14.5.14

Tanimë të gjitha kombëtaret janë në vlugun e përgatitjeve strategjike për Kampionat Botëror. Megjithëse në shumë prej përfaqëueseve kampionatet e shteteve të tyre kanë përfunduar javën që kaloi, kurse në një pjesë të madhe të përfaqësueseve kanë mbetur edhe një eventualisht dy xhiro para fundit edicionit aktual, skuadrat përfaqësuese dhe taborret zgjedhore janë në fazën e hartimit të listave të zgjeruara që kryesisht përbëhen nga 30 lojtarë.
Këto lista nuk janë përfundimtare. Strategët e komponimit të formacioneve nëpër shtetet përkatëse kanë mundësi të shoshisin edhe një herë formën aktuale të lojtarëve sepse shumë syresh kanë probleme shëndetësore, disa tjerë kanë pasoja të stërngarkesave nga ndeshjet e ngjeshura të zhvilluara, kurse të tjerë lojtarë kanë problem me formën aktuale të tyre. Shih për këtë, kjo fazë përgatitore u ka shërbyer dhe vazhdon t’u shërbej përzgjedhësve që të përcaktohen definitivisht me përbërjet më të besueshme të tyre, e që, sic ndodhë zakonisht para  Kampionatit Botëror, kjo përzgjedhje shpesh reflekton pakënaqësi individuale.
Megjithatë përzgjedhësit kanë akoma kohë të komponojnë listat përfundimtare që janë të limituara me 23 futbollistë. Këto lista, sipas kritereve strikte të botërorit, duhet të dorëzohen më së largu deri me datën 2 qershor 2014, në ora 24:00.
Një problematikë e tillë që lidhet me sajimin e listave përfundimtare të futbollistëve që do të udhëtojnë në Brazil, po i ndodhë edhe përzgjëdhësit gjerman, Joakim Leë. Strategu gjerman ka hartuar tanimë listën prej 30 lojtarësh dhe agjendën e përfaqësueses së tij, përfaqësuese kjo që si zakonisht konsiderohet njëra nga kombëtaret favorite për të triumfuar në botëror.
Në kuadër të aktiviteteve parapërgatitore që janë parapara të fillojnë më 21 maj, në kampin e trajnimit në Tirolin Jugor. e që do të vazhdojnë deri më 1 qershor kur gjermania do të zhvilloj ndeshjen e fundit provuese – miqësore  - përgatitore në Menchengladbach kundër Kamurunit, më 2 qershor pritet të shpallet lista definitive e selektorit gjerman me emrat e 23 futbollistëve, të cilët, më pas, saktësisht më 6 qershor, do të zhvillojnë edhe një ndeshje tjetër revyale, të fundit para botërorit, atë të karakterit humanitar në Mainz kundër Armenisë, për të udhëtuar vetëm një ditë më pas nga Frankfurti drejt Brazilit.Xh.V.
ua me = � k q � ~ 荃 shumë gjasa për t’u kërkuar në një lidhje dhe kanë dëshirë të shpenzojnë më shumë për të. Kjo ndodh sepse njerëzit janë të ndikuar nga simbolet kulturore, si Dita e Shën Valentinit, që e lidhin me ngjyra romantike, dhe me instinktet që lidhin ngjyrat me seksin.

