18.3.14

Në krye të listës së futbollistëve më të paguar të ditëve tona është kush tjetër pos katër  herë fituesit të Topit të artë, Argjentinasit Lionel Messi. Logaria bankare e ikonës së futbollit argjentinas dhe botërorë është fryrë në saje të sponsorëve të ndryshëm ku hyjnë kompani të më mëdha si “Adidas”, “Pepsi-cola”, “Herbalife”, “Samsung and FIFA 2014” etj.


Këto të dhëna  janë publikuar të marten nga “France football”. Më herët, në një listë po nga ky muaj, të publikuar nga “Goal.com”, Messi figuronte i dyti, pas C. Ronaldos.
Në listën e mëposhtme, superylli i Real Madridit gjendet i dyti me asgjë më shumë se një ndryshim prej 500 mijë euro.

I treti në këtë listë është edhe një superyll  i Barcelones, Braziliani Neymar për të cilin është thënë se fiton më shumë se Rooney i Manchester UTD-së dhe Z. Ibrahimoviq i PSG-së.

France football, gjithashtu ka publikuar një listë për trajnerët më të paguar të cilës i prinë strategu i Chelsea, Jose Maurinho (17 milionë euro), para Guardiolas së Bayrnit me 15, Roberto Manchinit të Galatasarayt me 14 milionë, Carlo Ancelottit të Realit me 13.5 dhe Fabio Capelos që fiton 12 milionë euro në krye të përfaqësueses Ruse.

Lista e Top 10 lojtarëve më të paguar të futbollit:
1.       L. Messi               (Barcelonë dhe Argjentinës)       41 milionë euro,
2.       C. Ronaldo          (Real M – Portugali)                   39.5,
3.       Neymar               (Barcelonë – Brazil)                    29,
4.       V. Rooney           (Manchester UTD – Angli)         24,
5.       Z. Ibrahimoviq     (PSG - Suedi)                            23.5
6.       Radamel Fancao  (Monaco – Kolumbi)                 21.2,
7.       Sergio Aguero     (Manchester City – Arg.)           19.7,
8.       Thiago silva         (PSG – Brazil)                           17,
9.       Eden Hazard       (Chelsea – Bekgjikë)                 16.8 dhe
Franck Ribery         (Bayern Munich – Francë)            16.5 milionë euro.

Kush ishte Ferenc Pushkash?

Pushkash (1927 – 2006) ka pasur një bilank fantastic gjatë periudhës sa ishte pjesë e skuadrës së Realit. Ai ka shënuar gjithsej 242 gola për këtë skuadër. Pushkash ka luajtur për kombëtren e tij, Hungarinë 85 ndeshje të karakterit ndërkombëtarë dhe ka shënuar gjithsej 84 gola. Në anën tjetër, si futbollist aktiv ka shënuar gjithsej 514 gola, nga 529 ndeshje sa ka luajtur nëpër skuadrat (Honved - Budapest dhe Real Madrid - Spanjë).

Pushkash u bë kampion Olimpik në vitin 1952 dhe ka luajtur në finale të Kupës Botërore në vitin 1954. Ai ka fituar tri Kupa Europiane (1959, 1960 dhe 1966), dhjetë Kampionate Kombëtare, pesë prej të cilave Hungareze dhe pesë të tjera Spanjolle si futbollist i Realit. Në katër Kampionate të Hungarisë, Pushkash është shpallur golëshënuesi më i mrë, kurse në vitin 1948 është shpallur golëshënuesi më i mirë i Europës.
Në vitin 1958, dy vite pas Revolucionit Hungarez Pushkash ka emigruar në Spanjë dhe ka vazhduar karrierën tek skuadra mbretërore.
Në vitin 1995 FIFA e ka shpallur si golëshënuesin më të mirë të shekullit 20-të.
Pavarsisht se emigrimi i tij nga Hungaria ishte konsideruar si tradhëti, Qeveria e këtij shteti, në vitin 1993 i kishte dhënë një amnisti të plotë, falë karrierës së tij të shkëlqyeshme, duke i lejuar madje të kthehej në vendlidjen dhe të merrte postin e krytrajnerit të Kombëtares Hungareze.
Në vitin 1998 ai është shpallur ambasador i parë bamirësie i Federatës ndërkombëtare të futbollit botërorë, FIFA-s.
Në vitin 2002 stadiumi i Kombëtares Hungareze ka marrë emrin e tij. 
Në vitin 2009, FIFA ka aprovuar vendimin për çmimin “Goli më i bukur i vitit” , i cili ka marrë emrin e tij. Vitin e kaluar me këtë cmim u nderua futbollisti i PSG-së, Zlatan Ibrahimoviq.
Gjatë manifestimit të vitit të kaluar për shpalljen e futbollistit më të mirë të shekullit XX-të, Pushkash u rendit i dyti, pas Brazilianit Pele.

