6.5.14

Një haker me prejardhje nga Maroku, emir i të cilit nuk është bërë I njohur,  ka thyer kontot e shumë zviceranëve dhe me paratë e fituara në këtë mënyrë, ka bërë për reth katër vite një jetë përrallore në hotelet luksoze të Tajlandës së bashku me të fejuarëne tij.
16 milionë franga logaritet të ketë qenë shuma e përgjithshme e parave që i ka përvetësuar marokeni i arrestuar së fundi në Bangkok me fletarrestim ndërkombëtar të ngritur për të nga autoritetet zvicerane.
Sipas hetuesve, që ai të arrestohej, e ka "marrë në qafë"  harresa. Marokeni është arrestuar pasi ishte kthyer në hotel për të marrë dokumentet e harruara.

Sipas Prokurorisë Federale të Zvicrës, personi i përmendur akuzohet se ka nxjerrë në mënyrë të palejueshme përmes internetit të dhënat nga kartat e kredisë, shkruan ‘nzz.ch’. Ai po ashtu ngarkohet se ka udhëhequr një shërbim të ndaluar të informatave ekonomike, bën të ditur Prokuroria Federale e Zvicrës./Thanaonline.
Atletico Madrid është e vetmja skuadër që varet vetëm nga vetja për të fituar titullin kampion në Spanjë. Edhe pse u mund të dielën nga Levante, bardhekuqve i mjaftojnë 4 pikë në dy ndeshje për t’u shpallur kampionë. Mirëpo do ta ketë shumë të vështirë, vecmas në ndeshjen e fundit kundër Barcelones në udhëtim

Tabela:

1.     Atletico Madrid        36 ndeshje                 88 pikë
2.     Barcelona                  36                                85
3.     Real Madrid              35                                83
Edhe Barcelona kishte mundësi të kishte në dorë kampionatin sikur fati I tyre të ishte në dorë të Valecanos dhe të mos barazohej rezultati në castet e fundit me c’rast tani Real nuk do të ishte aspak potencialisht kandidat, anipse ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Logaritë aktuale duken kështu:

Atletico Madrid -Takohet me Malagen si vendës dhe kundër Barcelonës në udhëtim Atyre u duhen matematikisht 4 pikë për titull. Mund të kremtoj titullin e kampionit qysh këtë fundjavë nëse Real Madrid nuk fiton dy ndeshjet e kësaj jave, njërën nga to ndeshje të mbetur; ose nëse Barcelona nuk fiton si mysafire ndaj Elche-s ngase rrjedhimisht do t’i humbiste gjasat për titull pavarsisht fitores në dneshjen e fundit kundër rivalit të drejtpërdrejtë Atletico Madrid.  

Real Madrid - Mund të shpallet kampion vetëm nëse fiton 3 ndeshjet e mbetura dhe Atletico dështon në njërën nga dy ndeshjet, vecmas në atë kundër barcelonës në javën e fundit. Në atë rast Real Madrid do të tubonte dy pikë më shumë se Atletiko në radhitjen e përgjithshme tabelare. Nëse Atletico Madrid fiton një ndeshje dhe një barazim, Nëse atletico fiton ndehsjen e kësaj jave dhe në fund barazon me barcelonën, atëherë Realit nuk do t’I ndihmonin as edhe tri ndeshjet e fituara, gjëgjësisht 9 pikë. Atëherë Atletikp dje Real do të tubonin që të dyja nga 92 pikë që rrejdhimisht ndeshjet e drejtpërdrejta mes tyre do të merreshin në konsideratë dhe do ta shpallnin Atletico-n si kampion për shkak të bilancit më të mirë nga ndeshjet e ndërsjella Në La Liga në raste të tilla merren për bazë ndeshjet e drejtpërdrejta mes skuadrave për dallim nga Premier League angleze ku përcaktues është goldiferenca e skuadrave me pikë të njejta, pavarsisht takimeve të ndërsjella. Reali do të luajë me Valladolid dhe Celta Vigo si mysafire kurse ndeshjen e fundit e zhvillon në Santiago bernabeu kundër Espanyolit.
Barcelona – Varet nga ndeshjet e Realit dhe të saj. Ajo do ta ketë më së vështiri. Katalanasve i duhet që Reali të mos fitojë një nga 3 ndeshjet që i kanë mbetur. Nëse kjo ndodh, atëherë ka gjithçka në dorë për t’u shpallur kampion. Do t’i mjaftonte të fitonte me Elchen jashtë dhe me Atletico Madrid në Camp Nou.Xh.V.


Tamara Ecclestone është shfaqur në publik me bikini duke treguar një formë të shkëlqyer fizike dhe performancë kualitative të kualiteteve.

Modelja 29-vjeçare, vajza e Bernie Ecclestone, po kalon disa ditë pushimesh në Maroko ku po dëshmon se lindja e vajzës nuk po e pengon që t’ia drejtoj fytyrën rrezeve dhe t’i sfidojë ato duke ua ofruar ‘shtatin e saj selvi’ për t’i absorbuar, si një vend ideal ku do të strehoheshin për të pushuar, madje duke u mundësuar rrezeve humane që të japin kontributin e tyre për t’i ndryshu ngjyrën e nuancave aktuale të modeles në ‘ngjyrë cokolate, pa lajthi’.

Eleganca e saj ka bërë që në Twitter të shpërthejë zemërimi pasi shumë përdorues shprehën habinë për fizikun e Tamara-s.

“Kjo më acaron nervat! Një nënë e vërtetë nuk ka kohë për stërvitje dhe për të bërë një trup të tillë vetëm një muaj pas lindjes”, shkruante një grua.

Tamara iu përgjigj: “Stërvitja e vetme që kam bërë ka qenë me fëmijën tim. Nuk po mbaj dietë dhe po e ushqej me gji. Mos u bëj ziliqare!”