7.5.14

(Nga Letra të Remarkut shkruar Marlene Ditrich. Marrë nga libri "Thuaj që më dashuron" -  Remarku.)
Shpirti im, qielli im i dashur:

Ti më ke shkruar kaq e kaq letra të bukura e unë përsëris atë që kam thënë gjithmonë: shkrimtarët nuk duhet të shkruajnë letra dashurie sepse ka të tjerë që shkruajnë shumë më bukur se ata. Ti më quan "Rezonancë që merr frymë" -  e si do të mund të arrija unë vallë të gjeja një figurë të tillë kaq prekëse?
E përvec kësaj edhe dicka tjetër: Ti, arrin, dhe ke atë aftësi magjike që t'i thuash dikujt se sa shumë e si e dashuron  - kurse unë, unë…, e di…,  nuk arrij ta them atë në mënyrë të plotë. Sa mirë ndjehem kur ti më thua se edhe pse je vetëm, ndjehesh e qetë dhe e lumtur.

Unë këtë kam uruar vazhdimisht për ty. Nuk kam uruar kurrë që ti të ndjehesh e mërzitur dhe fatkeqe.
Kam dashur gjithmonë që ti të jesh e lumtur, në formë, vezulluese, plotë dritë dhe e bukur. Si kurrëherë tjetër,  e dua që kjo gjendje e jotja të jetë e dukshme edhe së largu në kilometra e, që ti ta dish me siguri absolute që dikush tjetër nuk jeton në këtë botë, vecse për ty.  Sot gjeta dhe lexova edhe një herë poemën tonë të Gëtes. E lexova dhe e rilexova vërtet me një emocion të thellë:

A s'është e vërtet që fati po na bashkon? 
A nuk po na lidhë ai për jetë?
 
Ah, dhe në kohët që shkojnë,
 
nuk di, ti je motra a nusja ime?
 
Ti njeh me imtësi cdo pjesë të qenies sime,
 
Ti ndjen tek unë dhe nervin më të hollë,
ti lexon cdo gjë në shikimin tim, 
me syrin tënd hyn në brendësinë time,
 
Hyn në gjakun tim të ngrohtë që rrjedh në deje
 
dhe ecën si i cmendur në drejtimin tënd
 
e që me krahët e tua prej engjëlli

 gjoksin tim shëron .
Po, e dashura ime, a nuk është pikërisht kështu?
Nganjëherë më ndodhë të ec i vetmuar në shi, e të mendoj dhe ndjej që lidhja jonë është gjithmon e forte, e askush nuk mund ta prishë atë, e në ato caste, me hapa të lehta ndjej të vijë dikë drejt meje, e ajo je ti, e atëherë unë jetoj një ndjenjë të vecantë lumturie që asnjë qenie tjetër njerëzore nuk e ka jetuar kurrë! E atëherë ndjej që së bashku me ty, të kthehen tek une vitet e rinisë që lufta dhunshëm m’i mori, e ato vite je ti që m’i sjell e m’i shumëzon me dy , e bashkë me to ndjej të prekë me delikatesë - freskinë, gjallërinë dhe aventurat e rinisë.

E kështu ti bëhesh, në të njejtën kohë: aventura e gruaja ime. Nuk je vetëm ti ajo rezonancë që unë ndjej e thith si ajër, por i tillë jam dhe unë.
E di?... Unë jam një pasqyrë që kap plot ethe dritën tënde, e mbledh atë plotësisht në gjoks, dhe duke e djegur fort e dërgoj krejt refleksin në drejtimin tënd. Herë të tjera vetja me duket si një merimangë që end një pëlhurë vezulluese të trëndafiltë e plotë reflekse;  një pëlhurë mendimesh, ndjenjash, pune, fjalësh ngohtësie, e cila do të të kapë e pastaj të bëhet banesa jote e mbushur plotë gjëra të cilat ty të mungojnë; një pëlhurë plotë trëndafile e dafina, e thurur me fije të ndritshme argjendi, e lehtë dhe e fortë për të mbajtur ty dhe hapat e tua të lehtë si kaprolli; një pëlhurë të ngritur nën një qiell të kaltër e mbi ujin blu të detit nga ku ti mund të hidhesh e të kridhesh gjithë qejf në ujërat e kristalta, e të kthehesh pastaj përsëri tek ajo, si një lodër e këndshme femijësh e cila ta mbushë zemrën plotë ngashërim.

