22.3.14

(Paris 1839 - Chatenay-Malabry 1907) 

 Pas studimeve, i neveritur nga puna e stazhistit tek një noter, vendosi t’i jepet poezisë e këtë ia mundësonte edhe pasuria e që kishte dhe kështu, në moshën njëzet e gjashtë vjeçe nxorri në dritë përmbledhjen e parë me poezi "Stances et Poèmes" (1865) (Stanca dhe poema). 
Ky libër u pranua shumë mirë nga Charles-Augustin Sainte-Beuve për të marshuar rrufeshëm drejt suksesit kulmor. 

Më 1869, doli nga shtypi libri me poezi Les Solitudes (Vetmimet). Vjershat këtu marrin karakter filozofik e ky zhaner vërtetohet me përkthimin e vargjeve "De la nature des choses" (1869), (Natyra e gjërave) të Lukrecit.

Në vijim shkroi dy poema të gjata që lirisht mund të thuhet se paraqesin përkryerjen e tij filozofike "La Justice" (1878) (Drejtësia) dhe "Le Bonheur" (1888) ( (Lumturia). 
Më 1886 boton përmbledhjen La Révolte des fleurs (Revolta e luleve) dhe Le Prisme (Prizma)

Më 1881, Sally Prudhomme u zgjodh në Akademinë franceze, kurse me 10 dhetor 1901, iu nda Çmimi "Nobël" për vepër jetësore. 

Këtë çmim, ai ia dhuroi fondacionit « Shoqata e njerëzve të letërsisë ». Kjo shoqatë ndanë çmime për poezi më të mirë.


POEZI

Asnjehere te mos e shoh dhe degjoj ate.

Kurre te mos e shoh e degjoj,
Dhe emrin kurre mos e therras me ze
Por besnikerisht gjithmon ta pres
Ta dua ate..

Te hap krahet dhe e lodhur ta pres
Ti mbyll ato e te kap asgjene
E perseri ti zgjas ato vetem drejt tij
Ta dua ate...

Sikur te mundja ta perqafoja
Pastaj te shkrihesha ne lote me te 
Le te mbetesha shkrire ne keta lote
Ta doja ate ...

Kurre te mos e shoh e degjoj
Dhe emrin kurre mos e therras me ze
Por me nje dashuri qe rritet bute e embel
Gjithmon ta dua ate, gjithmone!

Sully Prudhomme

0 comments:

Post a Comment