6.10.14

#‎Perzgjedhje‬: Dy nga dhjete poezite me te famshme (Jo domosdoshmerisht me te mira) boterore.

*
Hajnrih Hajne
Helena
Më je betuar deri në varr,
Me magjinë tënde më ke folur
Se do më duash tërë zjarr,
Po prapë mbetem i pangopur.
Gojën, te fytyra ime e vere,
Fryma jonë s'ka të sosur
Shpirtin tënd, do ta pi krejt,
Të vdekshmit janë të pangopur.

*
Jorgo Seferis
Gjendja shpirtërore e një dite
Gjendja shpirtërore e një dite, që përjetuam
Dhjetë vite më parë në një vend të huaj
Shpirti i shpenguar, i një çasti të lashtë që
Flatrat hapi dhe iku si një engjëll i Zotit,
Zëri i një gruaje të harruar, me shumë
Shqetësim dhe mundim,
Një fund pa ngushëllim, janë sfondi
i mermertë që solli, dikur shtatori
Shtëpi të reja klinikash me pluhur sëmundjesh
Ekstantemike dritare në dyqane arkivolesh.
A mund ta kuptojë dikush, vuajtjen shpirtërore
Të një farmacisti në shërbimin e natës?
Dhoma rrëmujë, kuadratet e dritareve,
Dyert të hapura si varre, si gojë egërsirash.
Një burrë i lodhur nxjerr letrat e bixhozit
Me yjet bisedon, vështron dhe kërkon.
Shqetësohet: nëse te dera të trokasin, kush do ta
Hapë atë? Nëse hap një libër kë do të kërkojë
Në të? Nëse hap shpirtin, kush do ta njohë?
Hallka të një zinxhiri.
Ku është dashuria, që me një të goditur e
Ndan kohën me dysh dhe e saldon prapë?
Fjalë vetëm dhe gjeste. Një monolog monoton
Para pasqyrës, poshtë një rrudhe qëndron.
Si një pikë bojë shkrimi mbi shami, përpihet
Mërzia dhe rri.
Të gjithë në këtë anije kanë vdekur, po ajo
Ecën në rrugën që filloi, kur nga porti u nis.
Si janë rritur thonjtë e kapitenit... dhe oficeri
Që tre dashnore ka në çdo port i praruar...
Deti dallgëzon ngadalë, valët dhe direkët
Mbushen me krenari, dita bëhet më e butë.
Befas shkëlqejnë tre delfinë në të zi,
një Sirenë buze deti,
një detar i harruar shtyn anijen mënjanë,
duke e lëvizur në çdo anë.

