20.3.14

Dy vite më parë u transferua nga Basel te Bayern Munich për t’u bërë shqiptari i parë që bartë fanellën e gjigantit gjerman duke qenë pjesë aktive e ngjarjeve më të mëdha evropiane e botërore të futbollit, por gjërat duket të kenë marrë tatpjetën dhe se aventurat e tij tek Bavarezët duket se po përfundojnë.

Talenti kosovar, Xherdan Shaqiri, pritet që gjatë afatit kalimtar të verës t’i thotë lamtumirë skuadrës kampione të Evropës për t’i shqyrtuar ofertat e tjera që kanë filluar t’i trokasin në derë… .
Arsyet kryesore që kanë nxitë Shaqirin të mendoj për një largim të mundshëm, janë minutat e paktë që 22-vjeçarit po i jepen nga trajneri Pep Guardiola, dhe konkurrenca e madhe me emra të mëdhenjë me të cilën po përballet si: Robben, Franck Ribery, Toni Kroos e Mario Gotze.
Në një intervistë për të përditshmen zvicerane ‘Blick’, vëllai i Xherdanit, Erdini ka deklaruar se ‘xhuxhi’, ka nevojë që të luajë sa më shumë dhe nëse vijnë ofertat nga skuadrat e mëdha gjatë verës, ai do t’i shqyrtojnë ato.

“Xherdani është 22-vjeçar. Në këtë moshë ai duhet të luajë rregullisht dhe kjo nuk është duke ndodhur. Tani e presim verën. Kur skuadrat si Liverpool, Manchester United apo Inter e të tjera shfaqin interesim, atëherë ne patjetër se do t’i shqyrtojmë ofertat”, ka thënë Erdini.
Megjithatë, Erdini, menaxher i disa futbollistëve shqiptarë, ka bërë të ditur se qëllimi kryesor i tij dhe vëllait tij është qëndrimi në Bayern Munich.
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” ka fituar vendin e parë në edicionin e 59-të të Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit në Agrigento të Sicilisë në Itali, i cili u mbajt prej 11 deri më 17 mars.

Trupa artistike e valltarëve nga Kosova ngadhënjeu në këtë festival në mesin e 13 ansambleve nga vende të ndryshme të botës.
Pas ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve, në këtë kategori u renditën Meksika dhe Serbia (që ndanë vendin e dytë) dhe Hungaria (në vendin e tretë).
“Shota” ishte në konkurrencë me Ansamblin profesionist të Transilvanisë (Rumani) për çmimin kryesor të festivalit (“Tempulli i artë”), që përfshinë ansamblin më komplet në të gjitha kategoritë e vlerësimit (Vallëzim, orkestër, defile, kostumografi...)
“Duhet cekur se ansambli rumun fitoi në këtë garë me një diferencë prej 6 pikësh (nga 500 të mundshme) edhe për faktin se ishte në numër më të madh, në ndërkohë që ansambli ynë udhëtoi me përbërje të reduktuar pas limitimit ad-hoc të numrit nga ana e organizatorit”, thuhet në njoftimin për media të Ansamblit “Shota”.

Kjo ishte pjesëmarrja e dytë e Ansamblit “Shota” në këtë festival. Në pjesëmarrjen paraprake, në vitin 2007, “Shota” ishte nderuar me vendin e tretë. 

Tetë ndeshje të zhvilluara sonte kanë përmbyllë  1/8 e finales së Europa League. Ashtu sic është pritur skuadrat favorite kanë arritur ose të shënojnë fitore ose të mbyllin ndeshjen me rezultat të favorshëm për aq sa ishte e nevojshme që të sigurojnë plasman në mesin e tetë skuadrave qerekfinaliste.


