17.4.14

Adnan Januzaj, djaloshi që ka përfituar natyrshëm simpatinë e cdo tifozi, gjithandej rruzullit!
(VIDEO XHIRIME – Pjesë nga mrekullitë e tij)

Nëntëmbëdhjetë ndeshje të zhvilluara gjatë këtij edicioni me fanelën e Manchester United. Dy aktivizime në Champions League, herën e fundit në humbjen e skuadrës tij nga Bayern Munich në kuadër të cerekfinales Champions League.

Katër gola të shënuar, ndonëse mesfushor dhe jo sulmues tipik, shumë asistime dhe pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në aksionet e skuadrës  duke ndikuar në rezultat, formë konstante pa batica e zbatica, kontrollë të jashtëzakonshëm të topit të paparë për një futbollistë të moshës tij, serioz dhe i përqëndruar në lojë, aktiv gjatë gjithë kohës kur i besohet të jetë pjesë e skuadrës në fushë, një pamje djaloshare e ciltër dhe e ndruajtur që pasqyron një butësi e dëlirësi nga brenda, i pasprovuar para kamerave në relacion me opinionin public por i vetëdijshëm për pritjet e tifozërisë nga ai, i shooqërueshëm dhe bashkëpunues me bashkëpunëtorë e bashkëlojtarë (vlerësime nga analistë e njohës të futbollit), i pranuar natyrshëm në mesin e futbollistëve të skuadrës me renome  europiane e botërore, Manchester United. Ky është nëntëmbëdhjetë vjeqari me origjinë nga Kosova që ka fituar natyrshëm simpatinë e miliona aderuesve të futbollit në të katër anët e globit. Ky është djaloshi nga Istogu, futboillisti për të cilin flitet e përflitet, shkruhet e përshkruhet në superlativ, madje kudo, mdje kurdo, madje nga kushdo.

Për më shumë flet vet kjo përmledhje pamjesh nga ndeshje të ndryshme në një video të vetme.Xh. V.
Ndonëse pa shumë bujë e zhurmë mediale, mbrëmë është bërë hapja e edicionit VI-të të festivalit tanimë tradicional ndërkombëtar të monodramës,   “MonoAKT”. Pas ceremonialit zyrtar të hapjes, është dhënë shfaqja “Ku … Cka?”, (MonoAKT+) sa për të hap perden e edicionit sivjemë të festivalit, ndonëse nuk është pjesë e konkurrencës zyrtare.

Sipas njoftimeve nga organizatorit, teatri “Istref Begolli” në Pejë për gjashtë ditë me radhë, nga sot deri më 22 prill, do të jetë nikoqir I dymbëdhjetë shfaqjeve nga vende të ndryshme.
Në fakt, që sot do të prezantohet shfaqja nga Gjermania, “Odisea” për të vazhduar nesër rrjedhën e festivalit me shfaqjen mysafire “Edit Piaf’ nga Mongolia e largët. Gjatë ditës së katërt do të prezantohen dy shfaqje nga Kosova, “Shtëpi Kukulle” dhe “Monostrip”, që të dyja prodhim i TKK-së, (skena e vogël), për të vazhduar më pas me programin e mbrëmjes, me  shfaqjen premierë “Amok”, poashtu prodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës. 
Dita e pestë e festivalit është rezervuar për dy shfaqje mysafire, të clat vijnë nga Sllovaki - Slloveni “Sllovenja në katrorë” (prodhim i përbashkët) dhe ajo nga Polonia, “Thjesht Shillak”.
Një ditë më pastaj, gjëgjësisht në ditën e parafundit do të prezantohen dy shfaqje tjera: ajo nga Rusia “Ëndrra e Natashes” dhe shfaqja nga Mali i zi, “Mbreti i mashtrimeve”, kurse e marta e 22 prillit është rezervuar për shfaqjen nga Rumania, “Dita e njejt e jetës sime”, e cila njëherit shënon edhe përmbylljen e programit të këtij edicioni të “MonoAKT”, me c’rast do të bëhet edhe shpallja zyrtare e fituesëve të festivalit.Xh.V.




Kjo nuk është Venus Williams. Kjo është motra e saj, Serena Williams, ajo që të lë me gojë hapur, kupohet, në fushën e tenisit, apo sic njihet ndryshe, sportit të bardhë.



Vetëm pak ditë më parë ajo ka thënë të jetë krenare me kualitetet fizike të saj, ndërsa tanimë ka filluar të paraqitet ashtu sic nuk e kemi parë më parë, me bikini, duke provuar të nxisë kërshërinë e opinionit kurreshtar. Fotot që ka postuar në rrjete sociale të merkurën, të realizuara në plazhin e Mayamit gjatë relaksit me mikeshat e saj, e kanë argumentuar krenarinë e saj për format muskulore… 




Serena ka thënë për revistën ‘Fitness’ se forma të tilla nuk i ka pas ‘në huj’ më parë: “Kur isha e re nuk isha e kënaqur me fizikun tim. Më pas, kur nisa të fitoja turne, koleget që i kisha moshatare më thonin që e pëlqenin shumë pamjen time dhe unë nisa ta pranoja trupin tim dhe gjoksin e madh. Rëndësi ka që ta pranosh veten ashtu siç je”, thotë 32-vjeçarja tanimë e ‘shëruar kompleksesh’.