Kjo bisedë mes Albert Einstein dhe Rabidranat Tagora është zhvilluar me 14 qershor te vitit 1930 në shtëpinë e Einsteinit në Kaputh, në rrethinat e Berlinit dhe fillimisht është botuar në “The Religion of Man”, Londër.
TAGORA: Sot po bisedoja me dr. Mendel ne lidhje me zbulimet e reja ne matematikë sipas të cilave, në boten e madhësive pambarimisht të vogla sjellja e atomeve i bindet rastësis. Me sa duket drama e egzistencës nuk është aspak e paracaktuar në karakter.
EINSHTEIN: Faktet që e bëjnë shkencën të tentoj ndaj kësaj pikëpamje nuk do të thot t’i lëmë lamtumirën parimit të shkakësisë.
TAGORA: Ndoshta jo, megjithatë duket sikur ideja e shkakësisë nuk është në grimcat elementare por që disa forca të tjera ndërtojnë me këto grimca një gjithësi të organizuar
EINSHTEIN: Duhet përpjekur të kuptohet rregulli në një plan më të lartë. Rregulli është atje ku elementet e mëdha kombinohen dhe drejtojnë egzistencën, por në grimca shumë të vogla, ky rregull nuk është i përceptueshëm.
TAGORA: Kështu pra dualiteti është në thelb të egzistencës, d.m.th është kontradikta e impulsit të lirë dhe vullnetit drejtues që realizon një skemë të rregullt të sendeve.
EINSTEIN:. Fizika moderne nuk do t’i quante që janë kontradiktore. Retë kur shihen nga larg duken si një objekt i vetëm, por kur i vrojton nga afër ato shfaqen si një grumbull i c’rregullt pikash uji.
TAGORA: Unë i gjej kësaj një paralele në psikologjinë njerëzore. Pasionet dhe dëshirat tona janë të c’rregullta, por karakteri ynë i nënshtron këto elemente në një të tërë të harmonishme. A ka dicka të ngjashme me këtë në botën fizike? A nuk janë grimcat e vogla rebele, dinamike, me një impuls individual? Dhe a ka nje parim në botën fizike që i nenshtron ato duke i vendosur nën një organizim të rregullt?
EINSTEIN: Edhe vet grimcat elementare nuk janë pa një rregull statistikor, grimcat e radiumit do të ruajnë një rregull specifik të tyre, tani dhe përgjithmon në të ardhmen, ashtu sic ka qenë vazhdimisht deri më sot. Ka pra nje rregull statistikor për grimcat elementare.
TAGORA: Perndryshe drama e egzistencës do të ishte mjaft e paqellimtë. Është harmonia e vazhdueshme e rastësis dhe përcaktueshmëris e cila e bën atë përjetësisht të re dhe jetësore.
EINSTEIN: Unë besoj se cfardo që bëhet me ne, ose bëjmë ne, ka shkakësinë e vet. Sidoqoftë, është gjë e mirë që ne nuk e përceptojmë dot.
TAGORA: Gjitashtu ka një elasticitet në veprimet njerëzore, një lloj lirie në rende të ulta që është për të shprehur personalitetin tonë. Është dicka e ngjashme me sistemin muzikor ne Indi, i cili nuk është aq i ngurt sa c’është ne muzikën perëndimore. Kompozitorët tanë japin një linjë të përcaktuar muzikore, një sistem melodik dhe arranzhim ritmik ku ekzekutuesi i saj, brenda disa kufinjëve mund të improvizojë mbi të. Ai duhet të ndjek me besnikëri pjesën muzikore, por edhe të jap shprehje spontane të ndjeshmërisë së tij muzikore sipas disa rregullave të paracaktuara. Ne admirojmë kompozitorin për talentin e tij në krijimin e bazës dhe superstrukturës së melodisë, por ndërkaq presim nga interpretuesi të shprehë aftësitë e tij duke krijuar variacione me zbukurime melodike. Në krijime ne ndjekim ligjin themelor të ekzistencës, por nëse lejojmë edhe një shmangie nga ai, atëhere kemi një liri të mjaftueshme brenda kufinjëve të personalitetit tonë për shprehjen më të plotë të vetëvetes.
EINSTEIN: Kjo është e mundur vetëm kur ka një traditë muzikore të fuqishme që mund të orientojë njerëzit. Në Europë muzika ka shkuar tepër larg nga arti e ndjeshmëria popullore dhe është bërë si një lloj arti i fshehtë me konvencionet e traditat e saj.
TAGORA: Duhet të jesh absolutisht i bindur ndaj kësaj muzike kaq te komplikuar. Në Indi masa e lirisë së këngëtarit është në personalitetit e tij krijues. Ai mund të interpretojë këngën e kompozitorit në mënyrën e tij/saj nëse ka fuqinë krijuese të afirmoj vetëveten në interpretimin e ligjit të përgjithshëm të melodisë që i është besuar.
EINSTEIN: Kërkohet një nivel shumë i lartë artistik për të realizuar plotësisht ideneë e madhe të muzikës origjinale, kështu që mund të bëhen edhe variacione mbi të.Tek ne variacionet shpesh janë të paravendosura.
TAGORA: Nëse në sjelljen tonë ndjekim ligjin e virtytit, atëher do të kemi një liri reale për shprehjen e vetëvetes. Vërtet është parimi i sjelljes, por karakteri që e bënë atë të vërtetë dhe individual është në krijimin tonë. Në muzikën tonë ka nje dualitet të lirisë dhe rregullit të paracaktuar.
EINSTEIN: Po fjalët e këngës a janë gjithashtu të lira? Dua të them a është i lire këngëtari të shtojë fjalë të tij në tekstin e këngës që këndon?
TAGORA: Po. Në Bengal kemi një lloj kënge – kirtan e quajmë, e cila i jep liri këngëtarit të ndërfus komente ndërmjetëse, fraza që nuk janë në këngën origjinale. Kjo shkakton entusiazëm të madh sepse dëgjuesit janë vazhdimisht të emocionuar nga sentimente spontane të mrekullueshme, të bera nga këngëtari.
EINSTEIN: A është metrika tepër strikte?
TAGORA: Po, krejt. Nuk mund të kalohen kufinjtë e vjershërimit: këngëtari në gjithë variacionet e tij duhet të mbaj ritmin dhe kohën të cilat janë të fiksuara. Në muzikën europiane ju keni një liri të krahasueshme për kohën, por jo për melodinë.
EINSTEIN: Mund të ekzekutohet muzika indiane pa fjalë? Mund te kuptohet një këngë pa fjalë?
TAGORA: Po, ne kemi këngë me fjalë të pakuptimta, tinguj që thjesht ndihmojnë në mbajtjen e notave. Në Indinë Veriore, muzika është një art i pavarur, jo nje interpretim i fjaleve dhe mendimeve si në Bengal. Muzika është shumë e përpunuar dhe sugjestive dhe është një botë e tërë në vetë melodinë.
EINSTEIN: Nuk është polifonike?
TAGORA: Instrumentet përdoren, por jo për harmoninë, vetëm për të mbajtur kohën dhe për të shtuar volumin e thellësinë. A ka vuajtur melodia në muzikën tuaj nga imponimi i harmonise?
EINSTEIN: Ndodhë nganjëher që vuan vërtetë tepër. Nganjëhere harmonia gëlltitë edhe vet melodinë.
TAGORA: Melodia dhe harmonia janë si linjat dhe ngjyrat në pikturë. Një vizatim mund të jetë i mrekullueshëm ndërkohë që duke i shtuar edhe ngjyrat mund të bëhet i vaget dhe humbet forcën. Por ngjyra në kombinim me linjat krijon piktura të mëdha sa kohë që nuk c’vlerëson apo shkatërron vlerën e vizatimit.
EINSTEIN: Është një krahasim i bukur; vizatimi është gjithashtu shumë më i vjetër se ngjyra. Duket se melodia juaj është shumë më e pasur në strukturë se e jona. Muzika japoneze gjithashtu duket e tillë.
TAGORA: është e vështirë të anlizosh efektin e muzikës së lindjes dhe të perendimit në mendjet tona. Unë jam shumë i prekur nga muzika perëndimore; ndjej që është e larte, e gjërë në strukturë dhe e madhe në kompozicion. Muzika jonë më prekë më thellë prej vokacionit të vet lirik themelor. Muzika europiane është epike në karakter, ka nje sfond të gjërë dhe është gotike në strukturë.
EINSTEIN: Është një pyetje qeë ne europianet nuk i pergjigjemi dot qartë: Ne jemi shumë të përdorur nga muzika jone. Ne duam të dimë nëse muzika jonë është një ndjenjë konvencionale apo fundamentale; nëse është natyrale të ndjesh konsonancën dhe disonancën apo një konvencion që ne e pranojmë.
TAGORA: S’di se si por piano me ngatërron. Violina më pëlqen shumë me tepër.
EINSTEIN: Do të ishte interesante të studëoheshin efektet e muzikës europiane në një indian që nuk e ka dëgjuar kurrë atë që nga c’ka qenë i ri.
TAGORA: Unë njëherë i kërkova një muzikanti anglez të më anlizonte disa pjesë të muzikës klasike dhe të më shpjegonte se cfarë elementesh e bëjnë të bukur një pjesë muzikore.
EINSTEIN: Vështiresia është se muzikën vërtetë të bukur, lindore apo perëndimore qoftë, nuk mund të anlizosh dot.
TAGORA: Po, dhe ajo cka e preke thellë dëgjuesin është dicka shumë personale për cdo individ.
EINSTEIN: E njëjta pasiguri mbetet rreth cdo gjëje themelore në përvojën tonë, në reagimin tonë ndaj artit, kudo qoftë, në Europe apo Azi. Bile edhe kjo lule e kuqe në tavolinë, mund të mos jetë e njejtë për ty dhe mua.
TAGORA: E megjithatë ështe i pranishem gjithmon një proces pajtimi mes tyre: shija individuale që tenton të përputhet me standartin e përgjithshëm… .
Përgatiti: InfoGLOBI/ Xh. V.