Kush është Cristiano Ronaldo?
Për karrierën e 29 vjeqarit nga Portugalia akoma ka kohë për t’u shkruar e folur. Ajo që duhet potencuar është se ai, me dy gola të shënuar sot ndaj skuadrës gjermane, Schalke 04, në kuadër të ndeshjes së kthimit të Champions League, ka barazuar shifrën e golave të shënuar, gjthsej 242, me golëshënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të Real Madridit, hungarezin Ferenc Pushkash!


Xh. Veseli

...
Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s'dua të shuhem,
Po të digjem me dëshirë,
Sa të mund të ndrit më mirë.
Kur më shihni që jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur.
Jam i gjallë e jam në jetë,
Jam në dritë të vërtetë
Unë jam në Shpirtit tuaj,
Mos më kini për të huaj,
Më është falur durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Sa me ka ënda t'ju bëj mirë,
Të mos mbeti në errësirë...
Gjyshja te le pa fjale:

Katër skuadra kanë siguruar një vend në qerekfinale të Liges së Kampionëve gjatë javës kaluar: Bayern Munich, Barcelona, Atletiko Madrid dhe PSG. Sonte janë në program dy ndeshje ku do të dihen edhe dy tjera që do t’u bashkohen karvanit të skuadrave qw do tw hyjnw nw “Top 8” skuadrat më të mira të kontinentit të vjetër . Lista përfundimtare do të përmbyllet nesër me dy ndeshjet e fundit të së tetës finales.

Në fakt, ndeshja e cila zhvillohet sonte në Madrid, në mes të Real Madrid dhe Schalke 04, pothuajse është punë e kryer, marrë parasysh fitoren e thellë të mbretërve nga ndeshja e parë (1 : 6). Vetëm një mrekulli përrallore po të ndodhte mund të përmbyste këtë rezultat të Ronaldos me bashkëlojtarë, aq më pak kur ata sonte luajnë para tifozërisë së tyre të zhurshme, të cilët që tani kanë filluar të bëjnë logaritë për një finale të skuadrës së tyre e cila po shkëlqen si në kampionatin vendor poashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
Në anën tjetër, një ndeshje aspak e lehtë për nikoqirët zhvillohet sonte në Londër. Chelsea hyn në takim kundër skuadrës Turke, Galatasaray tejet e motivuar.  Rezultati i barabartë (1 : 1) nga ndeshja e parë e bën skuadrën e strategut kontraverz, Hoze Maurinho favorite absolute në këtë takim.  Po të bazohej ky takim nga favoret që i kanë bërë skudetot Chelseas, (1.35 në relacion me 9.8) duket se një fitore dhe kualifikim i turqëve wshtw “Mission impossible”.
Mirëpo në futboll është dëshmuar sa e sa herë se asgjë nuk ka të pamundur, prandaj domosdoshmërisht duhet të pritet fërshwllima e fundit e gjyqtarit kryesorë për të kuptuar emrin e skuadrës së gjashtë që sonte do të marrë një “buletë”për fazën qerekfinale.
Pos ndeshjeve të sotme, lista e përgjithshme e skuadrave qerekfinaliste që mëtojnë titullin e Champions League, do të dihet nesër në mbrëmje, pas ndeshjeve Dortmund – Zenit dhe Manchester UTD - Olympiakos.

Xh.V.

Prishtinë, 18 mars 2014 – Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) ka publikuar përfundimet e takimit të fundit të Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, i cili është mbajtur të premten, në Prishtinë.

