5.3.14


Kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri i ka quajtur deklaratat e kapitenit të kombëtares shqiptare , Lorik Canës, si “paushalle”, sa i përket asaj se duhet të ekzistoj vetëm një kombëtare dhe nuk duhet të ketë përfaqësuese.
Ai ka shtuar se Cana dhe futbollistët e tjerë e kanë nënshkruar peticionin që është dërguar në FIFA, raporton publiku.
“Të gjithë futbollistët e kanë nënshkruar peticionin dhe e kanë përkrahur atë. Edhe Lorik Cana e ka nënshkruar dhe e ka ditur që po nënshkruan për përfaqësuesen e Kosovës. Ata e kanë nënskruara dhe unë i falënderoj. Nuk i kuptoj deklaratat e tij dhe tek e fundit është mendim i tij personal, por nuk mendoj që është mirë të thuhen deklarata paushalle”, ka thënë Vokrri për KTV në emisionin Interaktiv. /tribuna/

Zhak Preverc

A të kujtohet Barbara
në Brest atë ditë binte shi pa pra
ti ecje plot hijeshi
hurdhiq e kënaqur e lumtur
nëpër shi

Kujtohu Barbara
në Brest binte shi pa pra
u takuam në rrugën e Siamit
ti qeshje ëmbël pra

Edhe unë qeshja plot shend
fol Barbara
a nuk mban mend

Nuk të njihja unë
nuk me njihje ti
kujtohu Barbara
binte shi

Atë ditë
mos harro
një njeri të rrugës në një kënd
Barbaraaaaaaaaaaaa
të thirrte me emrin tënd

Ti vrapove kah ai me nxitim
nëpër shi
hurdhiq e kënaqur e lumtur
a të kujtohet Barbara
iu hudhe në përqafim

Në mua mos u hidhëro
pse të drejtohem vetëm me ti
me ti i thërras ata që zemra m`i do
edhe nëse i kam parë vetëm njëherë
edhe nëse mirë nuk i njoh

Mbaje mend Barbara
pra mos harro
atë shi fatlum dhe të qetë
në fytyren tënde nur
në atë qytet të lumtur
atë shi mbi det

Oh Barbara
lufta çfarë marri
ku je tani
në atë rrebesh plumbash
zjarri gjaku
edhe ai që të përqafonte
me afsh dhe dashuri
a ka vdekur vallë
apo është ende i gjallë

Oh Barbara
në Brest binte shi pa pra
si binte dikur
por çdo gjë ndryshoi
ky është shi zije mbi qivur

Mbaje mend Barbara
kjo nuk është lubi
e pinjalit të çelnikët dhe gjakut
kjo na vjen nga retë
që ngordhin si qent`
në ujët e Brestit të qetë
dhe do të kalben diku
nga Bresti larg shumë
nga ato s`do mbesë gjë as në shkumë.

Fansat e Manchester UTD ne Tayland!


George Gordon Byron

Ne zemren time kam dicka te fshehte
Ate ne bote nuk ma di njeri;
Kur jemi tok, lulzon si lulja vete
Por hesht serish ne terr, kur iken ti.

Nje fill i arte shpirtit m’i jep drite
Po rrezet nuk i shihen dot me sy
Ate mbi dhe s’ka force ta venite
Se erresira nuk arrin aty

Oh, dhe ne vdeksha, sillme neper mendje
Kujtoje miken qe te desh me zjarr
Sa ta duroj, e mjera, s’jam ne gjendje
Harrimin tend, i dashur, as ne varr!

Nje amanet plotesoma, po te mundesh
Se nuk do te te lutem perseri
“Nje pikez lot, te parin e te fundit,
Per dashurine time derdh ti!”




"Eshtë e kotë të ulesh për të shkruar, nëse nuk ke qëndruar në këmbë për të jetuar." 
Henry David Thoreau


*
Jeta ime ishte poezi
(nga Henry David Thoreau)

Jeta ime qe poezia
Që do kisha thurrur;
Porse nuk munda
Edhe të jetoj,
E në të njejtën kohë
Ta hedh në fjalë.

