30.4.14

Detaje se si e bindi Belgjika Adnan Januzaj.Çka e shtyri atë që të marrë këtë vendim?
Përgjigjet për këto i jep përzgjedhësi i kësaj përfaqësuese, Marc Wilmots. Në një intervistë për gazetën ‘Le Soir’, ai zbulon bisedimet gati triorëshe, të cilat në fund rezultuan të suksesshme.
“Unë së pari kam kërkuar që të kemi një bisedë të vërtetë, të qetë dhe që në thelb nw kohwn kujr Adnani nuk kishte formën e tij fantastike te Manchester Unitedi. Me Adnanin dhe babanë e tij kemi biseduar për më shumë se tri orë. Unë u thash atyre të dyve se e dija për situatën e ndjeshme të një familje emigrantësh në Belgjikë, por që gjithmonë i ka mbajtur lidhjet me vendin e saj të origjinës”, deklaroi Wilmots për ‘Le Soir’, duke folur pwr debutimin dhe hapat e parë të Adnanit.
“Adnani ka lindur në Bruksel, është edukuar këtu dhe i ka kaluar të gjithë hapat si futbollist i ri në Bruksel, në akademinë e Anderlechtit, para se të shkojë jashtë vendit. Kam insistuar se cilido qoftë vendimi i tyre, Adnani do të ishte i respektuar nga unë”, shtoi Wilmots, i cili e kishte dhënë lajmin zyrtar për ‘po’-në e Adnanit në rrjetin social ‘Twitter’.
Adnan Januzaj do të jetë në listën e gjerë të Përfaqësueses së Belgjikës prej 27 futbollistëve, por ende s’e ka të sigurt ftesën për në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet gjatë verës në Brazilin e largët.
Përzgjedhësi Wilmots tashmë ka nisur ta mendojë prezencën e Adnanit në skemat e tij. “Adnani ka zhvilluar 27 ndeshje për Manchester Unitedin. Ai ka treguar shumë. Ai mund të luaj në krah, por edhe si numër 9. Kjo është interesante sidomos për faktin se Christian Benteke nuk është në dispozicion”, është shprehur Wilmots, duke mos e siguruar talentin nga Istogu se do ta ftojë në Brazil. “Ai mund të jetë në dispozicion për atë pozitë. Do ta shoh atë në stërvitje dhe pas shkurtimit të listës do ta njoftoj me vendimin tim final”, përfundoi Wilmots.

Së fundmi, Januzajn nuk e ka pritur aspak mirë në përfaqësuesen belge futbollisti i Evertonit, Kevin Mirallas. Ky i fundit ka thënë që Januzaj nuk e meriton të ftohet në Kampionatin Botëror, pasi që nuk ka kontribuar aspak në eliminatoret e belgëve për t’u kualifikuar në Brazil.
Anësori i Bayern Munchen, Arjen Robben pas ndeshjes kundër Real Madridit është shprehur i dëshpëruar me rezultatin final.

Vetëm një ditë më parë, madje pak kohë para ndeshjes, vet holandezi ka shfaqur hapur optimizmin e tij duke shkuar aq larg sa citohej të ketë thënë se “Real-in e pret ferri në ‘Allianz Arena’”, duke mos kursyer njëkohësisht edhe komplimente për cilësinë e futbollistëve madrilenë, por duke vënë në fokus të komenteve të tij supremacinë dhe dominimin absolut të dy viteve të fundit të bavarezëve.
 Bayern Munchen nuk arriti t’i shkaktoj probleme skuadrës së Ancelottit, skuadër e cila ishte mjaft e përgaditur për t’i bërë ballë gjigantëve gjerman. “Ne u dënuam sonte. Pavarsisht asaj ne sonte kokat tona i mbajtëm lartë, sepse ne kemi ndeshjen finalen të kupës kundër Borussia Dortmund. Ne sonte humbëm 0-4. Duhet të pranojmë këtë rezultat. Ne do të rikthehemi në shtëpitë tona dhe të shikojmë përpara”, ka thënë Robben.Xh.V.

Bayern Munich – Real Madrid 0 : 4 (VIDEO – Golat)


Ernest Heminguey - Nga letrat dhe shënimet
Po të kem mundësi ta arrij një efekt pa e përdorur një fjalë, e bëj këtë gjithmonë, mirëpo nganjëherë është diçka që s’bëhet dot. Por edhe gjuhës i bën mirë t’i kthesh jetën, që ia kanë marrë… Mos lë të të mashtrojnë duke të treguar sesi u dashka shkruar një libër, vetëm e vetëm ngaqë kjo tani është bërë e modës.