15.8.14

Menaxherja e tij Dinorah Santa Ana ka theksuar se ylli brazilian nuk do të largohet nga Nou Camp së paku gjatë këtij afati  kalimtar.
Pa rreshtur është raportuar e trumbetuar se Alvesh është këshilluar të gjejë një skuadër të re, por sot ka ardhur një konfirmim se ai nuk do të lëvizë nga Barcelona.
Vet menaxherja e Alvesit, Dinorah Santa Ana ka insistuar se klienti i tij do të mbetet në Camp Nou përkundër spekulimeve të shpeshta se është këshilluar nga trajneri i ri Luis Enrique që të gjejë një skuadër të re.
“Dani do të mbetet në Barcelonë”, ka thënë ajo për “Tuttomercatoëeb.it”.

Barcelona është në përgatitje për sezonin e ri dhe Alves raportohet se është duke punuar me intensitet të lartë në mënyrë që të bind trajnerin Enrique se meriton të jetë pjesë e ekipit./Kult-Info.Xh.V.
Një nga 7 mrekullitë më spektakolare të botës sonë është “Muri Kinez”. Gjatësia e përgjitshme e tij është saktësisht 8.851 kilometra.Pavarsisht që kemi dëgjuar të flitet mjaft, shumë rrallë kemi pas, ose fare s’kemi pas mundësi të shohim fundin e kësaj mrekullie botërore.
Ku saktësisht përfundon “Muri Kinez”?
Me dhjetëra madje qindra herë kemi pa fotografi, mirëpo ato të shumtën e herave janë realizuar në afërsi të kryeqytetit kinez, Pekin, vend ky të cilin turistët e frekuentojnë më së shpeshti.
A e keni pa ndonjëherë fundin e këtij atraksioni të njohur kinez e botëror?
Gjatësia e përgjithshme e “Murit Kinez” është 8.851 kilometra; lartësia nga 10 deri në 16 metra, varsisht nga vendi e konfiguracioni; kurse gjerësia e tij është 8 metra, ndaj kjo mrekulli botërore njihet si muri më i gjatë në botë i të gjitha kohërave.
“Koka e vjetër e dragoit” është pjesë e kalimit të qytetit Shanhai dhe njëherit është pjesë e Murit Kinez. Ky është vendi ku muri përfundon në lindje e që takohet me skajet e ujërave që vijnë nga Deti Bahameve, pjesë e Detit të Verdhë.
Ndërkohë që pjesë të zonës turistike të Murit Kinez janë ruajtur e renovuar shpesh, pjesa më e madhe e Murit Kinez është lënë në mëshirë të fatit dhe dëmtuar skajshmërisht./Kult-Info.Xh.V.

30.5.14

Kur vitin e kaluar gjeniu i letrave deklaroi se nuk do të shkruaj më romane, ndaj lajmi boomerang mallëngjeu miliona lexues të veprës së tij, në mesin e të cilëve, kuptohet, edhe autorin e këtyre rreshtave… . Dhe se, të gjithë kishin arsye
Sepse, ja pse:
Kush cka tha për veprën e Kadares?
Kadareja është njëri nga romancierët më të shquar të kohës sonë, në të gjithë botën dhe në të gjitha gjuhët.
(Bruce Baëer - Ëall Street Journal)

* Proza e Kadares vezullon me realizmin magjik te Gabriel Garcia Marquez-it.
(Los Angeles Times - Book Revieë)

* E kemi thënë më parë dhe do ta themi sërish: kur do ta njoh Stokholmi kalibrin e jashtëzakonshëm të këtij shekulli?
(Figaro Littéraire, Paris)

* E kanë krahasuar me Gogolin, Kafken e Orëellin. Por ai i Kadares është zë origjinal, universal, e prap me rrënjët thellë në tokën e vet.
(Shusha Guppy, Independent on Sunday)

* Ismail Kadare është pa dyshim shkrimtari më i shumanshëm i kohës sonë.
(Alain Bosquet, Le quotidien de Paris)

* Kadare është i rrahur në të gjitha dallgët e artit modern bashkëkohorë. Vecse ai gëzon avantazhin e madh që kurrë të mos ketë patur nevojë të caje kryet për recensentët gjerman. Ai ka mundur ta mbrojë veshjen e artit të tij nga gjithë luspat e shëmtuara të "izmave" zhurmëmëdha, aq shumë të cmuara prej "doktorëve" tanë të kritikës... Vepra e tij, sa c'është ushqim shpirtëror, poaq ëshëe edhe art sublim.
(Michael Kleeberg, "Die Ëelt", korrik 2002)

* Gjëja më ideale në letërsi është kur lexon dicka të sapobotuar dhe e kupton që kjo do të bëhet klasike. Kjo gjë ideale ka për titull përmbledhjen "Përballe pasqyres së një gruaje" dhe i përket ëe të madhit shkrimtar të gjallë të kohës, Ismail Kadares.
(Guillaume Allary, "Elle", korrik 2002)

* Lexuesi amerikan sapo mori në dorë romanin e ri të mrekullueshëm të Ismail Kadares "Lulet e ftohta te marsit".
(Jonathan Levi, "Los Angeles Times", korrik 2002)

* Cdo vit, pothuaj gjatë një dhjetëvjecari, Kadareja u ka dhënë lexuesve të tij nga një roman, që i befason dhe i shtang ata, i prekë në shpirt, u ngjall ndjenja e mendime të thella...
Ka ardhur koha që Kadareja të marrë cmimin që meriton...
Jepjani Kadares cmimin “Nobel”!
(Magazine litteraire, Paris)


Për herë të parë teksti integral i romanit “Mjegullat e Tiranës”
(Bisedë me autorin dhe komente nga Viola Isufaj)

