisë në Cannes dhe atë “BAFTA.”; Cedomir Kolar, producent nga Franca, me origjinë kroate, fitues i cmimit “Oscar” dhe fitues i dy cmimeve në “Berlinale 2013” me filmin “Episode of…’ nga Danis Tanovic. Pastaj
Velibor Topic, aktor nga Bosna, i cili jeton në Britani të Madhe. Në edicionin e parë të festivali “PriFest” ka fituar cmimin “aktorin më i mire”.

Juria e programit garues të filmave ballkanik, të quajtur ‘Kinemaja e mjaltit dhe gjakut’ përbëhet nga MarkRavenhill, dramaturg nga britania, Kirsten Schaffer, drejtore ekzekutive e festivalit “OutFest” nga Los Angeles dhe Karin Angela Schyle nga Gjermania, udhëheqëse e programit të filmit në fondacionin “Robert Bosch Stiftung.”

Jurinë e programit garues të filmave të metrazhit të mesëm e përbëjnë Anis Lassoued, regjisor nga Tunizia, fitues i shumë cmimeve ndërkombëtare dhe themelues e drejtor artistik i “Maghrebian Film Festival” në Nabeul; Olena Yershova, regjisore dhe producente nga Ukraina, filmat e së cilës kanë marrë cmime në festivalet ndërkombatre si në Abu Dhabi, Sofie e Vilnus dhe  Vladimir Blazhevski, regjisor nga Maqedonia, i njohur me filmin e tij të fundit “Punk’s not dead”, i cli ka fituar më shumë se dhjetë cmime ndërkombëtare, përfshi edhe “PriFest.”

Festivali Prifest” ka pas edhe jurinë e Medias, e cila këtë vit ka është më ndryshe nga c’ishte deri më tani. Këtë vit juria e medias njihet si juri ndërkombëtare dhe përbëeht kryesisht nga gezetarë kosorë ndonëse nuk mungojnë edhe të huaj. Kryetar I jurisë së kësaj përbërje të jurisë mediave është Kushtrim Sadiku, kurse anëtarë janë OanaStupariu, gazetare nga Rumania, Mirjana Radovanovic nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), Berna Caka nga Radio Urban FM dhe Nora Fejza nga Radio Dukagjini.

Këtë edicion, të gjashtin me radhë “PriFest” ka sjellë risi edhe sa i përket jurive. Për herë të parë filmat do të vlerësohen edhe nga juria e pavarur e studentëve, e cila do japë çmim në “PriFest”, dhe atë në kategorinë e filmave Europian. Në këtë juri janë: Arben Marevci, student i dramaturgjisë në Fakultetin e arteve të UP-së, More Raça, studente e regjisë së filmit në Fakultetin e Arteve, Donika Cami, studente në Universitetin Amerikan të Kosovës, Danela Markaj, studente e aktrimit në Fakultetin e Arteve dhe Engjëll Beqiristudent në Kolegjin “Victory.”

Drejtoresha e “PriFest” Vjosa Berisha e ka vlerësuar këtë përbërje të jurisë duke nënvizuar se ka në bagazhin e tyre cmime nga më të mëdhenjtë e të rëndëssihmit nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare, madje duke shfaqur haptas entusiazmin për konkurrencën e fortë dhe punën aspak të lehtë të kësaj përbërjes të jurive në të gjitha kategoritë.

Edicioni  i 6-të i festivalit ndërkombëtar të filmit “PriFest” mbahet nga 25 prill deri më 2 Maj në Prishtinë.Xh.V.
Po të lexosh cdo  lloj teksti për lojën e shahut, që nga manualet për fëmijët deri tek enciklopeditë, thuhet gjithmonë e njëjta gjë: Bëhet fjalë për një lojë të lashtë persishte. Emri ka prejardhjen nga fjala ‘mbret’ në persisht, kurse termi “Shah-Mat”, që i jep fund lojës, rrjedh poashtu nga fjala persishte që do të thotë "Mbreti vdiq".


Ata që kërkojnë të jenë më të saktë i hyjnë që në gjenezë lojës, duke analizuar dëshmitë historike. Sipas legjendës, kjo lojë është shpikë prej ushtarëve akej gjatë Luftës së Trojës; për të tjerë, ka qenë një evoluim i lojës strategjike indiane ‘Chaturanga’, për të cilën thuhet se burimin e ka pikërisht tek Aleksandri i Madh.
Në vitin 326 p.e.s. luftëtari maqedonas bashkë me ushtrinë e tij u vu përballë luftëtarëve indianë, të vendosur sipas skemës së përshtatur edhe sot në lojën e shahut. Pësoi humbje shkatërrimtare, ndonëse në fund arriti që të fitonte betejën (Fitorja Pirros). Që këtu lindi interesi i tij për skemën strategjike të lojës, që më pas e solli edhe në Persi e Babiloni.
Sipas disa studiuesve, Chaturanga e kishte prejardhjen nga një lojë kineze edhe më e lashtë, (Xiangqi), e ngjashme me lojën bashkëkohore japoneze (Shogi). Sido që të jetë, në Persi loja mbeti deri në pushtimet arabe. Prej këtu, shahu si lojë mori dy rrugë: njëra të çonte drejt Perandorisë Bizantine, në Ballkan dhe në Rusi përmes shkëmbimeve tregtare, kurse tjetra drejt Spanjës e Siçilisë, përmes pushtimeve të armatosur. Më pas, Kryqëzatat i dhanë dorën e fundit një kolonizimi tërësor europian të kësaj loje, që e pati momentin e vet të lavdisë në vitin '500.