3. Vlerësimi i tipareve
Kur femrat janë duke pëshpëritur tërheqin më shumë vëmendjen e meshkujve, pasi ata ndjekin lëvizjet e buzëve të tyre. Kjo synon të vihet re edhe simetria e fytyrës. Shpjegim biologjik: Një djalë simetrik ka më pak të ngjarë të ketë defekte gjenetike dhe mund të jetë një mik i mirë.
4. Besojeni partnerin kur bën disa veprime
Një mashkull instinktivisht, në mënyrë të pandërgjegjshme pozicion kërthizën e tij, barkun, ndaj gruas kur ai është shumë i tërhequr nga ajo, apo ndjen shumë për të edhe e nëse ai është duke folur me dikë tjetër.
5. Ai tregon gjithçka
Një javë ju mund të ndjeni tërheqje për djalë joshës në palestër, por javën e ardhshme mund të tërhiqeni nga një fqinj. Kjo mund të jetë për shkak ovulacionit te gratë që preferojnë burrat me tipare mashkullore, i cili do ta bënte më të fortë, fëmijë më të shëndetshëm.
6. Stresi balancon tërheqjen seksuale
Një djalë me një nivel të lartë ankthi ose gjendje të vështirë ka më shumë gjasa për të marrë një vendim në lidhje me ju. Hulumtuesit kanë përcaktuar se si adrenalina luan rol në tërheqjen për të vendosur në lidhje me një femër, për të kërkuar qëndrueshmërinë. Kjo për shkak kushteve të larta të stimulimit që rrit tërheqjen seksuale.
7. Madhësia
Ju mund të tregoni shumë për anën seksuale të partnerit tuaj dhe pjellshmërisë së tij. Meshkujt me shpatulla të gjerë dhe që kanë një gjoks të ngurtë kanë një rrezik më të vogël shëndetësor, duke i bërë ata shokë të mirë. Ndërkohë, disa djem kanë nivele të ulëta të testosteronit. Testosteroni i ulët çon në një aftësi më të ulët seksuale dhe pjellori të ulët.
8. Një shenjë që mund të jetë dashuri
Nëse ju dhe nëna e djalit që ju doni dukeni të ngjashme, ka një shans të mirë që kjo do të funksionojë në mes ju të dyve. Djemtë janë kanë më shumë gjasa të pëlqejnë femrat me strukturën e kockave të ngjashme me nënat e tyre. Është quajtur “ndikimi seksual” dhe sugjeron se tek fytyrat ne gjejmë tërheqje, si ato mimika që kemi vendosur në mendje në fëmijëri.
9. Rregulli 5 në 15
Nëse një person ju prek dude ju 5 herë në 15 minuta, ai është totalisht i interesuar për ju. Një burrë do të gjejë arsye për të vënë duart e tij mbi ju për të parë se si ju do përgjigjeni. Ai mund të prekë krahun tuaj, fut një pjesë të flokëve prapa veshit, ose luaj me gjerdanin tuaj.
10. Ku duket që e keni pushtuar
Kur një djalë pasqyron lëvizjet tuaja, ai ju thoshte pandërgjegjshmërisht se është i interesuar për ju. Ulur të njëjtën mënyrë si ju, duke bërë të njëjtat lëvizje duarsh dhe anon kokën e tij në drejtim të njëjtë me ju, tregon se ju e keni pushtuar. Dhe nëse ai lëpin buzët e tij, pasi ju lëpini tuajat, kjo është një shenjë definitive e dëshirës.


Burimi: Shoqata Psikologjike Amerikane
Lidhjet në çift, si ndikojnë ngjyrat dhe aromat në zgjedhjen tuaj?