Në të pëlqen të lexosh një libër që e ka shkruar një njeri, i cili e di fare mirë atë ç’ka shkruar, dhe për më tepër, që e ka shkruar shkëlqyer, lexo “Takim në Samarra” nga Xhon O’Hara. Pastaj, në paç kohë, lexo edhe një libër tjetër që titullohet “Lufta dhe paqja” nga Tolstoi, dhe ke për të parë sesi do të kapërcesh ato pjesët ku shprehë ‘Mendime të Mëdha Politike’, (të cilat, ai, pa dyshim, pandehte se qenë gjërat më të mira që kishte në libër), sepse ato nuk janë më as të vërteta e as nuk kanë ndonjëfarë rëndësie, ndërsa shih se sa të vërteta të qëndrueshme e të rëndësishme mbartin aty njerëzit dhe bëmat.
Mos i lër të të mashtrojnë duke të treguar sesi u dashka shkruar një libër, vetëm e vetëm ngaqë kjo tani është bërë e modes!
“Turgenjevi, për mua është shkrimtari më i madh që ka qenë ndonjëherë. Nuk ka arritur te librat më të mëdhenjë por prapë qe shkrimtari më i madh. Natyrisht, ky është vetëm mendimi im… . E ke lexuar ndonjëherë një tregim të tij të titulluar “Rropama e rrotave”? Është në vëllimin e dytë të “Kujtimeve të një gjahtari”.  “Lufta dhe Paqja” është libri më i mirë që njoh, por përfytyroje si do të kishte qenë sikur ta kishte shkruar Turgenjevi?! Çehovi ka shkruar nja gjashtë tregime të mira, por ai qe një shkrimtar amator… . Tolstoi ishte profet; Mopasani qe shkrimtar profesionist; Turgenjeve ishte artist.”
* * *
Kur një prozator e njeh mirë atë për të cilën shkruan, atëherë ai mund të lërë jashtë disa gjëra nga ato që i di dhe lexuesi. Poqëse shkrimtari di të shkruajë, lexuesi ka për t’i ndier ato poaq fuqishëm sa ç’do t’i kishte ndier nëse shkrimtari do t’i kishte përmendur. Ajzbergu lëviz tërë madhështi, pikërisht sepse një e teta pjesë e tij qëndron përmbi ujë. Kurse shkrimtari që i lë gjërat pa i thënë, ngaqë nuk i di, vetëm sa krijon kështu boshllëqe në veprën e tij.
* * *
Kur shkruan pak a shumë qartë, gjithkush të merr vesh po mashtrove!
Ndërsa, kur një zë i mistifikon gjërat vetëm pse nuk do t’i thotë troç – dhe kjo është diçka krejt ndryshe nga shkelja e të ashtuquajturave rregulla të sintaksës e gramatikës për të krijuar një efekt, që s’mund të arrihet dot ndryshe, atëherë, që të merret vesh se ai mashtron, duhet të kalojë një kohë më e gjatë, dhe ndërkaq, shkrimtarë të tjerë, të prekur dhe ata nga e njëjta nevojë, do të zënë ta lëvdojnë, sepse asisoj mbrojnë vetveten… ! Misticizmi i vërtetë s’duhet ngatërruar me paaftësinë në letërsi, e cila kërkon të krijojë një dukje misteri aty ku mister s’ka, vetëm e vetëm ngaqë u duhet për të mashtruar, për të fshehur mungesën e dijeve ose aftësinë për t’i thënë gjërat qartë.
Misticizmi nënkupton mister dhe mistere ka plotë; por veç paaftësia s’hyn ndër to, as teprimet gazetareske që kërkojnë të shiten për letërsi, duke marrë një ton të rremë epik!
Po të kem mundësi ta arrij një efekt pa e përdorur një fjalë, e bëj këtë gjithmonë, mirëpo nganjëherë është diçka që s’bëhet dot. Por edhe gjuhës i bën mirë t’i kthesh jetën që ia kanë marrë… .
 
* * *
 
Për një shkrimtar të vërtetë, çdo libër i ri duhet të jetë një fillim i ri, një nisje e re drejt diçkaje që s’e arrin dot. Atij i duhet vazhdimisht të përpiqet të bëjë diçka, që s’është bërë ende asnjëherë e që edhe të tjerë janë rrekur ta bëjnë, por më kot. Ndonjëherë, në e ndihtë edhe fati, do t’ia dalë mbanë.
 
