12.3.14

"Eshtë gabim vulgar të mendosh se të tjerët po të persekutojnë sa herë që nuk janë dakord me ty.” 

Skulptori gjilanas, Avni Behluli po merrë pjesë në 'International Art Rezidental Project', në Kajro të Egjiptit. Ai është pjesë e turnit të parë të kësaj ngjarjeje të madhe të artit pamor, ngjarje kjo që do të vazhdojë edhe gjatë muajit prill.

Paraprakisht, skulptori Behluli ka thënë se ka marrë ftesë krahas 11 skulptorëve tjerë të përzgjedhur nga vende të ndryshme të globit si India, Anglia, Azerbeigjani, Rumania, Italia, Holanda, ndërkohë që ai është përfaqësuesi i vetëm nga Kosova.
Karakteristikë e kësaj kolonie është se aty merrë pjesë edhe artisti Shefqet Emini me prejardhje nga Kosova por që jeton e vepron në Holandë.

“kjo është një koloni ku do të punohet dhe veprat që realizohen më pas do të ekspozohen”, ka thënë Behluli para nisjes. Ai ka shtuar se temat do të jenë me motive nga kultura dhe tradita egjiptiane. Behluli është i njohur si skulptor i dalluar me një bagazh voluminoz krijues si dhe ish student i skulptorit të ndjerë, Akademik Agim Cavderbasha. Ai gjithashtu ka theksuar para nisjes se nëse i jepet mundësia dhe ka kushte, do të punojë në skulpturë, përndryshe ka deklaruar se do t’i qaset pikturës në këtë ngjarje të rëndësisë së veçantë artistike.

Nën përkujdesjen e kuratores Stella Velka, Behluli në Egjipt do të qëndrojë një muaj. 
Kjo ishte fjalia e vetme në facebok, e shoqëruar me fotografinë nga premiera e shfaqjes, nga aktorja Adriana Morina pas së cilës fjali ka rrjedhë një debat sa interesant aq edhe i mjerë, e që i atribuohej neglizhencën së strukturave udhëheqëse të Komunës Pejës, gjëgjësisht drejtorisë për kulturë të kësaj komune për zvarritjen e pagesave për artistët e shfaqjes “Nata e Helverit”.

Kjo shfaqje, premiera e së cilës është dhënë në fund të qershorit të vitit të kaluar, pothuajse një vit më pas, akoma nuk është subvencionuar nga komuna sipas marrëveshjes konform projektit!
Ky është vetëm një nga rastet e shumta që po ngulfasin mbarëvajtjen e teatrit nëpër qendra të ndryshme të Kosovës.

Një numër i konsiderushëm krijuesish skenike, (regjisorë, autorë dramash e aktorë), kanë ironizuar me çasjen dhe mënyrën e menagjimit të institucioneve kulturore, nga individë të cilët zakonisht vijnë nëpër poste udhëheqëse pa kritere profesionale dhe me sygjerime të strukturave partiake që udhëheqin me drejtoritë komunale.  

Në këtë vorbull të paimagjinueshëm ‘larjehesapesh’, për të qenë ironia edhe më e madhe, barra e krejt marifeteve dhe prapaskenave që e zanafillën e kanë te inatet personale, zakonisht bie mbi supet e kategorisë më të injoruar të shoqërisë, artistëve.

Ngjarja në shfaqjen “Nata e Helverit” vjen nga koha e Luftës dytë botërore me dy personazhe, nënës dhe djalit të saj me nevoja të veçanta, të cilët kërkojnë shpëtim nga ndjekja e nazizmit që u bënë njerëzve me aftësi të kufizuara.


Sipas tekstit të autorit Polak, Ingmar Villquist, regjinë e saj e ka bërë Ben Apoloni kurse në shfaqje kanë luajtur Labinot Lajçi dhe Adriana Morina.
Sulmuesi më produktiv i cili ka vulosur fatin e shumë ndeshjeve të 'djajve të kuq', Wayne Rooney, ka treguar se është duke mbajtur stërvitje shtesë me Adnan Januzaj.

Rooney ka thënë se stërvitja shtesë me nëntëmbëdhjetë vjeqarin kosovar, Adnan Januzaj, po i ndihmon shumë.  "Pasi përfundon stërvitja me skuadrën unë qëndroj me Januzajn. Ne punojmë më shumë në goditje të lira dhe krosime. Kjo gjë më bën mua mirë, sikurse edhe Adnanit". 

