18.4.14

Futbollisti shqiptar ishte përfaqësues i kampionit aktual të Ligës së Kampionëve nga edicioni i kaluar, Bayern Munich në ceremoninë e dorëzimit të treofeut në Lisbonë. 

Mesfushori  Xherdan Shaqiri e ka shoqëruar shefin ekzekutiv të shoqërisë, ish futbollistin legjendar, Karl-Heinz Rummenige drejt Lisbonës për të dorëzuar trofeun e “UEFA Champions League” të fituar një vit më parë në Londër.
Në ceremoninë simbolike të zhvillua në kryeqytetin portugez, ishte i pranishëm ambasadori i finales, legjenda tjetër e futbollit portugez e botërorë, Luis Figo dhe vet presidenti i UEFA-s, Michel Platini.
Rummenigge dhe Shaqiri ia dorëzuan trofeun numrit 1 të UEFA-s dhe kryebashkiakut të Lisbonës, Antonio Costa për finalen e muajit të ardhshëm që do të zhvillohet në stadiumin “Da Luz”.

Finalja e fundit e Champions League e zhvilluar në Lisbonë daton në vitin e largët 1967, ndërsa stadiumi “Da Luz” ka qenë nikoqirë edhe i ndeshjes së fundit të “Euro 2004” në mes të Portugalisë dhe Greqisë ku kombëtarja helene u shpall kampione Europe për herë të parë në histori..Xh.V.
Intervistë eksluzive me përzgjedhësin Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku










     

      Pas ndeshjes historike kundër Haitit (0 : 0), u tha se përfaqësuesja ka potencial kredibil për t’u përballur me sfidat që e presin në të ardhmen. Cili është mendimi juaj për nivelin dhe cilësinë aktuale?
Albert Bunjaku: Vullneti dhe deshirat jam i sigurt se ecin me shpejt se proceset sportive, por në situatën momentale është plotësisht e kuptushme, duke marrë parasysh energjinë pozitive që egziston dhe dëshira për të parë dhe përjetuar lojë ndërkombëtare për përfaëqsusen tonë.
Ne duhet jemi realist dhe të kuptojmë se rruga jonë sapo ka filluar dhe caku ynë është Kampionati Botërorë 2018”
Ka shumë punë për t’u bërë dhe natyrisht të gjitha këto lojë miqësore janë në shërbim të zhvillimit tonë. Kosova është e gatshme të ecë drejt rrugës për boterorë dhe kohën deri në pranim të plotë duhet ta shfrytëzojmë për testim dhe zhvillim


 Na ndajnë pak më shumë se një muaj nga ndeshja historike e radhës me Turqinë. Cilat janë objektivat tuaja në momentin aktual dhe në c’fazë të përgatitjeve jeni?
AlBunjaku: Parapëgatitjet për lojë të 21 dhe 25 majit kanë filluar menjëher pas lojës kundër Haitit. Dy sfida të fuqishme të cilat do të kërkojnë rritje të konkurrencës dhe kualitetit brenda ekipit, por edhe profesionalizëm në organizim.
Momentalisht jam në levizje, në vëzhgim të disa lojtarëve potencial që të ftohen për këto dy loje por edhe në komunikim me klube dhe trajnerë ku lojtarët gjenden, e në vecanti atyre në skandinavi ngase kampionatet vendore akoma luajnë lojë edhe gjatë periudhës 21 - 25 maj dhe kjo vështirson marrjen e disa lojtarëve nga se datat nuk janë të UEFA-s e FIFA-s për kombëtare. Sidoqoftë ne do bëjmë të  gjitha përpjekjet për të marrë lojtarët për këto dy miqësore.

·         Formacioni nga ndeshja e parë ishte inkurajues me nivelin e lojës nga Përfaqësuesja. Nga këndvështrimi sotëm, a mund të jenë reale pritjet e tifozërisë që Kosova të ketë një përbërje të aftë, madje edhe në sfidat kualifikuese për Kampionat Europian e Botërorë, po të pranohej së shpejti me të drejta të plota në FIFA e UEFA?
Jam shumë i kënaqur me performancën kundër Haitit dhe natyrisht ka shumë elemente premtuese për të ardhmen. Ne duhet të kuptojmë se do ballafaqohemi me dy superfuqi futbolli dhe nga ne do të kërkohet shumë më shumë. Rruga jonë ka filluar dhe ne dimë ku dëshirojmë të shkojme. Poashtu dëshiroj t’iu siguroj se për cdo tubim do të jemi më kompakt dhe më kualitativ. Detyra jonë është që të risim konkurrencën dhe kualitetin, e poashtu të gjithë e dijmë se në momentin e pranimit të plotë në UEFA dhe FIFA, të gjithë lojtarët me preardhje kosovare do kenë mundësi t’i bashkangjiten përfaqësueses kosovare, madje edhe ata që kanë luajtur në kombëtare tjera A. Natyrisht, ne nuk do të presim askend, por ardhja e tyre do të rriste konkurrencën dhe kualitetin dhe me atë rast, sigurisht që përfaqësuesja Kosovare do të ketë respekt në evropë dhe botë.


