9.3.14


Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka shprehur shpresën se miqësorja e dytë e Përfaqësueses së Kosovës kundër Turqisë, do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë. Kjo miqësore pritet të luhet më 21 maj, pasi krerët e FFK-së, Vokrri e Salihu, e aranzhuan atë pas takimit me përzgjedhësin e Turqisë, Fatih Terim, me ndërmjetësimin e ish-presidentit të Fenerbahçes, Ali Shen.
“Turqia është një kundërshtar shumë atraktiv, por për neve çdo ndeshje e përmasave të nivelit të përfaqësueseve është e rëndësisë së veçantë sepse po prezantohet shteti i Kosovës, edhe pse momentalisht pa simbole. Fatih Terim ishte shumë i afërm në raport me ne gjatë këtij takimi dhe ai menjëherë na bëri me dije se është i gatshëm të luajë me Kosovën. Mirëpo, meqenëse me 25 mars Turqia ka ndeshje në Dublin me Irlandën, duhet zgjedhur dy – tri ditë më herët që ata të vijnë në Kosovë. Ai po ashtu ka na ofruar tërë ndihmën e tij seminare të ndryshme në Kosovë për trajner, gjyqtarë etj”, ka theksuar Vokrri për RTK-në.
Tutje Vokrri ka shprehur dëshirën që kjo miqësore të luhet në kryeqytet. “Një shtet pa një stadium në kryeqytet është i  mangët, prandaj është e nevojshme që të investohet edhe në stadiumin e Prishtinës. Gjatë bisedave të fundit që kam pasur me ministrin Memli Krasniqin dhe kryeministrin Thaçi, ata, janë shprehur të gatshëm të investojnë në stadium. Prandaj duhet një takim tjetër me kryetarin e komunës, Shpend Ahmeti, i cili është një dashamir i madh i futbollit. Shpresoj se kjo gjendje të na mobilizojë të gjithëve. Duhet të bëhet çmos që të bëhen dy stadiume që i plotësojnë kriteret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare”, ka shtuar Vokrri. Ai më tej ka bërë të ditur se të deleguarit e FIFA-s ia kanë dhënë notën 8 nga ajo maksimale 10.
Ndërkohë duke folur për mundësinë që Kosova të jetë pjesë e kualifikimeve për Botërorin 2018, numri një i FFK-së është shprehur: “Ne të gjithë synojmë të jemi në kualifikimet e Botërorit 2018, por është një gjë e cila do të na i vështirësojë këto ambicie. Dihet se ky kampionat do të mbahet në Rusi dhe të gjithë e dimë qasjen e këtij vendi karshi Kosovës, gjë e cila sigurisht se do të jetë një vështirësi plus për neve. Sidoqoftë, ne duhet të vazhdojmë me këtë ritëm me zhvillimin e miqësoreve, pasi po del se edhe miqësoret e kanë rëndësinë shumë të madhe.
Paramendoni vetëm në sfidën me Haitin kanë qenë mbi 100 gazetarë dhe kjo është e një rëndësie të veçantë. Besoj se përmes këtyre miqësoreve edhe FIFA edhe UEFA do ta vlerësojnë punën tonë dhe në një të ardhme të afërt do t’i thyejmë edhe barrierat e fundit”. Vokrri po ashtu ka shprehur shpresën se në një të ardhme të afërt komuna e Prishtinës do t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së FFK-së për ndarjen e një lokacioni për ndërtimin e Shtëpisë së Futbollit, pasi sipas tij tashmë edhe mundësitë për të thithur donacione nga jashtë, derisa nuk e përjashtuar mundësinë që FFK-ja edhe pse nuk është anëtare e familjes së futbollit botëror të përfitojë nga ndonjë program i FIFA-s.

















 Faik Konica: "Muzika – dua të them natyrisht muzika e vërtetë, muzika e madhe që hyn më thellë se cipa, jo muzika e palaçove - është një nga veglat më të forta për të zhvilluar shpirtin e një populli."




















http://www.youtube.com/watch?v=sI9u3k75-C0



Një roman i Charlie Chaplin, i vetmi që ai ka shkruar gjatë gjithë karrierës së tij, është gjetur në arkivat e Kinematekës së Bolonjës, që e ka botuar atë me rastin e 100-vjetorit të lindjes së personazhit me emrin Charlot. 

“Footlights”, që do të prezantohet sot në mbrëmje në Londër, është shkruar nga regjisori dhe aktori britanik në vitin 1948, katër vjet përpara suksesit të pjesës “Dritat e skenës”, skenari i të cilës është frymëzuar nga libri.