"Po mundohem ta ndihmojë shumë Adnanin. Ai është i ri dhe jam i bindur se do të jetë një lojtar i shkëlqyeshëm në të ardhmën. Mendoj se lojtarët e rinjë duhet të stërvisin gjatë gjithë kohës, poashtu edhe lojtarët që kanë përvojë duhet stërvitur sa më shumë që të jenë në formë gjithnjë" është shprehur Rooney.

Fragment


- Kur zbulova Sekretin, doja të dija opinionin e shkencës dhe të fizikës për sa i përket kësaj njohjeje. Ajo cka zbulova ishte absolutisht mahnitëse. Një prej gjërave më entusiazmuese të të jetuarit në këtë kohë është që zbulimet e fizikës së kuanteve dhe shkencës së re janë në harmoni të plotë me mësimet e Sekretit dhe me ato që mësuesit e mëdhenjë kanë ditur gjatë gjithë rrjedhës së historisë.

*Në shkollë nuk kam studiuar ansjëherë shkencë apo fizikë, por, prapseprapë, kur lexoja libra të ndërlikuar mbi fizikën e kuanteve, i kuptoja në mënyrë të përsosur, sepse doja t’i kuptoja. Studimi i fizikës së kuanteve më ka ndihmuar të kuptoj më në thellësi sekretin, në një këndvështrim energjik. Bindja e shumë njerëzve përforcohet kur ata shohin ndërsjellshmërinë perfekte mes njohjes së sekretit dhe teorive të shkencës së re.

* Më lejo të shpjegoj se si ti je kulla më e fuqishme e transmetimit në univers

Thënë me fjalë të thjeshta, gjithë energjia dridhet në një frekuencë. Duke qenë energji, edhe ti dridhesh në një frekuencë që përcaktohet  nga ajo cka ti mendon dhe ndien. Të gjitha gjërat që do, janë bërë nga energjia. Edhe ato dridhen. Gjithcka është energji.

*Këtu hyn faktori “Surprizë”. Kur mendon për atë që do dhe e emeton këtë frekuencë, bën që energjia e asaj cfarë dëshiron të dridhet në atë frekuencë dhe të tërheq drejt teje! Kur përqëndrohesh në atë që dëshiron, ndryshon dridhjen e atomeve të asaj gjëje dhe bën të dridhet drejt teje. Ti je kulla më e fuqishme e transmetimit në univers, sepse të është dhënë fuqia  për ta përqëndruar energjinë tënde nëpërmjet mendimeve tua dhe të ndryshosh  dridhjet e gjërave në të cilat je përqëndruar, që më pas i tërheq magnetikisht drejt vetes.
Kur mendon dhe i ndien gjërat e mira që dëshiron, je futur menjëherë në atë frekuencë, e cila më pas bën të dridhet drejt teje energjia e tyre dhe ato shfaqen në jetën tënde.

*Ligji i tërheqjes thotë se të ngjashmit tërheqin të ngjashmit. 

Ti je një magnet energjie, ndaj dhe energjetizon elektrikisht gjithcka drejt teje, energjetizon elektrikisht veten drejt gjërave që dëshiron. Qeniet njerëzore e administrojnë energjinë e tyre magnetizuese, sepse askush jashtë tyre nuk mund të mendojë ose të ndiejë për ta dhe të janë mendimet e ndjenjat ato që krijojnë frekuencat tona.
Nga cdo këndvështrim që ta shohësh, rezultati është gjithmon i njëjtë. Ne jemi NJË. Jemi të gjithë të lidhur dhe jemi pjesë e Fushës energjike unike, e Mendjes supreme unike, e Vetëdijes unike ose e Burimit krijues unik. Quaje si të duash, por jemi të gjithë Një.
Universi është rezerva universale dhe furnizuesi i gjithckaje. Cdo gjë që vjen nga universi transportohet tek ti nga një ligj i tërheqjes nëpërmjet njerëzve, rrethanave dhe ngjarjeve. Është ligji që të lejon të tërheqësh nga rezervat e pafundme. Kur emeton frekuencën e përkryer të asaj që dëshiron, do të tërheqësh njerëzit, rrethanat dhe ngjarjet e përkryera!

