8.3.14

Mirëmëngjesi jetë!




Pagjumësia, pse shkaktohet?

Pagjumësia fillon nga mendimet e tepërta për të nesërmen, probleme etj., dhe kjo mënyrë e vazhdueshme e të menduarit shkakton çrregullimet e gjumit. Mosfunksionim në punë, lodhje, dobësi, depresion etj. Si pasojë e këtyre trysnive, personi fillon të obsesojë mbas gjumit deri sa kthehet në një pamundësi, ankth dhe se fundi në një fobi. Nga ana e tyre çregullimet e gjumit përfshijnë disomnite dhe parasomnite. Në disomnite, siç janë insomnia (pagjumësia) dhe hipersomnia, simptoma kryesore është çrregullimi i sasisë dhe cilësisë së gjumit të bërë. Në parasomnite, siç janë tmerrimi në gjumë, urinimi në shtrat dhe të ecurit në gjumë, simptoma kryesore është një ngjarje e pazakontë që çrregullon gjumin.


Insomnia
Kërkesa e madhe për ilaçe gjumi është një simptomë e përhapjes së insomnisë (pamundësisë për të të zënë gjumi). Një vëzhgim tregonte se 6% e burrave dhe 14% e grave raportojnë se vuajnë nga ky lloj çrregullimi i gjumit. Ka shumë shkaqe dhe lloje të insomnisë. Disa insomniake i zë gjumi lehtë, por shohin ëndrra sikur janë zgjuar. Si rrjedhojë kur zgjohen ata ndjehen sikur po përpiqeshin ende që të flinin. Të tjerë e kanë të vështirë që t'i zërë gjumi, për shkak të ankthit, frikës, stresit, depresionit ose problemeve të tjera. Drogat gjithashtu çrregullojnë ciklin normal të gjumit. Disa insomniake vuajnë nga një gjendje e njohur si apnea e gjumit. Ata i zë gjumi lehtë, por çohen pasi u ndalet frymëmarrja dhe zgjohen duke gulçuar për ajër. Këta mund të zgjohen disa dhjetëra herë gjatë natës.


Narkolepsia
Një formë e hipersomnisë, narkolepsia është një çrregullim i gjumit i karakterizuar nga goditje pa vend të gjumit gjatë ditës. Personin e zë gjumi në mënyrë të pa parashikuar gjatë ditës. Personi i prekur nga ky çrregullim bie drejtpërsëdrejti në gjumin LSHS, dhe përderisa kjo etapë lidhet me paralizimin muskulor, përbën një rrezik për individin. Nganjëherë shkaktohet nga një goditje e fortë si emocion i fortë, të qeshurit, befasimi, ndezja seksuale. Një simptome e narkolepsisë janë dhe halucinacionet hipnagogjike. Nënat që punojnë janë gjithnjë e më të stresuara nga mungesa e gjumit, sipas një ankete, prindërit sot kanë shumë pak kohë, fëmijët e ndjejnë stresin e prindërve të tyre dhe qëndrojnë zgjuar. Në vitet '60 ose '70, pjesa më e madhe e nënave nuk punonin dhe nuk ishin kaq të shqetësuara, kur bëhej fjalë për të vënë në gjumë fëmijët. Anketa tregon se nënat e të porsalindurve kanë më pak kohë për të fjetur në krahasim me para tridhjetë vjetësh, tri orë në krahasim me pesë orë që kishin nënat e tyre. Sipas sondazhit, mungesa e gjumit prek fillimisht nënat e reja. Tridhjetë e shtatë për qind e këtyre grave pranojnë se mungesa e gjumit mund t'i çojë deri në depresion. Anketa tregon gjithashtu se 68 për qind e nënave ndjenin nevojën për të parë fëmijën e tyre kur janë në punë, dhe 70 për qind ndihen fajtore që i kishin lënë. Shumica e këtyre grave (84 për qind) pranojnë se duhet të merret me pjesën më të madhe të punëve në shtëpi, edhe kur punojnë me kohë të plotë.


