31.3.14

Kjo është raca njerëzore, egoja e njeriut, dëshirat e të cilit s’kanë të sosur!:

Vetëm disa vite më parë nuk kishim, ose rrallë kishim ndonjë talent futbolli që na bënte të ndiheshim krenarë e dinjitozë, ndaj donim të kemi një yll. Tani kemi dhjetëra të tillë, madje në nivelet më të larta ndërkombëtare, në skuadrat më prestigjioze, por sikur nuk mjaftohemi e ngopemi së dëgjuari të tjerët teksa flasin me theks për ta.




Bashkëlojtari i Adnan Januzaj, Darren Fletcher ka treguar se ka vetëm fjalë të mira për djaloshin 19-vjeçar i cili po tregon se ka kapacitet për të luajtur çdo ndeshje. 
Darren Fletcher, ka gjetur kohë që të flas paksa për djaloshin e çudirave, i cili po shkëlqen në Old Trafford me paraqitjet fantastike të tij. "Januzaj mund të bëhet një lojtar shumë i madh dhe ai po shkon në rrugën për një të ardhme të madhe me ne[United]". "Njerëzit vetëm duhet të jenë të durueshëm në lidhje me të. Ky ishte një sezon fantastik për të. Ai ndoshta nuk ka luajtur rregullisht, por sigurisht që ka treguar se është i uritur për lojë dhe dëshira e tij është të gjallëron". Kjo është e gjitha që i duhet një lojtari të tregojë para menaxherit dhe ti lë përshtypje të gjithë botës", është shprehur Fletcher.

Njeriu më i tatuar në Britaninë e Madhe, që e ka ndryshuar emrin e tij në “King of Inkland”, ka shpenzuar 6 mijë stërlina për të fshirë disa tatuazhe, pasi në trupin e tij nuk kishte më vend ku dëshironte të bënte disa të reja.


34-vjeçari ka vënë mënjanë 6 mijë stërlina për procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve me lazer, pasi e sheh veten si një “galeri arti” që ka nevojë të evoluojë.
Whelen, që shpesh herë identifikohet si “Mbreti i artit trupor”, ka shpenzuar gjithsej 13 mijë stërlina për tatuazhet në trupin e tij, të parin e të cilëve, një bulldog britanik e ka bërë kur ishte vetëm 16 vjeç. Por tani, pas pothuajse dy dekadash, atij i duhet të freskojë koleksionin.
“E shoh veten si një galeri arti. Me kalimin e kohës arti vjetrohet dhe njerëzit duan të shohin diçka të re. Pikërisht kështu ndihem unë për tatuazhet e mia”, ka thënë Whelan.

“Kam bërë shumë tatuazhe dhe tani s’kam më vend në lëkurë, kështu që mendova: përse të mos i heq me lazer”?, shton 34-vjeçari.
Këto puthje modelja u dërgon atyre që dyshojnë që “më mirë është një zog në dorë sesa dhjetë në degë”
S’ka asnjë rëndësi nëse distanca e saj fizike me ty ka dhjetë, njëqindë apo njëmijë kilometra largësi, apo e ke në fqinjësi. Rëndësi ka fakti se ajo të dërgon të njëjtat puthje, sikurse atyre që mund t’i ketë kojshi, poashtu edhe ty. Kuptohet, këso lloj puthjesh vyrtuale ajo dërgon përmes rrjeteve sociale, madje pa u lodhë shumë, të gjithëve përnjëherë.
E ëmbël dhe sensual është modelja e cila nuk përton të freskojë herë-herë statuset e saj në rrjetet sociale, madje duke i pasuruar me foto të këndshme, me të vetmin qëllim që të jetë sa më pranë fansave.
Një nga statuset e saj të fundit është edhe ai që tregon se sa e vlerëson “puthjen” dhe mënyrën e të dhuruarit të puthjes.
“Puthja është gjuha ime e preferuar” ka shkruajtur rmodelja në mbishkrimin e fotos së postuar, enkas për fansat, duke lënë të kuptohet se e di fare mirë se ajo është ‘gjuha universale’ e cila “flitet dhe kuptohet” te të gjithë popujt dhe njerëzit e botës, madje edhe nga ata që s’mund të flasin realisht… !

http://instagram.com/p/lu3IXEAYZK/
Analistët dhe njohësit e futbollit kanë hargjuar miliona e miliona orë për t’i dhënë një përgjigje definitive nëse Ronaldo apo Messi është 1-shi. Evidente se secili nga ta ka kualitetet dhe afinitetetet e caktuara për të qenë i preferuari i këtij apo atij. E tëra është cështje individuale. Vërtetë është anakronike dhe aspak ‘e shëndetshme’ nga aspekti kulturor që në ditët e sotme të diskutohen shijet apo preferencat.
Ronaldo apo Messi?
Kjo pyetje në shiqim të parë duket fare e thjeshtë, por assesi të prodhojë një konstatim definitiv e të pranueshëm nga tifozët e dy taborreve. Madje as që mund të pritet ndonjëherë.
Përpos që është shpenzuar kohë në debate të analistëve në mbarë botën, asnjëherë nuk i është vënë “kapaku”.
Së fundi në Britani është bërë një anketë në rrugë me femrat për të preferuanrin e tyre, por duket që edhe ato nuk kanë arritur të nxjerrin një konstatim përfundimtar.


