13.3.14

N’mbramjen e hershme
Midis errësirës së pafundme
Shpirti im udhëtoi deri n’pambarim

Nëpër kohën e shkuar
Të tashmen e hidhur
E në të ardhmen ëndërrimtare

I gjeta kujtimet n’sirtarin e mbyllur me dry
Edhe idhësia e tyre ishte me e bukur,
sepse ishin dje...

E sotmja e mjegullt,
po sillej vërdallë si xhelati para vdekjes,
më shikonte me sy përcëllues...




E nesërmja ma ngjalli frikën,
Pashë andrrat më të bukura dhe më të trishta
Sapo desha të isha e lumtur, ma vodhën nga duart atë

U ktheva duar boshë
S’desha më tepër asnjë mendim
Le të ndodhë çka të ndodhë

Të jetojmë për një kujtim...!

Dituri Neziraj
Në Itali, aty ku futbolli është më shumë se futboll

Nëse në nivelin futbollistik kampionati italian viteve të fundit lë shumë për të dëshiruar, sa i përket "wags-ave" është mbase kampionati më i bukur në botë.



Foto - galeria e mëposhtme është një përzgjedhje e TOP 11-të bashkëshorteve apo të dashurave më të bukura të futbollistëve të Serie A, duke krijuar edhe një formacion, të vendosura sipas pozicioneve apo rolit që kanë partnerët e tyre në fushën e lojës.










Rachele Mura, (Marchetti)   

          


















Belen Soler, (Burdisso)


















Francesca Fioretti, (Astori)


















Martina Maccari, (Bonucci)


















Eleonora Abagnato, (Balzaretti)


















Sarah Felberbaum, (De Rossi)













Fanny Neguesha, (Balotelli)


















Ilary Blasi, (Totti)


















Cristina De Pin, (Montolivo)











Wanda Nara, (Icardi) 
















Federica Nargi, (Matri),





Produksioni i filmit me renome botërore, 20th Century Fox, ka blerë të drejtat e shfrytëzimit të këngës “Natën”, si kolonë zanore për filmin e ri “Let’s Be Cops”.


Telegrafi ka mësuar nga burime të sigurta se kënga e titulluar “Natën” nën interpretim të Dren Abazit, është përzgjedhur si më e mira për filmin e 20th Century Fox në konkurrencë me dhjetëra këngë të tjera botërore.
20th Century Fox pas përzgjedhjes që bëri kompania “Visions from the Roof” vendosi të blente të drejtën e shfrytëzimit të këngës për filmin e ri hollywoodian, “Let’s Be Cops” ku rolin kryesor e ka aktori amerikan, Andy Garcia.
Është hera e parë që një këngë moderne shqiptare bëhet pjesë e një prej filmave hollyëoodianë, ndërsa gjithë çka ka mbetur tani është që vet këngëtari ta konfirmojë lajmin dhe ta presim filmin. 
Burimi: Telegrafi.com

Pablo Neruda - Poezi


Më pëlqen kur ti je e qetë, 
sepse më duketse sikur s’je, 
dhe më dëgjoni nga larg 
dhe zëri im nuk të prekë. 
Duket sikur janë mekur sytë e tu 
edhe se një puthje gojën ta ka mbyllur. 
Ndërsa çdo gjë është plot me shpirtin tim 
ti ngrihesh nga gjërat, plot me shpirtin tim. 
Flutur ëndrre, ngjan me shpirtin tim, 
dhe ngjan me fjalën melankoli. 



Piktura: Zambakët e ujit (ose Nympheas) është një 
seri prej rreth 250 pikturash të punuar nga francezi 
impressionist, Claude Monet.


Më pëlqen kur hesht dhe je si e largët. 
Dukesh sikur ankohesh, 
flutur që gugat. 
Dhe më dëgjon nga larg po zëri im s’të mbrrin: 
Lemë që unë të hesht me heshtjen tënde. 
Lemë të të flas 
dhe me heshtjen tënde të qartë si një llambë, 
e thjeshtë si një unazë. 
Je si nata, e qetë dhe e yjezuar. 