Këto përfundime janë nxjerrë gjatë tri seancave të këshillit, në të cilat janë shqyrtuar çështje të drejtshkrimit dhe të morfologjisë. Materialet bazë të diskutimit ishin përgatitur më parë nga grupet përkatëse punuese.
Në mbledhjen e këshillit kanë marrë pjesë anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë, si dhe studiues dhe punëtorë të instituteve shkencore që merren me çështje të gjuhësisë, nga Kosova dhe nga Shqipëria.
Mbledhjet e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe organizohen në mënyrë alternative: një herë nga ASHASH e një herë nga ASHAK. (r.m.)
Në vijim po e japim të plotë Raportin e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe
 * * *
 RAPORT NGA MBLEDHJA E KËSHILLIT NDËRAKADEMIK PËR GJUHËN SHQIPE E MBAJTUR MË 14 MARS 2014

PËRFUNDIME

Në mjediset e Qendrës leksikografike-enciklopedike të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, më 14 mars 2014, u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe. Mbledhja u mbajt nën drej­ti­min e akad. Rexhep Ismajlit dhe akad. Jani Thomait (bashkëkryetarë), me pjesëmarrjen e akad. Besim Bokshit, akad. Ethem Likajt, akad. Kolec Topallit, akad. Gjo­valin Shkurtajt, prof. dr. Shezai Rrokajt, prof. dr. Mehmet Çelikut, prof. dr. Seit Mansakut, prof. dr. Enver Hysës, prof. dr. Tomor Osmanit, prof. dr. Imri Badallajt, prof. dr. Shefkije Islamajt, ligjërues Isa Bajçincës, prof. dr. Bardh Rugovës, prof. dr. Rrahman Paçarrizit dhe prof. dr. Abdullah Zymberit.
Diskutimet u zhvilluan në tri seanca sipas materialeve të parapërgatitura nga grupet e punës për çështje të drejtshkrimit dhe të morfologjisë nga Tirana, si dhe nga anëtari i Këshillit e i kryesisë së tij akad. Kolec Topalli, të diskutuara me shënime të veçanta edhe nga grupet përkatëse nga Prishtina.
Në fillim u shqyrtuan disa çështje të drejtshkrimit që kishin mbetur pa u diskutuar në mbledhjet e mëparshme, pastaj çështje të tjera të morfologjisë, që po ashtu nuk ishin shqyrtuar. Si zakonisht, të gjitha çështjet e propozuara për diskutim u shqyrtuan një nga një dhe, pas konsultimit të mendimit të secilit anëtar të pranishëm, u vendos të propozohen përfundimet.
Lidhur me përdorimin e shkronjës së madhe dhe drejtshkrimin e emrave të vendeveu propozuan këto përfundime:
Emërtimet e institucioneve e të titullarëve të institucioneve, kur paraqesin nomenklaturë zyrtare, të shkruhen me shkronjë të madhe.
Në shkrimin e toponimeve vendëse të respektohet forma e emërtimit vendës, si dhe të shmangen variacionet fonetike nëndialektore (p.sh. Lushnje); emrat e vendeve në harta dhe në shenja rrugore të shënohen në trajtën e shquar.
Tek emrat gjeografikë me dy a më shumë gjymtyrë (Liqeni i Shkodrës) të shkruhet me të madhe secila nga fjalët.
Në fushën e drejtshkrimit u propozua po ashtu të saktësohen përfundimet vijuese:
Tek emrat me fundjen -një e -nje të mbeten në përdorim të lirë të dy variantet (foshnje / foshnjë, vishnje / vishnjë etj.).
Etnikët me prejardhje nga gjuha shqipe të shkruhen me prapashtesën -j- (-jan-): (matjanlezhjan), ndërsa etnikët me prejardhje të huaj, që në temë kanë -i-, të vijojnë të shkruhen me -ian (bolivian).
Fjalët me prejardhje të huaj, që i takojnë terminologjisë tekniko-shkencore, të ruajnë shkrimin me -i­e (materie).
Fjalët e tipit tramvajhokejkoktej etj. të shkruhen me -j.
Fjalët angjin dhe gjips të shkruhen me gang­inë dhe gi­ps.
Në fushën e morfologjisë pati kryesisht propozime për disa fjalë e raste të veçanta. U propozuan këto përfundime:
Shumësi i emrave të tipit teatërkabllokuadër, të bëhet teatrakabllakuadra,rrjedhimisht njëjësi: teatër, kabëll, kuadër; shumësi i emrit xham të mbetet xhama; të ngrihen në normë ngjashëm me pus  pusa (si variant i lirë me trajtën pus  puse), stof -stofra, grusht - grushta / grushte, çengel  çengelë / çengela, gisht  gishta / gishtërinj;shumësi antigaz të jetë antigaze / antigazrafishekzjarr  fishekzjarre; të ruhen të dy trajtat për autobus  autobusë / autobusa, ftiziatër  ftiziatër / ftiziatra, drapër – drapra / draprinj, barbun – barbunj / barbunë.
Trajtat e mbiemrit i shkurtër dhe i shkurtë të mbeten variante të lira në të dy format.
Te foljet e tipit ik, ec, hip, në vetën e dytë e të tretë të njëjësit të hiqet mbaresa -ën.
Ndajfoljet me prapashtesa -as/-azi të tipit barkas / barkazi, haptas / haptazi etj. të jenë në përdorim të lirë.
U propozua që për mbledhjen e radhës të merren në shqyrtim materialet e përgatitura nga grupet për çështje të sintaksës dhe njëherësh u kërkua nga grupet për çështje të gjuhës në shkollë të bëjnë gati për diskutim propozimet e tyre.