(VIDEO)

30.3.14

Henri Longfellow

Shpesh kujtoj një qytet të bukur,
Që ndodhet te bregu në det
Shpesh atje në ëndrra përkundur,
Në rrugët e dashura në qytet
Më kujtohet rinia dhe gëzimet e saj,
Një këngë e Leplendit kënduar me zjarr.
Ajo më thotë prapë, përherë:
"Dëshira e fëminisë, ikën si erë,
Kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Hijet e pemëve para syve më rrinë
Duket sikur ngado vezullojnë
Dallgët dëgjoj, në detin - oshëtimë,
Ishujt Hesperajde që më thonë
Për ëndrrat e bukura që ndrijnë si ar.
Ajo këngë e vjetër më djeg si zjarr.
Ajo drithma më fut kudo, përherë:
"Dëshira e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Kujtoj sorkadhe dhe zogj të harbuar,
Dallgë deti që sjellin gëzim.
Detarë spanjollë mustaqembuluar,
Bukurinë e anijes që është në lundrim.
Magjinë e detit me ngjyra si ar,
Magjinë e këngës plot afsh e zjarr
Atë këngë e kujtoj përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
I kujtoj dallgët që sulen në det,
Fortesën mbi kodër që rri mënjanë.
Krisma gimi që rrahin në breg,
Që mbushin hapësirën në çdo anë.
Mbrëmjet e bukura me ngjyra si ar,
Melodinë e këngës kur merrte zjarr
Ajo dhe tashmë më rrënqeth përherë: 
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Kujtoj gjithmonë betejat ditë e natë,
Gjëmime lufte si dallgë - tërmet.
Kapitenë të vdekur, luftëtarë pa jetë. 
Në varret që shohin vetëm det.
Tashmë valë ka në çdo an'
Dhe ajo këngë vajtimi thënë me zjarr
Me drithma më thotë përherë:
""Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Era rreh mbi kupola gjethesh të blerta,
Hije të zymta ka në Pyllin e Drerëve
Miqësi të lashta dhe dashuri të vjetra,
Një këngë sabati që shkon drejt qiejve.
Që këndohej me mall në ato an'
Më kujton vargje me push dhe me zjarr.
Melodia e tyre më ndjek përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Kujtoj shkëlqime dhe trishtime që vijnë,
Në mendimet e fëmijëve tanë në shkollë
Heshtjen dhe këngët që në zemër rrinë
Dhe profecitë që mbushin shpirtin tonë
Ato janë kujtime që shtrihen pa cak
Që ajo këngë m'i sjell prapë me zjarr.
Ajo këngë që të shqetëson përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".

Për shumë gjëra nuk mund të flas,
Shumë ëndrra mbetën pa jetë..
Shumë mendime zemrën e bëjnë të plasë
Dhe fytyra merr ngjyrë të zbehtë.
Para syve mjegull ka në çdo an'
Dhe fjalët fatale të asaj kënge zjarr
Shpirtin ma zgjojnë për herë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Tashmë vetëm hije që ngjallin habi,
Shoh në qytetin tim të vjetër
Po në ajër ka shumë dashuri,
Dhe hijet e tij më futen në çdo zemër.
Drurë të dashur shoh në çdo an'
Duket se këndojnë atë këngë zjarr.
Dhe zemrës i pëshpërit përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Pylli i Drerëve ka shumë hijeshi,
Po gëzimi atje si dhimbje të ngjan
Zemra ime në ato vende rri,
Mes ëndrrash dhe endjesh që nuk janë!
Rininë e humbur gjej në ato an'
Dhe kënga e bukur me magji dhe zjarr
Mes degësh dhe fletësh përsërit përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".


Nuk ishte vetëm ndeshja historike Kosovë – Haiti, ajo që prodhoi lajm në mediat e huaja. Agjenci të shumta ndërkombëtare të lajmeve kanë publiku lajmin për dy miqësoret e radhës së përfaqësueses së Kosovës. 

 Ndonëse zyrtarët e FFK-së akoma nuk e kanë zyrtarizuar “marrëveshjen” me kundershtarin e trete, ata në një mënyrë janë deklaruar jozyrtarisht se “kundërshtari i radhës është “një përfaqësuese më e fortë se Haiti dhe nuk merr pjesë në Kampionat botërorë”.  
Ndonese kjo asgjë konkrete nuk do të thotë sa përket kundërshtarit të radhës, agjencitë e huaja të lajmeve janë nxituar të publikojnë ‘sensacionin’:

Pavarsisht këtij fakti, kurreshtarët që do të donin me ngulm të mësonin për kundërshtarin e radhës, nëse jo saktësisht, atëherë përafërsisht, lehtë do të mund të frekuentonin “Rang-listën” e kombëtareve që do të mund të ishin kundërshtarë potenciale. Nga konstatimi se Haiti është i ranguar në pozitën 79-të, dhe nëse do të evitoheshin 32 kombëtare pjesëmarrëse në Kampionat Botërorë, i bie që në këtë listë, sipas opinioneve jozyrtare të FFK-së, kundërshtare potenciale të Përfaqësueses Kosovës do të mund të identifikoheshin 37 reprezentacione. Kur kësaj shifre do t’i largonim edhe disa kombëtare, si psh, Serbia, Rumani etj, me të cilat potencialisht nuk mendohet se mund të dakordoheshin për një ndeshje miqësore, pos (ar)”miqësore”, atëherë në dispozicion do të ngeleshin rreth 30 përfaqësuese, në mesin e të cilave edhe Senegali i përfolur, i ranguar në pozitën 78-të  të FIFA-s,në muajin mars, vetëm një pozitë më lart se Haiti.