Më poshtë jepen disa fakte të reja lidhur me mënyrën sesi ndodh tërheqja seksuale dhe disa faktorë që vijnë në lojë kur duhet të zgjidhni një shok apo madje edhe vetëm një bashkim. Çfarë tregojnë sjelljet e tij, si ndikojnë ngjyrat dhe aromat në zgjedhjen tuaj. Ju intrigon? Lexoni 10 fakte të mbledhura nga ekspertët.
1. Aroma juaj duhet të jetë pjesë e zgjedhjes
Përzierje e livandos dhe kungullit më sa duket i tërheq meshkujt. Por, ju nuk duhet të piqni një byrek dhe të mbysni veten në aromë livandoje. Ju mund të krijoni kombinim me ndriçim dy qirinj ose spërkatje me këtë aromë në qafën tuaj.
2. Meshkujt zgjedhin femrat që përfaqësojnë ngjyrat më të dëshirueshme
Një grua me të kuqe ka më shumë gjasa për t’u kërkuar në një lidhje dhe kanë dëshirë të shpenzojnë më shumë për të. Kjo ndodh sepse njerëzit janë të ndikuar nga simbolet kulturore, si Dita e Shën Valentinit, që e lidhin me ngjyra romantike, dhe me instinktet që lidhin ngjyrat me seksin.
3. Vlerësimi i tipareve
Kur femrat janë duke pëshpëritur tërheqin më shumë vëmendjen e meshkujve, pasi ata ndjekin lëvizjet e buzëve të tyre. Kjo synon të vihet re edhe simetria e fytyrës. Shpjegim biologjik: Një djalë simetrik ka më pak të ngjarë të ketë defekte gjenetike dhe mund të jetë një mik i mirë.
4. Besojeni partnerin kur bën disa veprime
Një mashkull instinktivisht, në mënyrë të pandërgjegjshme pozicion kërthizën e tij, barkun, ndaj gruas kur ai është shumë i tërhequr nga ajo, apo ndjen shumë për të edhe e nëse ai është duke folur me dikë tjetër.
5. Ai tregon gjithçka
Një javë ju mund të ndjeni tërheqje për djalë joshës në palestër, por javën e ardhshme mund të tërhiqeni nga një fqinj. Kjo mund të jetë për shkak ovulacionit te gratë që preferojnë burrat me tipare mashkullore, i cili do ta bënte më të fortë, fëmijë më të shëndetshëm.
6. Stresi balancon tërheqjen seksuale
Një djalë me një nivel të lartë ankthi ose gjendje të vështirë ka më shumë gjasa për të marrë një vendim në lidhje me ju. Hulumtuesit kanë përcaktuar se si adrenalina luan rol në tërheqjen për të vendosur në lidhje me një femër, për të kërkuar qëndrueshmërinë. Kjo për shkak kushteve të larta të stimulimit që rrit tërheqjen seksuale.
7. Madhësia
Ju mund të tregoni shumë për anën seksuale të partnerit tuaj dhe pjellshmërisë së tij. Meshkujt me shpatulla të gjerë dhe që kanë një gjoks të ngurtë kanë një rrezik më të vogël shëndetësor, duke i bërë ata shokë të mirë. Ndërkohë, disa djem kanë nivele të ulëta të testosteronit. Testosteroni i ulët çon në një aftësi më të ulët seksuale dhe pjellori të ulët.
8. Një shenjë që mund të jetë dashuri
Nëse ju dhe nëna e djalit që ju doni dukeni të ngjashme, ka një shans të mirë që kjo do të funksionojë në mes ju të dyve. Djemtë janë kanë më shumë gjasa të pëlqejnë femrat me strukturën e kockave të ngjashme me nënat e tyre. Është quajtur “ndikimi seksual” dhe sugjeron se tek fytyrat ne gjejmë tërheqje, si ato mimika që kemi vendosur në mendje në fëmijëri.
9. Rregulli 5 në 15
Nëse një person ju prek dude ju 5 herë në 15 minuta, ai është totalisht i interesuar për ju. Një burrë do të gjejë arsye për të vënë duart e tij mbi ju për të parë se si ju do përgjigjeni. Ai mund të prekë krahun tuaj, fut një pjesë të flokëve prapa veshit, ose luaj me gjerdanin tuaj.
10. Ku duket që e keni pushtuar
Kur një djalë pasqyron lëvizjet tuaja, ai ju thoshte pandërgjegjshmërisht se është i interesuar për ju. Ulur të njëjtën mënyrë si ju, duke bërë të njëjtat lëvizje duarsh dhe anon kokën e tij në drejtim të njëjtë me ju, tregon se ju e keni pushtuar. Dhe nëse ai lëpin buzët e tij, pasi ju lëpini tuajat, kjo është një shenjë definitive e dëshirës.


Burimi: Shoqata Psikologjike Amerikane
Trajneri i ekipit të Kroacis, ish futbollisti i spikatur i kësaj kombëtare, i cili pjesën dërmuese të karrierës prej futbollisti e kaloi në gjermani, konkretisht në Hertha Berlin, Bayern Munich, Bayern Lewerkusen-it etj,  Niko Kovaç, sapo ka bërë publike listën e përkohshme të lojtarëve për Kupën e Botës 2014, e cila starton më 12 qershor në Brazil, pikërisht me ndeshjen e parë që kjo përfaqësuese e zhvillon kundër nikoqirit, Brazilit.
Në listën e përbërjes së Kovac-it  gjendet edhe Luka Modric, i cili ka impresionuar shumë herë tek skuadra mbretërore, Real Madrid, si dhe qendërsulmuesi i Bayern Muchen, Mario Mangjukic.
Nga kjo listë prej 30 futbollistëve, Niko Kovac do të reduktoj numrin në 23, aq sa janë të paraparë sipas kritereve të botërorit
Skuadra e përkohshme e Kroacis: 
Portierët: Stipe Pletikosa (Rostov), Danijel Subasic (Monaco), Oliver Zelenika (Lokomotiva).
Mbrojtësit: Igor Bubnjic (Udinese), Vedran Corluka (Lokomotiv), Dejan Lovren (Southampton), Danijel Pranjic (Panathinaikos), Gordon Schildenfeld (Panathinaikos), Darijo Srna (Shakhtar), Ivan Strinic (Dnipro), Domagoj Vida (Dynamo Kyiv), Sime Vrsaljko (Genoa).
Mesfushorët: Marcelo Brozovic (Dinamo), Milan Badelj (Hamburg), Mateo Kovacic (Inter), Niko Kranjcar (QPR), Ivan Mocinic (Rijeka), Luka Modric (Real Madrid), Mario Pasalic (Hadjuk), Ivan Rakitic (Sevilla), Jorge Sammir Cruz Campos (Getafe), Ognjen Vukojevic (Dynamo Kyiv)

