2.5.15

Në Mitingun ndërkombëtar të Atletikës që është mbajtur në Bari të Malit të Zi, atletët e KA "Rogana" nga Dardana kanë shënuar rezultate impresive duke ngadhënjyer në dy disciplina dhe duke shënuar rezultatet e dyta në dy disciplina tjera. 
Në disciplinën 400 m, atleti Astrit Kryeziu ka zënë  vendin e parë kohë 48 :76, ndërsa në të njejtën disciplinë por në konkurrencën e femrave, atletja Viona Kryeziu poashtu ka ngadhënjyer me kohe 55: 38.

Musa Hajdari ia ka dalë të përshkoj i dyti finishin e garës në disciplinën e shtigjeve të mesme (1500 m.) me kohë 3 :48 :73,  kurse Granit Kryeziu poashtu doli i dyti në disciplinë800 m. me kohë impresive 1: 54 : 41. 
Po në këtë disciplinë (800 m.) atleti tjeter nga "KA Rogana", Kreshnik Baxhuku ia ka dalë ta përshkoj me kohë 1:58:08 për t'u renditur i pesti në plasmanin përfundimtar të garës. 

Vlenë të theksohet se atletia Vijona Kryeziu ka arritur normën evropiane për juniore të vjetra në discplinen 400m. Me këtë rezultat ajo madje ia ka dalë të thyejë rekordin shtetërorë (56:82) të cilin e mbante vet./Kult-Info/Xh.V./

Në orën 02:00 të mëngjesit të hershëm të ditës së diel do të përballen Many Pacquiao dhe Floyd Mayweather që konsiderohet pa asnjë dyshim si dueli më i madh i shekullit XXI.

Ka arsye të shumta që kjo ndeshje të quhet si më e madhja e shekullit, bazuar në shumat marramendëse që janë ekskluzivitet i këtij meqi historik. Edhe ai që do ta humb duelin do fitojë para të majme, por gjithsesi të dy boksierët kërkojnë fronin. 
”Zoti më ka krijuar vetëm për të qenë kampion”. Me këto fjalë ka filluar deklaratën e tij boksieri filipinas Pacquiao. - "Ky është dueli i shekullit dhe unë jam i gatshëm ta fitoj atë”, u shpreh Mayweather. 
Bastet favorizojnë amerikanin Mayweather, duke ditur se nga 47 duele në boksin profesionist nuk ka asnjë humbje, për ndryshim nga kundërshtari i tij që në 57 duele ka 5 humbje dhe 2 barazime. 
Las Vegas do jetë qendra e vëmendjes ndërkombëtare përkitazi me duelin më të shtrenjtë të shekullit. 
Sipas analistëve, fakt me rëndësi do jetë gjatësia e duarve të Mayweather, pasi amerikani arrin që të zgjasë duart pesë herë më shumë se sa filipinasi i zhdërvjelltë. Ai ka përfituar 300 milionë euro më shumë se Pacquiao në vitin 2014 dhe është dukshëm favorit në këtë duel. Ky duel historik, shprehur me 'gjuhen matematike' supozohet te arrijë shume astronomike si asnjehere me pare, plotë 300 milionë dollarë./Kult-Info/Xh.V./