Titulli që më së shumti ka rënë në sy tek agjencitë e huaja mediale. ishte “Plus dy miqësore për Kosovën”, titull ky i prestigjiozes franceze “Le Figaro”; ndërsa “Associated Press” ka shkruajtur : “Turqia e Senegali kundërshtarët e radhës”. Në Turqi, mediat sërish kanë bërë lajm kryesor miqësoren e Kosovës me përfaqësuesesn e tyre, ndërsa lajmi nuk i ka ikur as fokusit të mediave serbe. Ndërsa, atëherë kur pothuajse mbare bota "e di" kundërshtartin e radhës, opinioni futbolldashës në Kosovë e di vetëm jozyrtarisht "top – secret”-in se me kë do të takohet përfaqësuesja. Xh.V.
Futbollisti kosovar në radhët e Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, është përkujdesur që në Botërorin 2014, të mund të flitet shqip dhe të dëgjohen edhe brohoritje në gjuhën shqipe.
Graniti, në partneritet me kompaninë “Air Prishtina”, kanë filluar organizimin e lojës shpërblyese, ku mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit, pa paguar asgjë… . Kompania në fjalë do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit për 11-shen e tifozëve shqiptar në Brazil, ndërsa biletat për hyrje në ndeshjet e futbollit dhurohen nga Graniti.
“Në Kampionatin Botëror në Brazil nuk do të jenë vetëm tifozët e kombëtarëve pjesëmarrëse, por edhe shqiptarët”, ka thënë Xhaka duke shtuar se pjesëmarrësit e lojës që do të kenë fatin të fitojnë një biletë, do të përjetojnë euforinë dhe emocionet e një Kampionati botërorë të futbollit, pa pas nevojë të fusin dorën në xhepa.  

Në anëntjetër, drejtori menaxhues i kompanisë ‘Air Prishtina’, ka njoftuar se loja shpërblyese është e dizajnuar në atë mënyrë që secili qytetarë të mund të marrë pjesë.
“Krejt çka duhet të bëjnë qytetarët tanë është të hyjnë në faqen e ‘Air Prishtina’ në Facebook dhe të regjistrohen për lojën shpërblyese”, është thënë në promovimin e kësaj fushate.
Fituesit e 11-shes së ‘Air Prishtina’ që do të udhëtojnë për në Brazil do të shpallen më 4 maj 2014, derisa tërheqja e shpërblimeve bëhet përmes mënyrës së rastësisë.
Loja shpërblyese do të fillojë më 25 shkurt dhe do të zgjasë deri më 27 prill 2014.

Sytë e aderuesve të tenisit botërorë që ndryshe njihet si sporti i bardhë, janë të drejtuara nga ngjarja më e madhe e vitit. Dy tenistët më të mirë në ranglistat botërore,  takohen për herë të parë këtë vit në finalen e madhe të ATP Miami Masters.

Shiquar nga këndvështrimi matematik, kjo dita e sotme e tenisit botërorë identifikohet me numrin 4. Dy asat synojnë numirn 4, secili në mënyrën e tij!
Në fakt për spanjollin Nadal, finalja e  Miami Masters-it të sotëm ështrë finalja e katërt në të cilën synon kurorën e parë, pas tri finaleve të dështuara paraprakisht,  kurse për serbin Gjokoviq është tentative e radhës që të fitojë titullin e katërt ATP Miami Masters.
Ky është takim i pari i këtij viti kalendarik mes  tyre.  Mbase paraprakisht cdo gjë ishte e paradestinuar për një duel të tillë, mes numrit 1 dhe numrit 2 të tenisit botërorë.
Gjokoviq ka përfunduar shumë shpejt takimin e djeshëm gjysmëfinal kundër Kei Nishikorit, i cili nuk ishte në gjendje t’i bënte ballë për shkak të lëndimit, kurse Tomas Berdysh është tërhequr nga përballja me Nadalin për shkak të gastroenterisë. Kështu së paku ëshët thënë në raportin mjekësorë. 
Statistikat nuk e favorizojnë ndonjërin sepse të dy tenistët kanë përparsitë e tyre: Nadal udhëheq në takimet e drejtpërdrejta me 22 fitore kundrejt 17 disfatave, ndërkohë që Gjokoviq e ka demoluar spanjollin në dy ndeshjet e fundit finale të fundvitit kaluar: turneun e Pekinit dhe World Tour Finals, fitore këto që e bënë serbin bindshëm tenistin më të mirë në plasmanin e përgjithshëm të vitit kaluar.
Të përkujtojmë se Nadal asnjëherë nuk e ka fituar titullin Sony Open ndërsa Gjokoviq e kërkon për herë të katërt, pas fitoreve të viteve 2007, 2011 dhe 2012. Finalja e sontme që fillon në ora 20. 30 sipas kohës sonë lokale ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm në opinionin. 
Poashtu, sot dashamirët e tenisit kanë një mundësi të jenë dëshmitarë të një finale tjetë me fillim në ora 17. 45, atë të WTA Usa Miami në konkurrencën e femrave, mes qifteve: Hingis, Lisicki – Makarona, Vesnina.
Xh.V.