*Nuk janë njerëzit ata që japin gjërat që dëshiron. Nëse i përmbahesh kësaj bindje të rreme, do të përjetosh mungesa sepse e sheh botën e jashtme dhe njerëzit si rezervë. Rezervat e vërteta janë fusha e padukshme, nëse ti e quan atë univers, Mendje supreme, Zot, Inteligjencë infinite apo cfarëdo tjetër. Sa herë që merr dicka, kujto që e ke tërhequr nëpërmjet ligjit të tërheqjes, duke qenë në frekuencë dhe në harmoni me rezervën.
Inteligjenca universale, që përhap gjithcka, ka vënë në lëvizje njerëz, rrethana dhe ngjarje, me qëllim që të ta jap ty atë gjë, sepse kështu funksionon ligji.

*Nëse kjo të jep përshtypjen se duhet të punosh shumë për ta nxjerrë atë nga e padukshmja në të dukshme, provo këtë mënyrë të shkurtër: Shikoje atë që dëshiron si të ishte fakt absolut. Kjo do të bëjë që ajo që ti dëshiron të realizohet me shpjetësi të dritës. Në castin që kërkon, objekti i dëshirave tuaja është fakt në fushën shpirtërore universale dhe ajo fushë është gjithcka që ekziston. Kur përcepton dicka në mendjen tënde, dije që bëhet fjalë për një fakt dhe që do të realizohet pa dyshim.

* Sekreti është brenda teje. Sa më shumë që ta përdorësh fuqinë që gjendet brenda teje, aq më shumë do të tërheqësh. Do të arrish në një pikë ku nuk do të kesh më nevojë ta praktikosh, sepse ti vet do të jesh fuqia, perfeksioni, mencuria, inteligjenca, dashuria dhe gëzimi.

* Toka rrotullohet rreth orbitës së saj për ty. Oqeanet ngriten dhe ulen për ty. Zogjtë këndojnë për ty. Dielli lind dhe perëndon për ty. Yjet dalin për ty. Gjithcka është për ty, cdo gjë e bukur që sheh, cdo përvojë e mrekullueshme që përjeton. Hidh një sy përreth. Asgjë nga ato që të rrethojnë, nuk mund të ekzistojnë pa ty. Pavarsisht se cfarë ke menduar se ke qenë, tani e di të vërtetën se kush je realisht. Je padroni i universit. Je trashëgimtari i mbretërisë. Je perfeksioni i jetës. Dhe tani e di sekretin. Gëzimi qoftë mbi ty!

Sa më shumë të përdorësh fuqinë që gjendet brenda teje, aq më shumë do të tërheqësh atë

Të mendosh se nuk ka gjëra të mjaftueshme është sikur të shohësh imazhet e jashtme dhe të mendosh se gjithcka vjen nga jashtë. Kur bën këtë, me shumë siguri do të shohësh vetëm munges dhe kufizim. Tani e di që asgjë nuk e ka origjinën nga jashtë dhe që gjithcka lind nëse e mendon dhe ndien nga brenda. Mendja jote është forcë krijuese e të gjitha gjërave. Atëherë si mund të ketë mungesa? Është e pamundur. Aftësia jote për të menduar është e pafundme, poashtu edhe gjërat që mund t’i materializosh me mendimet tuaja janë të pafundme. Kjo vlenë për të gjithë. Kur e di me të vërtetë këtë, mendon me një mendje që është e vetëdishme për natyrën e saj të pafundme.
 Asgjë nuk është e fundme – as burimet dhe asgjë tjetër. Gjërat janë të fundme vetëm në mendjen njerezore. Kur i hapim mendjen fuqisë krijuese të pafundme, ndjellim bollëkun dhe shohim e përjetojmë një botë krejtësisht të re.

Kur zbulova sekretin, vendosa të mos shihja më lajme apo të lexoja gazeta, sepse nuk më bënin të ndihesha mirë. Shërbimet informative dhe gazetat nuk duhet fajësuar aspak se transmetojnë lajme të këqija. Duke qenë bashkësi globale, përgjegjësia është jona. Ne blejmë më shumë gazeta kur në faqen e parë ka një tragjedi të madhe. Shikueshmëria në kanalet informative rritet në maksimum sa herë ka një katastrofë kombëtare ose ndërkombëtare. Prandaj gazetat dhe shërbimet informative na japin më shumë lajme të këqija, sepse ne këtë kërkojmë si shoqëri. Mjetet e informacionit janë efekti, kurse ne jemi shkaku. Është thjesht ligji i tërheqjes në veprim!
Shërbimet informative dhe gazetat do ta ndryshojnë llojin e lajmeve që na transmetojnë kur ne të transmetojmë një sinjal të ri e të përqëndrohemi në atë që dëshirojmë.