Një moment lavdie që ndoshta nuk ka përfunduar asnjëherë, duke parë që bëhet fjalë për një mënyrë argëtimi, e cila praktikohet nga qindra milion njerëz në të gjithë botën dhe në të gjithë kulturat. Një lojë për të kaluar kohën, për të cilën shumë kanë shkruajtur, për shkak të domethënieve ezoterike që rrethojnë copat e tabelës së shahut: megjithatë, vetëm duke bërë një analizë të thellë të simbolizmit të atyre që përmban loja është e mundur të zgjidhet enigma që qëndron në themel të magjepsjes që ka ushtruar në gjithë këta mijëvjeçarë.

Legjendat për origjinën e shahut në Indi apo në Kinë me siguri nuk marrin parasysh një fakt kokëfortë, që egjiptianët njihnin një lojë shumë të ngjashme, të paktën në dukje: një lojë e jashtëzakonshme, e bazuar në një skakierë me 30 apo 33 gurë, të bardhë dhe të zinjë. “Senet”, kështu quhej: ishte ndoshta mënyra e preferuar e argëtimit për Tokën e Kem, teksa praktikohej rregullisht nga faraoni dhe bashkëshortja, por edhe nga oborrtarët, shërbëtorët dhe nga klasat më të ulëta. Ekzistonin madje skakiera me ebanozi dhe nga fildishi, shumë të kushtueshme, me gurë floriri të prerë sipas formave të luanit, çakallit, ibisit, fajkoit, që simbolizonin imazhet e Perëndive kryesore (Sekhmet, Anubi, Thot, Horus).
Ekzistonin poashtu edhe gurë më të thjeshtë, analogë me ushtarët në shahun e sotëm, si dhe versione të transportueshëm të Senet, për shembull nga ata që merreshin me vete gjatë punës në fusha. Njerëzit ishin të marrë pas kësaj loje, kishte nga ata që vinin bast deri mobiljet e shtëpisë dhe veshjet, gjë që shkaktonte shqetësim tek faraoni i radhës, gjithmonë një ruajtës i vëmendshëm i Rendit kundër kaosit. Por ishte e pamundur të frenohej dëshira e popullit për argëtm, dhe për këtë arsye nuk u zbatuan asnjëherë masa shtrënguese, qoftë edhe për shkak të qëllimit fetar që mbartte loja. Shfaqja e parë e senet i takon vitit 2600 para Krishtit, me faraonin Hesi, ndërkohë që Tutankhamon, në varrin e tij, kishte katër skakiera që e shoqëronin në udhëtimin drejt Duatit.
Në fakt, është pikërisht kjo veçoria absolute e kësaj loje: lëvizja e gurëve në tryezën e lojës në fakt korrespondon me udhëtimin e të vdekurit përtej kësaj bote dhe suksesi i garantonte fitimtarit rilindjen pas vdekjes; në fitimin e sfidës kundër Inferit, në një farë kuptimi përfaqësohej beteja mes të Mirës dhe të Keqes, dhe është ky aspekt dualist që tërheq vëmendjen tonë dhe që na bën të mendojmë me siguri të matur, që shahu e ka origjinën pikërisht nga loja egjiptiane Senet. Libri i të Vdekurve, në fakt është i qartë kur thotë se i vdekuri duhej të luante një lojë kundër një kundërshtari të padukshëm për të siguruar hyrjen në Mbretërinë e të Vdekurve; një sfidë çuditërisht shumë e ngjashme me të famshmen lojë të shahut, me Vdekjen që është përfaqësuar në mënyrë të mrekullueshme nga Ingmar Bergman në kryeveprën "Shenja e Shtatë".
Po përse Senet kishte këtë rëndësi etike? Në fund të fundit, bëhej fjalë vetëm për një lojë... Por nëse mendojmë filozofinë dhe teologjinë egjiptiane, arrijmë të kuptojmë se si mikrokozmosi është një përfaqësim i makrokozmosit. Loja, kalimi i kohës, nuk është veçse një ingranazh në motorrin pafundësisht të madh të Universit, e megjithatë është edhe ky i rëndësishëm dhe thelbësor në betejën mes të Mirës dhe të Keqes. Fitimi në senet përbën një fitore etike, rendi që mposht Kaosin. Për këtë arsye, Faraonët nuk e ndaluan asnjëherë lojën, ndonëse krijonte jo pak probleme publike, me familje të tëra që katandiseshin si mos më keq për shkak të basteve. Tani, të njëjtën domethënie mund të thuhet se ka edhe shahu. Madje, shahu është ngarkuar me kalimin e shekujve me simbolizma edhe më evidentë, aq sa është e mundur të gjesh gjurmë skakierash në shumë kisha të krishtera (ndoshta me figurën e Kalorësve Templarë).
Në fakt, duke filluar nga vitet 1100-1200, shahu zbarkoi furishëm në Europë, në vijim të Kryqëzatave. Njerëzit nisën të njohin këtë lojë të ngjashme me damin dhe u apasionuan pas aspektit strategik: në fund të fundit, çdo person që mësonte rregullat, mbret, mbretëreshë, oborrtar, shërbëtore, deri dhe tregtar, keqbërës apo fshatar, mund të shndërrohej në gjeneral apo luftëtar, qoftë edhe mbi një tabelë shahu të vogël. Beteja mes të Mirës dhe të Keqes, mes të bardhëve dhe të Zinjve bëhej e prekshme. Aspektet taktikë të betejës ishin bërë më të dukshem në krahasim me Senetin: indianët, persët dhe arabët ishin popuj më luftëtarë se sa egjiptianët paqedashës.
Loja fitoi më shumë variacion falë edhe krijimit të ushtarëve të rinj, që u bënë 16 krahasuar me 7 që kishin egjiptianët, dhe lëvizjeve të reja, të kryera në një tabelë shahu me 64 kuti: çdo figurë merrte një domethënie ezoterike. Mendohej që shahu ishte përfaqësimi i shoqërisë feudale, me ushtarët, Mbretin, Mbretëreshën, kuajt, oficerët dhe në fund torret që simbolizonin fortesën, kështjellën, mburojën e Mbretit. Qëllimi final i lojës është mbrojtja e Mbretit me çdo kusht, duke sakrifikuar çdo gur për një qëllim të tillë. Në shah nuk ka pikëmatës, qëllimi është fitorja, ndonëse është i mundur barazimi (Pati), i detyrueshëm në disa raste. Por kjo fitore është vetëm një aspekt i lojës: domethënia ezoterike është shumë më komplekse dhe të çon në konceptin egjiptian mbi shpirtin e njeriut.
