22.4.14

Lajmi për suspendimin e trajnerit, David Moyes nga bankina e të parit të Manchester UTD ka bërë jehonë të paparë nëpër media botërore. Duket që një gjë e tillë është pritur prej kohësh nga tifozëria e skuadrës që supozohet të jetë pak më pak se 1 miliardë në mbarë botë e pak më shuëm se 700 milion.
Skuadra më e pasur e rruzullit tokësorë nuk ka kaluar pa u vënë në shënjestër edhe të agjencive prestigjioze botërore si “BBC”.

Kjo e përditshme vë në focus influencën e strategut Ferguson, i cili kur iku nëntë muaj më parë ua preferoi drejtuesve të skuadrës pikërisht Moyesin. Ndaj prestigjiozja BBC thekson se hierarkia e Manchestr-it ka bërë më të mirën e mundshme për të vlerësuar një propozim të tillë nga njeriu që e shkroi me shkronja të arta historinë e më shumë se një dekade e gjysmë, duke nënshkruar një kontratë gjashtvjeqare me Moyesin, sipas sygjerimeve të Fergusonit, I cili e kishte parë si pasardhës të denjë të tij. Por kjo doli të jetë një parashikim jo i qëlluar për c’gjë edhe vet Ferguson duhet të bartë pjesën e fajit të tij, thot Phil McNulty : “Sir Alex Ferguson  duhet të marrë pjesën e fajit " në Manchester United , " i cili vlerëson se miratimi i tij që Moyes të drejtoj timonin e skuadrës ka qenë një provë e dështuar dhe me plotë të meta.

Kulmi i marifeteve të Moyesit duket të ketë arritur ‘pikën kritike’ pas humjes së fundjavës nga ish skuadra e dikurshme e tij, Everton për c’gjë ka qenë shumë e kobshme për të gjithë drejtuesit e skuadrës dhe më gjërë duke mos pa dritë në fund të tunelit të itinerarit të skuadrës nën drejtimin e timonierit të quajtur David Moyes. Kjo duket të ketë shkaktuar pezmin e patolerueshëm të pronarëve të Manchester UTD, të cilët më në fund i dhanë fund duke ndërprerë aventuarat e tij.


Kësaj i ka kontribuar edhe vet deklrata e Moyes, i cili citohet të ketë folur për aspekte të një ‘performance të ndyrë’ në humbjen 2-0 nga Everton, duke konfirmuar dyshimin e mëparshëm se ai nuk mund të realizojë standardet e kërkuara të skuadrës dhe kërkesat e tifozëve qindramilionësh.Xh.V.
Rhonda Byrne 

Kur zbulova Sekretin, doja të dija opinionin e shkencës dhe të fizikës për sa i përket kësaj njohjeje. Ajo që zbulova ishte absolutisht mahnitëse. Një prej gjërave më entuziazmuese të të jetuarit në këtë kohë është që zbulimet e Fizikës së kuanteve dhe shkencës së re janë në harmoni të plotë me mësimet e sekretit dhe me ato që mësuesit e mëdhenjë kanë ditur gjatë gjithë rrjedhës së historisë.



Në shkollë nuk kam studiuar ansjëherë shkencë apo fizikë, por, prapseprapë, kur lexoja libra të ndërlikuar mbi fizikën e kuanteve, i kuptoja në mënyrë të përsosur, sepse doja t’i kuptoja. Studimi i fizikës së kuanteve më ka ndihmuar të kuptoj më në thellësi sekretin, në një këndvështrim energjik. Bindja e shumë njerëzve përforcohet kur ata shohin ndërsjellshmërinë perfekte mes njohjes së sekretit dhe teorive të shkencës së re.

Më lejo të shpjegoj se si ti je kulla më e fuqishme e transmetimit në univers. Thënë me fjalë të thjeshta, gjithë energjia dridhet në një frekuencë. Duke qenë energji, edhe ti dridhesh në një frekuencë që përcaktohet  nga ajo cka ti mendon dhe ndien. Të gjitha gjërat që do, janë bërë nga energjia. Edhe ato dridhen. Gjithcka është energji.