Në çastin që e lë të shkruarit për një apo dy muaj, kur jam në ndonjë udhëtim, ndiej një lumturi të plotë kafshërore. Por veç kur je duke shkruar dhe ia del asaj që po bën ashtu siç e do, ndien gjithashtu një lumturi të madhe, por në një mënyrë krejt të ndryshme; sidoqoftë, kur mendon sesa e shkurtër është jeta, si njëra ashtu edhe tjetra, janë njëlloj të rëndësishme për ty.
Marlene Dietrich: Për Ernest Hemingway
Fragmente nga libri: “Të kesh dhe të mos kesh (Origj: “To have and have not”)
Ai më thoshte se s'kishte grua si unë dhe unë mendoja se s'kishte burrë si ai. Këtë e kam ditur mirë, por tani më vdiq. Tani duhet të filloj të bëj diçka. E di që duhet. Por kur ke pasur një burrë të tillë, të cilin ta vranë disa kubanë morracakë, nuk je në gjendje të fillosh menjëherë, sepse çdo ndjenjë e brendshme të ka lënë. Nuk di ç'të bëj. Nuk është njësoj si atëherë kur bënte udhëtime të largëta.
Atëherë, ai kthehej gjithmonë në shtëpi, kurse tani do të kaloj jetën vetëm. Jam dhe e shëndoshë, e shëmtuar, e plakur dhe atë nuk e kam më që të më thotë se jam e mirë. Ai ishte aq i mirë për mua, aq i besueshëm dhe gjithnjë i nxirrte paratë në një mënyrë a në një tjetër dhe unë s'bëhesha merak për para, vetëm për atë dhe tani s'e kam më.
Këto të këqija nuk i ndien ai që vritet. S'do desha t'ia dija sikur të isha vrarë unë. "Heri ishte si në gjumë" tha doktori. Ai nuk u përmend fare. Unë u gëzova që vdiq aq lehtë, sepse, o Zoti Krisht, në varkë do të ketë vuajtur shumë. Nuk e di nëse më ka kujtuar mua ose për se ka menduar. Besoja se në atë gjendje nuk do të mendosh për asgjë.
Besoj se do të ketë pasur dhembje të mëdha. Por, më në fund, i humbi ndjenjat. Do t'i lutesha Krishtit që të kisha vdekur unë në vend të tij. Por nga të luturat s'del gjë. Asgjë nuk del nga lutjet. Duhej të kisha vajtur në varrim. Por bota nuk e kuptojnë. Ata nuk e dinë se si je ti. Sepse njerëzit e mirë janë të paktë.
Askush nuk e di se si e ndien veten ti, sepse nuk e kupton të keqen që të ka gjetur. Dhe, në rast se do të jetoj edhe njëzet vjet, me se do të merrem vallë? Asnjëri nuk do të të mësojë se ç'të bësh dhe s'ke se ç'bën, veçse t'i nënshtrohesh fatit dhe të fillosh menjëherë të merresh me ndonjë punë. Ja, këtë duhet të bëj. Por dua të di, o Zoti Krisht, si do t'i kaloj netët? E si mund të kalohet nata kur nuk të zë gjumi?
Besoj se do ta ndjesh veten ashtu siç e ndien ajo që ka humbur burrin. Mundet që të kalohet. Çdo gjë mund të kalohet në këtë botë të mallkuar. Besoj se e gjeta që tani se si ta kalojmë. Ndrydhi të gjitha ndjenjat, vdis nga brenda dhe çdo gjë do të kalojë lehtë. Vdis për së gjalli, ashtu si bëjnë më të shumtët e njerëzve, në të shumtën e kohës. Besoj se kjo është rruga më e mirë.
Më duket se e fillova mirë. Fillova mirë, meqenëse s'kam si bëj ndryshe. Besoj se kjo është ajo që duhet të bëj. Tamam kjo. Atëherë e fillova mirë, pra, tani jam më e fortë se çdo njeri... Përjashta ishte një ditë e bukur dhe e ftohtë dimri subtropikal dhe degët e palmave fërkoheshin me njëra – tjetrën nga era e lehtë e veriut. Disa njerëz, të veshur me rroba dimri, kalonin me biçikleta përpara shtëpisë. Ata qeshnin. Në kopshtin e madh të shtëpisë matanë rrugës, këndonte një pallua.
Nga dritarja dukej deti i rreptë, i ri dhe i kaltër nga drita e dimrit. Një motoskaf i madh po hynte në liman dhe atje tej, në horizont, nja shtatë milje më tutje, dukej një vapor cisternë në profil, i vogël e i qartë, faqe detit të kaltër, që udhëtonte drejt perëndimit, duke kaluar afër shkëmbinjve për të mos djegur qymyr kundër rrymës.