Shqipëroi: © Pupëza
Piktura: Marionetat, John Singer Sargent





Në një situatë normale, askush nuk do të dyshonte për vdekjen e tij. Por Kili ka një histori të gjatë vrasjesh politike dhe në këto kushte, kërkohet e vërteta deri në fund. Eshtrat e poetit nobelist të Kilit, Pablo Neruda, jane zhvarrosën në një përpjekje për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tij, pasi një ndihmës ka hedhur dyshimin se ai u vra nga gjenerali Augusto Pinoçet dhe regjimi ushtarak i instaluar prej tij.
Eshtrat e Pablo Nerudës janë varrosur në një kopsht në Isla Negra, shtëpia e tij e dashur pranë detit në bregun e Paqësorit. Ai është varrosur pranë bashkëshortes dhe muzës së tij, Matilde Urrutia.
Poeti vdiq më moshën 69-vjeçare, më 23 shtator 1973, vetëm 12 ditë pas grushtit të shtetit të gjeneralit Pinoçet. Certifikata e tij e vdekjes thotë se shkaku ishte kanceri i prostatës, një konkluzion që u pranua nga të gjithë për pothuajse katër dekada.
Por ish-asistenti i tij personal, Manuel Araya, thotë se poetit iu injektua një helm, ndërsa gjendej në spital. Araya thotë se Neruda, po përgatitej të largohej në ekzil në Meksikë, nga ku planifikonte të udhëhiqte opozitën botërore kundër diktaturës ushtarake në atdheun e vet.
“Deri në ditën që do të vdes, nuk do ta ndryshoj historinë time”, thotë Araya për BBC. “Neruda u vra. Ata nuk deshën që Neruda të largohej nga vendi dhe kështu e vranë.”





NERUDA - (
Kushtuar Matildes)

Po kërkoj qetësi
Tani më lini vetëm.
Mësoni të bëni pa mua.
Unë po mbyll sytë.
Dhe dua vetëm pesë gjëra,
Pesë rrënjët favorite.
E para është dashuria pafund.
E dyta është të shoh vjeshtën.
Unë s’mund të jem nëse gjethet
Nuk fluturojnë dhe bien në tokë.
I treti është dimri solemn,
Shiu që e doja, përkëdheljet
E zjarrit në dimrin e egër.
Në vend të katërt, vera
Rrumbullake sa një shalqin.
Gjëja e pestë janë sytë e tu.
Matilda ime, e shtrenjtë,
Unë nuk dua të fle pa sytë e tu,
Unë nuk dua të jem nëse ti nuk shikon në mua:
E jap pranverën
Që ti të vazhdosh të më shikosh mua.
Kjo, miq është gjithë ç’dua.
Gati asgjë dhe pothuaj gjithçka.
Tani ju mund të shkoni nëse dëshironi.
Unë jetova aq shumë sa një ditë
Ju do të më harroni
Do të më fshihni nga dërrasa e zezë:
Zemra ime shkoi përgjithmonë.
Por sepse po kërkoj qetësi
Mos mendoni se po shkoj të vdes.
Përkundrazi:
Ndodh që po shkoj të jetoj.
Kështu do të jetë vetëm brenda meje
Që gruri do të rritet,
Së pari filizat çajnë përmes
Tokën të shohin dritën,
Se nënë toka është e errët:
Unë jam si një pus në ujrat e të cilit
Nata lë yjet e saj
Që të shkojë e vetmuar përmes fushave.
Sepse jetova kaq shumë
Unë dua të jetoj dhe aq më shumë.
Kurrë nuk jam ndjerë kaq kumbues,
Kurrë nuk kam pasur kaq shumë puthje.
Tani, si gjithmonë, është shpejt.
Drita fluturon me bletët e saj.
Më lini vetëm me ditën.
Kërkoj lejë të lind.







Lupita Nyong’o aktorja e filmit “12 vite skllav” kishte veshur fustanin e Prada-s me ngjyrë të kaltër, përderisa Jennifer Lawrence kishte veshur Dior Couture, fustanin me ngjyrë të portokalltë.

Lawrence për ta kompletuar pamjen e saj kishte vënë në qafë një qafore me diamante prej 2 milion dollarësh. Nëse shohim se cila ka qenë më vezulluesja mund të themi lirisht për Angelina Jolie dhe Kate Hudson.
Jolie shkëlqente në fustanin e Elie Saab Couture ndërsa Hudson kishte veshur fustanin e Versace Atelier. /infoGLOBI/Sh.B