Kryesia e KNGJSH                                        Prishtinë, 15 mars 2014
Diellza Kolgeci, e cila viteve të fundit ka bërë shumë tratativa duke (s’)provuar veten në film (“Dashuria e bjeshkëve të nemuna 2”); muzikë; tentativë krijimtarie letrare; sesione fotografishë; pasarela mode; spektakle bukurie; por jo edhe prezantime mediale, duke refuzuar të prezantojë spektaklin e Festivalit të RTSH-së, siç ka thënë, për çështje parimesh, ajo më në fund, ka ardhë me risi, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim, shkruan “News 77”.

Këtë herë ka vendosur të tregojë afinitetet prej kuzhiniereje, duke (s')provuar veten në rolin e amvises... 


Duket se kjo ishte vetëm një nga mënyrat e shumta për të qenë afër me fansat e saj që nuk përkufizohen vetëm brenda gjeografisë mbarëshqiptare. 










“Home made healthy bread with nuts and olive oil by DK :))”, citon Diellza Kolgecin "News 77", për ç’gjë ajo citohet ë ketë njohur miqtë për këtë lloj gatimi… .
Pas plotë 34 vitesh, mbrëmë në Tiranë është prezantuar Trupa e Baletit të Kosovës me shfaqjen “Dasma”, një bashkëpunim Shqiptaro – Turk, nën drejtimin e një nga korreografët më të njohur europian,  Mehmet Balkan nga Turqia.

Poashtu Trupa e Baletit nga Kosova është prezantuar ehde me shfaqjen tjetër nga repertori i saj, “Balloja e fundit”, me korreografi të Ilir Kernin, me ç’rast janë shënuar fillet e tentative të re bashkëpunimi Shqipëri – Kosovë.  

Shfaqja e mbrëmshme e trupës kosovare ishte e para pas plotë 34 vitesh në Tiranë. Atëbotë  Ansambli nga Kosova ishte paraqitur për herë të fundit me shfaqjen “Halili e Hajria”. Që nga ajo periudhë trupës së baletit nga Kosova i ishin mbyllur dyertë e prezantimit për arsye të shumta e të njohura.

Ardhja e Ilir Kernit në krye të Teatrit të Operas e Baletit të Tiranës, ka krijuar shtigje të reja bëshkëpunimi, ka thënë Ahmet Brahimaj, drejtor i trupës nga Kosova. Ai ka lënë të kuptohet se, ndonëse është cilësuar si bashkëpunim reciprok, fakti që Kosova prezantohet për herë të parë pas 34 vitesh është tregues i mjaftueshëm se bashkëpunimi ka egzistuar, por jo në mënyrë të ndërsejllë kur dihet se trupa e Tiranës brenda kësaj periudhe është prezantuar në Prishtinë me 11 premiera, gjë që nuk ka ndodhure edhe anasjelltas.

Brahimaj poashtu ka theksuar se “ky bashkëpunim do t’i shërbejë më së shumti trupës së baletit të Kosovës, ndërkohë që dy Ministritë, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës, kanë si synim krijimin e një trupe të përbashkët, rezidente në dy kryeqytetet shqiptare, Tiranë dhe Prishtinë”.