*
Këtu hyn faktori “Surprizë”. Kur mendon për atë që do dhe e emeton këtë frekuencë, bën që energjia e asaj cfarë dëshiron të dridhet në atë frekuencë dhe të tërheq drejt teje! Kur përqëndrohesh në atë që dëshiron, ndryshon dridhjen e atomeve të asaj gjëje dhe bën të dridhet drejt teje. Ti je kulla më e fuqishme e transmetimit në univers, sepse të është dhënë fuqia  për ta përqëndruar energjinë tënde nëpërmjet mendimeve tua dhe të ndryshosh  dridhjet e gjërave në të cilat je përqëndruar, që më pas i tërheq magnetikisht drejt vetes.
Kur mendon dhe i ndien gjërat e mira që dëshiron, je futur menjëherë në atë frekuencë, e cila më pas bën të dridhet drjet teje energjia e tyre dhe ato shfaqen në jetën tënde.
Ligji i tërheqjes thotë se të ngjashmit tërheqin të ngjashmit. Ti je një magnet energjie, ndaj dhe energjetizon elektrikisht gjithcka drejt teje, energjetizon elektrikisht veten drejt gjërave që dëshiron. Qeniet njerëzore e administrojnë energjinë e tyre magnetizuese, sepse askush jashtë tyre nuk mund të mendojë ose të ndiejë për ta dhe të janë mendimet e ndjenjat ato që krijojnë frekuencat tona.

Nga cdo këndvështrim që ta shohësh, rezultati është gjithmon i njëjtë. Ne jemi NJË. Jemi të gjithë të lidhur dhe jemi pjesë e Fushës energjike unike, e Mendjes supreme unike, e Vetëdijes unike ose e Burimit krijues unik. Quaje si të duash, por jemi të gjithë Një.
Universi është rezerva universale dhe furnizuesi i gjithckaje. Cdo gjë që vjen nga universi transportohet tek ti nga një ligj i tërheqjes nëpërmjet njerëzve, rrethanave dhe ngjarjeve. Është ligji që të lejon të tërheqësh nga rezervat e pafundme. Kur emeton frekuencën e përkryer të asaj që dëshiron, do të tërheqësh njerëzit, rrethanat dhe ngjarjet e përkryera!

*
Nuk janë njerëzit ata që japin gjërat që dëshiron. Nëse i përmbahesh kësaj bindje të rreme, do të përjetosh mungesa sepse e sheh botën e jashtme dhe njerëzit si rezervë. Rezervat e vërteta janë fusha e padukshme, nëse ti e quan atë univers, Mendje supreme, Zot, Inteligjencë infinite apo cfarëdo tjetër. Sa herë që merr dicka, kujto që e ke tërhequr nëpërmjet ligjit të tërheqjes, duke qenë në frekuencë dhe në harmoni me rezervën.
Inteligjenca universale, që përhap gjithcka, ka vënë në lëvizje njerëz, rrethana dhe ngjarje, me qëllim që të ta jap ty atë gjë, sepse kështu funksionon ligji.

*
Nëse kjo të jep përshtypjen se duhet të punosh shumë për ta nxjerrë atë nga e padukshmja në të dukshme, provo këtë mënyrë të shkurtër: Shikoje atë që dëshiron si të ishte fakt absolut. Kjo do të bëjë që ajo që ti dëshiron të realizohet me shpjetësi të dritës. Në castin që kërkon, objekti i dëshirave tuaja është fakt në fushën shpirtërore universale dhe ajo fushë është gjithcka që ekziston. Kur përcepton dicka në mendjen tënde, dije që bëhet fjalë për një fakt dhe që do të realizohet pa dyshim.

Sekreti është brenda teje. Sa më shumë që ta përdorësh fuqinë që gjendet brenda teje, aq më shumë do të tërheqësh. Do të arrish në një pikë ku nuk do të kesh më nevojë ta praktikosh, sepse ti vet do të jesh fuqia, perfeksioni, mencuria, inteligjenca, dashuria dhe gëzimi.

* Toka rrotullohet rreth orbitës së saj për ty. Oqeanet ngriten dhe ulen për ty. zogjtë këndojnë për ty, Dielli lind dhe perëndon për ty. Yjet dalin për ty. Gjithcka është për ty, cdo gjë e bukur që sheh, cdo përvojë e mrekullueshme që përjeton. Hidh një sy përreth. Asgjë nga ato që të rrethojnë, nuk mund të ekzistojnë pa ty. Pavarsisht se cfarë ke menduar se ke qenë, tani e di të vërtetën se kush je realisht. Je padroni i universit. Je trashëgimtari i mbretërisë. Je perfeksioni i jetës. Dhe tani e di sekretin.
Gëzimi qoftë mbi ty!

*Sa më shumë të përdorësh fuqinë që gjendet brenda teje, aq më shumë do të tërheqësh atë.

