19.3.14

Ngjarja e ditës që ka zgjuar kurreshtjen e miliona shikuesve gjithandej ka pas jehonë të madhe në të gjitha mediat botërore.

Duket që edhe vet tifozëria e skuadrës së David Moyesit e ka pritur me shumë skepticizëm finishin e takimit historik të skuadrës së zemrës. Ndonëse reagimet e tyre para ndeshjes kanë qenë të matura në komente e prononcime, por pasi Kanë kaluan pengesën e quajtur Olympiakos, kanë filluar të shfaqen madje edhe pastime ‘extreme provokuese’nëpër rrjetet sociale. Një nga postimet e ngjashme që ironizon me potencialin e skuadrës greke është edhe ky në të cilin skuadra e Olympiakosit paraqitet si një ushtri e fortë, me një kalorësi të qëndrueshme dhe e gatshme për betejë, por pas ndeshjes e shpartalluar, e humbur dhe pa kokë, pa strategji e strateg në fushë të mejdanit, e ngjashme me pikturat me motive antike për "Luftën e Trojës", pas "Luftës së Trojës"… .
Xh.V.

Tetë skuadrat qerekfinaliste tanimë kanë filluar të ndjenjë “ethet e së premtes mbrëma” të shorteve, duke pas parasysh se pikërisht këto skuadra kanë emrat më të mëdhenjë te futbollistwve që ka bota e futbollit sot.
Tri skuadra nga Spanja, dy nga Anglia, dy nga Gjermani dhe një nga Franca, kanë kompletuar përbërjen e qerekfinalistëve të sivjemë të ligës më prestigjioze evropiane, Champions League.

Ndonëse ishte parashikuar që do të ishte një sfidë e madhe, e paqartë deri në fund, skuadra e Manchester United, pas një periudhe të gjatë ka kthyer epitetin e dikurshëm si një nga skuadrat më të mira të të gjitha kohërave të kontinentit të vjetër.
Ata me mund të madh kanë përmbysur rezultatin më të vështirë në lojën e futbollit (2 : 0) për t’i siguruar vetes një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira europiane.
Heroi i ndeshjes padyshim se ishte holandezi Van Persi me het-trik, dy gola të shënuar në pjesën e parë dhe një në të dytën, por merita të mëdha ka edhe lojtari më i shtrenjtë i “djajve të kuq”, Rooney, i cili ka pas një paraqitje si në ditët më të mira të karrierës tij. Padyshim se nuk duhet harruar reagimet spektakulare të portierit De Gheaa, i cili disa herë ka shpëtuar portën me intervenime të jashtëzakonshme.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes sontme të zhvilluar në Dortmund, skuadra vendëse Borusia mezi ia ka dalë të ruaj avantazhin nga ndeshja e parë (2 : 4) e zhvilluar në  Petersburg, ndaj mysafirëve shumë të papërshtatshëm,  të cilët që në pjesën e parë dëshmuan se nuk kishin udhëtuar sa për sy e faqe në Gjermani. Ata kaluan në epërsi me golin e Hulk të shënuar qysh në minutën 16-të të takimit. Shifrat i ka barazuar Sebastian Koehl për t’i siguruar ekipit të tij një pushim më të qetë. Në pjesën e dytë ishin sërish mysafirët që kaluan në epërsi përmes Jose Salomon London në minutën 70-të, por kjo ishte e tëra sa i përket potencialit të tyre.  
Padyshim se analistët do t’i favorizojnë dy apo tri skuadra qerekfinaliste në ditët në vijim, në mesin e të cilave me patjetër do të dominojnë opinonet për Real Madrid, Barcelona nga Spanja dhe Bayern Munich nga Gjermani, por assesi nuk është për t’u nënvlerësuar potenciali i skuadrave tjera si: Chelsea, Borusia Dortmund, Atletiko Madrid, PSG e Manchester UTD.
Se cilat do të jenë sfidat qerekfinale, do të mësohet të premten kur do të bëhet tërheqja e shorteve.

Xh.V.
Tetë skuadrat qerekfinaliste tanimë kanë filluar të ndjenjë “ethet e së premtes mbrëma” të shorteve, duke pas parasysh se pikërisht këto skuadra kanë emrat më të mëdhenjë që ka bota e futbollit sot.

Manikenia Elena Tambini lë pa frymë tifozët në stadium dhe futbollistët brenda fushës së lojës. Përpos që drejton ndeshje si gjyqtare, ajo punon edhe si manekine. Supozohet të ketë ndikuar edhe në rritjen e shikueshmërisë nëpër tribuna stadiumesh!