Regjimi domosdoshmëri
Të gjithë e dimë që regjimi stabilizon organizmin tonë. Të abuzosh me gjumin do të thotë të plakesh para kohe. Pagjumësia e vetëstimuluar është problematike, sepse fytyra e shfaq stresin dhe lodhjen më shumë se çdo gjë tjetër. Kur vendos të bësh një investim për veten, duhet të zbatosh këshillat me rigorozitet, sepse në të kundërt shpenzon para dhe kohë kot. Eficenca e trajtimit nuk është në nivelin e dëshiruar. Pagjumësia dhe mungesa e regjimit çakordojnë organizmin. Stimulojnë rrudhat, rrathët e zinj poshtë syve, si dhe borsat e syve. Të vendosësh rregull është domosdoshmëri. Nëse je mësuar të qëndrosh pa gjumë, mësohesh shumë kollaj të flesh, duke shkuar në shtrat gjysmë ore më shpejt derisa të vendosësh një orar të rregullt.

Keshilla

1- Nuk duhet të shtrihesh në krevat, nëse nuk ke gjumë
2- Nuk duhet të shtrihesh me stomakun plot
3- Kur shtrihesh për gjumë nuk duhet të mendoni asgjë tjetër veç qetësisë.
4- Muskujt tuaj duhet të jenë të lirshëm, sidomos ata të fytyrës
5- Gjithashtu këshillohet që gjatë ditës, mbas drekës, një pushim prej 20 minuta dhe jo më shumë pasi rifreskon gjithë trupin
6- Mos pini kafe dhe pije alkoolike pesë ora para se të flini



Pagjumësia

Laps dhe letër, nëse nuk të zë gjumi
E stresuar? Ke ndonjë problem që të mundon? Pra se të flesh në darkë, merr një letër dhe laps dhe shkruaj gjërat që të mundojnë dhe shqetësojnë, duke pirë një kamomil të fortë. Shmangiu gjumit gjatë ditës, derisa të stabilizosh të natës. Valeriani të ndihmon dhe është produkt bimor. Mos pi kafe 5 orë para gjumit, gjithashtu mos pi pije alkoolike disa orë para gjumit.

Pagjumësia, më e theksuar tek nënat që punojnë

Nënat që punojnë janë gjithnjë e më të stresuara nga mungesa e gjumit. Sipas një ankete, prindërit sot kanë shumë pak kohë, fëmijët e ndjejnë stresin e prindërve të tyre dhe qëndrojnë zgjuar. Kështu në ditët e sotme nënat që punojnë e kanë tepër të vështirë të sigurojnë të paktën 5 orë gjumë të shëndetshëm.

Moshat mbi 45 vjeç, më problematikë me gjumin
Sipas mjekëve specialistë, pagjumësia është më e theksuar tek njerëzit e moshës së mesme, kjo për shkak edhe të punëve të shumta, të impenjimeve dhe detyrave familjare. Gjendja ekonomike është një ndër arsyet kryesore që ndikon tek kjo grupmoshë për të mos realizuar një gjumë të shëndetshëm dhe, për më tepër, problemet familjare bëhen shkak për çrregullime me gjumin.


Dhe, "Perseri ne kembe!"
Sidoqofte, Miremengjesi Jete.!
Të fitosh ndaj Barcelonës gjithsesi duhet të kesh një lidhje me shqiptarët; të kesh dajën shqiptar ose të jesh vet shqiptar. 


Një fitore e arritur ndaj Barcelonës për shumë futbollist në botë mbetet një ëndërr por jo edhe për kosovarin Valdet Rama i cili së bashku me skuadrën e tij kanë mposhtur e poshtëruar Messin dhe Barcelonën me rezultat minimal 1-0. 
Rama ka shfrytëzuar profilin e tij social Instagram për të shprehur gëzimin e fitores. Mitrovicasi ka postuar një foto me katër herë fituesin e Topit të Artë, Leo Messi, derisa fitoren ndaj blaugranëve e ka cilësuar si fantastike... .
Jose Mourinho, menaxheri i Chelsea, është i bindur se përfaqësuesja e Anglisë ka gjasa ta fitoj Kampionatin botëror.



Përfaqësuesja e Anglisë anglezë bënë pjesë në grupin e ferrit, në Botërorin 2014, së bashku me Italinë, Uruguain dhe Costa Rica
Por, Jose Mourinho, menaxheri i Chelsea, është i bindur se përfaqësuesja e drejtuar nga Rou Hodgson ka mundësi për të fituar Kampionatin botëror.
“Të gjithë thonë që Anglia nuk ka asnjë shans për të fituar Botërorin por unë mendoj të kundërtën. Kur shoh lojtarët e kombëtares angleze dhe klubet ku ata luajnë, më duket më se e mundshme që ata të triumfojnë në Brazil”, ka thënë Mourinho.