Kthimi në kohën e shkrimeve të para është gjithnjë grishës për një shkrimtar. Ismail Kadare ishte student kur nisi të shkruante romanin që për vite me radhë mbeti aty, diku mes morisë së dorëshkrimeve të tij. Gati një vit më parë, në media u fol për ekzistencën e një romani të shkruar herët nga shkrimtari, të cilin ai kishte vendosur ta sillte së shpejti në formën e një libri për lexuesin.
Tashmë lexuesit e veprave të Kadaresë do të kenë mundësi të lexojnë historinë që ai e shkroi shumë herët, por për ata që kanë mundur ta lexojnë në dorëshkrim nga stili dhe forma, nuk dallon në kohë. Gjenialiteti i shkrimtarit ka qenë brenda tij që 20 vjeç. “Mjegullat e Tiranës” quhet romani që shtëpia botuese “Onufri” sapo ka hedhur në treg.
Në faqen e saj në “Facebook” ky ent botues njofton për daljen nga shtypi të këtij libri të shumëpritur. Për një kohë të gjatë, askush nuk e dinte ekzistencën e një romani të panjohur të Ismail Kadaresë. Dukej sikur ai vetë e kishte harruar romanin e tij të parë “Mjegullat e Tiranës”, shkruar gjatë kohës kur ishte student në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë, në vitin 1957-1958. Askush nuk mund t’i ndërhyjë një autori lidhur me vlerësimin e veprës së tij prej atij vetë.
Pavarësisht nga njëfarë misteri që ka rrethuar dhe vazhdon të rrethojë vonesën jashtëzakonisht të gjatë të publikimit të kësaj vepre prej vetë Kadaresë, ajo përbën, në vetvete, një kureshtje të veçantë për lexuesit e tij, e sidomos për studiuesit dhe hulumtuesit e letërsisë. Romani shoqërohet me një bisedë me autorin dhe komente nga shkrimtarja Viola Isufaj.
Ismail Kadare, para se ta shkruante këtë roman, kishte botuar dy përmbledhje poetike. Më 1954 kishte botuar vëllimin me poezi të viteve të gjimnazit “Frymëzimet djaloshare”, ndërsa më 1957 vëllimin “Ëndërrimet”. Në vitin 1964, ai botoi romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, veprën e tij më të njohur, e cila konfirmoi talentin dhe forcën e tij të jashtëzakonshme si shkrimtar.
Vitet e fundit Kadare u është rikthyer shkrimeve të hershme. Vetëm një vit më parë, ai botoi përmbledhjen me tregime “Bisedë për brilantët në pasditen e dhjetorit”. Për lexuesin kjo përmbledhje erdhi si një sprovë e rrallë e shkrimit, ku tregimi më i hershëm qëndron krah për krah me atë më të fundit. Si në shfletimin e një albumi, ku i njëjti portret është njëkohësisht identik, por dhe i ndryshëm gjatë rrjedhës së kohës, diçka e përhershme ngulmon të shfaqet në secilin tregim apo novelë.

“Mjegullat e Tiranës” është romani më i ri i shkrimtarit, ai bëhet më interesant për lexuesin dhe për faktin që e ka shkruar në një moshë shumë të re. Në dorëshkrimin origjinal ai e kishte quajtur atë “Dashuria e dytë”. Në qendër të romanit është një histori dashurie në Tiranën e pas viteve ‘50./InfoGlobi.Kult-Info.Permblodhi:Xh.Veseli

28.5.14

Gjatë javës ardhshme, konkretisht më 5, 6 dhe 7 qershor, në Tiranë mbahet festivali “ReckStockFest”.

Organizatorët kanë paralajmëruar pjesëmarrje të Rock – grupeve nga të gjitha trevat shqiptare. Mirëpo, sic ndodhë zakonisht në raste të ngjashme, në organizime të mëdha të kësaj natyre haset në vështirësi të paparapara. Shih për këtë, me qëllim të informimit të opinionit dhe aderuesve të këtij zhanri, Elton Deda, njëri nga organizatorët e “RockStockFest”, ka bërë të ditur se disa nga grupet nuk do do të marrin pjesë.
Duke iu drejtuar fansave, ai ka bërë të ditur se njëri nga grupet që pritet me interesim të theksuar, “Troya” nga Prishtina, për sic thuhet, “arsye pamundësie” nuk do të jetë pjesë e kësaj ngjarjeje.
Kërkesave dhe interesimit të fansave, Deda u shkruan me sa vijon:

Për të gjithë fansat:
“Troja” nuk janë në “Rockstock festival” për arsye pamundësie; “Ilirët” dhe “Fisnikët” do të ftohen në një aktivitet tjetër; “Djemtë e Detit” janë të pamundur të mblidhen; Grupi “Shook” nuk mblidhet dot për arsye personale, sqaron përfundimisht Deda duke sygjeruar më tej: “Ju lutem mos komentoni më për grupe apo individë, të cilët, me gjithë dëshirën për t’i pasur dhe janë kontaktuar. Ata, për një arsye apo tjetër nuk kanë mundësi të marrin pjesë në këtë ngjarje”…
Më tej Deda vë në dukje se gjatë vitit  të ardhshëm, duke shpresuar që edhe nga aspekti financiar do të konsolidohen, do të bëhet orvatje të shtohet numri i bendeve, (kjo lë të kuptohet se zakonisht aspektet financiare janë arsye të mospjesëmarjes së bendeve të ndryshme në ngjarjeve të këtij formati – Konstatim yni i supozuar nga konteksti mësipërm), duke theksuar se aktualisht pjesëmarrjen kanë verifikuar 30 bende, duke vlerësuar poashtu se ky numër bendesh është i mjaftueshëm, si nga aspekti sasior poashtu edhe nga spektri i gjërë, pasi ky është edicioni i parë i këtij festivali.

Në fuind të mesazhit që në një mënyrë a tjetër ka nuance falënderimi, Deda vë në dukje se “pjjesëmarrja në shesh është ajo që më së miri tregon interesin dhe dashamirësinë për “Rock’n Roll”-in./Kult-Info.Xh.V.