Unë dhe Hemingway
E dashurova menjëherë. Nuk kam reshtur kurrë së dashuruari. E dashurova në mënyrë platonike. E them këtë, sepse dashuria që Ernest Hemingëay dhe unë ndjenim për njëri-tjetrin ishte e jashtëzakonshme në mënyrën se si ne e përjetonim: një dashuri e pastër, absolute. Një ndjenjë e paprekur nga dyshimet, një dashuri përtej horizontit, përtej vdekjes, edhe pse e di me siguri që kjo nuk ekziston. Ndoshta prandaj edhe ndjenjat tona i rezistonin kohës, edhe atëherë kur nuk kishte më fije shprese për asnjërin. Nuk kishte dëshirë, as ndonjë gjë për të dhënë, kur Hemingëay nuk ndjente tjetër veçse një dëshpërim të thellë, të njëjtin që ndjeja unë kur ai përshkonte mendimet e mia.
Nuk jetonim kurrë bashkë. Kjo ndoshta do të kishte vënë rregull në shumë gjëra. E respektoja Maryn, gruan e tij, të vetmen femër për të cilën isha në dijeni nga të gjitha marrëdhëniet e tij me të tjerat. Ashtu si edhe gruaja e tij, edhe unë isha xheloze për gratë e tij të dikurshme. E kam ruajtur me kujdes çdo letër të tij dhe nuk kam ndërmend t'ia shes ndonjë muzeu apo ndonjë koleksionisti. E di që nuk do të mundja t'i merrja me vete në lamtumirën e kësaj bote, por nuk kam për të lejuar që dikush të guxojë t'i prekë letrat e tij. Më përkasin vetëm mua. Ai i ka shkruar për mua dhe prej tyre askush nuk do të fitojë asnjë qindarkë. Do të bëj të pamundurën për të mos e lejuar një gjë të tillë.

Vazhdimi, kuptimi, vendosmëria… 

Ishte "Shkëmbi im i Gjibraltarit", e adhuronte këtë emër. Kanë kaluar vite, secili më i dhimbshëm se ai që lija pas. Thuhet se koha shëron çdo plagë. Është një proverb shumë optimist, por fatkeqësisht tërësisht fals. Zbrazëtia që Hamingëay la mes nesh dhe në të gjithë botën, nuk do të mbushet kurrë. Ishte një shkrimtar, por ishte edhe një qënie njerëzore, i cili vendosi të na lërë pa i llogaritur kurrë pasojat e ikjes së tij. Por ishte zgjedhja e tij….
Nuk kam për ta kuptuar kurrë se përse më donte "kaq shumë", siç thoshte ai. Ndoshta sepse dashuria jonë i rezistoi edhe luftës. E kam takuar shpesh të atë periudhë, notonte në krenari dhe kishte në kokë mijëra projekte. Ndërsa unë, e zbehtë dhe e sëmurë, përpiqesha të fitoja energji për të bërë figurë të mirë. Kishte shkruar një poezi për luftën dhe ma lexonte me zë të lartë… "Merr këtë lavire Vdekje, për grua…. ". "Vazhdon", më thoshte kur e ndërprisja. Më thërriste "karaut"-salsiçe, dhe kishte të drejtë.
Ta quaja "baba", siç bënin shumë nga miqtë e tij, më dukej qesharake. E quaja "Thuamë", sepse ishte i vetmi term që kisha arritur të gjeja. "Thuamë, Thuamë". Isha një fëmijë e përhumbur në sytë e tij dhe në të mitë. Ishte vazhdimi, kuptimi, vendosmëria, më i miri i këshilluesve, ishte sunduesi i kishës sime personale. Si arrita t'i mbijetoja zhdukjes së tij? Nuk di t'i përgjigjem kësaj pyetjeje. Ndonjë nga ju që ka humbur babain ose vëllain, më kuptojnë. Ti nuk arrin ta pranosh, derisa ajo dhimbje e tmerrshme fillon ta lëshojë zemrën tënde. Dhe pastaj fillon të jetosh sikur të mundje të takoheshe me atë që nuk është më, në çdo orë të ditës apo të natës. Dhe vazhdon rrugën tënde, tashmë e bindur që ai nuk do të kthehet më kurrë. Mësohesh me vuajtjen.
Ai nuk më mësoi asgjë të re, por u përball bashkë me miratimin të tij me mendimet e mia më të fshehta, për t'i bërë të vërteta e të forta, duke u dhënë pamjen e diçkaje të re.
Më mungon tmerrësisht. Nëse do të kishte një jetë pas vdekjes, do të më fliste netëve të mia të gjata e pa gjumë. Por nuk ekziston jeta pas vdekjes: ai iku përgjithmonë, nuk ka dhimbje që mund ta rikthejë dhe dëshira ime do të mbetet përjetësisht e pathemeltë. Me kohën mëson të "vazhdosh" t'i buzëqeshës lojës së padrejtë, të pranosh atë që dikur nuk e duroje: një lloj jete të rraskapitur që Hemingëay, ashtu si unë, gjithmonë e ka urryer.
Një jetë kaq e bukur, e shuar përgjithmonë për një arsye kaq idiote.

