30.3.14

Henri Longfellow

Shpesh kujtoj një qytet të bukur,
Që ndodhet te bregu në det
Shpesh atje në ëndrra përkundur,
Në rrugët e dashura në qytet
Më kujtohet rinia dhe gëzimet e saj,
Një këngë e Leplendit kënduar me zjarr.
Ajo më thotë prapë, përherë:
"Dëshira e fëminisë, ikën si erë,
Kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Hijet e pemëve para syve më rrinë
Duket sikur ngado vezullojnë
Dallgët dëgjoj, në detin - oshëtimë,
Ishujt Hesperajde që më thonë
Për ëndrrat e bukura që ndrijnë si ar.
Ajo këngë e vjetër më djeg si zjarr.
Ajo drithma më fut kudo, përherë:
"Dëshira e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Kujtoj sorkadhe dhe zogj të harbuar,
Dallgë deti që sjellin gëzim.
Detarë spanjollë mustaqembuluar,
Bukurinë e anijes që është në lundrim.
Magjinë e detit me ngjyra si ar,
Magjinë e këngës plot afsh e zjarr
Atë këngë e kujtoj përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
I kujtoj dallgët që sulen në det,
Fortesën mbi kodër që rri mënjanë.
Krisma gimi që rrahin në breg,
Që mbushin hapësirën në çdo anë.
Mbrëmjet e bukura me ngjyra si ar,
Melodinë e këngës kur merrte zjarr
Ajo dhe tashmë më rrënqeth përherë: 
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Kujtoj gjithmonë betejat ditë e natë,
Gjëmime lufte si dallgë - tërmet.
Kapitenë të vdekur, luftëtarë pa jetë. 
Në varret që shohin vetëm det.
Tashmë valë ka në çdo an'
Dhe ajo këngë vajtimi thënë me zjarr
Me drithma më thotë përherë:
""Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Era rreh mbi kupola gjethesh të blerta,
Hije të zymta ka në Pyllin e Drerëve
Miqësi të lashta dhe dashuri të vjetra,
Një këngë sabati që shkon drejt qiejve.
Që këndohej me mall në ato an'
Më kujton vargje me push dhe me zjarr.
Melodia e tyre më ndjek përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Kujtoj shkëlqime dhe trishtime që vijnë,
Në mendimet e fëmijëve tanë në shkollë
Heshtjen dhe këngët që në zemër rrinë
Dhe profecitë që mbushin shpirtin tonë
Ato janë kujtime që shtrihen pa cak
Që ajo këngë m'i sjell prapë me zjarr.
Ajo këngë që të shqetëson përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".

Për shumë gjëra nuk mund të flas,
Shumë ëndrra mbetën pa jetë..
Shumë mendime zemrën e bëjnë të plasë
Dhe fytyra merr ngjyrë të zbehtë.
Para syve mjegull ka në çdo an'
Dhe fjalët fatale të asaj kënge zjarr
Shpirtin ma zgjojnë për herë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Tashmë vetëm hije që ngjallin habi,
Shoh në qytetin tim të vjetër
Po në ajër ka shumë dashuri,
Dhe hijet e tij më futen në çdo zemër.
Drurë të dashur shoh në çdo an'
Duket se këndojnë atë këngë zjarr.
Dhe zemrës i pëshpërit përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Pylli i Drerëve ka shumë hijeshi,
Po gëzimi atje si dhimbje të ngjan
Zemra ime në ato vende rri,
Mes ëndrrash dhe endjesh që nuk janë!
Rininë e humbur gjej në ato an'
Dhe kënga e bukur me magji dhe zjarr
Mes degësh dhe fletësh përsërit përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".


Nuk ishte vetëm ndeshja historike Kosovë – Haiti, ajo që prodhoi lajm në mediat e huaja. Agjenci të shumta ndërkombëtare të lajmeve kanë publiku lajmin për dy miqësoret e radhës së përfaqësueses së Kosovës. 

 Ndonëse zyrtarët e FFK-së akoma nuk e kanë zyrtarizuar “marrëveshjen” me kundershtarin e trete, ata në një mënyrë janë deklaruar jozyrtarisht se “kundërshtari i radhës është “një përfaqësuese më e fortë se Haiti dhe nuk merr pjesë në Kampionat botërorë”.  
Ndonese kjo asgjë konkrete nuk do të thotë sa përket kundërshtarit të radhës, agjencitë e huaja të lajmeve janë nxituar të publikojnë ‘sensacionin’:

Pavarsisht këtij fakti, kurreshtarët që do të donin me ngulm të mësonin për kundërshtarin e radhës, nëse jo saktësisht, atëherë përafërsisht, lehtë do të mund të frekuentonin “Rang-listën” e kombëtareve që do të mund të ishin kundërshtarë potenciale. Nga konstatimi se Haiti është i ranguar në pozitën 79-të, dhe nëse do të evitoheshin 32 kombëtare pjesëmarrëse në Kampionat Botërorë, i bie që në këtë listë, sipas opinioneve jozyrtare të FFK-së, kundërshtare potenciale të Përfaqësueses Kosovës do të mund të identifikoheshin 37 reprezentacione. Kur kësaj shifre do t’i largonim edhe disa kombëtare, si psh, Serbia, Rumani etj, me të cilat potencialisht nuk mendohet se mund të dakordoheshin për një ndeshje miqësore, pos (ar)”miqësore”, atëherë në dispozicion do të ngeleshin rreth 30 përfaqësuese, në mesin e të cilave edhe Senegali i përfolur, i ranguar në pozitën 78-të  të FIFA-s,në muajin mars, vetëm një pozitë më lart se Haiti.