Duke analizuar gurët, është e mundur të gjesh një mesazh të qartë, që na bën të pohojmë se si shahu përfaqëson betejën e brendshme mes dritës dhe errësirës. Nëse shohim lëvizjet, është e qartë që i Bardhi lëviz gjithmonë i pari. I Bardhi përfaqëson dritën, shpirtin e pastër, energjinë e shenjtë që kemi brenda nesh. Ndërsa i ziu, nga pikëpamja alkimike, përfaqëson Natën e Errët të Shpirtit, vdekjen shpirtërore që duhet të përballim para Rilindjes. Mes Gnosticizmit, kemetizmit dhe Neoplatonizmit, tabela e shahut riprodhon në mënyrë të përsosur këtë dualizëm, aq sa dyshemetë me kuti të zezë e të bardha janë ende të pranishme sot në Tempujt Masonikë (aq më tepër në Kishën e Rennes-le-Château). Fusha bardhezi të kujton Yin-Yiang dhe 64 kutitë janë të frymëzuara nga I-Ching (që ka 64 ezagrame), por edhe nga Pitagorizmi. Sido që të jetë, i bardhi, për ta thënë egjiptiançe, përfaqëson Dritën, Diellin, shpirtin e pastër: Horusin.
I Ziu përfaqëson Kaosin, të Keqen, shfytyrimin: Sethin. Kjo nuk do të thotë se kush përdor gurët e zinj në shah është i keq, por vetëm që qëllimi i tij është të hyjë në Natën e Errët të Shpirtit për t'u pastruar. Nga pikëpamja ezoterike, të Bardhët luftojnë për të vendosur dritë aty ku ka errësirë; të zinjtë luajnë për pastrim, për t'iu afruar asaj drite nga e cila janë larguar. Kyçi i gjithë lojës janë dy mbretërit, i bardhi dhe i ziu. I Bardhi është në një farë kuptimi i avantazhuar: statistikisht, numri më i madh i fitoreve u përket të bardhëve, Dritës, të Mirës dhe nëse i Bardhi nuk gabon, nëse vë në siguri të plotë Mbretin, është thuajse e pamundur për të Ziun që të fitojë. Madje, për të Ziun, fitore është bllokimi i lëvizjeve të të Bardhit.
Por nëse i Bardhi gabon, ai që e pëson në fund është Mbreti dhe ndeshja, në të cilën teorikisht ka epërsi, humbet. Mbreti përfaqësion kështu Uni-n tonë, pjesën e bardhë dhe një të zezë, alteregon tonë, atë më instiktive. Idealja do të ishte që mbreti të lëvizte sa më pak që të mundeshim dhe të përdoreshin 15 gurët e tjerë. Nëse Mbreti është Uni, Mbretëresha përfaqëson fuqinë e dijes, Sofinë gnostike, dashurinë në shërbim të Mbretit. Në një farë kuptimi, Mbretëresha përfaqëson Perëndeshën që na ndihmon gjithmonë, Energjinë e Errët që përshkon Universin, Reikin, vetëdijen kozmike të Tokës Mëmë. Eshtë guri më i fuqishëm i skakierës, lëviz në çdo drejtim dhe në çdo distancë dhe është në gjendje të shkaktojë tmerr në radhët e armikut, duke ngrënë njëra pas tjetrës figurat. Domethënia ezoterike është për të treguar Perëndeshën që ekziston e na mbron kudo në ecjen tonë: me kusht që të dish ta lëvizësh si duhet, duke e përdorur me zgjuarsi.
Oficerët janë gurë të çuditshëm: të fuqishëm kur spostohen diagonalisht në çdo distancë, por në realitet janë të kufizuar dhe të goditshëm. Përfaqësojnë pikat kyçe të Tokës, janë forcat natyrore të pandryshueshme që duhen përdorur me kriter. Ndërsa Kuajt përfaqësojnë kapacitetin e mbrojtjes ndaj armikut, duke qenë se janë në gjendje të kërcejnë e të shpëtojnë nga situata të vështira. Pas Mbretëreshës, Kali është guri që mbron më shumë Mbretin për shkak të aftësive "teletransportuese": megjithatë, numri i kufizuar i kutive që kërcen e bën edhe më të dobët. Kështu që, ai simbolizon maturinë.
Torret kanë një simbolizëm të fortë masonik. Përfaqëson forcën, mbrojtjen, dhe jo më kot është në gjendje të mbrojë fizikisht Mbretin, duke përdorur një lëvizje të veçantë: rrokadën. Por edhe ajo mund të shembet dhe ky gur që lëviz vetëm në vijë të drejtë zbulon Mbretin para gjithë rreziqeve. Një 'Fortesë e Arsyes" dhe bindjeve prapa të cilave fshihemi të gjithë ne qeniet njerëzore, por që mund të bjerë e të na lërë lakuriq e të pambrojtur. Por, ndoshta guri më i rëndësishëm simbolikisht është ushtari.
Janë tetë, të dobët si "mish për top", por janë në gjendje të fitojnë ndeshjen dhe nëse mbërrijnë në skajin tjetër të skakierës, janë në gjendje të transformohen në një tjetër gur. Përfaqësojnë mikrokozmosin që shndërrohet në makrokozmos, të voglin që është në gjendje të ndryshojë, përmirësojë Universin. Rreziqet janë të pafundëm, strategjia shpesh herë çon në sakrifikimin e këtyre figurave, por edhe në i vetëm ka një fuqi të madhe: të bëhet ekzekutor i Mbretit kundërshtar. Eshtë Shpresa Hyjnore që Udhëheq njeriun, që e frymëzon, që e bën të ngrihet nga shtrati çdo mëngjes. Eshtë kjo shpresë e padukshme që e çon të përplaset, të ndeshet në beteja kundër kundërshtarëve të pabarabartë dhe, ndonjëherë, të fitojë. Ekzistenca e vetë shahut qëndron në këtë ushtar të shkretë, simbol dhe përfaqësues i qenies nejrëzore, që merr pjesë pak a shumë me vetëdije në dramën kozmike të Luftës mes të Mirës dhe të Keqes.

