7.3.14

Barcelona ka blerë shërbimet e portierit të Borusia Menchengladbach, raporton Goal.com.
Gjigandi Katalunas ka arritur të përfundoj me sukses negociatat që të sjellë në radhët e saj portierin më të ri të bundesliges gjermane, 21 vjeqarin Ter Stegen.

Shifrat e sakta të kësaj kontrate nuk janë bërë të ditura por mësohet se ato varirojnë nga 9 deri 12 milionë euro të cilat do t’i përfitojë Borussia Monchengladbach. Pos kësaj Menchengladbach do të përfitojë edhe dy ndeshje miqësore “gratis” me Barcelonën për t’u kusuritur!

21 vjeqari Stegen deri më tani ka pas më shumë se 100 paraqitje në Bundesligë duke impresionuar me performansat e tij. Ai do të zëvendësojë portierin Victor Valdes , i cili ka vendosur t’i thotë lamtumirë Camp Nou-t.



Rita Ora ka refuzuar 1 milionë British Pound, të cilat i janë ofruar për të pranuar të ishte pjesë e jurisë së “X Factor”, ka raportuar prestigjiozja britanike "Daily Mail".





















Rita ka refuzuar ftesën e Simon Covell, pasi mendon se orari i stërngarkuar si gjyqtare, do t'i merrte shumë kohë, duke e penguar në karrierën e saj si këngëtare.
Po e njejta pozitë, tanimë 23-vjeçares me origjinë nga Pristina i ishte ofruar edhe në talent shoun televiziv “The Voice” të cilin e kishte refuzuar për arsye të njejta!






















Padyshim se refuzimi i një shume të tillë nxit kërshërinë e kurreshtarëve për të mësuar se sa të larta janë premitë që fiton Rita Ora brenda një periudhe kohore sa do të zgjaste një spektakël i tillë? Ndonëse kjo është e pamundur të kuptohet, nuk është e pamundur të supozohet se shifrat mund të jenë të përafërta me shumën e përmendur më lart!




 Padyshim Manchester UTD ka qenë skuadra më e përfolur kohëve të fundit, madje për shumë arsye në kontekstin negativ.

Pavarsisht performancave të mira që ka shfaqur, ka bërë disa oscilime të cilat i kanë kushtuar shtrenjtë, duke kulmuar me humbjen turpëruese në kuadër të Champions league nga Olympiakos 2 : 0.
Javën e kaluar skuadra e Moyesit ka pushuar për t’u përgatitur sa më mirë për sfidën e nesërme në udhëtim te West Bromwich Albion dhe për t’u rikthyer me aspirata për sukses të plotë nga ky udhëtim.
Para takimit nesërm Moyes është deklaruar në mbështetje të futbollistëve të tij, me theks të vaçant pë lojtarët e repartit të sulmit: transferin më të shtrenjtë të skuadrës, Juan Mata, si dhe dy lojtarët tjerë kyç, Wayne Rooney e Robin Van Persie



Ai ka shfaqur bindjen se Juan Mata është adaptuar tërësisht dhe tani e tutje do të jetë pjesë e repartit ofansiv të skuadës i pasuar nga Rooney dhe Van Persie për të cilët ka thënë se janë më se të motivuar t’i kthejnë skuadrës lojën e dikurshme ofansive e me këtë edhe fatin për t’i konkretizuar e shëndërruar rastet në gola, gjë që u ka munguar kohëve të fundit.   
" Mendoj se çelësi i suksesit është që të përmirësojmë të gjitha gjërat ", ka thënë Moyes, duke konstatuar se prezenca e Matas dhe bashkëveprimi i tij me Rooney e Van Persie ka ndikuar pozitivisht në skuadër.
" Ne kemi nevojë për të rimarrë veten dhe për të krijuar më shumë mundësi nga c’kemi bërë deri më tani. Edhe pse kemi luajtur mjaft mirë në të gjitha ndeshjet, nuk kemi shënuar dhe kjo na u ka hakmarrë madje edhe atëherë kur kundërshtarët kanë qenë të koncentruar në repartin defanziv dhe kanë luajtur me kundërsulme”. Ai më tej ka shfaqur bindjen se “çelësi i suksesit është pikërisht te qëllimi që i parashtron vetes”, duke konstatuar se çdo herë kur skuadra e tij ka qenë e vendosur të shënoj e para, rezultatet kanë qenë positive.
“Loja jonë ka qenë e mirë por rezultatet kanë munguar, prandaj jemi të vendosur për rezultate pozitive në ndeshjet e radhës, dhe jam më se i sigurt që ato do të vijnë”,  ka përfunduar deklaratën e tij Moyes para ndeshjes së nesërme në udhëtim te WBA.
Të përkujtojmë se pas humbjes së fundit nga Olympiakos, ka pasur zëra të theksuar për një zëvendsim të mundshmë të Moyesit, prandaj ndeshja e nesërme është njëra nga ndeshjet më të rëndësishmë për të ardhmen e karrierës tij.

Xh. V. 
"Më ka bërë përshtypje aftësia ekstreme për t’u entusiazmuar që ndjehej aty”, tka thënë gjyqtari kryesor i ndeshjes Kosovë - Haiti, zvicerani Stephan Klossner.


Ja se çfarë tregon ai lidhur me përjetimet nga kjo ndeshje.

Përkundër motit të ftohtë e me shi dhe kufizimeve të ashpra të vendosura nga FIFA (nuk është lejuar himni, as flamujt zyrtarë të shtetit e as simbolet në fanella), në stadiumin e Mitrovicës ka mbretëruar atmosferë festive. rreth 17.000 tifozë kosovarë kanë festuar ndeshjen e parë të pranuar zyrtarisht nga FIFA, të skuadrës së tyre kombëtare.

“Natyrisht, loja nuk ishte sikur të tjerat”, sqaron Klossner, i cili në një ndeshje shumë korrekte ka ndëshkuar vetëm një herë edhe atë me kartoon të verdhë.
“Që në momentin kur ne, rreth një orë e gjysmë para fillimit të ndeshjes erdhëm në stadium, tribunat ishin përplot dhe atmosfera jashtëzakonisht euforike. Kur ne po i kontrollonim rrjetat e portave, na brohoritën sikur të ishte shënuar ndonjë gol”.

Edhe pse mikpritësit kishin ekip më të mirë, kjo nuk i mjaftoi Kosovës për të dalë fituese. Për ndeshjen e parë zyrtare, Federata e Futbollit e Kosovës, duke nominuar Albert Bunjakun, kishte angazhua një ish lojtar të kombëtares së Zvicrës. Ndërsa me Kristian Nushin nga FC St. Gallen, në fushë ishte edhe një lojtar aktual i superligës zvicerane.

Rezultati sportiv në këtë ndeshje historike të 5 marsit ishte pak i rëndësishëm. “Ajo që unë kam marrë me vete para së gjithash nga kjo ditë është aftësia ekstreme për t’u entusiazmuar, që ndjehej aty”, ka deklaruar gjyqtari kryesor i ndeshjes, zvicerani Stephan Klossner.

“Federata e Futbollit të Kosovës ështe përgatitur jashtëzakonisht mirë për të sjellë në skenë një ndeshje ndërkombëtare pa të meta. Tek zyrtarët relevantë ndjehej edhe mirënjohja ndaj FIFA-s, e cila ka mundësuar që më në fund Kosova të bëjë nje hap përpara në rrafshin ndërkombëtar”.


(Albinfo.ch)