Në kufijtë e çmendurisë

E nesërmja e vdekjes së tij më gjeti në kufijtë e çmendurisë. Ishte një mënyrë për të luftuar me dhimbjen time. Hemingëay më ishte betuar se nuk do të më braktiste kurrë. Po kush isha unë krahasuar me të gjithë ata që ai kishte lënë pas krahëve: fëmijët, gruan, të gjithë ata që kishin nevojë për të? Isha rrota e fundit e qerres. Ai nuk mendonte për këtë. Jetonte i lumtur, ashtu si të gjithë ne, me mendimin që ditët e tij nuk do ishin të numëruara.
Nuk marr pjesë kurrë nëpër funerale. Kështu që nuk shkova as në atë të Hemingëayt. "Ajo nuk ishte", - kishin shkruar gazetat. Por unë nuk shkoj më nëpër funerale që pas atij të nënës sime. Ajo ditë më mjaftoi. Nuk kam aspak dëshirë të rijetoj një ditë të ngjashme. I dua njerëzit e gjallë, bëj të pamundurën për të lehtësuar dhimbjet dhe trishtimet e tyre, por nuk më intereson t'i shoh të zhduken nën tokë. Nuk mund të bëj asgjë kundër asaj fuqie të tmerrshme shkatërruese që transformon në pluhur dhe fiton triumfalisht, duke marrë me vete gjurmët e atyre që kemi dashur.
Po, Hemingëay e dinte ç'bënte dhe unë nuk e kam paragjykuar kurrë veprimin e tij, edhe pse natyrisht idetë e mia mbi jetën ishin shumë të ndryshme. Jam një grua që nuk di ta zgjasë shumë dhe që nuk do të isha kurrë në gjendje të kisha një inteligjencë aq rrënjësore sa të tijën. Nëse do të kisha patur një minimum të aspiratave të tij, do të isha ndeshur me të si një luaneshë. Por ai ishtë shumë më i fortë se të gjithë ne dhe me siguri do të kisha përfunduar përtokë.

Në luftë me instiktin

Do të doja t'iu flisja për takimin tim me Mary Ëelsh, gruaja e fundit e Hemingëayt. Më kishin dërguar në Paris dhe gjatë ditëve të qëndrimit tim banoja në "Chatou". Kur mora vesh se ai ishte në qytet, në hotel "Ritz", shkova me xhip për ta takuar. Më tha se mund të bëja një dush në banjon e tij para se të paraqitesha në "raportim". Më tha edhe se kishte njohur një "Afërditë", të cilën donte ta joshte me çdo kusht. Më tregoi edhe se ajo e kishte refuzuar dhe e kishte quajtur një "dashnor të keq", duke shtuar se vetëm unë mund ta nxirrja nga ajo gjendje e vështirë, duke folur me vajzën.
Është e pamundur të shpjegosh dëshirën e një burri për një grua. Mary Ëelsh ishte një grua e sjellshme, prej kohësh e privuar nga eksperiencat skesuale dhe sentimentale, dhe rrjedhimisht shumë pak e dëshirueshme. Me siguri do t'i kishte dhënë fund trishtueshëm ekzistencës së saj, ashtu si të gjitha femrat e këtij lloji, nëse nuk do të kishte takuar në rrugën e saj Hemingëayn. Mary Ëelsh nuk e dashuronte Hemingëayn, jam e sigurt për këtë, por kjo korrespondente modeste lufte, që askush nuk ia varte, nuk kishte asngjë për të humbur.
Duke luftuar kundër instiktit tim, vendosa ta përmbush misionin që më ishte besuar. E gjeta Mary Ëelsh dhe fillova t'i flisja. "Unë nuk e dëshiroj", më tha në mirëbesim. Fillova t'i flisja me të gjitha ato që disponoja për "çështjen Hemingëay", por ajo as që donte t'ia dinte. Atëherë i këshillova të krahasonte jetën që bënte tani me të ardhmen që e priste me të dhe detyrimisht më duhej t'i premtoja edhe "martesë". Përpjekjet e mia më në fund po jepnin rezultat. Rreth orës së drekës filloi të dorëzohej.
Në hotel "Ritz" ora e drekës është një moment shumë i rëndësishëm.

