1.3.14


Zvicrani  ka triumfuar në turneun e hapur në Dubai duke fituar ndaj tenistit nga Cekia, Tomas Berdysh 2 : 1 në seta (3 : 6, 6 : 4 dhe 6 : 3).
Ashtu sic parashihej, Roder Federer konsiderohej së paku favorit në letër. Sipas statistikave nga përballjet e drejtpërdrejta, Federer para takimit final në ATP World Tour Dubai, kishte bilanc shumë më të mire. Nga 17 takimet e ndërsjella kishte fituar 11 prej tyre duke humbur vetëm 6. Në anën tjetër edhe Berdysh kishte përparsitë e tij.  Ai kishte triumfuar po në ATP World Tour Dubai, në gjysmëfinalen e vitit kaluar. Kishte nga ata që besonin se do të përsëritej tradita e një viti më parë, por Federer ishte mjaft i vendosur që të mos lejonte të befasohej për herë të dytë radhazi në këtë turne dhe t’i “hakmerrej” për humbjen nga viti i kaluar në gjysmëfinale.
17 herë kampioni i Grand Slem-it, Roder Federer, deri në finale ka arritur në saje të një performance të jashtëzakonshme, vecmas ndaj serbit Novak Gjokoviq ditën e premte, të cilin e mundi poashtu 2 : 1 në seta. Fitorja e djeshme e Federerit është konsideruar historike për faktin se që nga viti 2012, pas turneut “Sinsinati Masters”, nuk kishte fituar ndonjë ndeshje me Gjokoviqin dhe takimi gjysmëfinal mes tyre është konsideruar “finale” para finales.

Takimin e sotëm me Cekun Tomas Berdysh, Federer e fitoi pa mund të madh, për t’iu rikthyer me shumë sukses sportit të bardhë pas një pauze që kishte pas muajve të fundit.

0 comments:

Post a Comment