“Ata luajnë në klubet më të mira në Botë, luajnë në Champions League që është një nga kompeticionet më të rëndësishme, dhe duke e parë në këtë pikëpamje, Anglia ka po aq shanse sa kombëtaret e tjera të mëdha për të triumfuar në Kupën e Botës”, ka thënë ai.
Gjermania i ka të gjitha cilësitë për të triumfuar në Kampionatin Botëror 2014. Kështu mendon përzgjedhësi gjerman, Joachim Low.



Edhe pse një ditë më parë ka thënë se skuadra e tij nuk ishte akoma e gatshme për turneun e Brazilit, Loë tash është shprehur se kombëtarja e tij mund ta fitojë trofeun të cilin për herë të fundit e ka fituar fitoi në vitin 1990 në Itali.
“Qëkur u tërhoq shorti, vazhdimisht po mendojmë për Kupën e Botës në Brazil. I tërë përqendrimi ynë është mbi lojtarët, skuadrën, procesin dhe organizmin”.
“Gjermania nuk e ka fituar titullin qe një kohë të gjatë prandaj ne do të përpiqemi maksimalisht që ta kemi në dorë atë trofe”, u ka thënë trajneri gazetarëve.

Përfaqësuesja e Gjermanisë bën pjesë në Grupin G, ku ka konkurrencë Portugalinë, Ganën dhe SHBA-të.
Është prezantuar në Barcelonë nga ylli katalanas Andres Iniesta këpuca e re e Nike, “Magista”, këpuca e veçantë sportive që do të vishet gjatë Kupës së Botës “Brazil 2014″.



Modeli që ka bërë revolucion në botën e futbollit do të jetë në këmbët e yjeve botërorë si: Thiago Silva, Mario Gotze, David Luiz, Arda Turan etj.

Të njëjtën gjë me Nike ka bërë edhe gjigandi gjerman Adidas.
Kombëtarja e futbollit së Rusisë rrezikon të mbetet jashtë Kampionatit Botëror, i cili do të zhvillohet këtë verë në Brazil.  

Situata politike në Ukrainë dhe pretendimet ruse në këtë shtet kanë shtyrë dy senatorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kërkojnë nga FIFA që të suspendojnë Rusinë nga Botërori i Brazilit. Nëse ndodh që presidenti i FIFA-s, Sep Blater të pranojë këtë kërkesë, Rusia rrezikon që të humas edhe orgazimin e Kampionatit Botëror në vitin 2018. Një gjë e tillë i kishte ndodhur ish-Jugosllavisë në Europianin e 1992-tës, për shakak të luftës së përgjakshme në “shtetin” e atëhershëm, ndërsa si zëvendësim ishte ftuar Danimarka, e cila më pas e kishte fituar edhe Europianin.


1911 - Dita Ndërkombëtare e Grave shënohet për herë të parë  në Kopenhagë, Danimarkë, me nismën e  Klara Zetkin, udhëheqëse e Organizatës së Grave të Partisë Socialdemokrate gjermane.










 Sipas klasifikimit të revistës Billboard për javën e 8 marsit, 2014.
Një nga këngët më të preferuara nuk arriti të fitonte një çmim Oscar, por megjithatë ende mbetet në pesëshen më të mirë. Fillojmë me vendin e pestë, ku ndodhet kënga e Beyonce dhe Jay Z “Drunk in Love.” Çifti kohët e fundit ka interpretuar në Londër; hollësitë pas këngës.




Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z zënë edhe kësaj jave vendin e pestë me “Drunk in Love.” Beyonce ka qenë në turne në Mbretërinë e Bashkuar dhe Jay Z interpretoi me të në skenë në Arenën O2 të Londrës po të njëjtën këngë. Beyonce ishte në Londër deri më datë 6 mars, dhe pastaj shkoi për tre koncerte në Dublin të Irlandës.
John Legend me këngën “All of Me” javën e shkuar ishte në vendin e 11, por këtë javë u ngjit në vendin e katërt.

John Legend ngjitet nga vendi i 11 në të katërtin me “All of Me.” Kjo është diçka e re për të, se edhe pse ai është një artist i arrirë i cili ka fituar nëntë çmime Grammy, ai nuk kishte patur një këngë që të arrinte në renditjen e revistës Billboard as për 20 më të mirat më parë.

Ndërsa Jason Derulo qëndron në vend numëro, në të tretin me këngën “Talk Dirty,” një bashkëpunim me 2 Chainz.