29.3.14

Barcoleta ne fillim ehste vetem ilustrim krahasimor me lajmin ne vijim:
Mjeku: Sot kam dy lajme. Njëri është i keq, tjetri shumë i keq. Cilin do që ta dëgjosh në fillim?
Pacienti: (Pasi mendohet pak) Më thuaj lajmin  e keq.
Mjeku: Lajmi i keq është se të ka ngelur vetëm edhe një ditë jetë!
Pacienti: (I mvrejtur) Pseee, a ka ndonjë lajm më të keq se ky? Cili është lajmi që e cilëson “shumë i keq”?
Mjeku:Lajmi shumë Iikeq është se kam harruar të të tregoj dje!
*Tanimë mbarë opinion futbolldashës pret me emocione të shtuara ndeshjen e së martes mbrëma, Bayern Munich – Manchester UTD, në kuadër të cerekfinales së parë të Champions League që zhvillohet në “Old Traford”.
Lajmi i keq është se dy shqiptarët e parë në histori të Champions League, do të takohen kundër njëri - tjetrit, kurse lajmi shumë i keq është se njëri nga ta patjetër do të përshëndetet nga garat e mëtejme…. Në anën tjetër, për t’u bërë lajmi akoma më i keq, skuadra e Bayern Munich do të jetë e hendikepuar pa njërin nga lojtarët më stabil të saj, pas një lëndimi të pësuar sot. Për kë është fjala, lexo më poshtë: 
***
Mesfushori i Bayern Munichut, Thiago Alcantara nuk do të luajë kundër Manchester United në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për shkak të një lëndimi të gjurit që pësoi me Hoffenheimin.
Reprezentuesi spanjoll u zëvendësua pas 25 minutash lojë në ballafaqimin kundër Hoffenheimit. Gjiganti  bavarez ka konfirmuar se ish ylli i Barcelonës do të mungojë për një periudhë të konsiderueshme ngase dyshohet për një lëndim serioz, një qarje të ligamntit të gjurit.
I urojmë shërim të shpejtë”, thuhej në një postim të publikuar në profilin zyrtar të Bayernit në Tëitter.
Dueli me Hoffenheimin ishte një ditë dëshpëruese për Bayernin që u ndal në serinë e jashtëzakonmshme të fitoreve, gjithsej 19 të njëpasnjëshme. Ndeshja e sotme ka përfunduar me rezultat të barabart (3 : 3).

I vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes cereëkfinale ndaj Manchester UTD, trajneri Pep Guardiola ka pushuar nga loja për t’i ruajtur disa prej futbollistëve kryesorë të skuadrës së tij, para duelit të parë cerekfinal në Champions League që skuadra e tij e zhvillohet të marten në “Old Traford”, pikërisht kundër Manchester UTD. Xh.V.

Kameleoni - është zvarranik i vendeve të ngrohta, i ngjashëm me hardhjen,(hardhucen) që ndërron ngjyrën e lëkurës në përshtatje me ngjyrën e mjedisit ku ndodhet. Po ashtu si kameleonë, ne kuptimin figurativ përshkruhen edhe njerëzit e lëkundshëm e me shumë fytyra, që ndërrojnë shpesh qëndrimet a sjelljet për të mbrojtur interesa te caktuara personale.
Ndoshta duket e pabesueshme por skuadra e David Moyes është skuadra me më së shumti pikë të grumbulluara si skuadër mysafire në Premier Ligë. 

Ndonëse në një formë larg asaj që jemi mësuar të shohim, skuadra e David Moyes është lider në Premier Ligë nëse bëjmë klasifikimin vetëm nga ndeshjet e zhvilluara në cilësinë e si mysafirit.

“Djajtë e kuq” gjatë këtij edicioni garash nuk kanë qenë as përsëafërmi në formën sic jemi mësuar ta shohim në “Old Trafford”. Nga 16 ndeshje të zhvilluara si vendës, përfshirë edhe ndeshjen e sotme, skuadra e Moyesit këtë sezon ka shënuar vetëm 7 fitore, përfshirë edhe fitoren e sotme ndaj Aston Villas (4 : 1). Megjithatë, si skuadër mysafire është treguar mjaft efikase. Nëse marrim parasysh vetëm ndeshjet në transfertë, pikërisht Manchester UTD do të kryesonte renditjen tabelare në Premier League, bazuar në rezultatet e arritura.Xh.V.
Besart Berisha ka hyrë në historinë e futbollit australian. Sulmuesi kosovar u bë i pari futbollist që ndëshkohet me karton të kuq tri herë brenda një sezoni në elitën e futbollit të kontinentit të largët.
28 vjeçari nga Prishtina, gjatë ndeshjes ndërmjet Brisbane Roar dhe Melbourne Heart, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 50-të. Top realizatori i klubit ka shkatuar ndërhyrje të ashpër ndaj portierit të Melbournea, Tando Velaphi, dhe automatikisht është  përjashtuar nga gjyqtari Chris Beath.
Pavarësisht se përjashtimi i Berishës ka ndodhur në momentet kur rezultati ishte i barabart, skuadra e tij, ndonëse me dhjetë lojtarë në fushë, ia ka dalë të shënoj për të kaluar në epërsi dhe për të përmbyllë takimin në dobi të saj (2:1) ndaj Melbourne. Xh.V.