Mesazhi që na jep shahu, që nga koha e Faraonëve është ky: luftoni, luftoni për vetveten, për atë që doni, për idealet tuaj. Fati i lojës është i parëndësishëm, fiton i bardhi apo i Ziu, gjithmonë do të ketë një tjetër ndeshje. Por tani jemi duke luajtur këtë, dhe duhet të lëvizni me inteligjencë dhe maturi drejt mposhtjes së kundërshtarit. Në respekt të Kozmosit, të Natyrës, të vetvetes. Dhe kush e di, ndoshta vërtetë pas vdekjes tonë do të ketë një ndeshje me një armik të padukshëm... .
Artistët kanë një strukturë truri shumë të ndryshme me jo-artistët, zbuloi një studim i ri. Pjesëmarrësit në skanimet e trurit zbuluan se artistët kanë një materie neutrale më të lartë në zonat e lidhura me lëvizjet motorike dhe imazhet vizuale.
Kërkimi i publikuar te NeuroImage, sugjeron se talenti i artistit mund të jetë i lindur. Por stërvitja dhe mjedisi ku rritemi luan gjithashtu një rol thelbësor në aftësinë e artistëve, thonë autorët e studimit.
Në shumë fusha të shkencës, natyra ekzakte e marrëdhënies mes natyrës dhe ushqimit mbetet e paqartë.
Rebeka Çambërlein (Rebecca Chamberlain) autore kryesore e studimit tha se ishte e interesuar për të kuptuar se si artistët e shohin botën ndryshe.
“Njerëzit që janë më të aftë në vizatim me të vërtetë duket se kanë struktura më të zhvilluara në rajonet e trurit që kontrollojnë performancën motorike të trupit tonë si dhe atë që ne e quajmë memoria procedurale”, – shpjegon ajo.
Në studimin e tyre të vogël, kërkuesit krahasuan trurin e 21 studentëve të artit me 23 joartistë, duke përdorur metodën e skanimit. Këto skanime zbuluan se grupimi i artistëve ka më shumë materie gri në zonën e trurit të quajtur Prekunes.

“Kjo pjesë është e angazhuar në disa funksione, por potencialisht në gjërat që mund të lidhen me krijueshmërinë, si imazhet vizuale – apo të qenët të aftë për të manipuluar imazhet vizuale në trurin tonë, për t’i kombinuar apo dekonstruktuar ato”, – tha Çambërlein.

