10.3.14

Një emision që "shkel" çdo rregull të asaj që duhet të transmetohet në televizion por që sjellë përfitime astronomike mediale në "Prime Time":


Subjekti: Dy konkurrentë të braktisur në të njëjtin ishull, plotësisht siç kanë lindur, për të zbuluar nëse janë bërë për njëri-tjetrin. Ky është "Reality-Show" më i ri që ka nisur në Holandë dhe që quhet "Adami kërkon Evën".  Një emision që “shkel” çdo rregull të asaj që duhet të transmetohet në televizion në "Prime Time".

Protagonistë janë dy të rinjë, femër-mashkull, që zbarkojnë të ndjekur nga telekamerat në shkretëtirën e “Moho Mogo-s”, një zonë e Panamasë, ku duhet të arrijnë të mbijetojnë me atë që u ofron natyra dhe të njihen "siç i ka bërë nëna", për të kuptuar nëse njëri është shpirti binjak i tjetrit.

Prezantuese e asaj që ndodhë është biondia, Nicolette Kluijver, e cila ndonëse në të kaluarën ka pozuar nudo, ka pranuar gjatë intervistave sesi e kishte shumë të vështirë që të mbajë koncentrimin në pjesën e epërme e “të mos shiqonte poshtë” ko-protagonistët, të cilët, sipas skenarit, ndërroheshin pas cdo serie, për dallim nga ky “Reality Show” që realizohet vetëm me dy personazhe reale.
Në serinë e parë, ky "Reality Show" është ndjekur jashtëzakonisht shumë për ç’gjë konsiderohet nisje e mbarë për kanalin "RTL5" ku transmetohet


(… Për më shumë, kliko linkun, shih videon…)

http://www.youtube.com/watch?v=ZpE8HJgYLZE&oref=http%3A%2F%2Fwww.youtube.com%2Fwatch%3Fv%3DZpE8HJgYLZE&has_verified=1











Ka mjaftueshëm tradhti, urrejtje, dhunë, dhunë

Absurditet në qënien njerëzore mesatare
Për të plotësuar në çdo moment rradhët e çdo lloj ushtrie


Dhe më të aftët për vrasje janë ata që predikojnë kundër
Dhe më të aftët për urrejtje janë ata që predikojnë dashurinë 

Dhe më të aftët për luftë - përfundimisht - janë ata që predikojnë paqe


Ruajuni
Prej burrit mesatar
Prej gruas mesatare
Ruajuni prej dashurisë së tyre

Dashuria e tyre është mesatare, kërkon mediokritetin
Por ka gjenialitet në urrejtjen e tyre
Ka mjaft gjenialitet në urrejtjen e tyre sa për t'ju vrarë ju, për të vrarë çdokënd

Duke mos dashur vetmi
Duke mos e kuptuar vetminë
Ata do të provojnë të shkatërrojnë 
Gjithçka 
Që ndryshon 
Prej tyre

Duke mos mundur
Të krijojnë art
Ata nuk do ta kuptojnë artin

Ata do ta quajnë dështimin e tyre
Si krijues
Vetëm si një dështim 
I botës

Duke mos qenë në gjendje të duan me gjithë zemër
Ata do të besojnë dashurinë tuaj
Të paplotë
E më pas ata do t'ju urrejnë
Dhe urrejtja e tyre do të jetë perfekte

Si një diamant që shkëlqen
Si një thikë
Si një mal
Si një tigër
Si helmi
Arti i tyre më i arrirë!

Henry Charles Bukowski

Mos u zhduk... Duke u zhdukur nga mua,
e çmishëruar vetvetes iu zhduke.

Vetja jote kështu u tradhëtua
me pandershmëri prostitute.

Mos u zhduk... Të zhdukesh është lehtë,
të ringjallesh për tjetrin s'ka se si.

Vdekja të tërheq shumë thellë,
të vdesësh nuk është mënçuri.

Mos u zhduk. Harro hijen e tretë.
S'ka të tretë. Dy janë dashurive.

Bashkë do shkojmë në gjyqin e shenjtë,
kur gjaku t'na thërrasë për përgjigje.

Mos u zhduk... e kemi shlyer mëkatin,
fajtorë s'jemi ne, as damkosur.

Të denjë jemi unë dhe ti për të falur
në-mos-dashje ç'kemi plagosur.

Mos u zhduk. Të zhdukesh është çast,
por si do takohemi nëpër shekuj?

Ç'sozi kemi në botë, ti fantazmë
dhe unë? - Fëmijët tanë të qeshur.

Mos u zhduk. Jepma dorën tënde,
në të jam shkruar unë - i besoj sekretit.

Dashuria e fundit është e tmerrshme,
S'është dashuri, por frikë e humbjes së tjetrit.

Yevgeny Yevtushenko
Kompania e njohur botërisht për veshje sportive, "Nike", ka vendosur të derdhë shifra marramendëse në arkat e Manchester United në sponsorizim për 10 vitet në vazhdim. “Daily Mail” shkruan se shifra që do të përfitojnë “Djajtë e Kuq” është 600 milionë Paund, të cilat do të ndihmojnë në kapërcimin e problemeve financiare. 
Nga viti i ardhshëm do të derdhen edhe 35 milionë të tjera që do të shtohen nga sponsorizimi i "Chevrolet", logoja e të cilës do të shfaqet në fanellat e sezonit të ri 2014-2015.