Titulli që më së shumti ka rënë në sy tek agjencitë e huaja mediale. ishte “Plus dy miqësore për Kosovën”, titull ky i prestigjiozes franceze “Le Figaro”; ndërsa “Associated Press” ka shkruajtur : “Turqia e Senegali kundërshtarët e radhës”. Në Turqi, mediat sërish kanë bërë lajm kryesor miqësoren e Kosovës me përfaqësuesesn e tyre, ndërsa lajmi nuk i ka ikur as fokusit të mediave serbe. Ndërsa, atëherë kur pothuajse mbare bota "e di" kundërshtartin e radhës, opinioni futbolldashës në Kosovë e di vetëm jozyrtarisht "top – secret”-in se me kë do të takohet përfaqësuesja. Xh.V.
Futbollisti kosovar në radhët e Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, është përkujdesur që në Botërorin 2014, të mund të flitet shqip dhe të dëgjohen edhe brohoritje në gjuhën shqipe.
Graniti, në partneritet me kompaninë “Air Prishtina”, kanë filluar organizimin e lojës shpërblyese, ku mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit, pa paguar asgjë… . Kompania në fjalë do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit për 11-shen e tifozëve shqiptar në Brazil, ndërsa biletat për hyrje në ndeshjet e futbollit dhurohen nga Graniti.
“Në Kampionatin Botëror në Brazil nuk do të jenë vetëm tifozët e kombëtarëve pjesëmarrëse, por edhe shqiptarët”, ka thënë Xhaka duke shtuar se pjesëmarrësit e lojës që do të kenë fatin të fitojnë një biletë, do të përjetojnë euforinë dhe emocionet e një Kampionati botërorë të futbollit, pa pas nevojë të fusin dorën në xhepa.  

Në anëntjetër, drejtori menaxhues i kompanisë ‘Air Prishtina’, ka njoftuar se loja shpërblyese është e dizajnuar në atë mënyrë që secili qytetarë të mund të marrë pjesë.
“Krejt çka duhet të bëjnë qytetarët tanë është të hyjnë në faqen e ‘Air Prishtina’ në Facebook dhe të regjistrohen për lojën shpërblyese”, është thënë në promovimin e kësaj fushate.
Fituesit e 11-shes së ‘Air Prishtina’ që do të udhëtojnë për në Brazil do të shpallen më 4 maj 2014, derisa tërheqja e shpërblimeve bëhet përmes mënyrës së rastësisë.
Loja shpërblyese do të fillojë më 25 shkurt dhe do të zgjasë deri më 27 prill 2014.

Sytë e aderuesve të tenisit botërorë që ndryshe njihet si sporti i bardhë, janë të drejtuara nga ngjarja më e madhe e vitit. Dy tenistët më të mirë në ranglistat botërore,  takohen për herë të parë këtë vit në finalen e madhe të ATP Miami Masters.

Shiquar nga këndvështrimi matematik, kjo dita e sotme e tenisit botërorë identifikohet me numrin 4. Dy asat synojnë numirn 4, secili në mënyrën e tij!
Në fakt për spanjollin Nadal, finalja e  Miami Masters-it të sotëm ështrë finalja e katërt në të cilën synon kurorën e parë, pas tri finaleve të dështuara paraprakisht,  kurse për serbin Gjokoviq është tentative e radhës që të fitojë titullin e katërt ATP Miami Masters.
Ky është takim i pari i këtij viti kalendarik mes  tyre.  Mbase paraprakisht cdo gjë ishte e paradestinuar për një duel të tillë, mes numrit 1 dhe numrit 2 të tenisit botërorë.
Gjokoviq ka përfunduar shumë shpejt takimin e djeshëm gjysmëfinal kundër Kei Nishikorit, i cili nuk ishte në gjendje t’i bënte ballë për shkak të lëndimit, kurse Tomas Berdysh është tërhequr nga përballja me Nadalin për shkak të gastroenterisë. Kështu së paku ëshët thënë në raportin mjekësorë. 
Statistikat nuk e favorizojnë ndonjërin sepse të dy tenistët kanë përparsitë e tyre: Nadal udhëheq në takimet e drejtpërdrejta me 22 fitore kundrejt 17 disfatave, ndërkohë që Gjokoviq e ka demoluar spanjollin në dy ndeshjet e fundit finale të fundvitit kaluar: turneun e Pekinit dhe World Tour Finals, fitore këto që e bënë serbin bindshëm tenistin më të mirë në plasmanin e përgjithshëm të vitit kaluar.
Të përkujtojmë se Nadal asnjëherë nuk e ka fituar titullin Sony Open ndërsa Gjokoviq e kërkon për herë të katërt, pas fitoreve të viteve 2007, 2011 dhe 2012. Finalja e sontme që fillon në ora 20. 30 sipas kohës sonë lokale ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm në opinionin. 
Poashtu, sot dashamirët e tenisit kanë një mundësi të jenë dëshmitarë të një finale tjetë me fillim në ora 17. 45, atë të WTA Usa Miami në konkurrencën e femrave, mes qifteve: Hingis, Lisicki – Makarona, Vesnina.
Xh.V.