28.3.14

Nuk është thënë më kot se bota u përketë të rinjëve! Një gjë të tillë e dëshmon edhe fushata e marketingut të Kompanisë porestigjioze të fluturimeve “Emirates” në një spot publicitar në të cilin protagonistë janë dy nga emrat më të mëdhenjë të futbollit botërorë të të gjitha kohërave, ish futbollisti Brazilian Pele, dhe portugezi, Cristiano Ronaldo, futbollist aktiv i Real Madridit.
Skena e xhirimit është enterieri i aeroplanit në të cilin udhëtojnë dy legjendat e futbollit. Derisa futbollistit të Real Madridt cdo gjë i shkon për shtati, duket që futbollistit legjendar Edson Arantes do Nascimento Pele “nuk i ecën si duhet”. Atë madje as “nuk e identifikon” tifozi bashkëudhëtarë, i cili shfrytëzon rastin të bëj një foto me Ronaldon, duke mos vrarë mendjen për prezencën e futbollistit më të mirë të shekullit 20-të të shpallur nga FIFA vitin  e kaluar, legjendarit Pele.

Kjo reklamë me skenar të jashtëzakonshëm, përpos efekteve komerciale, përcon në vete edhe mesazhin universal se bota u përket të rinjëve dhe se e reja natyrshëm zëvendëson të vjetrën.

https://www.youtube.com/watch?v=OFbryriZ3is
s
Britanezja Joanne, për 40 vjet ishte në heshtje të plotë. “Dëgjonte” me sy, mimikë, grimasa, gjestikulacione etj… .
E lindur e shurdhe për shkak të një sëmundjeje të rrallë (sindroma e Usher), tani falë një implantimi të dyfishtë koklear, mjekët i kanë kthyer dëgjimin.
Joanne nga Britania e Madhe, sot në moshë 40 vjeçe, ka mundur të dëgjojë për herë të parë zërin e një tjetër personi. Kur doktoresha e saj i foli, duke i thënë ditët e javës, nuk ka mundur të mbajë lotët, siç dokumentohet edhe nga kjo video e mëposhtme e xhiruar nga një mikeshë e saj.

Video: www.youtube.com/watch?v=S7LcNUxcQ8Y
Kush ka thënë që u thanë të gjitha për Agnesa Vuthaj? Është koha të lëhen anash foret, qyhh.

As për së afërmi s’e kanë idenë se bukuroshja është larg të qeninit e ‘kosnumuar’. Ajo cdo ditë të re, Allah e Bissmmilah,  ‘me sabah’, ose e shumta në mesditë, sjellë dic të re! 

Mjafton të përcillen vizuelisht dhe në heshtje, përmes postimeve në rrjete sociale aktivitete e saj, duke sajuar një përceptim nga retrospektiva (kuptohet, nëse e keni friends në fb), të krejt publikimeve në kontinuitet, dhe lehtë arrini tek konkluzioni se ajo është e lindur t’i dhurojë botës art, bukuri, sharm, ide konkrete, mesazhe d.m.th–se, dhe njëkohësisht, sic i ka paracaktuar ligjet vet natyra, tërë atë që jep, të marrë ose t’i kthehet në mënyra të ndryshme, për ta inspiruar për dicka të re, pas një dite të kaluar, në një ditë tjetër të re... .
Ajo tanimë ka hapë një lokal mode ku klientet e saj, (me gjasë kryesisht femra), nuk mund të mos dalin të entusiazmuara me atë që u ofrohet. Shih për këtë, duket që Agnesa është konsoliduar skajshmërisht, (sipas përlogaritjeve imagjinare), edhe në planin biznesor, dhe klientela e saj duket që përfshinë kategori nga më të ndryshme ‘blerësesh e vizitoresh’, deri tek ato që bartin edhe postet më të rëndësishme nëpër instotucionet e hapësirës mbarëshqiptare.

