19.2.16

  • Kush do të lëvizë botën të lëvizë më parë veteveten.
  • Unë di një gjë, që s'di asgjë.
  • Se jam një njeri shumë i nder
  • Këshilla ime për ty është të martohesh; nëse do të gjesh një grua të mirë, do të jesh i lumtur; nëse nuk do ta gjesh do të bëhesh një filozof.
  • Jo sepse është e vështirë, nuk guxojmë, por sepse nuk guxojmë, është e vështirë.
  • Unë nuk mund ta mësoj askënd për asgjë ; Unë vetëm mund t'i bëj të mendojnë

***
Të gjithë e dinë se Sokrati nuk ka shkruar asgjë. Ne sot e dijme se ka ekzistuar 'njefar Sokrati' per te vetem nje arsye - Sepse nxenes i tij ishte Platonin, kurse Platoni i madh e bëri Sokratin – Sokrat. Platoni e shpalosi gjenialitetin e Sokratit, por e ngriti edhe veten duke e ngritur Mësuesin e tij.

***
Kur Sokrati u denua me vdekje, e shoqja Ksanthipi, gjatë vizites filloi te qante. 
Per ta ngushelluar ai i tha: "Mos qaj Ksanthipi. Ata qe me denuan, jane vete te denuar me vdekje nga natyra.
Po te denuan padrejtesisht dhe kjo me bene te vuaj i drejtohet e shoqja .
Filozofi iu pergjegj :
*A do te ishe me e lumtur po te me kishin denuar per ndonje faj?

-Kush ishte Sokrati?

Sokrati (469-399) është padyshim një nga figurat më interesante dhe më atraktive në tërë
historinë e filozofisë së lashtë greke.

Lindi në Athinë nga e cila, me përjashtim të
kohës që e kaloi në ushtri, asnjëherë nuk u
largua.
 Rrjedh nga një familje e rëndomtë qytetare, nëna e Sokratit ishte mami, kurse i ati gurskalitës. Sokrati thoshte se ai ushtronte të njejtin profesion, sikurse nëna e tij,maieutikën, artin e të lindurit.
 Ai lindte shpirtërat. Ai nuk mësonte duke u imponuar së jashtmi, por bënte të zgjohej tek tjetri ndjenja e së vërtetës, që ishte te njeriu e fjetur dhe tepër e kënaqur me pak.
Kjo përpjekje e Sokratit mbështetet mbi një ndjenjë thelbësore, besimi tek njeriu. Tjetri është një ndjenjë njerzore, pra bart me vete ndjenjën e së vërtetës. 


Duhej vetëm që ta lindte atë. Shumë athinas e ngatërrojnë Sokratin me sofistët. Në fakt Sokrati është një nga kritikuesit më të mprehtë të Sofistëve. identifikimi i Sokratit me sofistët, pjesërisht ka ardhur nga fakti se Sokrati ka përdorur analizën e pamëshirshme për çdo subject, teknikë kjo e përdorur gjithashtu edhe nga sofistët. Por midis Sokratit dhe sofistëve ka një dallim kryesorë.
Sofistët treguan se, argumente, njëlloj të bazuar, mund të jepen për secilën anë të një çështjeje. Ata ishin skeptik dhe dyshonin nëse mundë të ketë ndonjë dije të sigurtë ose të besueshme. Për më tepër, ata konkludonin se, përderisa të gjitha dijet janë relative, atëherë edhe idetë dhe idealet morale janë gjithashtu relative. Sokrati, nga ana tjetër, kishte një motiv të ndryshëm për argumentimet e tij të qëndrueshëm. Ai besonte në arritjen e së vërtetës dhe e konsideronte gjetjen e bazave të një dijeje të qëndrueshme dhe të sigurtë si misioni i tij.

Ai, gjithashtu, përpiqej të zbatonte bazat për një jetë të mirë. Duke zbatuar misionin e tij, Sokrati formuloi një metodë për arritjen e të vërtetës, duke e lidhur dijen me veprimtarinë në
një mënyrë të tillë me njëra-tjetrën sa për të argumentosh njohjen e së mirës, është të veprosh mirë sepse “dija është virtyt”. Ndryshe nga sofistët, Sokrati u muar me argumentimet në “dialektikë”, jo për të shkatrruar të v-rtetën sa për të zhvilluar aftësitë progmatiste midis juristëve dhe politikanëve, por për të arritur konceptet krijuese të së vërtetës dhe së mirës.

Sokrati ishte një autodidakt, u aftësua dhe u ngrit në nivelin e një filozofi të famshëm falë punës
së tij vetanake.

Sokrati nuk shkroi asnjë vepër sepse siç thoshte ai,
librat janë të vdekur dhe nuk mundë t’iu përgjigjen
pyetjeve. Për të mjeti kryesorë i komunikimit ishin
bisedat e gjalla, dialogu me gjithkënd dhe kudo, në
rrugë, në shesh, në gosti etj. Shumica e atyre, që
ne dimë për të, ka qenë ruajtur nga tre
bashkëkohësit e tij të shquar, Aristofani, Platoni dhe
Ksenotoni.


Nga këto burime del se Sokrati ka qenë një gjeni, i cili
përveç një arsyetimi të jashtëzakonshëm dhe
rigoroz, zotëronte edhe një ngrohtësi personale dhe
një ndjenjë humori. Ai ka pasur një trup të
fortë dhe zotëronte një fuqi të madhe fizike.
Në komedinë e tij “Retë”, Aristofani e
përshkruan Sokratin si një shpezë shtëpiake,
që të bën për të qeshur me zakonin e tij
të rrotullimit të syve, duke u referuar me
çapkënllëk “nxënësve” të
tij dhe “dyqanit të mendimit”. 
Ndërsa nga Ksenofani na vjen portreti i një ushtari besnik, i
cili kishte një passion për diskutime rreth bazave të
moralit dhe,i cili në mënyrë të paevitueshme
tërhiqte të rinjtë të kërkonin
këshillën e tij.
Platoni e konfirmoi portretin e Ksenofanit dhe shtoi se Sokrati ishte
një njeri me një ndjenjë të lartë detyre dhe
me një pastërti morale absolute. Megjithatë Sokrati u
rrit në një periudhë të artë, në vitet e
tij të fundit atij iu desh të shihte mundjen e Athinës
në luftë dhe të mbyllte jetën e tij në burg
në vitin 399 p.e.s, në moshën shtatëdhjetë e
një vjeç. Atje atij i dhanë një helm në
zbatim të vendimit me vdekje të gjykatës që e
gjykoi.