Rhonda Byrne 
Dy banera që janë shfaqur dje në tribunat e stadiumit “Alianz Arena”, në ndeshjen e së tetës finales mes Bayernit dhe Arsenalit, ka nxitur UEFA-në të shqyrtojë mundësinë e dënimit të Bayern Munich.
Në njërin baner ishte mbishkrimi “Gay Gunners” ndërsa në tjetrin ishte mesazhi për Kosovën ku shkruante: “Thuaj jo Racizmit, thuaj po Kosovës”, e që I ishte atribuuar UEFA-së dhe FIFA-së, e që ku kërkohej që Kosova të pranohet me të drejta të plota në asociasnet ndërkombëtare të futbollit.  


Mbishkrimi në banerin 'GAY Gunners', ka fyer rëndë skuadrën e Arsenalit, ndërsa UEFA ka vendosur të hetojë edhe rastin tjetër që lidhet me mesazhin dhe jehonën e saj për Kosovën. Një gjë të tillë e ka konfirmuar një nga gazetarët më respektabil të futbollit në Europë, Pedro Pinto nga Portugalia. 
A. Ainshtajn & R. Tagora

Kjo bisede midis Albert Ajnshtajn-it dhe Rabidranat Tagoras eshte zhvilluar me 14 qershor te vitit 1930 ne shtepine e Ajnshtajnit ne Kaputh, ne rrethinat e Berlinit, dhe eshte botuar fillimisht ne "The Religion of Man", Londer.




TAGORASot po bisedoja me Dr Mendel ne lidhje me zbulimet e reja ne matematike sipas te cilave ne boten e madhesive pambarimisht te vogla sjellja e atomeve i bindet rastesise. Me sa duket drama e egzistences nuk eshte aspak e paracaktuar ne karakter.
 AJNSHTAJN:  Faktet qe e bejne shkencen te tentoje ndaj kesaj pikepamjeje nuk do te thote t'i leme lamtumiren parimit te shkakesise.
TAGORA:  Ndoshta jo, megjithate duket sikur ideja e shkakesis nuk eshte ne grimcat elementare por qe disa forca te tjera ndertojne me keto grimca nje gjithesi te organizuar
AJNSHTAJN: Duhet perpjekur te kuptohet rregulli ne nje plan me te larte. Rregulli eshte atje ku elementet e medha kombinohen dhe drejtojne egzistencen, por ne grimcat shume te vogla, ky rregull nuk eshte i perceptueshem.
TAGORA:  Keshtu pra dualiteti eshte ne thelb te egzistences, d.m.th eshte kontradikta e impulsit te lire dhe vullnetit drejtues qe realizon nje skeme te rregullt te sendeve.
AJNSHTAJN:. Fizika moderne nuk do t'i quante qe jane kontradiktore..Rete kur shihen nga larg duken si nje objekt i vetem por kur i vrojton nga afer ato shfaqen si nje grumbull i c'rregullt pikash uji.
TAGORA:  Une i gjej kesaj nje paralele ne psikologjine njerezore. Pasionet dhe deshirat tona jane te c'rregullta, por karakteri yne i nenshtron keto elemente ne nje te tere te harmonishme. A ka dicka te ngjashme me kete ne boten fizike? A nuk jane grimcat e vogla rebele, dinamike, me nje impuls individual? Dhe a ka nje parim ne boten fizike qe i nenshtron ato duke i vendosur nen nje organizim te rregullt?
AJNSHTAJN:  Edhe vete grimcat elementare nuk jane pa nje rregull statistikor; grimcat e radiumit do te ruajne nje rregull specifik te tyre, tani dhe pergjithmone ne te ardhmen, ashtu sic ka qene vazhdimisht deri me sot. Ka pra nje rregull statistikor per grimcat elementare.
TAGORA:  Perndryshe drama e egzistences do te ishte mjaft e paqellimte. Eshte harmonia e vazhdueshme e rastesise dhe percaktueshmerise e cila e ben ate perjetesisht te re dhe jetesore.
AJNSHTAJN:  Une besoj se cfaredo qe behet me ne, ose bejme, ka shkakesine e vet; eshte gje e mire sidoqofte qe ne nuk e perceptojme dot.
TAGORA:  Ka nje elasticitet gjithashtu ne veprimet njerezore, nje lloj lirie ne rende te ulta qe eshte per te shprehur personalitetin tone. Eshte dicka e ngjashme me sistemin muzikor ne Indi, i cili nuk eshte aq i ngurte sa c'eshte ne muziken perendimore. Kompozitoret tane japin nje linje te percaktuar muzikore, nje sistem melodik dhe arranzhim ritmik dhe egzekutuesi i saj, brenda disa kufijve mund te improvizoje mbi te. Ai duhet te ndjeke me besnikeri pjesen muzikore, por edhe te jape shprehje spontane te ndjeshmerise se tij muzikore sipas disa rregullave te paracaktuara. Ne admirojme kompozitorin per talentin e tij ne krijimin e bazes dhe superstruktures se melodise por, nderkaq presim nga interpretuesi te shprehe aftesite e tij duke krijuar variacione me zbukurime melodike. Ne krijimin ne ndjekim ligjin themelor te egzistences por nese lejojme edhe nje shmangie nga ai, atehere kemi nje liri te mjaftueshme brenda kufinjeve te personalitetit tone per shprehjen me te plote te vetevetes.

