24.3.14

David Moyesit asgjë nuk po i shkon për së mbari këtë edicion garash. Pasi ka eliminuar në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve skuadrën greke, Olympiakos dukej sikur qerrja e skuadrës Angleze po merrte drejtimin e duhur për t’u rikthyer në formën e dikurshme, por gjërat dolën sërish nga binarët kur u kuptua kishte pësuar lëndim serioz në gju që do t’i kushtojë me qëndrim jashtë fushës disa javë holandezit, Van Persi, i cili shkëlqeu dhe ktheu ngazëllimin në sytë e tifoëzëve të skuadrës duke shënuar tre gola në atë ndeshje.

Mediat Angleze kanë njoftuar se Van Persi pos që do të mungojë në ndeshjen  e mbetur nga java e 29 –të ndaj rivalit lokal, Manchester City që zhvillohet sot, ai do të mungoj edhe në ndeshjen shumë të rëndësishme në kuadër të Champoions League të cilën skuadra e tij e zhvillon javën e ardhshme. Pos kësaj, në bazë të raportit mjekësor për seriozitetin e lëndimit, është thënë se qendërsulmuesi do të mungojë së paku 6 javë. Me këtë nënkuptohet se Van Persi nuk do të mund të paraqitet edhe në ndeshjen e kthimit eliminues të Champions League që knsiderohet hendikepi më i madh që ka mund t’i ndodhë strategut skocez, Moyes, i cili është shprehur optimist pasi ka kuptuar që për kundërshtar në cerekfinale do të ketë skuadrën numnër 1 në planet, Bayern Munich.
Moyes ka deklaruar se aspak nuk i frikësohet kampionit në fuqi të Champions League nga edicioni i kaluar, Bayern Munich, mirëpo kur kishte bërë këto deklarata ai akoma nuk dinte për seriozitetin e lëndimit të njërit nga futbollistëve më premtues të repartit ofansiv të ‘djajve të kuq’.

Xh.V.
“Ju nuk e dini. Unë e di sa kam hequr ‘të zitë e ullirit’ derisa e kam transferuar. Ai vazhdimisht përsëriste se Manchester është shtëpia e tij. Ishte shumë i lumtur atje me tifozët dhe skuadrën.”

Ish presidenti  i Real Madrid, Roman Kalderon mendon se Cristiano Ronaldo mund të kthehet sërish te Manxhester United. Ronaldo i cili ka shënuar 42 gola këtë kampionat në të gjitha garat, ka qenë i lidhur me një rikthim të mundshëm në ish – skuadrën e tij verën e kaluar para se të nënshkruante kontratë të re me Los Blancos, por Kalderon mendon se ai mund të rikthehet sërish në Old Traford.

“ Në atë kohë ai e konsideronte Fergusonin si një baba dhe cdo gjë në Manchester ishte e bukur për të. Mirëpo , atëbotë dëshironte të transferohej në Madrid dhe të luajë për Realin. Por, vitet e fundit të karrierës ai mbase mund të dëshironte të luante në angli dhe pikërisht në Manchester”, ka thënë Kalderon duke përshkruar detaje që e kishin mundësuar transferimin e  Ronaldos te Real në kohën kur ai ishte shef i skuadrës mbretërore.
24 mars 1919 – Ne Bronxville, Nju Jork, lindi Lawrence Ferlinghetti poet amerikan, piktor, aktivist liberal, botues. Ai është i njohur për “A Coney Island of the Mind” (1958), përmbledhje me poezi, përkthyer në 9 gjuhë, me shitjen e mbi një milion kopjeve. Fragmente nga dy poezi të Lawrence Ferlinghettit

 Poezi si kryengritje
(shqipërim)
 
“Në se do të jesh poet, krijo vepra të afta
për t’u përgjigjur sfidave të kohës apokaliptike,
Ti je Whitman, Poe, Mark Twain, 
Emily Dickinson dhe Edna St Vincent Millay,
Neruda, Majakovski dhe Pasolini,
je amerikan apo jo-amerikan, 
pushtuesit me fjalë mund t’i mposhtësh... "
 
2
Jam duke pritur 
 
jam duke pritur rastin tim 
për rilindjen e një çudie
për dikë që me të vërtetë të zbulojë Amerikën 
dhe të bërtasë 
për zbulimin 
e një kufiri të ri simbolik perëndimor 
për Shqiponjën amerikane
po pres
me të vërtetë të hapë krahët
dhe të fluturojë drejt 
jam duke pritur 
për Epokën e ankthit 
që të bjerë e vdekur 
jam duke pritur
për luftën të luftohet 
për botën e sigurt 
për anarki 
për vyshkjen e 
e të gjitha qeverive
jam gjithmonë në pritje të 
për rilindjen e një çudie.
Ditëve të fundit edhe shtypi Turk ka filluar një fushatë mediale për të përfituar nga shërbimet e supertalentit njomak, Adnan Januzaj, duke cituar babain e tij, i cili mësohet të ketë deklaruar: “Djali im do të zgjedhë Kosovën ose Turqinë”. Ndërkaq mediat Belge raportojnë për një ftesë - ofertë të shpejtë në adresë të Januzaj për botërorin “Brazili 2014”