Federata Atletike e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Komunën e Prishtinës dhe Fakultetin e shkencave fizike, do të organizojnë gjysmëmaratonën e 14 më radhë, që do të mbahet në Prishtinë me 11 maj.


Sikurse edhe edicionet e kaluar, kjo gjysmëmaratonë mbahet nën moton “vrapo për paqe dhe tolerancë” dhe do të ketë më shumë se sa një disiplinë, pasi përveç gjysmëmaratonës që është 21 km, do të ketë garë edhe në 5 km, në 2 km për nxënësit dhe 1 km për personat me aftësi në zhvillim.
Kjo gjysmëmaratonë është ndërkombëtare dhe pritet të marrinë pjesë shumë atlet si nga Kosova po ashtu edhe nga shtetet e ndryshme të Evropës dhe botës në përgjithësi.
Kryetari i federatës së Atletikës, Halil Sylejmani, ka thënë se  janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura që kjo ngjarje të zhvillohet ashtu si i ka hije. 
Ndërsa, zëvendësdrejtoresha dhe udhëheqësja e divizionit të federatave sportive, Afërdita Fazliu, ka vlerësuar se MKRS-ve, sikurse edhe edicioneve të kaluara do të përkrahë aktivitetet sportive.
Regjistrimi i atletëve do të fillojë me 3 maj dhe përveç atletëve kanë mundësi të marrin pjesë të gjithë qytetarët që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj ngjarje të madhe sportive.
Vlera e shpërblimevge të pëgjithshme të parapara për këtë ngjarje arrin shumën 14 mijë Euro
Intervistë eksluzive me përzgjedhësin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku.
  
Prioritet i punës sonë është të krijojmë një përfaqësuse të fuqishme dhe ta kualifikojmë në Kampionat Botërorë, thotë pos tjerash përzgjëdhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku



Pas ndeshjes historike kundër Haitit (0 : 0), u tha se përfaqësuesja ka potencial kredibil për t’u përballur me sfidat që e presin në të ardhmen. Cili është mendimi juaj për nivelin dhe cilësinë aktuale?

Albert Bunjaku:Vullneti dhe deshirat jam i sigurt se ecin me shpejt se proceset sportive, por në situatën momentale është plotësisht e kuptushme, duke marrë parasysh energjinë pozitive që egziston dhe dëshira për të parë dhe përjetuar lojë ndërkombëtare për përfaqësusen tonë. Ne duhet të jemi realist dhe të kuptojmë se rruga jonë sapo ka filluar dhe caku ynë është “Kampionati Botërorë 2018”. Ka shumë punë për t’u bërë dhe natyrisht të gjitha këto lojë miqësore janë në shërbim të zhvillimit tonë. Kosova është e gatshme të ecë drejt rrugës për boterorë dhe kohën deri në pranim të plotë duhet ta shfrytëzojmë për testim dhe zhvillim

Na ndajnë pak më shumë se një muaj nga ndeshja historike e radhës me Turqinë. Cilat janë objektivat tuaja në momentin aktual dhe në c’fazë të përgatitjeve jeni?

A. Bunjaku: Parapëgatitjet për lojë të 21 dhe 25 majit kanë filluar menjëher pas lojës kundër Haitit. Dy sfida të fuqishme të cilat do të kërkojnë rritje të konkurrencës dhe kualitetit brenda ekipit, por edhe profesionalizëm në organizim. Momentalisht jam në levizje, në vëzhgim të disa lojtarëve potencial që të ftohen për këto dy loje por edhe në komunikim me klube dhe trajnerë ku lojtarët gjenden, e në vecanti atyre në skandinavi ngase kampionatet vendore akoma luajnë lojë edhe gjatë periudhës 21 – 25 maj dhe kjo vështirson marrjen e disa lojtarëve ngase datat nuk janë të UEFA-s e FIFA-s për kombëtare. Sidoqoftë ne do bëjmë të  gjitha përpjekjet për të marrë lojtarët për këto dy miqësore.

Formacioni nga ndeshja e parë ishte inkurajues me nivelin e lojës nga Përfaqësuesja. Nga këndvështrimi sotëm, a mund të jenë reale pritjet e tifozërisë që Kosova të ketë një përbërje të aftë, madje edhe në sfidat kualifikuese për Kampionat Europian e Botërorë sikur të pranohej së shpejti me të drejta të plota në FIFA e UEFA?

A. Bunjaku: Jam shumë i kënaqur me performancën kundër Haitit dhe natyrisht ka shumë elemente premtuese për të ardhmen. Ne duhet të kuptojmë se do ballafaqohemi me dy superfuqi futbolli dhe nga ne do të kërkohet shumë më shumë. Rruga jonë ka filluar dhe ne dimë ku dëshirojmë të shkojme. Poashtu dëshiroj t’iu siguroj se për cdo tubim do të jemi më kompakt dhe më kualitativ. Detyra jonë është që të risim konkurrencën dhe kualitetin, e poashtu të gjithë e dijmë se në momentin e pranimit të plotë në UEFA dhe FIFA, të gjithë lojtarët me prejardhje kosovare do kenë mundësi t’i bashkangjiten përfaqësueses kosovare, madje edhe ata që kanë luajtur në kombëtare tjera A. Natyrisht, ne nuk do të presim askend, por ardhja e tyre do të rriste konkurrencën dhe kualitetin dhe me atë rast sigurisht që përfaqësuesja Kosovare do të ketë respekt në evropë dhe botë.