Ish-futbollisti kosovarë, Besnik Hasi e ka marrë drejtimin e ekipit mbretërorë belg, Anderlecht.
Pas humbjes së ditës së shtunë përballë Leuven, skuadër që ronditet në vendin e 15-të në kampionatin belg të futbollit, skuadra e Brukselit, Anderlecht, ka shkarkuar teknikun e saj, John van den Brom.
Ndryshe, Hasi, pasi që përfundoi karrierën si futbollist pikërisht të ky klub, u emërua zëvendës trajner. Hasi ishte afër edhe angazhimit në postin e trajnerit të Shqipërisë. /Infoglobi/

Dhjetë javë para fundit të kampionatit gjerman, kroati Mario Mangjukic kryeson listën e realizatorëve në Bundesligën gjermane. Ai ka ‘pushtuar’ majën e listës me dy golat e shënuar ndaj Wolsburgut, skuadër nga e cila ishte transferuar para dy vitesh te Bayern Munich. Reprezentuesi kroat ka shënuar 16 gola nga 22 ndeshje gjatë këtij sezoni, ndërkohë që ka luajtur gjithsej 1522 minuta lojë aktive, që do të thotë se ka shënuar cdo 95 minuta. Përveç 16 golave, ai ka realizuar edhe gjashtë asistime.
Futbollisti i Borusia Dortmund, Robert Lewandowski ka shënuar një gol më pak, mirëpo polaku i cili  nga viti ardhshëm do të jetë konkurrenti numër një i qendërsulmuesit aktual të Bayernit, ka pasur shumë më shumë paraqitje dhe minutazh aktive në lojë gjatë këtij sezoni. Ai ka luajtur në 23 ndeshje me gjithsej 1969 minuta ndërkohë që ka shënuar cdo 131 minuta nga një gol. Pos kësaj, Lewandowski ka shënuar katër herë nga pika e bardhë për dallim nga kroati që nuk ka shënuar asnjëherë ngë dënimi më i rëndë. 
 Në listën e realizatorëve më të spikatur në Bundesligë është edhe lojtari i Herta Berlin, Adrian Ramos, me 15 gola të shënuar, dy nga të cilët i ka realizuar nga pika e bardhë. Ai ka qenë pjesë e formacionit bazë në 24 ndeshje me gjithsejt 2113 minuta lojë aktive.


Lista: Top 10 golëshënuesit e Bundesliges

1.    Mario Mangjukic,                                  Bayern                                     10 gola
2.    Adrian Ramos                                      Herta Berlin                              15
3.    Robert leëandovsky                             Borusia D.                                15
4.    Pierre-Emerick Aubameyang                Borusia D.                                13
5.    Rafael Araujo                                       Borusia Monchengladbach       12
6.    Tomas Muler                                        Bayern Munih                           12
7.    Roberto Firmino                                   TSG Hoffeinheim                      12
8.    Pierre M. Lasogga                               Hamburg SV                              11
9.    Josip Drmic                                          Nurnberg                                   11

10.  Arjen Roben                                        Bayern Munich                         10

Video: http://www.youtube.com/watch?v=8ttJKtmymh4
Sulmuesi i PSG-së nga Suedia i kërkon drejtuesve të rrjetit social në internet, t’i mundësojnë më shumë karaktere për të shprehur atë që dëshiron në profilin e tij zyrtar. 

Zlatan Ibrahimoviç bën atë që nuk e bën askush! Futbollisti i PSG-së dhe kombëtares së Suedisë i ka kërkuar drejtuesve të rrjetit social në internet, Twitter t’i mundësojnë më shumë hapësirë në shprehjen e qëndrimeve të tij nëpërmjet profilit zyrtar. Sipas rregullave të këtij rrjeti social, secili mund të shpreh qëndrimin e tij me gjithsej 140 karaktere në një paraqitje. Duket se kaq nuk i mjaftojnë dhe ai tani kërkon të ketë më shumë hapësirë, pasi që ndjen veten të kufizuar në shprehje të mendimeve me vetëm 140 karaktere.















Menaxheri i Wigan, Uwe Rosler ka zbuluar si si e ka organizuar skuadrën e tij kundër Manchester City, duke kopjuar taktikat e Roberto Martinez nga finalja e vitit të kaluar. 

Wigan Athletic ka eliminuar Manchester City nga FA Cup pas fitores prej 2-1 në Etihad Stadium. Ih-sulmuesi i Manchester Cityt është shprehur pas ndeshjes i kënaqur me skuadrën e tij. "Unë kam studiuar taktikat e Roberto Martinez prej kur ai fitoi FA Cup vitin e kaluar, pastaj organizova një formacion shumë të mirë''. "Unë i shikova ndeshjet e kaluara të Roberto Martinez, (ish trajnerit të Wigan) dhe ia dola të përsëris suksesin e tij." "Kam menduar se shansi ynë i vetëm është duke e mbajtur topin në sulm. Nëse ne do të mbroheshim nga fillimi, atëherë ne nuk do të kishim fituar sot", ka deklaruar Rosler pas ndeshjes. 
Wigan dhe Arsenal do të ndeshen në gjysmëfinale të FA Cup, ndërsa skuadra e Wigan dëshiron të vazhdojë suksesin.