Është kjo fazë e ditës, në të cilën gratë ulen qetësisht dhe bëjnë një përmbledhje të planeve të tyre. Mary Ëelsh nuk bënte përjashtim nga ky rregull dhe më në fund vendosi të më deklaronte se propozimi i interesonte. Tani më duhej ta pëballja me Hemingëayn dhe në darkë dridhesha nga koka të këmbët, por arriti Mary Walsh dhe e pranoi propozimin e tij përpara të vetmit dëshmitar, që isha: unë.
Nuk kam parë kurrë njeri më të lumtur se Hemingëay. Ai dinte të ishte i lumtur. Dhe më e rëndësishmja, dinte ta tregonte. Rreze drite shpërthenin nga trupi i tij gjigant, për të ndiçuar dhe për t'ia bërë sytë t'i shkëlqenin.
Ndoshta ndjeu se fëmijët e tij, tashmë të rritur, nuk kishin më nevojë për të, ndoshta thjesht i kishte xhepat plot, kush mund ta dijë! Kur trupi nuk të përgjigjet më si dikur, kur truri humbet goditje ditë e natë, është momenti për të marrë (nëse është e mundur) kurajon me të dyja duart dhe të shuash kandilin. Askush deri më sot nuk ka arritur të shpjegojë motivet e vetëvrasjes së Hemingëayt.
Do të më pëlqente ta quaja më shumë një veprim impulsiv sesa një veprim të vetëdijshëm. Të ketë reaguar në këtë mënyrë Hemingëay nga një gjendje somnambulizmi? Jam kapur me thonj pas kësaj hipoteze. E megjithatë jam e bindur se ndërgjegjja e tij nuk do t'i kishte sugjeruar shembullin e të atit dhe vetëvrasja e tij nuk ka të bëjë me peshën e kujtimeve. Në momentin e shkeljes së këmbëzës është shfaqur ashpërsisht në memorien e tij diçka shumë e largët. . . por, po analizoj pak si shumë. Di që ishte thellësisht i palumtur.

Besnike për të respektuar "gruan tjetër"

Raportet që kam pasur me disa meshkuj ndoshta janë të vështira për t'u kuptuar. Unë nuk kam ndërmend t'i shpjegoj. Nëse nuk kuptoni, keq për ju. Nëse ju intereson vetëm dashuria fizike, mbyllini menjëherë këtë libër, sepse është një argument mbi të cilin nuk kam ndërmend të zgjatem, dhe kjo për një arsye fare të thjeshtë: jam shumë injorante në këtë fushë.
Gjatë gjithë jetës sime dashuria fizike ka qenë pazgjidhshmërisht e lidhur me dashurinë "kokë e këmbë", dhe kjo është arsyeja që nuk kam pasur kurrë eksperienca pa të nesërme. Dashuria ime me Hemingëayn nuk ishte një aventurë. Nuk qëndruam kurrë bashkë për një periudhë mjaftueshmërisht të gjatë në të njëjtin qytet: dhe nuk ka ndodhur kurrë asgjë. Ose ai ishte me një vajzë të bukur, ose kur ai ishte i disponueshëm unë isha e zënë, dhe kur isha unë, nuk ishte më ai. . .
Duke i urryer gjithmonë situatat e mjegullta, besnike që në fillim për të respektuar "gruan tjetër", kam takuar gjithandej meshkuj të mrekullueshëm, si një anije që takon një tjetër në natën e errët. Por mendoj se dashuria e tyre do të zgjaste më shumë nëse do të kisha qenë një anije e ankoruar në portin e tyre.

Kam dashuruar, kam qeshur e qarë
Kam pasur gëzimet dhe disfatat e mia
Dhe ndërsa lotët ndalen
Gjithçka duket argëtuese.
Zgjodhi: Xhemail Veseli