- Keni publikuar disa kritere për futbollistët që do të mund të ishin pjesë e përfaqësueses ku vëhet re: kualiteti i lojtarëve për rolet adekuate dhe cilësia e ligave nëpër rangje të ndryshme garash në shtete të ndryshme etj. Të themi kushtimisht që Australia nuk figuron aty dhe sipas atyre kritereve nuk mund të pritet për një ftesë në adresë të Besart Berishës, i cili po shkëlqen me afinitete të vecanta prej golëshënuesi të spikatur. A do të thotë kjo se jeni të fokusuar kryesisht në lojtarë të rinjë që nuk kanë kaluar të 25-tat?

A. Bunjaku: Për ne është shumë me rëndësi që të kemi kriter të seleksionimi profesional dhe t’i përmbahemi atyre. Pjesë e seleksionimit është edhe liga e parë e Australisë dhe vendeve tjera të botës por gjithmon duhet t’i bashkangjitet konkurrenca pozicionale. Natyrisht largësia është një pengesë por gjithmon e mundshme nëse ka profesionalizëm tek lojtari. Besart Berisha është lojtar i kombëtares Shqiptare dhe natyrisht qëndrimi ynë është shumë i qartë se deri në momentin e pranimit të plotë ne nuk do t’i ftojmë lojtarët Kosovarë nga kombëtaret tjera. Natyrisht, në të njejtën kohë dera e përfaqësueses Kosovare është e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e saj që tani, por ky veprim së pari duhet të filloj nga vet vullneti dhe dëshira e lojtarit.Unë gjithmon them se Kosova është e vetmja që do të ketë mundësi të bashkoj lojtarët më të mirë të mundshëm dhe natyrisht këtë mundësi ne do e shfrytëzojmë në maksimum. Seleksionimi ynë nuk njeh kufinjë, baza fetare, nacionale etj. Ajo që konsiderohet primare është kualiteti i lojtarit dhe vullneti i tij për të përfaqësuar shtetin Kosovar në arenën ndërkombëtare.



- Ka pasur zëra që kanë shfaqur pakënaqësi me nivelin e prezencës së futbollistëve që luajnë në Raiffeisen Superligë. A mund të pritet në të ardhmen që të shohim më shumë futbollistë nga superliga në përbërje të përfaqësueses A?

A. Bunjaku: Është e natyrshme që ka pas kritika dhe kuptohet plotësisht. Vullneti dhe dëshirat për të qenë pjesë e përfaqësueses së re Kosovare janë shumë të mëdha. Unë poashtu mundohem të jem shumë i hapur në proceset e punës sime. Gjatë këtyre pesë viteve nën udhëheqjen time, mund t’iu them se gjithsejt kemi ftuar 218 lojtarë, prej tyre 158 nga superliga e Kosovës. Pra përafersisht 75% të lojtarëve me të cilët kemi punuar, kanë qenë nga superliga kosovare. Poashtu duhet t’iu informoj se faza e seleksionimit grupor dhe motivimit ka qenë në vitin 2009, ku ne kishim dy tubime, me 74 lojtarë vetëm nga Superliga dhe Liga e Pare, pastaj testimet fizike në fillim të vitit 2010 me dr. Marcus Svensson (trajner fizik në Arsenal). Më 17 shkurt 2010 ishte edhe loja e parë kundër kombëtares së Shqipëris dhe nga 22 lojtarë të ftuar 19 ishin nga Superliga. Në vitin 2010 filloi faza e seleksionimit individual dhe nga 4 lojë miqësore, 40% të tyre ishin lojtarë vendor nga superliga.

-Nuk mund të anshkalohet fakti që kemi mjaft yje nëpër skuadra të mëdha europiane dhe pa pyetjet që dalin si rrjedhojë e kërshërisë opinionit gjithmbarshëm  për këta futbollistë potencial.  A mund të shpresojmë që në rast pranimi të Përfaqësueses Kosovës me të drejta të plota në FIFA të kemi në përbërje Adnan Januzaj?

A. Bunjaku: Është e vërtetë që ne kemi shumë lojtarë të rinjë ne klubet evropiane, madje disa nga ta sot kanë edhe emër në futbollin botëror dhe natyrisht kjo gjithë neve na bënë të krenohemi me ta ngase janë ambasadorët më të mirë të sportit dhe shtetit Kosovar.
Në aspektin sportiv pa dyshim që ne këtë mundësi do e shfrytëzojmë dhe në momentin e pranimit të plotë do t’i ftojmë të gjithë ata që kanë kualitete dhe dëshirojnë të përrfaqësojnë shtetin Kosovar, pavarsish ku ata gjenden dhe kush jane, më të mirët do të ftohen... .

