22.3.14

Futbollisti i Realit dhe kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka vendosur t’i argëtojë me ngjarjen botërore të futbollit, familjen dhe të afërmit duke i marrë me vete në Brazil.

Mediat franceze citohen të kenë raportuar se Ronaldo ka vendosur që për familjen e tij të gjërë të aranzhojë katër aeroplanë privat. Ai së bashku me ekspeditën e futbollistëve dhe stafin e Kombëtares Portugeze do të udhëtojë më 7 qershor drejt qytetit Kampinas ku do të koncentrohet kontigjenti i kësaj përfaqëuese.

Disa ditë më vonë katër aeroplan në këtë qytet brazilian do të sjellin të afërmit e tij. Portugalia është pjesë e grupin “G” në botërorë së bashku me Gjermaninë, Ganën dhe SHBA-të. Ndeshjen e parë në kuadërtë grupeve portugezët e zhvillojnë kundër Gjermanisë më 16 qershor.
Botërori fillon më 12 qershor dhe përfundon më 13 korrik.
Xh.V.

0 comments:

Post a Comment