* Të mendosh se nuk ka gjëra të mjaftueshme është sikur të shohësh imazhet e jashtme dhe të mendosh se gjithcka vjen nga jashtë. Kur bën këtë, me shumë siguri do të shohësh vetëm munges dhe kufizim. Tani e di që asgjë nuk e ka origjinën nga jashtë dhe që gjithcka lind nëse e mendon dhe ndien nga brenda. Mendja jote është forcë krijuese e të gjitha gjërave. Atëherë si mund të ketë mungesa? Është e pamundur. Aftësia jote për të menduar është e pafundme, poashtu edhe gjërat që mund t’i materializosh me mendimet tuaja janë të pafundme. Kjo vlenë për të gjithë. Kur e di me të vërtetë këtë, mendon me një mendje që është e vetëdishme për natyrën e saj të pafundme.
 Asgjë nuk është e fundme – as burimet dhe asgjë tjetër. Gjërat janë të fundme vetëm në mendjen njerezore. Kur i hapim mendjen fuqisë krijuese të pafundme, ndjellim bollëkun dhe shohim e përjetojmë një botë krejtësisht të re.
* Kur zbulova sekretin, vendosa të mos shihja më lajme apo të lexoja gazeta, sepse nuk më bënin të ndihesha mirë. Shërbimet informative dhe gazetat nuk duhet fajësuar aspak se transmetojnë lajme të këqija. Duke qenë bashkësi globale, përgjegjësia është jona. Ne blejmë më shumë gazeta kur në faqen e parë ka një tragjedi të madhe. Shikueshmëria në kanalet informative rritet në maksimum sa herë ka një katastrofë kombëtare ose ndërkombëtare. Prandaj gazetat dhe shërbimet informative na japin më shumë lajme të këqija, sepse ne këtë kërkojmë si shoqëri. Mjetet e informacionit janë efekti, kurse ne jemi shkaku. Është thjesht ligji i tërheqjes në veprim!
Shërbimet informative dhe gazetat do ta ndryshojnë llojin e lajmeve që na transmetojnë kur ne të transmetojmë një sinjal të ri e të përqëndrohemi në atë që dëshirojmë.


Luaj shah, argëtohu, lexo vazhdimisht (ama korrekt, jo me lajka), kurdo e kudo që ke mundësi, sepse në fund të jetës, mbase do të kesh më të lehtë derisa kujton castet e bukura nëpër të cilat ke kaluar me mrekullitë e pafundme që sjellë loja e shahut, sesa të kujtosh sa kokrra gruri ke numruar… .

Shahu është njëra nga lojrat më të vjetra të njerëzimit. Luhet shekuj me radhë. Për këtë lojë ekzistojnë legjenda të ndryshme.
Një nga legjendat është edhe kjo:
Për ta kuptuar nuk është e domosdoshme të dini të luani shah. Mjafton të dini se loja e shahut luhet në një pllakë katrore, e cila ka 64 fusha – katrorë të vegjël.
Kur Mbreti Sheram u njoh me lojën dhe mësoi të luaj, mbeti i mahnitur dhe ngazëllyer me bukurinë e lojës. Duke e ditur se këtë lojë e ‘zbuloi’ njëri nga njerëzit e tij, urdhëroi që ta gjejnë dhe ta sjellin para tij që personalisht ta shpërblente.
Zbuluesi i cili quhej Seta, i veshur modest, shumë shpejt u gjend përballë tij.
Qysh në dukje të parë bënte përshtypjen se mezi ia dilte të mbijetonte nga të ardhurat që merrte nga nxënësit që mësonte. 
“Dua të të shpërblej denjësisht Seta, për lojën e përkryer që ke gjetur (zbuluar)”, i tha mbreti.
Njeriu i urtë u përul në shenjë respekti e falënderimi.
“Jam mjaft i pasur dhe mund të plotësoj cdo dhëshirë tuaj”, vazhdoi mbreti. Trego, cilin shpërblim dëshiron më së shumti dhe do ta fitosh”.
Seta heshti…
 “Mos ngurro”, e inkurajoi mbreti, thuaj dëshirën tënde! Asgjë nuk do të më dhimbset të ta plotësoj”.