AJNSHTAJN:  Kjo eshte e mundur vetem kur ka nje tradite muzikore te fuqishme qe mund te orientoje njerezit. Ne Europe muzika ka shkuar teper larg nga arti e ndjeshmeria popullore dhe eshte bere si nje fare arti i fshehte me konvencionet e traditat e saj.
TAGORA:  Duhet te jesh absolutisht i bindur ndaj kesaj muzike kaq te komplikuar. Ne Indi masa e lirise se kengetarit eshte ne personalitetit e vet krijues. Ai mund te interpretoje kengen e kompozitorit ne menyren e tij/saj nese ka fuqine krijuese te afirmoje vetveten ne interpretimin e ligjit te pergjithshem te melodise qe i eshte besuar.
AJNSHTAJN:  Kerkohet nje nivel shume i larte artistik per te realizuar plotesisht idene e madhe te muzikes origjinale keshtu qe mund te behen edhe variacione mbi te.Tek ne variacionet shpesh jane te paravendosura.
TAGORA:  Nese ne sjelljen tone ndjekim ligjin e virtytit atehere do te kemi nje liri reale per shprehjen e vetvetes. Vertete eshte parimi i sjelljes, por karakteri qe e ben ate te vertete dhe individual, eshte ne krijimin tone. Ne muziken tone ka nje dualitet te lirise dhe rregullit te paracaktuar.
AJNSHTAJN:  Po fjalet e kenges a jane gjithashtu te lira? Dua te them a eshte i lire kengetari te shtoje fjale te tij ne tekstin e kenges qe kendon?
TAGORA:  Po. Ne Bengal kemi nje lloj kenge - kirtan e quajme, e cila i jep liri kengetarit te nderfus komente ndermjetese, fraza qe nuk jane ne kengen origjinale. Kjo shkakton entusiazem te madh sepse degjuesit jane vazhdimisht te emocionuar nga sentimente spontane te mrekullueshme te bera nga kengetari.
AJNSHTAJN: A eshte metrika teper strikte?
TAGORA:  Po, krejt. Nuk mund te kalohen kufinjte e vjersherimit; kengetari ne gjithe variacionet e tij duhet te mbaje ritmin dhe kohen, te cilat jane te fiksuara. Ne muziken europiane ju keni nje liri te krahasueshme per kohen por jo per melodine.
AJNSHTAJN:  Mund te egzekutohet muzika indiane pa fjale? Mund te kuptohet nje kenge pa fjale?
TAGORA:  Po, ne kemi kenge me fjale te pakuptimta, tinguj qe thjesht ndihmojne ne mbajtjen e notave. Ne Indine Veriore muzika eshte nje art i pavarur, jo nje interpretim i fjaleve dhe mendimeve si ne Bengal. Muzika eshte shume e perpunuar dhe sugjestive dhe eshte nje bote e tere ne vete melodine.
AJNSHTAJN:  Nuk eshte polifonike?
TAGORA:  Instrumentet perdoren, por jo per harmonine, vetem per te mbajtur kohen dhe per te shtuar volumin e thellesine. A ka vuajtur melodia ne muziken tuaj nga imponimi i harmonise?
AJNSHTAJN:  Ndodhe nganjehere qe vuan vertete teper. Nganjehere harmonia gelltit edhe vete melodine.
TAGORA: Melodia dhe harmonia jane si linjat dhe ngjyrat ne pikture. Nje vizatim mund te jete i mrekullueshem nderkohe qe duke i shtuar edhe ngjyrat mund te behet i vaget dhe humbet forcen. Por ngjyra ne kombinim me linjat krijon piktura te medha sa kohe qe nuk zhvlereson apo shkaterron vleren e vizatimit.