Në ditën e sotme, 16 prill 1889 - Në Londër, Angli, lindi Çarli Çaplin. Karriera e tij si aktor filloi kur ishte fëmijë; në moshën 24 vjeç u bashkua me Kompaninë 'Keystone' (SHBA), me të cilën realizoi mbi 30 filma; më pas formoi korporatën 'United Artists' dhe prodhoi shumë filma (nga The Gold Rush më 1925 deri më 1952 me filmin Limelight).


Izoluar nga komuniteti amerikan i filmit dhe duke iu mohuar hyrja në Amerikë - pas një udhëtimi jashtë vendit - për shkak të refuzimit për t'u bërë shtetas amerikan, dhe pikëpamjeve majtiste, apo martesës me një minorene - Çaplin u vendos në Zvicër më 1952 me gruan e tij të katërt, Oona, vajza e dramaturgut të njohur amerikan Eugene O'Neill.
Në vitin 1972, ai u kthye në Shtetet e Bashkuara (këtë herë iu lejua hyrja) për të pranuar një çmim special 'Oskar'; në vitin 1975 Çaplinit iu dha titulli i Kalorësit, nga Mbretëresha e Anglisë. Dy vjite më vonë, ditën e Krishtlindjeve, Sir Çarli Çaplin vdiq në shtëpinë e tij në Vevey, Zvicër.
Shumë e kanë imituar ose janë përpjekur, megjithatë, siç ka thënë kritiku i filmit, Max Sennett, "Çaplini është artisti më i madh që ka jetuar ndonjëherë".
FJALIMI MË I FUQISHËM I DHËNË NDONJËHERË
(Pjesë nga filmi “Diktatori i Madh” nga Çarli Çaplin.)
Ky fjalim konsiderohet si një prej fjalimeve më të fuqishëm në histori.
Duke marrur parasysh referencat anti-naziste që përmban fjalimi dhe faktin se është publikuar në vitin 1940 — kohë kjo kur Hitleri ishte ende gjallë dhe në pushtet — mund të thuhet se filmi në tërësi është një vepër e papërsëritshme.
Fjalimi i plotë i përkthyer:
“Më falni, por unë nuk dua të jem perandor. Nuk është puna për mua. Unë nuk dua të udhëheq as të pushtoj askë. Unë dua t’i ndihmoj të gjithë, nëse është e mundur. Çifut – jo-çifut, të zi – të bardhë. Ne të gjithë duam të ndihmojmë njëri-tjetrin. Qeniet njerëzore janë ashtu. Ne duam të jetojmë nga lumturia e njëri-tjetrit — jo nga mjerimi i njëri tjetrit. Ne nuk duam të urrejmë apo të përçmojmë njëri tjetrin. Në këtë botë ka vend për të gjithë. Dhe Toka e mirë është e pasur dhe ofron për të gjithë. Jeta mund të jetë e lirë dhe e bukur, por ne e kemi humbur rrugën.
Lakmia i ka helmuar shpirtrat e njerëzve, e ka barrikaduar botën me urrejtje, na ka marshuar në mjerim dhe gjakderdhje. Ne kemi zhvilluar shpejtësi, por e kemi lënë vetveten të mbyllur. Makineritë e begatshme na kanë lënë në hall. Dituria na ka bërë cinikë. Shkathtësia, të ashpër e të këqinj. Mendojmë shumë e ndjejmë shumë pak. Më shumë se makineri na duhet njerëzi. Më shumë se shkathtësi na duhet mirësi dhe butësi. Pa këto kualitete, jeta do të jetë e dhunshme dhe gjithçka do të humbet.
Aeroplani dhe radio na kanë sjellur më afër njëri-tjetrit. Vetë natyra e këtyre shpikjeve thërret për mirësi mes njerëzve, thërret për vëllazëri universale, për bashkimin e të gjithë neve. Edhe tash, zëri im po arrin miliona njerëz anembanë botës – miliona burra, gra e fëmijë të dëshpëruar – viktima të një systemi që i bën njerëzit të torturojnë dhe të burgosin të pafajshëm.
Atyre që mund të më dëgjojnë, i them: mos u dëshpëroni. Mjerimi që tash është mbi ne nuk është asgjë tjetër veçse kalimi i lakmisë – hidhërimit të njerëzve që i frikësohen progresit njerëzor. Urrejtja e njerëzve do të kalojë, dhe diktatorët do të vdesin, dhe fuqia që ata morrën nga populli do t’i kthehet popullit. Dhe për derisa njerëzit vdesin, liria kurrë nuk do të shuhet.
Ushtarë! Mos e jepni vetveten te këto egërsira, njerëz që ju përçmojnë, ju skllavërojnë, që ju kontrollojnë jetët tuaja, ju tregojnë çfarë të bëni, çfarë të mendoni e çfarë të ndjeni! Që ju stërvisin, ju shtyjnë në dietë, ju trajtojnë si bagëti, ju përdorin si mish për top. Mos e jepni vetveten te këta njerëz jonatyrorë, njerëz makina me mendje makine e zemra makine! Ju nuk jeni makina! Ju nuk jeni bagëti! Ju jeni njerëz! Ju keni dashurinë e njerëzimit në zemrat tuaja! Ju nuk urreni! Vetëm të padashurit urrejnë, të padashurit dhe jonatyrorët! Ushtarë! Mos luftoni për skllavëri! Luftoni për liri!
Në kapitullin e shtatëmbëdhjetë të Shën Lukës shkruan: “Mbretëria e Zotit është brenda njeriut.” – jo një njeriu apo një grupi njerëzish, por në të gjithë njerëzit! Në ju! Ju, populli e keni fuqinë – fuqinë të krijoni makina. Fuqinë të krijoni lumturi! Ju, populli, e keni fuqinë ta bëni këtë jetë të lirë dhe të bukur, ta bëni këtë jetë një aventurë të mrekullueshme.
Prandaj, në emër të demokracisë, le t’a përdorim këtë fuqi, le të bashkohemi të gjithë! Le të luftojmë për një botë të re, një botë të mirë që do t’i jepë njerëzve mundësinë të punojnë, që do t’i jepë rinisë një të ardhme dhe të moshuarve siguri. Duke premtuar këto gjëra, bishat janë ngritur në pushtet. Por ata gënjejnë! Ata nuk i përmbushin këto premtime. Kurrë nuk do t’i përmbushin!