“I mbetur i pabotuar për 60 vjet, i ruajtur në fondin Chaplin, ai botohet për herë të parë, në anglisht, në edicionet e Kinematekës së Bolonjës, me miratimin e familjes”, shpreh kënaqësinë institucioni italian në një komunikatë të publikuar në faqen e tij të internetit.

Charles Spencer Chaplin ka lindur në Londër në vitin 1889 në një familje të varfër. Kur ishte adoleshent, ai filloi të luante në spektakle muzikore të tipit music-hall, në lagjen Soho dhe më tej u bë aktor.

Në vitin 1914, përpara 100 vjetësh, në filmin me metrazh të shkurtër dhe pa zë “Për të fituar bukën e gojës”, filmi i tij i parë në kinema, ai krijoi për herë të parë personazhin Charlot, që do ta bëjë të famshëm në mbarë botën.

“Footlights”, i vetmi libër i shkruar nga Chaplin, tregon historinë e një valltareje dhe të një kllouni, që pa dyshim e ka marrë shtysën nga “takimi i shkurtër por vendimtar i Çaplinit me koreografin rus Nizhinski në vitin 1916″, tregon regjisori David Robinson në biografinë e tij.

Ai të emocionon me forcën, ekuilibrin narrativ, lirinë dhe me një shkrim të ngjashëm me atë të Dikensit, sidomos në përshkrime dhe analizën e karaktereve, shton Kinemateka.

Libri ilustrohet me dokumente dhe fotografi të papublikuara më parë që vijnë nga fondi Chaplin, si dhe me ikonografi të rralla të Londrës së viteve ’20, në kohën e rinisë së Çaplinit dhe të formimit të tij si aktor.













Mërzia se ç’më vrau shumë
Kur vasha më la në pabesi
Dhe shkova unë tek një lumë
Po lumi rridhte krejt qetasi

Pa fjalë rrija me shpirt të helmuar
Dhe mendja më vinte vërdall
Mu duk se bota mu përmbys
Thashë pse nuk mbytem në ujë vall’

Dhe kur isha gati të hidhesha
Një zë më erdhi në vesh
Ai zë plot melodi më tha
I thellë është lumi, ki kujdes

Ktheva kokën me nxitim
Dhe pashë një vashëz porsi flutur
Kush je, si quhesh i thashe unë
... më tha vajza e bukur

nga vdekja me shkëpute
dhe jetën ma shpëtove sot
por shumë pakëz më dhurove
me fal pak lumturi ti dot?

përdhe i uli sytë e përmalluar
kur i tregova ç’më mundon
dhe vdekja tani ka ik tutje
të më ofrohet më s’guxon

J. V GETE

Kështu ka bërë të ditur vet aktorja në një interviste për revistën amerikane të spektaklit "Entertainment weekly".
Jam shumë me fat, kam mjekë shumë të mirë dhe një familje që është shumë pranë meje, ka thënë Jolie duke mos harruar edhe mbështetjen e fansave që i kanë dhënë. 
Nuk është hera e parë që Zonja Pit i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike. Ajo është operuar nga mastektomia dyfishe edhe 14 majin e vitit kaluar. Ndërhyrja e tanishme ka për qëllim të stabilizojë përfundimisht sëmundjen duke e zgjidhur përfundimisht problemin që ka ajo.


Poezi e shkëputur nga libri "Njëzet poezi dashurie dhe një këngë e dëshpëruar" (1924)
Nga Pablo Neruda