E di?... Nganjëherë unë nuk mund të ulem për të shkruar librin që kam nisur e të cilin e urrej sepse ai më largon prej teje... E atëherë tërhiqem nga studioja, nxjerr fotografitë e tua dhe i vendos në radhë para meje edhe pse e di që kjo gjë nuk më qetëson, përkundrazi, e bën edhe më të rëndë gjendjen. Por, megjithatë, edhe pse këtë e di, nuk ndërroj mendje, e duke i vështruar ato, nis e flas me ty , e pastaj, ndjej që gjendja ime shpirtërore bëhet edhe më e rëndë, sepse është një gjest i vështirë ky, i padurueshem por edhe i mrekullueshëm, e pastaj unë tërhiqem përsëri aty tek vendi im, ulem në tavolinën e shkrimit për të vazhduar librin... . Ja, tani ndalova përsëri sepse ndjej që dora s'më bindet.

Më duaj!
Më thuaj që ti më do. Kjo fjalë më bën mirë, më shëron.
Kur ti më thua që me do, unë gjej forca e shkruaj edhe më bukur e më shpejt.
Sepse unë nuk jetoj vecse për dashurinë tënde.
Pavarësisht mohimeve rreth interesimit të drejtpërdrejtë, Marco Reus vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve para hapjes së afatit kalimtar të verës.


Sipas të përditshmes gjermane “bild”, mesfushori ofanziv i Borussia Dortmund-it, është në shenjestër të Manchester United-it. Merret vesh se gjiganti nga “Old Trafford” është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro për transferimin e tij pas përfundimit të këtij sezoni. Oferta, ndonëse e majme, ende nuk është konkrete dhe nuk është paraqitur në klubin gjerman.Mirëpo, pas emërimit të menaxherit të ri, që besohet se do të jetë Louis van Gaal, United do të zyrtarizojë ofertën për Reusin që mund të jetë përforcimi i parë i konsiderueshëm i gjigantit anglez, për sezonin e ri.
Skuadra e Adnan Januzaj, Manchester United përfudon paraqitjen para tifozëve të saj në Old Traford në mënyrën më të mirë të mundshme, ndonëse ky edicion (2013/2014) është karakterizuar me shumë rënie – ngritje të skuadrës.

Në fillim të kampionatit ndodhi ‘pensionimi’ i njeriut më të merituar të më shumë se një dekadë e gjysmë të ‘djajve të kuq’, sir Alex Ferguson, për të marrë drejtimin e timonit të skuadrës,  skocezi tjetër, David Moyes, por duke mos u dëshmuar si një kapedan praktik i “Titanik”-ut të dekadës fundit të futbollin anglez, Manchester United. Kjo rezultoi me shkarkimin e tij nga bordi vetëm dy javë më parë për t’iu besuar froni i të parit të bankinës futbollistit veteran, Ryan Gigs.
Ky i fundit sonte kishte paraqitrjen e tij përshëndetëse para tifozëve besnik të skuadrës në cilësinë e futbollistit, duke u përshëndetur nga loja aktive dhe falënderuar e përshëndetur me duartrokitje të gjata e ovacione të panumërta në shenjë falënderimi për tërë ato që bëri në shërbim të skuadrës më cilësore angleze për vite me radhë, jo vetëm në Premier League por edhe në arenën ndërkombëtare.
Gigs përfundoi karrierën në mënyrën më të mirë të mundshme, me fitore të skuadrës së tij (3: 1) ndaj Hull City, madje duke pasur një mundësi të artë që të shënonte në minutat e fundit të ndeshjes, për të bërë akoma më madhështore përfundimin e karrierës tij.