 Është e madhe zemërgjersia juaj, por më jepni kohë të mendoj e pastaj do t’u përgjigjem. Nesër, pasi të mendoj mirë do t’u them dëshirën që kam”.
Ditën tjetër Seta erdhi para mbretit dhe e befasoi me një kërkesën shumë të cuditshme:
“Mbreti ynë fisik”, tha Seta: “Urdhëroni që për katrorin e parë të tabelës së shahut të më japin një kokërr gruri…”
“Një kokërr të thjeshtë gruri?!, pyeti i befasuar mbreti.
“Po mbreti ynë fisnik. Për fushën e dytë urdhëroni që të më japin plus dy kokrra gruri, për fushën e tretë plus 4 kokrra, për të katërtën plus 8 kokrra gruri, për të pestën plus 16 kokrra gruri, për të gjashtën plus 32 kokrra gruri…”
“Mjaft”, e ndërpreu i hidhëruar mbreti. “Do të marrësh kokrra për të gjithë 64 fushat e tabelës së shahut sipas dëshirës: Për cdo fushë dy herë më shumë se fushën paraprake. Mirëpo të dish se dëshira yte nuk është e denjë për bujarinë time. Si mësues që je ke mundur të tregosh më shumë respekt dhe mirëkuptim për zemërgjersinë që kam dhe të mos fyesh kësisoj mëshirën time, e njëherit të tregosh kujdes e respect për mirësinë e mbretit tuaj. Dil jashtë! Shërbëtorët e mi do të të sjellin thesin me grurë.”
Seta me një buzëqeshje të kehtë në vete doli jashtë dhe në kopshtin e pallatit priste shpërblimin e premtuar…!


Gjatë kohës së drekës mbreti u interesua nëse Seta kishte marrë shpërblimin që dëshironte.
“Mbreti ynë fisnik” iu përgjigjën, “Urdhërat tuaja janë duke u zbatuar. Matematikanët logaritës janë duke punuar për të nxjerrë numrin përfundimtar të kokrrave të grurit që i takojnë Setës”.
Mbreti në fillim u frikësua nga të paprituart eventuale, më pas u fytyra e tij shfaqte një lloj habie e befasie sepse nuk ishte mësuar që urdhërat e tij të zbatoheshin aq ngadal. Në mbrëmje, pak para fjetjes mbreti edhe një herë u interesua nëse e kishte dalë nga kopshti i pallatit Seta me thesin e tij të grurit.
“Kujdestari ynë i madhërishëm”, iu përgjigjën ndihmësit: “Matematikanët tuaj janë duke punuar vazhdimisht, pa pushim, dhe besojnë që deri në mëngjes do të përfundojnë me logaritjen.”
 “Pse po zvarriteni me atë dorëzim të shpërblimit?!” u bërtiti me zemrim mbreti.
“Nesër para agimit, të gjitha, deri në kokrrën e fundit duhet t’i jepen Setës! Unë dy herë nuk urdhëroj, kuptuat?!”
Të nesërmen, herët në mëngjes, para agimit, e lajmruan mbretin se njëri nga matematikanët e tij, kërkonte që mbreti t’i mundësonte të dëgjonte një lajm të rëndësishëm. Mbreti urdhëroi ta sillnin para tij.
“Para se të më thuash se përse bëhet fjalë”, tha mbreti: “Dua të dëgjoj së pari a i është dorëzuar përfundimisht Setës shpërblimi modest që ia ka caktuar vetes.“
 “Kjo është arsyeja që unë kam marrë guximin të paraqitem para jush në këtë orë të hershme”, përgjigjet matematikani veteran. “Me kujdesin dhe saktësinë maksimale kemi logaritur numrin e kokrrave të grurit që dëshiron të marrë Seta. Ai numër është aq i madh sa…”
 “Sa të dojë le të jetë i madh”, bërtiti mbreti duke e ndërprerë. “Hambaret janë të miat dhe ju s’ka pse të brengoseni për atë sasi gruri. Shpërblimi i është premtuar dhe duhet t’i dorëzohet Setës.” 
Nuk është në mundësitë tuaja, mbreti ynë i madhërishëm, të plotësoni shpërblimin e premtuar. Në të gjitha hambaret tuaja nuk ka aq kokrra gruri sa do të duhej t’i jepeshin Setës. Nuk ka mjaftueshëm madje as në hambaret e tërë mbretësrisë.  Nuk mund të gjenden mjaftueshëm kokrra gruri madje as edhe në krejt mbretëritë e vendeve tjera!
Nëse dëshironi që të përmbushni betimin e dhënë e t’i ofroni Setës shpërblimin që ka kërkuar, atëherë jepni urdhër që të gjitha tokat pjellore të mbretërisë të mbillen me grurë; urdhëroni që të thahen të gjitha detërat dhe oqeanet; urdhëroni poashtu që të ngrohen tërë akullnajat që mbulojnë pjesët e largëta veriore e jugore të tokës. Pastaj e tërë ajo hapësirë urdhëroni që të mbillet plotësisht me grurë, pa mbjellë kultura tjera bujqësore. Dhe më pas, krejt ai grurë që do të kultivohej në ato toka pjellore, urdhëroni që t’i jepet Setës, vetëm atëherë ai do të merrte shpërblimin e kërkuar.
Mbreti me vëmendje dëgjoi fjalimin e matematikanit të tij më të shquar brenda pallatit.
“Më thuaj atë numër të quditshëm”, tha mbreti pasi kishte pushuar një kohë i zhytur në mendime.