Skuadra Holandeze “AZ Alkmar” ka barazuar si mysafire në Rusi me Anzhi Makhaschkala për të vazhduar rrugëtimin në saje të fitores (1 : 0) si vendës para dy javësh. Benfikes i ka mjaftuar barazimi (2 : 2) në shtëpi ndaj Tettenhamit për të përmbyllur këtë fazë me rezultat të përgjithshëm 5 : 3, falë fitores nga ndeshja e parë (3 : 1) si mysafire.
Ndeshja kryesore e natës së sontme në kuadër të së tetës finales së Europa League është zhvilluar mes dy rivaleve italianë, Fiorentina – Juventus. Me gjithë rezultatin e pavolitshëm (1 : 1) si vendës nga ndeshjen e parë, Juventus nuk ka lejuar të befasohet. I ka mjaftuar një gol i veteranit Andreas Pirlo për të fituar të drejtën e kualifikimit të mëtejmë, duke përmbyllur sfidën me rezultat të përgjithshëm 1 : 2 nga dy ndeshjet e zhvilluara.
Takimi mes  Valencias dhe Ludogoretz është zhvillua sa për kurtoazi ngase fituesi dihej që më paë. Në fakt dilema se cila nga këto dy skudëra do të vazhdonin rrugën drejt garave të mëtejme ishte zgjidhur qysh në ndeshjen e parë kur Valencia kishte shënuar fitore si mysafire me rezultat të thellë (0 : 3)
Skuadra Franceze, Lyon edhe pse ka udhëhequr në pjesën e parë(0 : 1) në përballje me Vyktoria Plzen, në pjesën e dytë është treguar e ngathtë duke pësuar dy herë, por kjo nuk i ka ndihmuar mjaftueshëm vendësve pasi janë eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3 : 5.
Ndeshje dinamike është zhvilluar edhe mes Napolit dhe Portos deri në fund të takimit. Napoli ka shënuar në pjesën e parë përmes Goran Pandevit për të kaluar pushimin në avantazh por në pjesën e dytë mysafirët ishin ata që kanë dominuar duke shënuar dy herë, në minutat 69’ dhe 76’ për t’ia përmbysur ëndërrat vendësve, të cilët mezi arritën të barazojnë në fund të takimit por që nuk u mjaftoi të kalojnë më tutje, edhe pse konsideroheshin favoritë në këtë ndeshje.
Dy takimet e fundit kanë qenë tejet dramatike: skuadra zvicerane, Bazel nga disavantazhi i pjesës së parë 1 : 0 ka arritur të kthehet në lojë duke shënuar dy gola në pjesën e dytë për të jetësuar ëndrrën e tifozërisë Zvicerane. Ndonëse kishte pësuar dy javë më parë si vendës, dy gola të shënuar si mysafirë ishin vendimtare që Bazel të kalojë këtë fazë garash drejt qerekfinales.
Ndeshja në mes rivalëve spanjollë, Betis – Sevila është përcaktuar pas ekzekutimit të penaltive. Pasi që  kjo ndeshje u mbyllë me rezultat 0 : 2, rezultat ky plotësisht identik sikurse në dneshjen e parë, sfida ka vazhduar dy herë nga 15 minuta, por edhe vazhdimet nuk kanë mjaftuar të përcaktohet fituesi. Pas ekzekutimit të penaltive skuadra e ka shënuar fitore me rezultat të përgjithshëm 5 : 6, pas ekzekutimit të penaltive në favor të skudrës mysafire.

Xh. Veseli
Cilat janë pagat javore të futbollistëve të Bayern Munich?
Të jesh futbollist në ditët e sotme është një e arritur e madhe, ama të jesh futbollist i skuadrës më të mirë aktualisht në botë, Bayern Munich, e cila vitin e kaluar ka fituar të gjitha trofetë e mundshme, patjetër se do të njiheshe si njeri me fat, apo sic thotë populli, të kesh lindur “Natën e Kadrit (Katragjegjave)”!

Cilat janë pagat javore të lojtarëve të skuadrës që gëzon epitetin e skuadrës numër 1 në botë, Bayern Munich, dhe sa para fitojnë gjatë një jave këta futbollistë, mund të shihni në ranglistën e mëposhtme. 
Xherdan Shaqiri ka një pagë javore prej 48.075 euro. Listën e futbollistëve që kanë pagat më të larta e kryesojnë dy futbollistë, Franck Rybery dhe Mario Gotze me nga 230.770 euro. Futbollisti më së paku i paguar është Pierre Emile Hojbjerg, I cili fiton 19. 230 euro në javë.