Pjesëmarrësit:
RockStock Band (Elton Deda, Eneda Tarifa, Erjon Zaloshnja, Rezarta Smaja)
Elita 5 Band
Bojken Lako Band
Renis Gjoka Band
Lynx
Burn
Zanzi Band (Kosovë)
Genc Salihi Band (Kosovë, ex- Cute Babulja)
Bla, bla Bla (Maqedoni)
Adrian Lulgjuraj (Mali i Zi)
3 Musketierët (Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi)
Eugent Bushpepa Band
Kamela Islamaj
Rina Bilurdagu
Flaka Krelani
Marsela Cibukaj
Altin Goci (Rifolk Band)
Juliana Pasha Band
Sokol Keci Fusion Trio
Crossbones
Seleksioni 039, TNT, (Old school Bands nga Kosova)
Albatros (Një ribashkim special për Ditën e Miqësisë)
Banda të reja dhe artistë të rinj (specifikisht në zhanret e Heavy Metal, Death Metal, Black metal, Grunge, Alternative Rock)
Hip Hop (DJ Blunt and Real 1, Free Style Hip Hop, Kosovë).
Aktori Uliks Fehmiu ka qëndruar në Begorad ku ka marrë pjesë në xhirimet e filmit “Rrugica kryengritrëse”. Ai shpesh kthehet në Beograd, që nga viti 1993 kur kishte emigruar në Nju Jork, ku edhe sot e asaj dite jeton së bashku me bashkëshorten, njëherit kolegen e tij, Snezhana Bogdanovic dhe fëmiun e tyre, shkruan “Puls”.
Pas vdekjes së të atit, legjendarit Bekim Fehmiu, në Beograd e pret e ëma, aktorja Branka Petric, mirëpo gjithnjë e më rrallë edhe ndonjë project filmi. Shumë shpejt ai do të paraqitet në një të tillë projekt, shkruan “Puls”, duke precizuar se Fehmiu do të jetë mishërim i një të dyshuari për krime lufte dhe gjenocid, në rolin e tij të ri në projektin kinematografik me titull pune “Rrugica kryengritëse”, nga regjisori Miroslav Terzic.
Ai poashtu ka treguar se cka e ka tërhequr për një rol të tillë: “Kam pranuar rolin sepse skenari është i jashtëzakonshëm, ka thënë Uliksi, duke shfaqur kënaqësinë e tij që luan përkrah aktorit Gordan Kicic, duke konstatuar poashtu se është e rëndësishme që një film i tillë realizohet më në fund.
“Gordan më ka sqaruar se cka ka ndodhur gjatë viteve të hulumtimit të krimeve të luftës, duke më treguar poashtu edhe për të gjitha komunikimet me njerëzit dhe gjykatën speciale, saktëson aktori Fehmiu, i cili në këtë film sërish ka bashkëpunuar me aktorin Rede Serbegjia, një mik e koleg me të cilin, sic ka thënë, megjthatë rrallë shihet.
“Sigurisht se Rade dhe unë bashkëpunojmë dhe koordinohemi mjaft mirë, por nuk shoqërohemi.  Ai më parë ka jetuar në Londër dhe më pas është shpërngulur në Los Angjelos, ndaj duke pas parasysh se ne të gjithë shëtisim gjithandej nëpër botë, edhe takohemi ndonjëherë.”, ka thënë Fehmiu, duke vlerësuar se ka marëdhënie të shkëlqyeshme me të, ngase ai është një mik i vlerësuar i prinërve të tij”.
Përpos filmit, Uliksi në ShBA i është përkushtuar profesionit të bukëpjekësit për cka ka treguar në mënyrë simbolike se si buka që prodhohet në ShBA ëshët shumë më e mirë, duke sqaruar poashtu se gjasat që të hap një lokal bukëpjekësi në Beograd, janë shumë të vogla.


“Në ShBA jam plotësisht i panjohur, dhe atje jetoj nga profesioni i bukëpjekësit. Do të doja që të pjekë bukë e cila do të ishte shumë më e mirë se ajo që përdorin aktualisht qytetarët e Beogradit”, është shprehur me shaka Fehmiu. duke vijuar se qytetarët do të mund të përdornin bukë shumë më të mirë, por, sipas tij, përpos atyre ideve romantike, nuk ekziston asgjë tjetër” ... “Në Beograd më kualitativ është filmi se buka”, ka thënë për “Puls”, aktori Uliks Fehmiu, duke vënë në spikamë pak a shumë se nuk ka mjaftueshëm gjëra që kanë ndryshuar nga mendësia e së kaluarës./Kult-Info./Përktheu e përshtati për botim: Xh.V.
Një yll që zakonisht ka shëndrit te Real Madridit, por i cili  poashtu, zakonisht ka qenë ‘nën hijen’ e shkëlqimit të yjeve tjerë “cikompolarë”, futbollisti argjentinas,  Anhel di Maria, ka  shfaqur pakënaqësinë e tij për përzgjedhjen e futbollistëve më të mirë në botë, ku është injoruar së fundmi skajshmërisht.

Futbollisti i Real Madrid-it, me të cilën është identifikuar, dhe në shenjë të të cilit ka kaluar ndeshja finale e Champions League, duke e vlerësuar madje me pothuajse notën maximale (9.5) që do të ishte një satisfaksion i vecantë për të dhe admiruesit e lojës së tij, në një deklaratë të cilësuar bombastike ka kontestuar përzgjedhjen e grupit të futbollistëve  në konkurrencë për “Topin e Artë”.
“Reprezentuesi argjentinas përpos që u zgjodhë futbollisti më i mirë i finales së Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid-it,  javën e kaluar, ka mundësi që t’ua mbyllë gojën skeptikëve në botërorin e radhës me skuadrën përfaqësuese të Argjentines, e cila trajtohet si një nga kandidatet kryesore për trofeun më të cmuar të futbollit botërorë, Kupën e Botës.
Megjithatë ai vazhdon të  mbetet i injoruar në garë për çmime të rëndësishme individuale.
“Nuk e di se kush e përpilon listën për Topin e Artë. Nuk kam qenë në mesin e dhjetë, madje as në mesin e 50 më të mirëve”, ka thënë Di Maria për  ueb-faqen e së përditshmes argjentinase “Ole”.