Manchester United me këtë fitore arrin kuotën prej 63 pikësh dhe mbanë pozitën e 7-të në Premier League, kur ka mbetur vetëm edhe një javë para fundit të këtij edicioni aspak shkëlqyes e premtues, madje zhgënyes e i palakmueshëm për qindra miliona adhurues të kësaj skuadre në katër anët e botës.Xh.V. 
Vajza më e gjatë në botë, do të martohet, pasi i propozoi i dashur saj.
Çifti nga Brazili, kanë një dallim prej 41 centimetrash, por kjo nuk po i ndalon ata që për tre vite të jenë së bashku dhe të duan njëri tjetrin.

Elisany da Cruz Silva, që është bërë e njohur për gjatësinë e saj prej 2.03 metra, është kërkuar nga disa agjenci të modës, pasi ka edhe një pamje shumë të bukur.
Në fakt, adoleshentja e cila bashkëjeton me të dashurin e saj, që ka një gjatësi prej 1.63 cm, ka thënë se ‘dëshiron fëmijë, e nuk dëshiron të martohet’.
“Përgjigjja ime do të jetë jo” ka thënë Silva, nëse do të pyetej për martesë, duke shtuar se ‘nëse nuk mbetem shtatzënë deri në moshën 18 vjeç, do të adoptoj një fëmijë”.
Propozimi i Francinaldo da Silva Carvalho, për të dashurën e tij të gjatë, ishte shumë romantik dhe ajo pranoi unazën.
Fejesa besohet se do të jetë e gjatë, pasi çifti nuk planifikojnë të martohen së shpejti.


(video) 
Kështu ka pohuar agjenti i Adnan Januzaj, Dirk De Vriese,I cili ka treguar se klienti i tij paguhet madje më shumë se vet Messi e bile edhe Cristiano Ronaldo kur edhe ata ishin 18 vjeçë. 


'Unë vetëm mund të them se Januzaj është lojtari i ri më i paguar në botë''. ''Ai përfiton më shumë para se sa Messi e Ronaldo kur ata ishin në moshën 18 vjeçare dhe jam shumë krenar për këtë'. Shumë skuadra të mëdha e duan që ta kenë për vete Adnanin, e sidomos PSG, e cila ishte gati të shkonte shumë larg. Vetem 5 minuta para se ta vazhdonim kontratën erdhi një super ofertë nga një grup i Katarit'', ka deklaruar agjenti i Januzaj.

Ndonëse teoritikisht nuk i ka humbur të gjitha gjasat, barazimi në udhëtim 1 : 1 ndaj Valadolid pothuajse ia ka shuar të gjitha shpresat për titull Cristiano Ronmaldos dhe mbretërve madrilenë.  

Anipse ka udhëhequr nga pjesa e parë, gjegjësisht minuta e 35-të e ndeshjes me golin e Sergio Ramos, por Real Madrid nuk ia ka dalë të mbahet duke pësuar pak para fundit të ndeshjes, gjegjësisht në minutën 85-të, (shënues për Valadolid Humberto Osorio), për t’u kthyer në shtëpi me një pikë të fituar që nuk ka pothuajse asnjë vlerë, tani kur kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje, gjegjësisht dy javë  për t’u zhvilluar deri në fund të kampionatit.
Real Madrid tani ka 84 pikë dhe është në pozitën e tretë pas Barcelonës me 85 në pozitën e dytë dhe Atletiko Madrid-it me 88 që kryeson tabelën.

Pavarsisht nga ndeshjet tjera, Realit mbase nuk do t’i ndihmojnë as dy fitore radhazi në ndeshjet e mbetura të kampioantit për të shpresuar për titull, madje edhe atë vetëm në aspektin teorik, ngase një mrekulli e tillë nënkupton humbje ose barazim të dy rivalëve të drejtpërdrejtë (Atletiko –s dhe Barcelona-s), javën e ardhshme me kusht që edhe javën e fundit asnjëra nga to të mos shënoj fitore, pra të ndajnë pikët në ndeshjen mes tyreqë Real Madrid të fitoj tiullin. Por një gjë e tillë në futboll është aq e pamundur saqë do të ishte asgjë më pak se një mrekulli natyrore po të ndodhte. Pas këtij barazimi të Realit, aktualisht duket që titullin e kampionit këtë edicion në La Liga do të përcaktoj ndeshja e fundit e drejtpërdrejt mes Barcelones dhe Atletiko Madrid-it.Xh.V