Diktatorët lirojnë vetveten e tyre, por skllavërojnë popullin! Tani le të luftojmë ta përmbushim atë premtim! Le të luftojmë që ta lirojmë botën, t’i largojmë barrierat kombëtare, të largojmë lakminë, urrejtjen e intolerancën. Le të luftojmë për një botë të arsyes, një botë ku shkenca dhe progresi do të na shpiejnë te lumturia e të gjithë njerëzve. Ushtarë! Në emër të demokracisë, le të bashkohemi të gjithë!/Përgatiti për botim: Xh. Veseli

https://www.youtube.com/watch?v=W52yybhUxII
Aktori shqiptar, Nik Xhelilaj, tanimë është figurë eminente e kinematografisë ndërkombëtare, madje edhe përtej atlantikut.
Ai është vlerësuar me cmimin ‘Aktori më i mirë’ në ceremonialin e festivalit “Ëorld Fest – Houston Internacional Film Festival”. Vlerësimi i është bërë për rolin e tij në filmin “Seven Lucky Good”, duke rrëmbyer këtë cmim, ndërsa filmi ku ai është protagonist ka marrë cmimin “special të jurisë”.
Festivali në fjalë është tradicional dhe mbahet cdo vit gjatë muajit prill, ndërsa filmi “Seven Lucky Good” është produkt  i regjisorit britanik me origjinë nga Pakistani, Jamil Dehlavi.
Sikurse për Nik Xhelilaj, poashtu edhe për vet filmin, kjo nuk ishte hera e parë që merr një vlerësim të tillë në një festival të rëndësishëm ndërkombëtar. Ky projekt kinematografik është prezantuar nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare dhe ka fituar disa herë, përfshirë edhe “Tirana Internacional Film festival”, vjeshën e kaluar, ku është vlerësuar me cmimin kryesorë, si  “filmi më i mirë” i festivalit. 
Ndonëse një aktor i dëshmuar tanimë në skenën ndërkombëtare, përfshirë edhe jehonën e talentit të tij në seriale turke, Xhelilaj debutimin e tij e ka bërë në filmin e regjisorit Pirro Milkani  “Trishtimi i Zonjës Shnajder” (2005), duke filluar kështu karrierën ndërkombëtare me shumë sukeses e aspirate, marrë parasysh kualitette dhe moshën e tij.

Ky cmim nuk është i pari i tij. Ai ka spikatur më invencionin kreativ, duke dëshmuar afinitete të vecanta dhe duke u cilësuar si një aktor që premton, ndërkohë që është fitues i mjaft çmimeve në festivale të ndryshme ndërkombëtare të filmit.Xh.V.
 Cristiano Ronaldo kësaj radhe nuk e kishte mundësinë të sfidonte në fushë Messin. Superylli portugez nuk luajti në ‘El Clasico’-n e kupës për shkak të një lëndimi.
Pas përfundimit të ndeshjes dhe triumfit të Realit, Ronaldo ka hy në fushë për t’u përshëndetur me bashkëlojtarët dhe njëkohësisht ngushëlluar Lionel Messin.

“Kështu e ka futbolli Leo. Ishte një ndeshje fantastike. Na dhuruat spektakël” i ka thënë Ronaldo, Messit.
“Faliminderit mik. Shpresoj të rikthehesh në fushë shpejt. Ju uroj për kupën e fituar sot” i ka thënë Messi, Ronaldos.