-Po me futbollsitë që luajnë në Zvicër, a keni pasur biseda të drejtpërdrejta që në një të ardhme t’i bashkohen përfaqësueses Kosovës, pasi si tjerët, edhe vet Shaqiri nuk ka pohuar e as mohuar një gjë të tillë?
A. Bunjaku: Kam shumë kontakte me lojtarë dhe natyrisht ndoshta prioritet i punës sime ka qenë dhe është krijimi i një rrjeti mumunikus dhe të seleksionimit. Tani këtë rrjet kemi zgjeruar dhe kemi ndarë në regjione ku Muharrem Sahiti do jetë më shumë përgjegjës për regjionin e Zvicrës e Gjermanisë Jugore. Duke kuptuar se një kohë të karrierës ai kishte kaluar në Zvicer, Gjermani , Turqi, Bullgari etj., dhe përvoja e tij është shumë e rëndësishme. Tord Grip më shumë do të përqëndrohet në pjesën veriore të europës ndërsa mendimi është që Genc Hoxha të përqëndrohet për shtetet në regjion dhe ligën vendore. Puna ime do jetë më shumë aty ku duhet… . Pra tani kemi krijuar një rrjet seleksionimi e me kritere për seleksionim dhe jemi mirë të koordinuar. Natyrisht liga e Zvicrres do të ketë një prioritet tjetër duke kuptuar se vërtet kemi shumë lojtarë të rinjë potencial për të ardhmen.



-T’i kthehemi aktiviteteve tuaja:  Është vërejtur një agjendë strikte para, gjatë dhe pas ndeshjes kundër Haitit. Poashtu një gatishmëri e mobilizim nga vet Federata dhe Institucioneve. A po vazhdon bashkëpunimi i tillë reciprok dhe sa jeni të kënaqur me mbështjetjen që u është dhënë juve personalisht dhe Përfaqësueses në përgjithësi?
Bunjaku: Sic përshkruejta më parë, për ne është me rëndësi të krijojmë një ambient fitus zhvillimor dhe të punojmë… Asgjë nuk bëhen vetëm. Natyrisht asgjë nuk do ishte e mundshme pa përkrahjen e plotë e profesionale të FFK-së dhe kryetarit Fadil Vokrri, i cili vërtet ka treguar profesionalizëm dhe aftësi lidershipi duke krijuar kushte për punë, madje edhe në kohë më të vështira. Në Kosovë ekziston një vullnet i përbashkët politik për të ndihmuar sportin edhe në kushte kur Kosova vërtet ka nevojë për ndihmë në shumë sfera. Unë cmoj lart Qeverinë e Kosovës, e cila në një kohëa rekorde arriti të bëj investime të shpejta sportive në stadionin olimpik “Adem Jashari” dhe bëri të mundshme zhvillimin e ndshjeve ndërkombëtare në Kosovë .
Natyrisht tani kemi hyrë në një fazë të re të punës dhe kemi nevojë për përforcime të shtabit teknik si dhe stabilitet ekonomik që do mundësonte punën tonë në një nivel tjetër, duke kuptuar se kemi nevojë për udhëtime, vizita, seleksionim dhe afrim të njerëzve profesionistë e me përvojë ndërkombëtare. Unë besoj se gradualisht edhe këtë hap do e zëmë dhe vërtet do të krijojmë një përfaqësuse ashtu sic dëshirojmë të gjithë.

-Sa e si po ia dilni të koordinoheni me bashkëpuntorë pasi jo rrallë u duhet të udhëtoni?
Sic thash më lart, asgjë nuk është e mundur pa bashkëpuntorët e mi. Vërtetë ndiej veten të priveligjuar të jem pjesë e një “team-i” të tillë e në vecanti lider i tyre. Ne dëgjohemi disa herë brenda ditës përmes komunikimit ne ëiber, skype e telefon, apo edhe me shkrime në E-mail. Madje unë në Kosovë gjendem cdo dy javë, tash e pesë vite. Është shumë e rëndesishme që të gjithë të jemi në proces të punës dhe asnjë vendim nuk marr pa bashkëpuntorët e mi. Thjesht besoj në një lidership të hapur, komunikativ dhe ku tëgjithë duhet të kenë hapsirën e tyre për idetë e tyre. Në raste të duhura nuk e kam vështir të marrë vendime të prera ngase gjithmon nisem nga ajo që jam thirrë të krijoj një përfaqësuse që do prezantone shtetin tonë.
Ne vazhdimisht jemi në përforcime të reja të shtabit teknik dhe mund të them se sot kemi një shtab që ndoshta edhe vendet më të zhvilluara do t’ia kishin lakmi, duke u nisur nga përvoja ndërkombëtare e z. Tord Grip në shtatë kampionate botërore, përvoja e Muharrem Sahitit dhe Genc Hoxhes, si lojtar i njohur që ka qenë në shumë ligën e ish jugosllavis dhe liga europjane; poashtu një shtab mjekësorë kompetent dhe shumë professional; grupin e rekrutimit dhe analizës; trajner mental; trajner fizik etj… Ne poashtu kemi edhe kompetencën profesionale të licencimit UEFA pro - leve për udhëheqje të kombëtareve në lojë ndërkombëtare që është poashtu kriter për punë. Për momentin jemi shumë mirë të kompletuar, por natyrisht, me rritjen e kërkesave do të rrisim edhe shtabin teknik.