Sulmuesit: Duje Cop (Dinamo), Eduardo (Shakhtar), Ivo Ilicevic (Hamburg), Nikica Jelavic (Hull City), Mario Mandzukic (Bayern Munich), Ivica Olic (Wolfsburg), Ivan Perisic (Wolfsburg), Ante Rebic (Fiorentina).Xh.V.
Filmi Grace of Monacodo të hapë edicionin e 67-të të festivalit më prestigjioz botëror të industrisë kinematografike,Caness 2014. Ky film, në të cilin rolin kryesor, atë të Princeshës së Monakos, të vdekur aksidentalisht në vitin 1982, e luan aktorja e famshme, Nicole Kidman, është realizuar nga regjisori francez me nam, Olivier Dahan, i njohur për hit-in  e tij të mëhershëm  kinematografik kushtuar këngëtares së famshme, Edith Piaf.



Një vecori tjetër që ka karakterizuar këtë film, ka qenë mosmarrveshja mes producentit dhe regjisorit për ekskluzivitetin e distribuimit. Kjo mosmarrëveshje ka qenë mollë sherrie që për pasojë është cilësuar mjaft skandaloze nga mediat për shkak të kontestit të të drejtave të distribuimit, ekskluzivitet ky i producentit, Harwey Weynston, por që sipas ligjeve franceze ka qenë enigma, ngase ligjet në fuqi nuk i mohojnë të drejtat as regjisorit në këtë aspekt.
Ndonëse prodhuesit e filmit dhe regjisori kanë njoftuar se zënkat dhe kontestimet përfundimisht janë zgjidhur, megjithatë filmi nuk ka kaluar lehtë nga kritika franceze e ajo botërore!   
Tetëmbëdhjetë filma nga regjisorë botërorë, në mesin e të cilëve edhe filma nga Mauritania e Japonia e largët, përbëjnë konkurrencën e Cannes 2014për cmimin kryesor të festivalit, Palma e artë, nga më të vlerësuarit për prurjet e vecanta nga bota e filmit.
Disa nga vecoritë tjera që do të karakterizojnë këtë festival, janë edhe pritjet e orgazatorit që pretendon se do të vizitohet nga 127 mijë vizitues, 3 mijë profesionistë të akredituar, 4 mijë gazetarë botërorë si dhe 700 teknikë.  
Një numër i madh mysafirësh e konkurrentësh të drejtpërdrejtë, kanë arritur që dje  në Cannes, ndërsa mësohet që ka nga ta të cilët për më shumë se 20 vjetë janë pjesë e rregulllt e ngjarjes më të vlerësuar të botës filmit,festivalit prestigjioz të Cannes.