Sic raportohet nga mediat turke talenti i ri i Mançester Unitedit pritet të zgjedhë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Ditë më parë, selektori i Kombëtares së Futbollit  të Turqisë, Fatih Terim, ka deklaruar se ai dhe drejtuesit e Federatës Turke do të bëjnë cmos që të përvetësojnë supertalentin  Adnan Januzaj.
Januzaj nuk ka zgjedhur ende me cilën kombëtare do të luajë. Ai ka lindur në Bruksel, është formuar tek Anderlehti para se të kalonte në Angli, ndërsa ka luajtur me ekipet e shpresave të Belgjikës. Supertalenti 18-vjeçar ka mundësi të zgjedhë ndërmjet disa shteteve, ndërsa në një aksion në drejtim të tij është lëshuar edhe Turqia.
Sipas medieve turke, babai dhe menaxheri i Januzajt, Abedini, ka bërë të qartë se djali i tij pritet të vendosë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë: “Djali im do të zgjedhë Kosovën ose Turqinë”, raportojnë deklaratën e Abedinit, mediat turke, si “Haberler”, “NTV” etj.
Në anën tjetër mësohet se shtypi belg ka raportuar për një ftesë - ofertë konkrete në adresë të Januzajt që pritet t’i bëhet shumë shpejt për t’iu bashkuar kësaj përfaqësuese në Botërorin e verës,  “Brazilit 2014”.

Xh.V.



Jo po t’dokët! Rri ti rri…
Tipi i ka plotësu numrat  7, 30, 37, 39 e 42 (plus dy numrat shtesë: 5 e 7), të cilët ia kanë sjellë fatin te derat. Mësohet se tiketën e kishte luajtur në lotarinë "Euro Millions".


Njeriu të cilin papritmas e ka vizituar fati i ka qëlluar të gjithë pesë numra, plus dy numrat shtesë në lotarinë “Euro Milions”, për të fituar çmimin e parë prej 31 milionë frangash zvicrane. Merret vesh se kjo është hera e shtatëmbëdhjetë që çmim i parë nga “Euro Millions” shkon në Zvicër, ndërsa për here të parë gjatë këtij viti, pas gjashtëmbëdhjetë fituesëve të mëparshëm, viteve të kaluara.  

Fituesi që këtë fundjavë brenda disa minutash është bërë  pasanik, ka fituar saktësisht 30.953.251.00 franga zvicrane nga një tiketë e blerë të premten pasdite në Zvicrën lindore. 
Hera e fundit kur këtë lotari e kishte fituar një zvicran ishte 23 gushti i vitit të kaluar kur një qytetar tjetër, edhe ai fatlum, madje shumë më fatlum, nga pjesa frankofone e shtetit helvetik, kishte fituar pothuajse tri herë më shumë, saktësisht 115.507.763,75 franga!
Parisi njihet si një nga metropolet më të bukura e romantike, prandaj frekuntohet jashtëzakonsiht nga figura eminente nga mbarë bota. Një nga këto personalitete të famshme botërore që ika rastis këto ditë të qëndrojë në Paris, është edhe aktori Sean Peen, i cili gjatë vizitës së fundit në qytetin e dashurisë është kapur në “flagrancë” duke puthur një grua të gabuar!
Ndërkohë që mediat kishin filluar të konsolidoheshin për të mësuar më shumë për “qiftin e ri” dhe për të sajuar sensacionin medial, shumë shpejt u mor vesh që ishte vetëm një takim miqësor.

Penn është fotografuar derisa përshëndetetej me aktoren e filmit “Blue Is The Ëarmest Colour”, Adele Exarchopoulos, pasi kishin drekuan së bashku, ndaj e dashura e yllit të filmit “Milk”, Charlize Theron nuk ka asnjë arsye të mrakoset për të dashurin sepse Sean pa dashje e ka puthur në dy faqet aktoren 20-vjeqare – një përshëndetje kjo tradicionale në Francë.





Shorti i Ligës së Kampionëve ka vënë përballë dy skuadra tejet të mëdha, por me formë krejtësisht të kundërt. Derisa Bayern Munich po shkatërron gjithçka para vetes, skuadra e Moyes ende nuk është në formën e duhur. Megjithatë në SHBA ky konstatim nuk qëndron, ose së paku amerikanët nuk duan t’ia dinë për formën aktuale të skuadrave rivale cerekfinaliste. Ata kanë favorizuar bindshëm Manchester United në një sondazh të realizuar ku kërkohej të përgjigjeshin në pyetjen se cila nga skuadrat do të kualifikohet për gjysmëfinale të Champions League? 

Pavarsisht nga fakti se futbolli nuk është sporti më i popullarizuar në SHBA, madje nuk hyn as në mesin e disa sporteve që renditen ndër më të popullarizuarat në shtetin më të popullarizuar të botës, aspak nuk do të duhej të quditeshim poqëse amerikanët ia kanë qëlluar me konstatimin paraprak.

Praktika ka treguar që supozimet e atyre që nuk janë të infiltruar apo motivuar drejtpërdrejtë e që vlerësojnë me objektivitet dhe nga këndvështrime të pavarura emocianale, dalin të jenë më të sakta.
Pavarsisht nëse amerikanët do t’ia qëllojnë ose jo, për shqiptarët si miqë të tyre të dëshmuar e të devotshëm, aspak nuk do të ishte hendikep. Nëse sondazhi amerikan del të jetë i saktë, simpatizuesit shqiptarë do t’i gëzoheshin sepse do të fitonte skuadra e Adnan Januzaj, në të kundërtën, sërisht nuk do të kishte arsye që simpatizuesit shqiptarë të mos u ishin mirënjohës amerikanëve. Tifozëria shqiptare s’ka përse të zhgënjehet sepse në atë rast do të fitonte skuadra e shqiptarit tjetër, ajo e Xherdan Shaqirit.

Miqtë mbeten miqë madje edhe në sondazhe!