Jason Derulo dhe 2 Chainz qëndrojnë në vendin e tretë me “Talk Dirty,” e cila zuri vendin e parë në renditjet e disa vendeve të tjera, nga Australia në Mbretërinë e Bashkuar. Jason sapo nxorri në treg edhe një version në spanjisht të këngës.

Nga ana tjetër, Katy Perry humbi kryesimin e renditjes kësaj jave, duke zënë vendin e dytë me “Dark Horse.”

Katy Perry zbret nga maja e renditjes në vendin e dytë me “Dark Horse,” një bashkëpunim me Juicy J i grupit Three 6 Mafia. Ndërkohë, “Dark Horse” ende kryeson renditjen për këngët pop.

Ndërsa Pharrell Williams mund të ketë kuptuar se fitoret dhe dështimet mund të ndodhin njëkohësisht. Hollësitë pas këngës së tij “Happy” e cila kryeson renditjen kësaj jave.

Pharrell Williams arrin të kryesojë renditjen e 100 këngëve më të mira të revistës Billboard me “Happy.” Edhe pse kjo është kënga e katërt e tij që arrin të zëjë vendin e parë, është e para e tij si artist kryesor. Por “Happy” nuk arriti të fitonte çmimin Oscar për Këngën Origjinale më të Mirë...megjithatë ai pati kënaqësi ta interpretonte gjatë programit. Fituesja e asaj kategorie ishte “Let it Go” nga filmi vizatimor i Disneyt Frozen.

Drejtuesit e lartë të FIFA-së kanë bërë të ditur se të gjitha futbollistët nga Kosova mund të jenë në shërbim të përfaqësueses së tyre.











Kosova shumë shpejt do të mund të llogarit në të gjithë futbollistët e saj që luajnë për kombëtare të huaja. Në fakt, i mbetet vet futbollistëve të vendosin nëse duan t’i bashkohen Kosovës dhe kjo tashmë është konfirmuar edhe nga drejtues të lartë të FIFA-s.
Kjo temë është duke munduar prej kohësh drejtuesit e Federatës së futbollit të Kosovës dhe asaj të Zvicrës. Madje këta të fundit kanë filluar të mendojnë se futbollistët e tyre shqiptar nga Kosova nuk do t’i kenë në dispozicion për kualifikimet e botërorit, "Rusia 2018".


Shefi i komunikimit në FIFA, Valter di Gregorio ka deklaruar për gazetën zvicerane "Blick" se futbollistët mund t’i bashkohen përfaqësueses së Kosovës. “Po, probabiliteti është shumë i madh që Shaqiri dhe shokët e tij do të mund të luajnë për Kosovën, nëse këtë vërtetë e duan”.

Në një artikull të ekzagjeruar në "Blick", shpjegohen edhe faktet politike, sidomos ato që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Kosovës në OKB e që është pengesa më e madhe e hyrjes së Kosovës në FIFA e UEFA me të drejtat e plota. Gjithsesi se ky medium zviceran konstaton faktin se përfaqësuesja e Kosovës në atë rast do të ishte shumë e fuqishme.
Këngëtarja kosovare Rrona Nishliu ka depërtuar edhe në Brazil. Në fakt është këngëtarja e madhe braziliane Georgia Brown e cila në emisionin e saj “Muzika në 7 minuta” i ka kushtuar tërësisht Rronës.

Ajo ka treguar gjithçka rreth Rronës të cilat ka mundur t’i gjejë në Internet.
“E kam zbuluar një këngëtare të veçantë nga Shqipëria dhe ajo e meriton një vëmendje të madhe. Kemi shumë për të folur për të pasi që ajo ka një talent të jashtëzakonshëm dhe e meriton të njihet në të gjithë botën”, ka thënë ndër të tjera Brown.
Ajo më pas ka dhënë një biografi të Rrona Nishliut duke përmendur sukseset më të mëdha të saj. Ndërsa për fund e ka publikuar edhe këngën e saj “Suus” me të cilën Rrona theu rekordin shqiptar në Eurovision.
Ndërsa, Rrona në faqen e saj zyrtare në Facebook ka shkruar.
“Zëri dhe puna ime shkojnë edhe në Brazil. Akoma nuk arrij të besoj që një super njeri si Georgia Broën, që mbanë rekordin në librin e rekordeve Guiness për shtrirjen më ët madhe vokale, ka promovuar dhe komentuar në emisionin e saj në Brazil zërin dhe interpretimin tim. Është nder i madh. Faleminderit Gerogia”. /Zëri/