“Megjithatë, duhet të vazhdoj të punoj në mënyrë që të bëhem më i miri. Ka shumë futbollistë që janë duke luajtur mirë, por mendoj se kam kaluar një sezon të vlerësuar, madje më të mirin me Real Madrid-in; kam fituar finalen dhe jam shpallur futbollisti më i mirë i ndeshjes; po ashtu edhe me Kombëtaren kam kaluar një vit të mirë. Shpresoj që në fund të jetë gjithçka në ok.”, ka deklaruar argjentinasi i dëshmuar se është sinonim I futbollistuit cilësor që do përkrahje e besim dhe se kur ka atë besim, ka qenë shembulli më tipik se nga ai nuk mund të pritet zhgënjim ./Kult-Infoi.Xh.V. 
Edukatë seksuale:
Nga të gjitha fuqitë njerëzore, energjia seksuale është ajo më e fuqishmja e cila manifestohet jo vetëm në marrëdhëniet seksuale por edhe në të gjitha aktivitetet tona, edhepse nuk jemi të vetëdijshëm. Momenti më i fuqishëm i marrëdhënieve seksuale është orgazma, sepse vetëm atëherë energjia seksuale arrin pikën e fuqisë maksimale.
Orgazma është puls ritmik i energjisë që zgjat mesatarisht 8 – 10 sekonda. Më së shumti ndjehet në zonën gjenitale, por mund të përjetohet edhe në tërë trupin. Kjo është përvoja më e fuqishme personale, asnjë lloj përjetimi tjetër nuk është aq e koncentruar dhe e fuqishme. Kjo nuk është vetëm për ndjenjen e kënaqësisë, të gjitha shqisat tona intensifikohen, pushojnë tërësisht të gjitha luhatjet mendore dhe e jetojmë plotësisht momentin e tanishëm.
Pse është energjia seksuale aq e fuqishme? Ashtu siç thotë Mantak Chia, mësues Taoist në librin e tij Sekretet taoiste të dashurisë: “Të bërit dashuri është një tonik (forcues) që ka efekt shërues pasi përfshin shkëmbimin e energjisë së jetës që është shumë më e fortë dhe e fuqishme se çdo lloj bari apo mjekimi tjetër”.
Gjatë marrëdhënieve, energjia vazhdimisht zëvendësohet mes partnereve. Meqenëse burrat dhe gratë janë mishërim i gjinive të kundërta, organi seksual mashkullor është i ngarkuar pozitivisht (yang) dhe femra e ngarkuar negativisht (yin), gjegjësisht qendra kardiake e femrës është yang ndërsa e mashkullit yin. Pra, kur ju jeni në afërsi të njëri tjetrit, polet e kundërta të energjisë krijojnë fushë të fortë magnetike, duke rezultuar në ekstazë seksuale.
Orgazma më e lartë dhe më e ulët
Gjatë orgazmës “së ulët” aktivizohen vetëm disa organe dhe gjëndrra, ndjenjat janë më të forta në zonën gjenitale dhe për këtë arsye edhe quhet orgazëm gjenitale. Gjatë kohës së orgazmës dhe pas saj vjen deri tek humbja e madhe e energjisë seksuale. E gjithë energjia e cila zgjohet gjatë seksit, kalon nga trupi përmes organeve gjenitale. Përveç orgazmës së ulët, ekziston edhe orgazma më e lartë, e cila mund të arrihet gjatë marrëdhënieve të kultivuara me ndërgjegjshmëri. Në këtë lloj orgazme aktivizohen të gjitha organet e brendshme dhe gjëndrrat si dhe ndijimet ndjehen në të gjithë trupin. Gjatë orgazmes së lartë nuk ka humbje të energjisë dhe përjetimi është shumë herë më i fortë sesa orgazma e ulët. Kjo është një orgazëm e plotë e cila çon në nivel më të lartë të kënaqësisë, rritjen e energjisë seksuale dhe zhvillimin e marrëdhënieve më të thella mes partnereve. Kjo gjithashtu ndikon në shëndet dhe përtrirje, për shkak se energjia seksuale ka aftësi të pabesueshme për rigjenerim dhe shërim. Orgazma e ulët zgjat vetëm disa sekonda, ndërsa orgazma e lartë mund të zgjasë shumë më tepër.
Orgazma mashkullore dhe femërore
Për të arritur tërësisht bashkimin orgazmik, çka duhet të dini? Së pari, duhet të dini disa rregulla bazë. Orgazma mashkullore është si një kulm i pjerrët malor, ndërsa ajo femërore si luginë me kodra. Gjithashtu në mënyrë të ndryshme humbet energjia seksuale.
Energjia seksuale tek femrat është si uji, ngadalë zgjohet dhe nxehet, rreziston gjatë e ngrohtë dhe ftohet ngadalë. Kjo reflektohet nga lëvizjet që fillojnë nga goja, pastaj lëvizin poshtë në gjoks dhe në fund në vaginë. Energjia seksuale tek meshkujt është si zjarri, ndezet shumë shpejtë, djeget fuqishëm dhe pastaj kalon jashtë. Mashkullit, i duhet mesatarisht 4 minuta për të arritur orgazmë, ndërsa femrave 12 minuta, që është tri herë më shumë. Nga kjo është e qartë arsyeja se pse është kaq vështirë të arrihet orgazmë e njëkohshme dhe pse gratë mbesin shpesh ësisht të paplotësuara.
Kur mashkulli dhe femra duan të kenë fëmijë, është e natyrshme dhe normale që të lëshojnë spermë për të mbarësuar vezën tek femrat. Por, nëqoftëse ju nuk doni të keni fëmijë nuk ka nevojë që të nxjerrin jashtë farën e tyre pasi kjo humbet shumë energji. Sipas disa burimeve, me vetëm një lugë çaji spermë që e lëshon mashkulli, arrihen vlerat ushqyese sa 10 limona, 2 mish pule të mëdha dhe 8 vezë. Nuk është fare çudi të ndjeheni të lodhur pas seksit dhe të ndjeni nevojen e madhe për ushqim.
Meshkujt mund të arrijnë orgazëm pa ejakulim. Për këtë, ekzistojnë teknika relativisht të thjeshta që kërkojnë vetëm pak vullnet dhe disiplinë. Duke përdorur këto, meshkujt arrijnë dhe japin kënaqësi edhe më të madhe, duke mos humbur energjinë e çmuar. Por, duhet të dini se kjo nuk është e mjaftueshme për të bërë dashuri në mënyrë klasike, dhe në fund të marrëdhënieve seksuale thjeshtë të hiqni dorë nga ejakulimi pasi për një periudhë më të gjatë mund të çojë në akumulimin e tepërt të energjisë në organet seksuale, të cilat mund të shkaktojnë probleme me prostatë. Njeriu duhet të mësojë se si të drejtojë energjinë e akumuluar seksuale në koken e tij dhe të vazhdojë në tërë trupin.

Në çdo rast, marrëdhëniet harmonike mes meshkujve dhe femrave mund të arrijnë kënaqësinë e pafundme dhe shëndetin e përsosur. Akumulimi dhe drejtimi i energjisë seksuale kanë aftësinë për të shëruar veten dhe partnerin tuaj nga sëmundjet fizike dhe mendore, rrisin nivelin e energjisë si dhe zhvillimin shpirtëror. Por, është e rëndësishme të theksohet se nuk mjafton vetëm tërheqja seksuale, duhet të ketë një lidhje mendore dhe emocionale që të ngjallet energjia dhe përvoja të jetë plotësisht e kënaqshme./Marrë nga: Revista “Femra”/Kult-Infoi.