Njëra nga vizitoret ,që sot duket të ketë befasuar Agnesën për të mirë me prezencën e saj, ishte edhe deputetja simpatike e Qarkut të Durrësit, Esmeralda Shkjau, vizitë kjo të cilën Agnesa e ka quajtur të vecantë për c’gjë duket të jetë ndjerë e posacme… .
Granit Xhaka gjatë këtij edicioni ishte nga lojtarët njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të Borussia Monchengladbach. Kohëve të fundit ai ka filluar të jetë pjesë standarde e bankinës së skuadrësë. Duket që ai po has në probleme që kanë të bëjnë kryesisht me cështje besueshmërie për t’u inkuadruar në lojë.
21 vjeçari nuk ka pas rastin të inkuadrohet në lojë nga fillimi në duel me Hertha Berlin gjatë fundjavës që shkoi, për c’gjë ka filluar të shqetësohet me arsye reprezentuesi zviceran.
“Isha në formë. Nuk mund të them diçka tjetër”, ka thënë Xhaka “shkurt e shqip”, gjermanisht për mediat gjermanofolëse. Mediat e huaja kanë raportuar se Xhaka mund të humbas vendin në përbërjen e titullarëve te Përfaqësuesja e Zvicrës në Botërorin ‘Brazili 2014’, nëse nuk aktivizohet rregullisht në skuadrën gjermane në Bundesligë.
Gjaka është vetëm njëri nga pesë reprezentuesit shqiptarë të Zvicrës që së bashku me Shaqirin, Behramin etj, kanë bartur barrën kryesore drejt kualifikimit të kësaj përfaqësuese për “Brazil 2014”.
Përfaqësuesja e Zvicres, e cila në rangimin e muajit të fundt nga FIFA, ishte e shtata, në botëror bën pjesë në grupin “E” së bashku me Ecuadorin, Francen dhe Hondurasin dhe logaritet si njëra nga favorite për të kaluar së paku raundin e parë, gjegjësisht fazën e grupeve. /Thanaonline.Xh.V.
Ai mund të jetë i talentuar, por assesi s’mund të përfaqësojë vlerat e një familje. Njeriu që u bë hit e mit në shtigjet e atletikës, Jamaikani që la me gojë hapur të gjithë në Lojrat Olimpike, me këmbët e tij të shpejta e hapat e gjata, këtë radhë lë me gojë hapur të gjithë që kanë pa vidon ku ai manifeston kërcimin ku performon seks.
Në këtë performim me një valltare, vajzë të re që do të marrë pjesë në vallet e karnevaleve në Trinidad e Tobago, në vend se të kërcejë, ai imitoi skena seksi duke  I bërë të skuqen të gjithë që ndodheshin prezent. 
Jamaikani duket që ia ka marrë dorën: ai është fotografu kohë më parë duke performuar seks në një kërcim tjetër, në një skenë ku edhe vet ka kënduar.
Por, në këtë rast të videos nuk ka faj Usain Bolt, “faji është jetim” po se po. por edhe i  mënyrës iradicionale performuese të saj, sepse ka të bëjë pikërisht me imitimin e kryerjes aktit seksual dhe e ka origjinën nga vendlindja e kampionit, Jamajka.

Mirëpo kjo nuk ka kaluar në heshtje në Trinidad e Tobago ku është ndaluar transmetimi i performancës së kampionit në vrapimin 100, 200 dhe stafetës 4 X 100m. Ai u quajt ‘kërcim i pistë, ose e njohur botërisht me termin në anglisht ‘dirty dancing’ Nëse shihni videon patjetër që do të pajtoheni me konstatimin.
ww.youtube.com/watch?v=_PU_i41jWy4
Cili ështe rekordi i radhës i Xherdan Shaqirit?
Xherdan Shaqiri duket të jetë i lindur për rekorde. Ai jo vetëm që është bërë shqiptari i parë që ka luajtur në një Kampionat Botërorë, por ishte i pari shqiptar që fitoi Champions League vitin e kaluar me Bayern Munich.

Shaqiri poashtu ishte i pari nga shqiptarët që ka fituar Kupën e Gjermanisë vitin e kaluar. Patjetër që ishte i pari që fitoi edhe titullin me skuadrën e tij në Bundesligën gjermane edicionin e kaluar. Në kampionatin e vitit të kaluar ai fitoi edhe Kupën e Botës në konkurrencën ekipore me Bayern Munich. Para disa ditësh u bë shqiptari i parë që për herë të dytë fitoi titullin e kampionit në Bundesligën gjermane me skuadrën e tij.
Këto rezultate duket se ishin të pamjaftueshme për gjilanasin me pasaport zvicrane, futbollistin Xherdan Shaqiri: ditë më parë ai ka thyer edhe një rekord të ri – bëhet futbollisti i parë shqiptar që arrin numrin shtatëshifror të ndjekësve në facebook, rrafsh 1 milion!

Ai ka shfrytëzuar rastin përmes një postimi në rrjetet sociale të falënderoj të gjithë ndjekësit e tij që e kanë ndihmuar të arrijë rekordin më të ri. Xh. V.

27.3.14

Është një koleksion i pazakontë, që ka një objekt në formë zogu, një kostum dopiopet dhe një letër dashurie të shkruar nga Ernest Heminguei.
Dhe çfarë kanë ato të përbashkët? E para, po shiten në ankand dhe e dyta, ato i takonin njërës prej aktoreve ikona të Hollivudit, Marlene Dietrich.

Nipi i saj J.David Riva i ka vënë objektet për shitje në Muzeun e Hollivudit në Los Angeles dhe ankandi do të vazhdojë deri më 6 prill. Shumë nga objektet janë të vogla, si për shembull orë, argjenduri dhe çakmakë të modës së vjetër.