“Tetëmbëdhjetë kuadrilion, katërqindë e dyzetegjashtë trillion, shtatëqind e dyzetekatër bilion shtatëdhjetëetre miliardë shtatëqind e nëntë milionë  pesëqindë e pesëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e pesëmbëdhjetë”, ishte përgjigja e matematikanit veteran.
Ashtu thot legjenda. Se a ka ndodhur vërtetë kjo, ka mbetur e panjohur, mirëpo që shpërblimi për të cilin është folur nuk është dhënë ngase ka qenë e pamundur, për një gjë të tillë mund të vërtetoni edhe vet nëse keni durim të mjaftueshëm për të logaritur.
Duke filluar nga numri 1, duhet të mblidhen numrat 1+2+4+8+16 etj. Rezultai i katrorit 63-të të tabelës së shahut i dyfishuar apo shumëzuar për 2 tregon se sa kokrra gruri është shifra përundimtare e katrorit 64-të të tabelës shahut.
Numri i kërkuar, i shkruar me numra duket kështu:
 18 446 744 073 709 551 615
 Nëse do të dëshironit që vetes t’ia plotësonit kërshërinë për të mësuar madhështinë e atij numri, duhet të paramendoni se sa i madh do të duhej të ishte hambari që do të pranonte tërë atë sasi kokrrash gruri.  
Është e ditur që përafërsisht në 1 meter kub mund të vendosen afërsisht 15 milionë kokrra gruri. Kjo do të thotë se ajo sasi astronomike e kokrrave të grurit që duhej t’i jepej Setës si shpërblim sipas marrëveshjes, do të mbushte përplotë hapësirën prej 12 000 000 000 metra kub, ose 12 000 km. kub.
Por ku do të vendoseshin tërë ato kokrra gruri?
Nëse lartësia e hambarit ku do të vendoseshin tërë ato kokrra gruri do të ishte kushtimisht 4 m, atëherë gjerësia do të duhej të ishte 10 m, kurse gjatësia aspak më pak se 300 000 000 km, ose dy herë më e gjatë se distanca nga toka në diell kur kjo distancë do të shënonte mesataren e zakonshme gjatë ekuinocit pranveror apo atij vjeshtor!
Mbreti i Indisë nuk mundi të përmbueshte premtimin, por lehtë mund të ishte liruar nga ai (borxh) premtim i paimagjinueshëm sikur të ishte mbret edhe në matematikë.
Ai do të duhej vetëm t’i propozonte Setës që vet të numronte kokërr për kokërr, tërë sasinë e grurit që i takonte. Sikur Seta të pranonte të numronte vet, kokërr për kokërr, tërë atë sasi gruri, madje pandërpre ditë e natë, duke numruar nga një kokërr mesatarisht për sekondë, ai gjatë ditës së parë do të numronte gjithsejt 86400 kokrra grurë. Po t’i jepte vetes obligim të domosdoshëm që të numronte 1 milionë kokrra, Setës do t’i duheshin dhjetë ditë të plota numrimi, kuptohet, duke mos pas kohë madje as për një cigare! Një metër kub ai do të numronte përafërsisht brenda gjashtë muajve. Pas dhjetë vitesh numrimi të pandërprerë, Seta do të numronte plotë 20 metra kub. Po të ishte këmbëngulës dhe i vendosur Seta dhe të mos ndërpriste aktivitetin, brenda dhjetë vitesh numrimi pandërpre ai do të përfundonte punën me 20 metra kub grurë.  Sikur me fanatizëm të vazhdonte numrin Seta edhe më tej, gjatë kohës së jetës tij ai do të numronte madje një numër aq të vogël kokrrash gruri nga sasia e pasurisë që do t’i takonte, sa në fund, i zhgënjyer, pak para vdekjes do të mund të ulej, të dhezte një cigare rehat dhe t’i pëshpëriste vetes në vësh, për t’i thënë: “Jetë he jetë, po kurgjo s’te koke kon”.

Përgatiti për botim: Xhemail Veseli