-Ku mund të rangohej apo në c’nivel kualitativ është Përfaqësuesja me përbërjen aktuale në situatën aktuale (është folë e përfol nga media e ekspertë të huaj për një Përfaqësuese dinjitoze, duke iu atribuuar edhe lojtarëve që luajnë nëpër skuadra me nam por që aktualisht nuk janë në listën tuaj)?
Bunjaku: Është shumë vështrirë që momentalisht të bëjmë një gjë të tillë ngase neve do na nevojiten së paku edhe 4 - 5 lojë dhe pastaj bëjmë analiza të duhura se ku gjendemi e cka ka nevojë të përforcohet. Them këtë duke kuptuar se rruga jonë sapo ka filluar dhe e dijmë mirë ku dëshirojmë të shkojmë. Prioritet i punës sonë është të krijojmë një përfaqësuse të fuqishme dhe ta kualifikojmë atë në Kampionat Botërorë. Mendoj se në këtë kohë fukusi duket të jetë në fazë të testimit të lojtarëve, ideve të punës, krijimit të një ideje të lojës që thieshtë është identitet i futbollit kosovar, por që I përshtatet futbollit modern. Them modern ku zakonisht rezultati është pasqyra më e mirë. Pra krijojmë një ambient fitues dhe zhvillimor. Kosova në momentin e pranimit të plotë do ketë një përfaqësuse për kualifikim dhe respect. Këtë ju garantoj se do e bëjmë me punë.




-Si e shihni nga këndvështrimi sotëm Përfaqësueses e ardhshme, të themi kushtimisht pas pesë vitesh, kuptohet, pa këto barrierat ndërkombëtare?
Bunjaku: Si trajner i licencuar mental, unë asgjë nuk i lë rastit por thjesht punoj me vizion, objektiva dhe caqe, cka deshiroj të arrij. Kosova, sic thash edhe më lart, do të ketë një përfaqësuse të fuqishme dhe të respektuar. Caku ynë është kualifikimi për “Kampionat Botëror 2018”, e që realisht fillon në shtator të vitit 2016. Pra thjesht unë shoh Kosovën në Kampionat Botërorë nëse punojmë sic kemi filluar dhe kemi durim.


-Cila do të duhej të ishte infrastruktura ideale për kushte të domosdoshme për një Përfaqësuese dhe sa keni vështirësi në realizimin e planeve e objektivave tuaja kur kemi parasysh mungesën e stadiumeve ndihmëse?
Bunjaku: infrastruktura natyrisht është pengesa kryesore dhe vërtetë na vështirson punën. Fusha jo të mira për ushtrime dhe lojë etj. Të gjitha këto duhet t’i kuptojmë ngase jemi në një fazë të re dhe jam i bindur se shumë shpejt do ketë përmirsime të mëdha. Ju jeni të informuar se madje Qeveria ka marrë një vendim për krijimin e një stadiumi kombëtarë që me të vërtetë është shumë hap i madh, por tregon edhe seriozitetin e shtetit Kosovar dhe vullnetin për sport. Unë jam shumë optimist dhe besoj shumë shpejt do ketë ndryshime pozitive. Deri në atë moment nuk duhet të ankohemi shumë por duhet të i pershtatemi rrethanave dhe të bëjmë punën më të mirë të mundshme.

-A jeni optimist për ndeshjen e radhës kundër Turqisë?
Bunjaku: Përfaqësusja Turke vërtetë është një superfuqi futbolli dhe sipas mendimit tim ata duhet të ishte në mesi pozitave 15 deri 20 të ranglistës botërore, e jo në pozitën 39-të, ku gjinden aktualisht, sipas rangimit të fundit të muajit të kaluar..Është një përfaqësuese për respect, me potencial të lartë individual dhe grupor, udhëhiqet nga një trajner shumë i mirë dhe vërtetë do të jetë një sfidë për ne.
Ne thiesht nuk kemi asgjë cka të humbasiim. Një lojë e tillë do ndikone në zhvillimin tonë për të ardhmen. Do të mundohemi të shfrytëzojmë këtë mundësi maksimalisht për lobim të nderkombëtarizimit por edhe zhvillim sportiv. Të gjitha përfaqësuset do respektohen por Kosova do ketë lojën e vet.

-Po kundër Senegalit?
Bunjaku: mund të them se ndoshta senegali ka edhe një dimension të shkathtësis individuale e në vecanti shpejtesis tek lojtarët që është një faktor i rëndësishëm në futbollin modern. Do jetë poashtu një sfidë sportive dhe organizative me dy super lojë për 4 ditë, por ne si shtab teknik jemi të gatshëm që në kushte dhe rethana ku gjendemi të iu pergjigjemi maksimalisht dhe jam i sigurt se me përkrahjen e flaktë të tifozëve dhe derdhjen e pikës së fundit të ndjersës si dhe vullnetit, askush nuk do të ketë të lehtë kundër nesh, pavarsisht kush do të ishte. Thjeshtë janë dy lojë shumë të rëndësishme për zhvillimin tonë dhe do të jetë vërtetë një festë futbolli për të gjithë ne. Kosova dhe populli i saj meritojojnë të jenë pjesë e aktiviteteve të tilla.


Intervsitën e realizoi: Xhemail Veseli