Keni publikuar disa kritere për futbollistët që do të mund të ishin pjesë e përfaqësueses ku vëhet re: kualiteti i lojtarëve për rolet adekuate dhe cilësia e ligave nëpër rangje të ndryshme garash në shtete të ndryshme etj. Të themi kushtimisht që Australia nuk figuron aty dhe sipas atyre kritereve nuk mund të pritet për një ftesë në adresë të Besart Berishës, i cili po shkëlqen me afinitete të vecanta prej golëshënuesi të spikatur. A do të thotë kjo se jeni të fokusuar kryesisht në lojtarë të rinjë që nuk kanë kaluar të 25-tat?
r ne është shumë me rëndësi që të kemi kriter të seleksionimi profesional dhe t’i përmbahemi këtyre atyre. Pjesë e seleksionimit është edhe liga e parë e Australisë dhe vendeve tjera të botës por gjithmon duhet t’i bashkangjitet konkurrenca pozicionale. Natyrisht largësia është një pengesë por gjithmon e mundshme nëse ka profesionalizëm tek lojtari. Besart Berisha është lojtar i kombëtares Shqiptare dhe natyrisht qëndrimi ynë është shumë i qartë se deri në momentin e pranimit të plotë ne nuk do I ftojmë lojtarët Kosovarë nga kombëtaret tjera. Natyrisht, në të njejtën kohë dera e përfaqsueses Kosovare është e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të jene pjesë e saj qq tani, por ky veprim së pari duhet të filloj nga vet vullneti dhe dëshira e lojtarit.
Unë gjithmon them se Kosova është e vetmja që do të ketë mundësi të bashkoj lojtarët më të mirë të mundshëm dhe natyrisht këtë mundësi ne do e shfrytëzojmë në maksimum.
Seleksionimi ynë nuk njeh kufinjë, baza fetare, nacionale etj. Ajo që konsiderohet primare është kualiteti i lojtarit dhe vullneti i tij për të përfaqësuar shtetin Kosovar në arenën ndërkombëtare.


·       Ka pas zëra që kanë shfaqur pakënaqësi me nivelin e prezencës së futbollistëve që luajnë në Raiffeisen superligë. A mund të pritet në të ardhmen që të shohim më shumë futbollistë nga superliga në përbërje të përfaqësueses A?
Është e natyrshme që ka pas kritika dhe kuptohet plotësisht. Vullneti dhe dëshirat për të qenë pjesë e përfaqësueses së re Kosovare janë shumë të mëdha. Unë poashtu mundohem të jem shumë i hapur në proceset e punës sime. Gjatë këtyre pesë viteve nën udhëheqjen time, mund të iu them se gjithsejt kemi ftuar 218 lojtarë, prej tyre 158 nga superliga e Kosovës. Pra përafersisht 75% të lojtarëve me të cilët kemi punuar, kanë qenë nga superliga kosovare.
Poashtu duhet të iu informoj se faza e seleksionimit grupor dhe motivimit ka qenë në vitin 2009, ku ne kishim dy tubime, me 74 lojtarë vetëm nga Superliga dhe Liga e Pare dhe pastaj testimet fizike në fillim të vitit 2010 me dr. Marcus Svensson (trajner fizik në Arsenal).
Më 17 shkurt 2010 ishte edhe loja e parë kundër kombëtares së Shqipëris dhe nga 22 lojtarë të ftuar 19 ishin nga Superliga.
Në vitin 2010 filloi faza e seleksionimit individual dhe nga 4 lojë miqësore, 40% të tyre ishin lojtarë vendor nga superliga.



Nesër mund të lexoni:
-          Cka mendon përzgjedhësi Bunjaku për yjet e futbollit Kosovarë që luajnë në skuadra me renome europiane?
-          A mund të shpresoj opinioni se në rast pranimit të shpejt të Kosovës në FIFA dhe UEFA do të ketë në përbërje dhe Adnan Januzaj?
-          A do t’i bashkëngjiten përfaqësueses Kosovës futbollistët që luajnë për Zvicren?
-          Sa është i kënaqur Bunjaku me mbështjetjen nga Federata dhe institucionet tjera?
-          Sa po ia del të koordinohet me bashkëpunëtorët e tij?
-          Cfarë rangimi do të kishte përfaqësuesja e Kosovës sipas Bunjakut po të ishte anëtare fuqiplote e FIFA-s dhe UEFA-s?
-          Me cilat përfaqësuese do të mund të krahasohej?
-          Si e sheh sot përfaqësuesesn e pas pesë vitesh selektori Bunjaku?
(Këto dhe shumë përgjigje tjera mund të lexoni e mësoni nesër në portalin tonë.)

Intervistoi: Xhemail Veseli