Lista e plotë:
Pierre Emile Højbjerg 19.230 euros,
Tom Starke 28.840,
Diego Contento 28.840,
Xherdan Shaqiri 48.075,
Holger Badstuber 67.305,
Dante 67.305,
Claudio Pizarro 86.535,
Toni Kroos 86.535,
Rafinha 96.150,
Mario Mandzukic 96.150,
Daniel van Buyten 96.150,
Jerome Boateng 115.385,
Javi Martinez 115.385,
David Alaba 134.615,
Arjen Robben 134.615,
Manuel Neuer 134.615,
Thiago Alcantara 153.845,
Thomas Müller 153.845,
Bastian Schëeinsteiger 192.305,
Philipp Lahm (C) 192.305,
Mario Götze 230.770,
Franck Ribéry 230.770 euro.


Xh.V.

Është zgjedhur përbërja e re prej gjashtë anëtarësh e bordit drejtues të njërit prej institucioneve më të rëndësishme të artit skenik në Shqipëri. Elsa Demo, Jonila Godole, Përparim Kabo, Artan Santo, Prec Zogaj dhe Milena Selimi janë emrat e rinjë të bordit të Teatrit Kombëtarë të Shqipërisë.

Ky bord i sapozgjedhur ka mbajtur takimin e parë ku është diskutuar për repertorin e Teatrit Kombëtar për periudhën 2014-2015 si dhe ka shqyrtuar projektin më të ri të tij, dramën e Eugene O’Neill, “Një ditë e gjatë udhe drejt natës”, si një projekt urgjent për repertorin e teatrit.

Poashtu, gjatë takimit të parë të bordit është vendosur që komedia e Shekspirit nga repertori i këtij institucioni respektabil, “Ëndrra e një nate vere”, të marrë pjesë në festivalin tradicional në Manastir, në kuadër të manifestimit teatror, “Festivali i Shekspirit”.


Xh. Veseli 
Menaxheri i Manchester United, David Moyes beson se skuadra e tij mund të fitojë Ligën e Kampionëve, pas kualfikimit në çerek-finale ndaj Olimpiakos. 


Djajtë e Kuq janë kualifikuar tutje në këtë kompeticion falë hat-trickut të Robin van Persie, Trajneri i skuadres, David Moyes është shprehur i lumtur me lojtarët e tij: 
"Varësisht se si u kualifikuam sot, ne duhet të jemi të kujdesshëm për shumë ndeshje. Unë me të vërtetë besoj se ne kemi të gjitha cilësitë e duhura për të fituar këtë trofe''. "Nëse ne luajmë me aftësitë tona, të cilat ne nuk i kemi shfrytëzuar sa duhet, besoj se mund të jemi kompetitiv në çdo ndeshje'', ka thene Moyes pas ndeshjes.

Sot është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë.
Sot është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë. Iniciativa për të shpallur këtë ditë si Ditë Ndërkombëtare të Lumturisë ka ardhur nga Bhutani, shtet në Azinë Jugore, qytetarët e të cilit konsiderohen si disa nga njerëzit më të lumtur në botë.

Kjo ditë ka për qëllim të vërë në pah se lumturia është qëllim themelor i njeriut dhe u bën thirrje vendeve që të përshtasin politikat publike, në mënyrë që të përmirësojnë mirëqenien e të gjithë popujve. Njëzet marsi është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Lumturisë në vitin 2012 nga Kombet e Bashkuara.
OKB thotë se për të rritur lumturinë globale, zhvillimi ekonomik duhet të shoqërohet me mirëqenien sociale dhe mjedisore.
Tabloidi i njohur anglez, "Mirror" ka shfaqur renditjen e top 8 skuadrave që kanë mbetur në çerek-finalet e Ligës së Kampionëve.


 Renditja sipas tyre është si vijon: 

1. Bayern Munchen 
2. Real Madrid 
3. Barcelona 
4. Chelsea 
5. PSG 
6. Dortmund 
7. Atletico 
8. Madrid Manchester United. 


Renditja është bazuar edhe në formën e ekipeve në kuadër të ligave përkatëse.