AJNSHTAJN:  Eshte nje krahasim i bukur; vizatimi eshte gjithashtu shume me i vjeter se ngjyra. Duket se melodia juaj eshte shume me e pasur ne strukture se e jona. Muzika japoneze gjithashtu duket e tille.
TAGORA:  Eshte e veshtire te anlizosh efektin e muzikes te Lindjes dhe te Perendimit ne mendjet tona. Une jam shume i prekur nga muzika perendimore; ndjej qe eshte e larte, e gjere ne strukture dhe e madhe ne kompozicion. Muzika jone me prek me thelle prej vokacionit te vet lirik themelor. Muzika europiane eshte epike ne karakter, ka nje sfond te gjere dhe eshte gotike ne strukture.
AJNSHTAJN: Eshte nje pyetje qe ne europianet nuk i pergjigjemi dot qarte: Ne jemi shume te perdorur nga muzika e jone. Ne duam te dijme nese muzika jone eshte nje ndjenje konvencionale apo fundamentale, nese eshte natyrale te ndjesh konsonancen dhe disonancen apo nje konvencion qe ne e pranojme.
TAGORA: S'di se si por piano me ngaterron. Violina me pelqen shume me teper.
AJNSHTAJN: Do te ishte interesante te studjoheshin efektet e muzikes europiane ne nje indian qe nuk e ka degjuar kurre ate qekurse ka qene i ri.
TAGORA:  Une njehere i kerkova nje muzikanti anglez te me anlizonte disa pjese te muzikes klasike dhe te me shpjegonte se cfare elementesh e bejne te bukur nje pjese muzikore.
AJNSHTAJN:  Veshtiresia eshte se muziken vertete te bukur, lindore apo perendimore qofte, nuk mund ta anlizosh dot.
TAGORA: Po dhe ajo cka e prek thelle degjuesin eshte dicka shume personale per cdo individ.
AJNSHTAJN: E njejta pasiguri mbetet rreth cdo gjeje themelore ne pervojen tone, ne reagimin tone ndaj artit, kudo qofte ne Europe apo Azi. Bile edhe kjo lule e kuqe qe shoh ne tavolinen tuaj mund te mos jete e njejte per ty dhe mua.
TAGORA:  E megjithate eshte i pranishem gjithmone nje process pajtimi midis tyre, shija individuale qe tenton te perputhet me standartin e pergjithshem... .
Ndeshja do të zhvillohet të premten në Kizhnicë në kuadër të javës 19-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Ndërkohë, kryendeshja e kësaj jave ndërmjet Llamkos Kosovës dhe Prishtinës do të zhvillohet, të dielën, në Vushtrri, në ora 13:00. Kjo ndeshje është njëherit edhe kryendeshja e kësaj xhiroje duke pas parasysh që ndajnë dy vendet e para në renditjen tabelare. Për shkak të largimit nga garat të KF Hysi, këtë fundjavë skuadra e Trepçës do të pushoj.
Me ndeshjet e javës 16-të, këtë fundjavë nis edhe edicioni i ri i garave në Ligën e parë.

Raiffeissen superliga - ndeshjet
E shtunë
Fushë Kosova  – Trepça ‘89
Drenica – Feronikeli

E diel
Llamkos Kosova – Prishtina
Besa – Ferizaj


Liga e parë – ndeshjet
E shtunë:
Liria – KEK-u
Llapi – Gjilani
Ulpiana – Ramiz sadiku
Rilidnja – Ballkani
Deçani – 2 Korriku (Ndeshja do të zhvillohet në Pejë)

E diel
Vllaznimi – Istogu
Lepenci – Flamurtari

Kosova (P) – Dukagjini (Ndeshja zhvillohet në Kizhnicë)