Por ajo që ka ngjallur më shumë interes është një letër nga autori i famshëm Ernest Heminguei, ku ai jep disa këshilla me humor dhe ndoshta edhe pak të tepruara për një shfaqje të saj në Las Vegas.
Shumësi i fjalëve teatër e kuadër nuk do të jetë te atro e kuadro por teatra e kuadra. Ky ka qenë një ndër vendimet e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe në mbledhjen e fundit, mbajtur në Prishtinë më 14 mars. Përmes një njoftimi, kryesia e këshillit që përbëhet nga akademikë të Prishtinës e Tiranës, ka njoftuar vendimet e saj më të fundit, që për shkak se nuk janë të zbatueshme mbasi nuk dalin dot mbi vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit (1972), quhen përfundime. 

Mbledhja u mbajt nën drejtimin e akad. Rexhep Ismajlit dhe akad. Jani Thomait (bashkëkryetarë), me pjesëmarrjen e akad. Besim Bokshit, akad. Ethem Likajt, akad. Kolec Topallit, akad. Gjovalin Shkurtajt, prof. dr. Shezai Rrokajt, prof. dr. Mehmet Çelikut, prof. dr. Seit Mansakut, prof. dr. Enver Hysës, prof. dr. Tomor Osmanit, prof. dr. Imri Badallajt, prof. dr. Shefkije Islamajt, ligjërues Isa Bajçincës, prof. dr. Bardh Rugovës, prof. dr. Rrahman Paçarrizit dhe prof. dr. Abdullah Zymberit. 
Sipas njoftimit, diskutimet janë zhvilluar në tri seanca e nëse në fillim u shqyrtuan disa çështje të drejtshkrimit që kishin mbetur pa u diskutuar në mbledhjet e mëparshme, më vonë u fol për çështje të tjera të morfologjisë. Më poshtë, disa prej vendimeve. 
Shkronja e madhe 
Sa i takon përdorimit të shkronjës së madhe dhe drejtshkrimit të emrave të vendeve u propozuan këto përfundime: Emërtimet e institucioneve e të titullarëve të institucioneve, kur paraqesin nomenklaturë zyrtare, të shkruhen me shkronjë të madhe. 
Ndërkaq, sa i takon shkrimit të toponimeve vendëse, sipas akademikëve, duhet të respektohet forma e emërtimit vendës, si dhe të shmangen variacionet fonetike nëndialektore (p.sh. Lushnje), ndërsa emrat e vendeve në harta dhe në shenja rrugore të shënohen në trajtën e shquar, ndryshe nga ç'bëhet tani. Në hartë shkruhet Tiranë, Shkodër, Elbasan, dhe sipas vendimit duhet të bëhet Tirana, Shkodra, Elbasani. 
Tek emrat gjeografikë me dy a më shumë gjymtyrë (liqeni i Shkodrës) do të shkruhet me të madhe secila nga fjalët, ndërsa deri tani liqeni shkruhej me të madhe vetëm nëse ishte në fillim të fjalisë dhe jo në mes të saj. 
Drejtshkrimi 
Në fushën e drejtshkrimit akademikët kanë propozuar që të saktësohet edhe drejtshkrimi i disa fjalëve të tjera, që janë diskutuar edhe më herët. Sipas vendimit të fundit do të vijohet në këtë mënyrë: 
Tek emrat me fundjen -një e -nje të mbeten në përdorim të lirë të dyja variantet (foshnje/foshnjë, vishnje/vishnjë etj.); Etnikët me prejardhje nga gjuha shqipe të shkruhen me prapashtesën -j- (-jan):(matjan, lezhjan), ndërsa etnikët me prejardhje të huaj, që në temë kanë -i-, të vijojnë të shkruhen me -ian (bolivian)
Ndërkaq, fjalët me prejardhje të huaj, që i takojnë terminologjisë tekniko-shkencore, të ruajnë shkrimin me -ie (materie); fjalët e tipit tramvaj, hokej, koktej etj. të shkruhen me -j, ndërsa fjalët angjin dhe gjips të shkruhen me g: anginë dhe gips. 
Shumësat 
Sa i takon fushës së morfologjisë, propozimet janë bërë për disa fjalë e raste të veçanta. Përfundimet e akademikëve, po i vëmë të plota: Shumësi i emrave të tipit teatër, kabllo, kuadër, të bëhet teatra, kablla, kuadra, rrjedhimisht njëjësi: teatër, kabëll, kuadër; shumësi i emrit xham të mbetet xhama; të ngrihen në normë ngjashëm me pus - pusa (si variant i lirë me trajtën pus - puse), stof - stofra, grusht - grushta/grushte, çengel - çengelë/çengela, gisht - gishta/gishtërinj; shumësi antigaz të jetëantigaze/antigazra, fishekzjarr - fishekzjarre; të ruhen të dy trajtat për autobus - autobusë/autobusa, ftiziatër - ftiziatër/ftiziatra, drapër - drapra/draprinj, barbun - barbunj/barbunë
Po ashtu, trajtat e mbiemrit i shkurtër dhe i shkurtë të mbeten variante të lira në të dyja format, propozojnë akademikët gjuhëtarë, ashtu sikundër propozojnë që tek foljet e tipit ik, ec, hip, në vetën e dytë e të tretë të njëjësit të hiqet mbaresa -ën dhe të bëhen pra: ai ik, ai hip, ai ec dhe jo ai ikën, hipën, ecën. 