27.5.14

Pas Shakiras edhe një video i dedikohet Kampionatit botëror në futboll “Brazil 2014” që fillon më 12 qershor dhe zgjatë deri më 13 korrik. Bota e futbollit është në ethe e pritje. 32 skuadra përfaqësuese do të pretendojnë titullin e radhës, Kupën e Botës në Rio de Janeiro.
Ngjarja më e madhe planetare nuk është se u sjellë të ardhura marramendëse dhe reputacion vetëm futbollistëve. Kjo ngjarje është një mundësi e mirë edhe për vet yjet e muzikën botërore.
Kënga “We are one”, e interpretuar nga Pitbul, Xhenifer Lopez dhe Klaudia Leite fitoi ekranizimin e saj.

Po afrohet Kampionati Botëror i Futbollit dhe ethet e tij kanë kapluar gjithë planetin.
Në këtë video mund të shihni himnin e këtij kampionati që do të na përcjellë gjatë muajit të ardhshëm së bashku me evenimente  tjera që lidhen me këtë ngjarje botërore!/Kult-Info.

Turqia dhe Senegali, thjesht janë shumë nivele mbi ne aktualisht dhe për vet faktin që jemi në fillim tonë, të jeni të bindur se edhe po të paraqiteshim me lojtar si: Shaqiri, Xhaka, Behrami e Januzaj, prap kundërshtarët tanë do të ishin favorit për shkakë të frymimit si ekip, gjë që ne aktualisht nuk e kemi dhe jemi tek në fillimin e një procesi të tillë që kërkon shumë sakrificë e punë, por mbi të gjitha kërkon shumë kohë, ka thënë pos tjerash selektori Albert Bunjaku.

Përzgjedhësi I Reprezentacionit të Kosovës në futboll, Albertr Bunjaku u është drejtuar sportistëvem mediave dhe mbarë opinionit public me një letër, pas dy ndeshjeve të zhvilluara të përfaqësuesese, ndaj Turqisë (1 : 6) dhe kundër Senegalit (1 : 3).

Ja deklarata e plotë në rrjetin social facebook, e përzgjedhësit, Albert Bunjaku:

Po u drejtohem pas dy takimeve të radhës, të përfaqësueses së Kosovës të cilën unë e drejtoi, në mënyrë që të ruaj kontaktin më të afërt dhe më të drejpërdrejtë me ju, të cilët edhe një herë dëshmuat dashuri të madhe për shtetin dhe reprezentacionin tonë. Prandaj më lejoni që në fillim të këtij shkrimi t' u shpreh falënderimin tim më të madh për përkrahjën që treguat si në ndeshjen e parë me Turqinë në Mitrovicë, ashtu edhe në ndeshjën me Senegalin në Gjenevë.
Me këtë rast, jo për të dhënë arsyetime, e as sqarime, por për t' u mbajtur të informuar me gjendjën dhe situatën aktuale në reprezentacionin tonë që po lind dhe që akoma është vetëm në hapat e vet të parë.
Në këto tri ndeshje, duke nisur nga ajo me Haitin në muajin mars dhe këto me Turqinë e Senegalin gjatë javës së kaluar, në reprezentacionin e Kosovës janë grumbulluar 35 futbollistë, nga të cilët 32 kanë pasur rastin që të shfaqin aftësitë e tyre futbollistike para shtabit teknik dhe vetë publikut, përballë dy reprezentacioneve jashtëzakonisht të forta si Turqia e Senegali, por edhe ndaj Haitit që mbetet reprezentacion shumë i respektuar, sidomos për ne, që në kuptimin figurativ jemi akoma duke hap themelet e shtëpisë.
Prandaj pavarsisht rëndësisë së rezultatit, këto dy takime na kanë shërbyer për disa gjëra tjera: promovimin e reprezentacionit tonë, testimin praktik të futbollistëve në sfida të mëdha, funksionimin e ekipit në ballafaqime të nivelit të lartë dhe mbi të gjitha që të kuptojmë situatë dhe potencialin tonë actual, duke pas parasysh fazën në të cilën jemi, atë të fillimit të krijimit të ekipit dhe punën që na pretë në kohën që është para nesh.
Kemi përdorur shumë lojtarë dhe në një farë forme kemi qenë të detyruar që nga ndeshja në ndeshje edhe të improvizojmë, sepse jemi përballur me mungesa lojtarësh, për arsye nga më të ndryshmet. Këtë e di gjithë opinioi futbolldashës në Kosovë. Megjithatë nuk dua ta përdor si fakt justifikues për asgjë. Prandaj problemet e tilla do t’ ia vështirsonin punën edhe reprezentacioneve me renome, e jo më një reprezentacioni ‘filiz’. Turqia dhe Senegali, thjesht janë shumë nivele mbi ne aktualisht dhe për vet faktin që jemi në fillim tonë, të jeni të bindur se edhe po të paraqiteshim me lojtar si: Shaqiri, Xhaka, Behrami e Januzaj, prap kundërshtarët tanë do të ishin favorit për shkakë të frymimit si ekip, gjë që ne aktualisht nuk e kemi dhe jemi tek në fillimin e një procesi të tillë që kërkon shumë sakrificë e punë, por mbi të gjitha kërkon shumë kohë.
Jam plotësishtë i vetëdijshëm që në futboll rëndësi kanë rezultatet, por secili ekip apo reprezentacion kalkulon në mënyrën e vet për të arritur maksimumin e mundshëm për një afat të caktuar dhe puna e rezultatet paraprake janë në shërbim të atij qellimi.
Duke qenë se aktualisht kemi të drejtë të luajmë vetëm ndeshje miqësore, megjithë vlerësimin për rezultatet, priorieti ynë mbetet krijimi i një ekipi të qëndrueshëm që do të jetë në gjendje të marrë rezultatet, atëherë kur ato të vlejnë vërtetë.
Ne kemi një synim, ne kemi dicka që po ndjekim dhe gjithcka që po ndodhë tani është në shërbim të atij synimi, asgjë nuk bëhet rastësisht.
Synimi ynë është krijimi i ekipit që mund të na përfaqësoj në mënyrën më të mirë në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”, e që nisin në Shtator të vitit 2016. Pikërishtë kjo është koha, kur do të dal në pah fytyra e vërtetë e reprezentacionit më të ri në Evropë. Deri atëherë gjithcka do të jetë në funksion të këtij qëllimi, normalisht pa lënë anash as rezultatet momentale të cilat unë dhe futbollistët që përzgjedh do t’ i kemi synim në cdo ndeshje në të cilën do të përfaqësojmë Kosovën. Jam i vetëdijshëm për rëndësinë e rezultateve, ashtu sic jam i vetëdijshëm për entusiazmin tonë si popull që t’i kemi ato rezultate menjëherë, por shtëpia nuk ndërtohet brenda nate, prandaj më duhet të kërkoj mirëkuptimin dhe durimin tuaj, në mënyrë që ekipi përfaqësues të ketë kohën e nevojshme për të ardhur në maksimumin e vet pikërishtë atëherë kur një gjë e tillë do të na duhet më së shumti. Vetëm ajo fazë do t’ i jap cdo kujt mundësinë të gjykoj se a është dhe sa është punuar në reprezentacionin e Kosovës.
Tani para nesh janë ndeshjet e radhës në të cilat, unë dhe futbollistët shpresojmë që prap do të ndjejmë përkrahjën tuaj të fuqishme, sic e kemi ndjerë në këta tre hapa të parë drejt nivelit më të lartë të futbollit botërorë.