Duke menduar, duke pleksur hije në vetminë e thellë
Edhe ti je larg, oh, më larg se të gjithë
Duke menduar, duke çliruar zogjë, duke zhdukur imazhe
duke varrosur drita
Këmbanore mjegullash kaq të largëta, atje në lartësi!
Duke mbytur rënkime, duke thërmuar shpresa të errëta
mullis i heshtur,
Nata bie si kafshatë në këmbët e tua
larg nga qyteti.
Prania jote më është e huaj, kureshtare si një objekt
Mendoj, ec gjatë, jeta ime para teje
Jeta ime para të gjithëve, jeta ime e ashpër
Britma përballë detit, mes guriçkave
që vrapon e lirë, e marrë nëpër avullin e detit
Tërbimi i trishtë, britma, vetmia e detit.
Bleronjëse, e ashpër, nderë drejt qiellit.
Ti, çfarë ishe aty, ç’përthyerje, ç’purtekë
të asaj freskoreje të pamatë? 
Ishe larg si tani
Zjarr në pyll! 
Përvëlon në kryqe kaltëroshe.
Përvëlon, zhurit, përflak, përshkëndit në pemë drite.
Lëshohet, brambullit.
Zjarr, zjarr.
E shpirti im i plagosur vallëzon prej bujashkave të zjarrta.
Kush thërret?
Ç’qetësi e populluar jehonash?
Çast i mallit, çast i gëzimit, çast i vetmisë,
çast imi mes të gjithave!
Guackë në të cilën era kalon duke kënduar.
Kaq pasion vaji mbërthyer pas trupit tim.
Tronditje e të gjitha rrënjëve, 
Sulm i të gjitha dallgëve !
Endej, i gëzuar, i trishtuar, i pambarim, shpirti im.
Duke menduar, duke varrosur dritën në vetminë e thellë.
Kush je ti, kush je?




Mbretërit ‘qeverisin’ me tabelën
Katër pikë para Barcelonës që konsiderohej favorite kryesore vetëm disa javë më parë, tri pikë para Atletiko Madrid e cila fitoi në udhëtim (0 : 2) te Celta Vigo, e bëjnë skuadrën mbretërore favoritin kryesorë për titullin e kampionit në Premiera divisione, kur kanë mbetur edhe 11 xhiro për t’u zhvilluar. Real Madridi është shkëputur në tabelë, pas fitores së thellë që e regjistroi ndaj Levantes me rezultat 3:0.
Cristiano Ronaldo e ka nisur serinë e golave të mbretërve madrilen në minutën e 11-të, ndërsa më pas shënuan edhe Marcelo (49’) e Nikos Karabelas (81’) autogol.
Duhet cekur se ‘Los Blancos’ luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 64’, pas ndëshkimit me karton të kuq të David Navarros.
Pas kësaj fitoreje, Reali e ruajti distance me pikë është theksuar mes Realit dhe Barcelones e cila mbrëmë ka dështuar duke u gjunjëzuar për t’u turpëruar nga skuadra e Valdet Rames, Valadolid.
Loja e sigurtë që ka zhvilluar Reali javëve të fundit ishte mbresëlënëse, për të marshuar furishëm drejt titullit të ri. Skuadrat tjera do ta kenë shumë të vështirë të anulojnë distancën e pikëve ndonëse deri në fund i presin sfida të drejtpërdrejta mes tyre.
Të përkujtojmë se Reali dhe Barcelona do të takohen drejtpërdrejtë ku mund të sfidohen mbretërit, por në anën tjetër, Barcelona ka edhe një ndeshje shumë të paparishikueshme me Atletiko Madridin dhe kjo e favorizon skuadrën mbretërore edhe më shumë kur dihet se cdo barazim eventual do t’u lehtësonte atyre punët në finish të kampionatit. Ndërkaq edhe fitorja e njërës apo skuadrës tjetër do të eliminonte nga rivaliteti i drejtpërdrejtë njërën nga to. Megjithatë këto supozime mbeten vetëm kalkulime me shifra sepse cdo rezultat do të varej nga pozita në tabelë në kohën kur do të ndeshen skuadrat drejtpërdrejtë. 
Tabela pas xhiros 27-të në Premiera divisone

1
27
21
4
2
76
26
+50
67
2
Previous rank: 3
27
20
4
3
63
21
+42
64
3
Previous rank: 2
27
20
3
4
74
22
+52
63
4
26
15
5
6
49
30
+19
50
5
27
13
5
9
47
33
+14
44
6
26
12
7
7
46
36
+10
43
7
27
11
8
8
47
42
+5
41
8
Previous rank: 10
27
10
6
11
32
33
-1
36
9
27
9
9
9
26
34
-8
36
10
Previous rank: 8
26
10
5
11
38
37
+1
35
11
27
8
6
13
32
39
-7
30
12
Previous rank: 13
27
9
3
15
24
36
-12
30
13
Previous rank: 12
26
8
5
13
24
39
-15
29
14
27
7
8
12
24
40
-16
29
15
27
7
6
14
23
42
-19
27
16
Previous rank: 17
26
6
8
12
24
35
-11
26
17
Previous rank: 18
27
5
11
11
29
44
-15
26
18
Previous rank: 16
27
7
5
15
26
49
-23
26
19
26
7
2
17
26
59
-33
23
20
27
4
6
17
23
56
-33
18