Shfaqja tjetër “Balloja e fundit”, e shfaqur në Teatrin e Operas dhe Baletit, ishte një “tentative plus” për të iniciuar trupën e përbashkët të baletit, sepse kjo shfaqje që vjen me koreografi të Ilir Kernit, ka shkrirë në një të vetme, dy trupat e baleti, atë të Tiranës dhe Prishtinës.

 Balerinët e parë të trupës së Kosovës, kanë thënë se interpretimin në skenën e Tiranës do ta mbajnë mend gjatë. Megjithëse kanë bashkëpunuar me trupa nga e gjithë bota, këtë bashkëpunim ata e kanë cilësuar si të veçantë dhe kanë shfaqur shpresën se do të jenë sërish në Tiranë me projekte të reja bashkëpunimi.


Xh.V.
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku duket se është mjaft i kënaqur dhe i motivuar pas ndeshjes së parë me Haitit (0 : 0).


Ai po shqyrton mundësi alternative për përgatitje sa më serioze për sfidën e radhës që Kosova pritet  të zhvillojë kundër Turqisë nga mesi i muajit maj. Në fakt, Bunjaku ka aranzhuar një takim pune me bashkëpuntorët e tij më 23 mars në Prishtinë. 
Pasi ka kaluar disa ditë pushimi me familje në Suedi, selektori Bunjaku ka aranzhuar takimin e radhës me qëllim që të diskutohet për modalitetet dhe mënyrën e organizimit të takimit të parë të përfaqësueses, (2 deri 6 mars), kur u zhvillua ndeshja e parë. 

Mësohet se qëllimi i takimit të radhës do të jetë pikërisht eliminimi i vërejtjeve të vogla organizative në shtabin e përfaqësueses dhe diskutime për mbarëvajtjen e agjendës, si dhe debate për përgatitje sa më cilësore për sfidën e radhës kundër Turqisë, të cilën Kosova pritet ta zhvillojë më 21 ose 22 maj në Prishtinë.

Ndonëse është vërejtur një organizim dhe agjendë e përpiktë për ndeshjen kundër Haitit, megjithatë është evidente se akoma ka zbraztira të vogla brenda strategjisë organizative të përfaqësueses , të cilat, përzgjëdhësi Bunjaku është i vetëdijshëm se duhet të eliminohen për sfidat e radhës.

Ditëve të fundit është potencuar domosdoshmëria e investimeve të reja në infrastrukturë, sidomos në stadiumin e Prishtinës dhe pritet që shumë shpejt të fillojnë punët rreth krijimit të kushteve konform me kriteret e FIFA-s e UEFA-s.
Gjuhët e vogla ‘vdesin’, por jo edhe Retoromanishtja. Kjo gjuhë e rrezikuar nga zhdukja, vijon të prodhojë letërsi deri në atë masë sa të befasoj Europën!
Në fokus të këtij viti në Panairin e Librit në Lajpcig është Zvicra, sidomos letërsia në gjuhën retoromane. Shumica e autorëve retoromanë të Zvicrës shkruajnë në dy gjuhë, në mënyrë që të jenë të pranishëm në tregun gjerman të librit.
Sikurse gjuha e sorbëve në Gjermani apo gjuha korse, edhe gjuha romansh bën pjesë në gjuhët e Europës, si gjuhë e kërcënuara nga zhdukja. Mirëpo kjo gjuhë , jo vetëm që po vazhdon të flitet nëpër fshatra të Zvicrës, por në këtë gjuhë po vazhdon të shkruhet edhe letërsi.
Temat e letërsisë në gjuhën retoromane nuk janë vetëm jeta në Alpe, bagëtia dhe gjuetia, por edhe jeta urbane, sikurse gjendet në librat e Leo Tuor dhe Arno Camenisch, që sipas studiuesit të letërsisë, Clà Riatsch, janë mjaft inovativë si në mënyrën e të shkruarit poashtu edhe në formën artistike.

Zvicra shpenzon shumë para për ruajtjen e kësaj gjuhe të rrezikuar nga zhdukja. Ndonëse në administratë përdorimi i saj është i suksesshëm, futja e saj në përdorim në shkolla vazhdon të mbetet “Thembër e Akilit” për administratën Zvicerane. Madje edhe numri i shkrimtarëve që shkruajnë në këtë gjuhë nuk është i madh sa do të ishte e mjaftueshme të ndikonte drejtpërdrejtë në zhvillimin e saj dhe ruajtjen nga rreziku permanent që i kanoset për zhdukje.