I juaj, përzgjedhësi i Reprezetacionit të Kosovës në futboll, Albert Bunjaku./InfoGlobi.Xh.V.
Kush ishte personi që e përqafoi Ronaldo pas ndeshjes finale Real Madrid – Atletico Madrid 4 : 1?

Është një thënie e vjetër popullore që korrespodon me natyrën njerëzore dhe harmonin kosmike të ligjësive natyrore. Ajo përafërsisht tingëllon kështu: “Të mirën (veprën e mirë, mirësinë etj.) hudhe në det, ajo do të kthehet vetvetiu, vet”.

Nuk ka njeri apo aderues futbolli nga miliarda teleshikues anë e kënd rruzullit tokësorë që nuk ka pyetur veten ose personin përkrah se kush ishte ai personalitet, jo shumë i njohur për media, të cilin Cristiano Ronaldo e përqafoi në afërsi të tribunave, pas ndeshjes finale Real Madreid – Atletico Madrid (4 : 1)!...

Ja historia e Ronaldos dhe Albert Fantrau

Para disa vitesh Ronaldo shprehej se i gjithë suksesi i tij në futboll lidhej me emrin Albert Fantrau!
“Më duhet të falenderoj mikun tim Albert Fantrau për suksesin tim në futboll. Ne luanim në të njëjtin ekip në Kampionatin e U-18. Kur menagjerwt e Sporting-ut erdhën të na kërkonin, na thanë: “Kush shënon më shumë gola do të merret në akademi.” Ndeshja përfundoi 3-0. Unë shënova golin e parë, Albert realizoj një gol shumë të bukur me kokë…  Tek goli i tretë ai i kaloi të gjithë me solo-aksion, kaloi edhe portierin dhe ajo çfarë i mbetej ishte ta dërgonte topin në rrjetë, por e pasoi tek unë dhe shënova! Kështu unë u mora në akademi… . Pas ndeshjes e pyta, pse? Ai më tha: “Sepse ti je më i mirë se unë”!


Shumë gazetarë shkuan për ta pyetur nëse ishte e vërtetë historia, dhe Fantrau aprovoi cdo gjë, duke u shprehur se jeta e tij futbollistike mbaroi pikërisht aty, pas asaj ndeshje dhe ishte person i pa punë./Kult-Info.Xh.V.


25.5.14





Në kategorinë e regjisorit më të mirë, çmimin e fitoi Alfonso Cuaron për filmin Gravity. Ky film fitoi edhe në kategorinë e kinematografisë më të mirë.



















Cate Blanchet u nderuar me Çmimin Oskar si Aktorja më e Mirë e vitit për interpretimin në filmin Blue Jasmine.




















Matthew McConaghay, për herë të parë i emëruar për Çmimin Oskar fitoi statujën e lakmuar në kategorinë e aktorit më të mirë për interpretimin e personazhit kryesor në filmin Dallas Buyers Club.























Gjatë mbrëmjes së djeshme është zhvilluar evenimenti i shumëpritur jo vetëm nga publiku por dhe nga emrat më të njohur me fame botërore të cilët , kanë qenë të nominuar për të qenë fituesit e cmimeve të ndryshme. Edhe përse në numër kanë qenë të shumtë, ata që janë nderuar me trofe ishin vetëm disa prej tyre.

Cmimin “fotografia më e mirë” e ka fituar filmi i suksesshëm : “12 years a slave”
“Regjizori më i mirë” ishte Alfonso Cuaron . i cili ka realizuar filmin “Gravity”
“Filmi më i mirë aksion me metrazh të shkurtër”  -  “Helium”
“Frozen” është shpallur “Filmi më i mirë i Animuar”
Filmi “Gravity” mund të themi se ai është nderuar me trofe të ndryshëm. Ai është shpallur : “Filmi me efektet më të mira vizuale”, “Filmi me skenar më të mirë”, ka fituar cmimin “Kinematografia më e mirë”, dhe “Muzika më e mirë”.
Aktori Matthew McConaughey ka arritur qe të fitojë cmimin “Aktori më i mirë në rol kryesor.” Ai është nderuar në këtë cmim pas pjesëmarrjes në filmin “Dallas Buyers Club”.
Ndërsa si “Aktorja më e mirë” përsëri në rol kryesor ka triunfuar Cate Blanchett, e cila është protagonist në filmin “Blue Jasmine.”
Jared Leto, është shpallur “Aktori më i mirë Jo protagonist” i cili njësoj si Matthew McConaughey ka luajtur në “Dallas Buyers Club”, një film ky i cili ka fituar dhe cmimin “Tualeti dhe stilimi i flokëve më i mirë.”
Cmimin “Aktorja më e mirë Jo protagoniste” e ka fituar Lupita Nyong’o.
Dokumentari më i mirë është shpallur “20 feet from Stardom”
Ndërsa trofeun “Filmi më i mirë i animuar me metrazh të shkurtër” e ka fituar Mr. Hublot