Ndajfoljet me prapashtesa -as/-azi të tipit barkas/barkazi, haptas /haptazi etj. të jenë në përdorim të lirë.
Në fund, u propozua që për mbledhjen e radhës të merren në shqyrtim materialet e përgatitura nga grupet për çështje të sintaksës dhe njëherësh u kërkua nga grupet që për çështje të gjuhës në shkollë të bëjnë gati për diskutim propozimet e tyre
Dita e sotme ka shënuar një ngjarje tepër të vecantë, thirrjen e parë telefonike në distancë, e realizuar këtu e 130 vjetë më parë. Thirrja e parë telefonike në distancë në mes të Bostonit dhe Neë York është bërë pikërisht më 27 mars të vitit të largët 1884.
Vetëm tetë vjet pas zbulimit të telefonit nga Alexandar Graham Bell, u inaugurua linja e parë telefonike që lidhte qytetin Boston me atë të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vetëm dy vite pas zbulimit të telefonit, në vitin 1878, për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë në Ëashington ishte vendosur linja telefonike, kurse ‘thirrja e parë zyrtare’ ishte biseda simbolike e, atëbotë Presidentit të SHBA-ve,, Rutherford B. Hayes dhe Alexander Graham Bel.
Asokohe thirrja telefonike në distancë kushtonte nga dy dollar, nëse bëhej gjatë ditës, dhe një dollar për bisedat telefonike në orët e natës.

Pas linjës Botson Njujork (1884) SHBA-të inauguruan edhe linjën telefonike mes Nju Jorkut e Filadelfisë (1885), Atlantës e Chicagos (1890) si dhe linjën mes Nju Jorkut e Chicagos (1892). Inaugurimin e këtyre linjave e bëri personalisht shpikësi I telefonit, Alexandar Graham Bell.
 Një gjeneratë e futbollistëve kulmorë që kanë defiluar te skuadra e Mancheester UTD ndër vite, ‘ia kanë mësy’ të marrin kntrollin e skuadrës nga familja “Galzer”.
Sipas raporteve të fundit emrat si David Beckham, Paul Scoles, Ryan Gigs, Nicky Butt dhe vëllezërit Neëille, janë duke shqyrtuar mundësitë e blerjes së aksioneve të skuadrës , e cila I ngriti në piedestalin më të lartë duke u bërë vend meritor tek emrat eminent të futbollit botërorë. Iniciator i kësaj strategjie është vet ylli i futbollit, David Beckahm, i cili mësohet se po tenton të bëjë një mërrëveshje me klasën e famshme të viteve nëntëdhjeta. Aktualisht 38 –vjeqari, ‘i pensionuar’ nga loja active si futbollist, David beckham ka krijuar Akademinë e futbollit në Londren Lindore që nga viti 2005.

Duke bërë teatër, mësohemi të shohim atë që është e dukshme por që nuk e shohim sepse nuk kemi shprehi për ta parë. Ajo që është përditshmëri mbetet e paparë për ne. Të bëhet teatër do të thotë të hidhet dritë në skenën e përditshmërisë sonë.

Kjo është pjesë e porosisë ndërkombëtare me rastin e 27 marsit, Ditës botërore të teatrit, të cilën këtë vit e ka shkruar regjisori i njohur brazilian i teatrit, shkrimtar dramturg dhe politikan, Augusto Boal.
"Kur shohim më më larg nga sipërfaqësorja, shohim tiranë dhe të tiranizuar në të gjitha shoqëritë, në bashkësitë etnike, tek gjinitë, klasat dhe kastet. Shohim një botë të padrejtë dhe të ashpër. Duhet të krijojmë një botë ndryshe, sepse e dimë se kjo është e mundur. Neve na është dhënë privilegji të krijojmë botë tjetër me duartë tona, në skenë dhe në jetë", thekson Boal.

27 Marsi është vendosur si Ditë Botërore e Teatrit në vitin 1962 dhe sot shënohet në qindra vende nga institute kombëtare të teatrit. Çdo vit një person i shquar nga teatri shkruan porosi ndërkombëtare në emër të Institutit Ndërkombëtar të Teatrit, që UNESCO e ka formuar në vitin 1948. Ajo përkthehet në më shumë se 20 gjuhë dhe u lexohet spektatorëve para fillimit të shfaqeve në teatro në mbarë botën.


Shënimi i Ditës botërore të teatrit është inicuar në Kongresin e 9-të botëror të Institutit ndërkombëtar teatror - INT të UNESKO-s në qershor të vitit 1961, ndërsa që nga viti në vijim ai shënohet në datën 27 mars - datë kur është hapur sezona e "Teatrit të kombeve" në paris. Sot kjo shënohet në mënyra të ndryshme në pothuajse njëqind qendra të INT-së.

Ngjarjet që organizohen nëpër botë në Ditën botërore të teatrit janë përpjekje për t'u realizuar ato qëllime. Porosia ndërkombëtare përkthehet në më shumë se 20 gjuhë të botës dhe u lexohet shikuesve para shfaqjeve në teatrot nëpër botë. Zhan Kokto është autor i porosisë së parë ndërkombëtare në vitin 1962.