Juria e festivalit përbëhet nga 9 anëtarë, kryesuar nga Stiven Spilberg, kurse festivali do të zgjasë nga sot deri më 26 maj kur përfundimisht mësohen emrat e fituesëve në ceremonin zyrtare të ndarjes së cmimeve.Xh.V.
Vetëm disa orë pasi selektori i Kombëtares Franceze, Didier Teshamps ka bërë publike listën e emrave të përfaqësueses tij për botërorin e Brazilit dhe lënien jashtë kësaj liste të futbollistit të Manchester City-t, Samir Nasri, nuk kanë munguar komentet frustruese në adresë të tij.
Njëra nga më të pakënaqurat, e cila ka shfaqur hapur frustimin e saj me këtë vendim, është e dashura e futbollistit, Anara Atanes, e cila nuk ka hezituar të adresojë fyerje të rënda në adresë të përzgjedhësit Deshamps dhe vet shtetit francez. Anara Atanes është një modele britanike, ndërsa është shprehur shumë e pakënaqur me vendimin e përzgjedhësit të Francës për ta lënë jashtë kombëtares të dashurin e saj, 26-vjeçarin Samir Nasri.
Në rrjetin social Twitter, ajo e ka cilësuar shtetin Francez dhe trajnerin Didier Deschamps me një fjalor shumë banal. "Francë e ndyrë, Dechamps i ndyrë, çfarë menaxheri ndyrësirë". "Në rast se nuk e lexuat cicërimën time të mëparshme...  po e përsëris…  Francë e ndyrë, Deschamps i ndyrë". "Të jemi të qartë, nuk jam e pikëlluar sepse do ta kem të dashurin tim dy muaj të plotë pranë vetes. Mendoj se respekti ka një nivel të caktuar", ka shkruar Anara.

26 vjeqari Nasri është një futbollist cilësor dhe vendimi i djeshëm i  Deshamps  është pritur me rezerva të theksuara edhe nga mediat franceze. Po t’I referohemi shënimeve në Ëikipedia mësohet se Samir Nasri që nga viti 2002, atëbotë si 15 vjeqarë, ka qenë pjesë aktive e përfaqësueses U 16 të Francës, duke mos u larguar asnjherë nga grupmoshat e mëpastajme U 17 (2003 – 2004), U 18 (2004 – 2005), U 19 (2005 – 2006), U 21 (2006 – 2007), për të kaluar më pas në përbërjen e parë të përfaqësueses tij, duke shënuar 5 gola në 41 ndeshje sa ka zhvilluar gjithsej, që nga viti 2007 e këtej.Xh.V.
Kombëtaret përfaqësuese që kanë fituar të drejtën të hyjnë në mesin e 32 skuadrave për Kampionat Botërorë, janë në vlugun e përgatitjeve dhe komponimeve finale të përbërjeve të tyre, me të cilat do të shpresojnë të arrijnë rezultate sa më të mira.
Tanimë kanë bërë publike listat e lojtarëve shumë prej tyre, në mesin e të cilëve sot ka prezantuar listën e tij edhe selektori i Kombëtares së Francës, Didier Deschamp. Ai ka grumbulluar skuadrën për herë të parë, kur kanë mbetur më pak se një muaj para fillimit të Kampionatin Botëror 2014.
Kjo është lista zyrtare e 23 lojtarëve të cilët do të paraqiten në Botëror ndërsa, në këtë listë mungojnë lojtarët si, Nasri, Sanogo, Gameiro, teksa Erick Abidal ka treguar se është pensionuar nga kombëtarja franceze.
Lista e plotë: 
Portierët: Lloris, Mandanda, Landreau.
Mbrojtësit: Debuchy, Sagna, Koscielny, Sakho, Varane, Mangala, Digne, Evra.
Mesfushorët: Cabaye, Grenier, Matuidi, Mavuba, Pogba, Sissoko, Valbuena.
Sulmuesit: Benzema, Giroud, Griezmann, Ribery, Remy. Xh.V.
Edhe Argjentina ka grumbulluar 30 lojtarët me në krye  Lionel Messi-n, të cilët do ta përfaqësojnë në Kampionatin Botëror “Brazil 2014”. 
Kjo është lista e gjërë preliminare me 30 lojtarët , kurse 7 prej tyre do largohen pasi lista finale do publikohet më 16 maj, ndërkohë vlen të theksohet se Carlo Tevez, Javier Pastore dhe Erik Lamela nuk janë përfshirë në kombëtaren e Argjentinës.
Lista e plotë: 
Portierët: Romero, Andujar, Orion. 
Mbrojtësit: Garay, Fernandez, Zabaleta, Rojo, Basanta, Campagaro, Otamendi, Demichelis, Mercado, López. 
Mesfushorët: Gago, Biglia, Mascherano, Banega, Di Maria, Rodriguez, Alvarez, Fernandez, Perez, Sosa, Rinaudo. 
Sulmuesit: Aguero, Messi, Higuain, Lavezzi, Palacio, Di Santo.Xh.V.