29.4.14

Restaurani i gjysmëpronarit shqiptar nga Maqedonia, Rene Rexhepi është shpallur restauranti më i mirë në botë. Cilësia e gatimit; cilësia e shërbimit; gërshetimi i kuzhinës tradicionale me atë moderne dhe mbi të gjitha shija origjinale kanë qenë vetëm disa nga kriteret e jurisë vlerësuese për përzgjedhjen e restorantit më të mirë për vitin 2014.


Dhe ky çmim shkoi për restorantin danez “Noma” që u shpall restoranti më i mirë në botë në ceremoninë e përvitëshme “San Pellegrino World’s 50 Best Restaurant Awards”, duke zbritur nga froni restorantin spanjoll “El Celler de Can Roca”.  Cmimi iu dorëzua të hënën kryekuzhinierit dhe bashkëthemeluesit të “Noma”, Rene Rexhepi një shqiptaro-danez i suksesshëm në fushën e kulinarisë. 
Ai ka lindur në vitin 1977 në Kopenhagen. Babai i tij është një shqiptar nga Maqedonia, emigrant në Danimarkë, ndërsa e ëma e tij është daneze.



https://www.youtube.com/watch?v=n-HJMg-Vj1s














https://www.youtube.com/watch?v=n-HJMg-Vj1s
Muzikë s’ka shumë lloje, as tri lloje, por vetëm dy lloje: “e mirë dhe e keqe”. Kjo ishte motoja e Edward Kennedy Ellington, i cili u lind më 29 prill 1899, pikërisht në ditën e sotme të para 115 vitesh. Ishte njëri nga kompozitorët më të mirë të shek. XX-të.
- Njeriu i cili u bë një nga kompozitorët më të mirë të shekullit XX , Edëard Kennedy Ellington, lindi në Uashington DC. Që në fillim; i pashëm, i ri, i veshur firmato, ai mori pseudonimin, apo thënë më mirë deminutivin, pse jo edhe emrin përkëdhelës, “Dukë”. Pati sukses në pikture, fitoi një konkurs, i dhanë bursë, la shkollën dhe hapi biznes për pikturim posterash. Por ishte e natyrshme aftësia e tij për interpretim në piano - tërhoqi vemendje dhe premtime. 
Kështu, Dukë Ellington mori rrugët: si 25 vjeçar shkoi në Nju Jork ku u bë i famshëm në klube, studio, radio etj… Më pas do të krijonte pjesë muzikore të vogla e të mëdha për filma, opera, balete, shfaqje Broadëay, madje edhe muzikë kishtare. Mbi 1.000 pjesë muzikore mbajnë emrin e tij. Në vitin 1940, fotografi shqiptaro-amerikan Gjon Mili drejtoi një nga filmat me Dukën duke interpretuar. Sipas Ellingtonit, i cili vdiq në vitin 1974, "ka vetëm dy lloje muzike: të mirë dhe të keqe.".