Tambini tanimë është bërë shumë e popullarizuar në Europë. Ndonëse vite më parë profesionin e ka ushtruar nëpër rangje më të ulëta garash të futbollit Italian, ka kohë që po mahnitë me ngritjet e saj në karrierë duke depërtuar shumë shpejt nëpër liga më të avancuara italiane.

Përpos sukseseve individuale, ajo ka bërë që ekspertët të mendojnë seriozisht se e ardhmja e futbollit duhet të orientohet nga ideja që të infiltrojë sa më shumë femra në vendimmarrje, vemas si gjyqtare kryesore në ndeshje futbolli. 

Kjo për shkak se do të kishte më pak ekscese të mëdha nëpër ngjarje sportive. Në rastet kur ajo drejton ndeshjet si gjyqtare kryesore është dëshmuar se ka gjithnjë e më pak reagime, madje prezenca e saj ka bërë që të kalohen me lehtësi situata të ndryshme dhe të pajtohen të gjithë me vendimet, pa kundërthënie!

Xh.V.

Pothuajse 30 vjetë më parë Manchester United ishte në një situatë të ngjashme sikurse sot. Atëbotë kjo skuadër kishte pësuar me rezultat (2 : 0) nga Barcelona. Në ndeshjen e kthimit kishte ndodhur befasia më e madhe e vitit, të cilën tifozëria më e moshuar e kujton me nostalgji.

Falë qendërsulmuesit Baryan Robson, i cili kishte shënuar dy herë (23’ dhe 50’) dhe Stapleton në minutën 52’, Manchester UTD kishte eliminuar nga garat e mëtejme Barcelonën nga Kupa e UEFA-s, me rezultat të përgjitshëm 3 : 2.

Tifozët e Manchester United presin që sonte të përsëritet historia dhe të shkrihet disavantazhi nga ndeshja e parë, Olympiakos – Manchester UTD 2 : 0!

Shih Video: https://www.youtube.com/watch?v=nD0jekbsQ44
Kjo është cështja për Manchester UTD, skuadër kjo që sot ka një nga sprovat më të vështira mbase të dekadës. Rezultatet e dobëta në ligën angleze, pritjet absolutist të tifozërisë që numron më shumë se 350 milionë të deklaruar në mbarë botën, pozitën e palakmueshme financiare ndonëse njihet si skuadra më e pasur në botë, rezultati i disfavorshëm nga ndeshja e parë në Athinë ndaj Olympiakos (0 : 2), presioni  i opinionit publik e shumë faktorë tjerë kanë bërë që skuadra e Adnan Januzaj, sot të ketë njërën nga ditët më të vështira mbase të dekadës fundit.

Përndryshe, ndeshja e kthimit e Champions Leagu në kuadër të së tetëts finales në mes Manchester UTD dhe Olympiakos është sfida e mbrëmjes, epilogu i së cilës është i paparashikueshëm.
Me gjithë “dilemat hamletiane” se cila nga këto skuadra do të sigurojë një vend në mesin e tetë skuadrave qerekfinaliste të garës më të madhe të skuadrave në botë, Champions League, kjo do të mbetet enigmë e padeshifrueshme tani për tani. Një gjë është e qartë: Manchester UTD ndodhet ‘në një udhëkryq’, para një sprove të vështirë për shumë arsye. Një nga to është se ka humbur të gjitha shpresat që në Kampionatin Anglez të plasohet në mesin e katër skuadrave që do t’i siguronin në edicionin e ardhëshëm një vend në garat europiane. Nëse sonte eliminohet skuadra e David Moyesit, qerrja e saj do të merrte tatpjetën dhe për një periudhë të gjatë kohore do të kishte shumë vështirësi për t’u këndellur, marrë parasysh sfidat nëpër të cilat do të kalonte për të siguruar lojtarë të kalibrit botërorë që do të kthenin reputacionin ngase lojtarët kulmorë dëshirojnë të luajnë nëpër gara elite ndërkombëtare.

Ndeshja tjetër e Champions Leagu që zhvillohet në Dortmund mes Borusia D – Zenit Petersburg, konsiderohet punë e kryer , marrë parasysh rezultatin nga ndeshje e parë në Petersburg ku Borusia ka fituar para dy javësh me rezultat 4 : 2. Ky avantazh solid e bënë skuadrën gjermane tejet të favorizuar për t’iu bashkuar tetëshes së skuadrave qerekfinaliste në Champions League.

Lista e formacioneve bazë për ndeshjen Manchester UTD – Olympiakos e bërë publike pak më pare:
Manchester UTD: 4-2-3-1
De Gea
Rafael
Evra
Phil Jones
Vidic
Carrick
Valencia
Fellaini
Adnan Januzaj
Van Persi

Olympiakos: 4-2-3-1
Roberto
 Holebas
Manolas
Marcano
Salino
Maniatis
Ndinga
Perez
Campbell
Dominguez
Valdez