Heshtja jote është prej ylli, 
kaq e largët dhe e thjeshtë. 
Më pëlqen kur ti hesht, 
sepse je si mungesë. 
E largët dhe e dhimbshme, 
si të ishe e vdekur.
Pastaj mjafton vetëm një fjalë, 
një buzëqeshje. 
Dhe unë jam i lumtur, 
i lumtur që s’është e vërtetë...
Caroline Noeding e shpallur “Miss Gjermania 2013” dhe boksieri shqiptar Robin Krasniqi, kampion europian për kategori të lehta në boks, janë rrëfyer për revistën prestigjioze gjermane "Bild" se janë të dashuruar.

Bukuroshja 22 vjeçare nga Hanoveri ka thënë se takimi me Krasniqin shte dashuri në shikim të parë, ndërsa vet kampioni Krasniqi ka shpalos çastin kur ka takuar Caroline, për ç’gjë ka thënë se ‘i ka ndaluar për një moment së rrahuri zemra’. “Ajo është femra e jetës sime", ka thënë Krasniqi. Duket që gjërat janë mjaft serioze pasi çifti po mendon të bashkëjetojë dhe janë vërejtur duke kërkuar apartament.
Kombëtarja e Shqipërisë është ngritur një pozitë më lartë në rënditjen e FIFA-s, e cila ëshë bërë publike para një ore. Në rangimin e muajit shkurt, kuqezinjtë e Gianni De Biasit pozicionoheshin në vendin e 55-të, ndërsa sot në vendin e 54-të, duke lënë pas kombëtare si: Norvegji, Paraguaj apo Korenë e Jugut.

Zvicra ka zbritur nga pozita e gjashta në ranglistën e publikuar në muajin shkurt, një pozitë më poshtë, duke u parakaluar nga Uruguaji, ndërsa Italia ruan vendin e tetë.

Katër vendet e para janë të njëjtat si më parë: Spanja kryeson pas muajsh, madje vitesh të tëra, e ndjekur këmba këmbës nga Gjermania, Argjentina dhe Portugalia. 

Me një vend është rritur edhe Belgjika, duke nxjerrë kombëtaren e Holandes nga pozita e dhjetë për të hyrë vet në mesin e Top 10-shes sipas FIFA-s.


Xh.V.
Nga data 15 dhe 16 mars, volejbollistët dhe volejbollistet e superligës së Kosovës startojnë me edicionin e ri pranveror të stinorit 2013/2014, në dy konrkurrencat.
Periudhën e pushimit dimëror, disa skuadra e kanë shfrytëzuar për përgatitje sa më të mirë dhe përforcime me lojtarë. Mësohet se përforcimet më interesante ka bërë KV “Skënderaj” në konkurrencën e femrave, duke aktivizuar dy lojtare nga Bullgaria, Kristina Dimitrova dhe Ilina Vasileva.
Kjo skuadër që mban pozitën e tretë në tabelë, këtë fundjavë do të udhëtojë në Gjilan ku do të takohet me liderin e renditjes tabelare, skuadrën e Drites, e cila, ndonëse nuk ka bërë përforcime, njihet si skuadër me traditë dhe shumë cilësore, ndaj kjo ndeshje cilësohet edhe si kryendeshje e kësaj jave. 
Orari i ndeshjeve të xhiros XI-të – Konkurrenca e meshkujve:
Xhiro e XI-të   15/16/mars/2014
Theranda - Luboteni         E Shtunë në ora 18:00 në Therandë,
Besa - Ferizaj    
Drenica- R&Rrukolli  e lirë
Xhiro e XI-të   15/16/mars/2014 (Konkurrenca e femrave)
Kastrioti – Flaka, E Shtunë, ora 15:00 në Ferizaj
Drita -  Skenderaj, E Dielë, ora 17:00 në Gjilan,

Univ. AAB  - Prishtina