9.3.14

Sharl Bodler: 

- Gjithmon jini poete, qofte edhe ne proze!
- Sa pak ka ngelur nga njeriu qe dikur isha, thjesht kujtimet per te! Por kujtimi eshte vetëm nje forme e re per te vuajtur!
- Ekzistojne vetem tri gjera qe ia vlene t'i respektosh: prifti, ushtari dhe poeti. Te dish, te vrasesh, te krijosh!
- Cdo njeri i shendetshem mund t’ia dale dy dite pa ushqim por jo pa poezi!
- E keqja behet pa mundim, natyralisht dhe fatalisht; e mira eshte gjithmone produkt i artit!
- Nje zemer e mire eshte nje shishe me vere, nje femer eshte shishja e veres.
- Ai qe nuk pranon kushtet e jetes, shet shpirtin e tij!
- Kjo jete eshte nje spital ne te cilin cdo pacient eshte i pushtuar nga deshira per te ndryshuar shtratin e tij!





Himni i bukurise

A zbret vallë nga qielli, a del nga ferri i zi,
O bukuri? Syri yt, demoniak e hyjnor,
Nxit për krim të ulët ose kall lumturi
Njësoj si gota e verës kur zbret në kraharor.
Ti mban në dritë të syrit zjarr dhe dëborë,
Ti përhap parfume si muzg e si agim,
Puthjet e tua janë filtër e goja një amforë
Që heroin e bën fëmijë dhe fëmijën trim.
A del vallë nga humnera, apo zbret nga yjtë?
Fati pas fustanit si qen të ndjek shtigjesh;
Ti mbjell paqe edhe mjerim, si asnjë e dytë,
Se ti drejton gjithçka e për asgjë s’përgjigjesh.
Ardhsh nga qielli e nga ferri, a ka rëndësi,
O Bukuri, përbindësh që nuk ke të sharë!
- Nëse syri yt, a këmba, më ngjallin kureshti
Për të Pasosurën që e dua e kurrë s’e kam parë?
Nga Dielli a nga Zoti, a ka rëndësi?
Engjëll a Sirenë, a ka rëndësi, nëse ti, -
Ritëm, parfum, dritë, o Zana ime e ëmbël!-
E bën këtë ferr të yi disi më pak të zi?

0 comments:

Post a Comment