15.3.14

Nuk është as Ibrahimoviç, as Ronaldo e as Messi... Ky është një tjetër futbollist që shënon ndoshta edhe golin më të bukur në histori të futbollit. 



Goli është shënuar në kampionatin e futbollin të Jordanisë nga Motaz Salhani në ndeshjen 
Al-Wehdat - Al - Ramtha. 

Se për çfarë mrekullie bëhet fjalë ju ftojmë ta ndiqeni videon duke klikuar mbi limkun dhe degjoni komentatorin:

http://www.youtube.com/watch?v=acxwyyHsp5c#t=34
Ismail Kadare 


Të huaj jemi ne prej kohësh
Ç'ish për t'u thënë është thënë.
Si gurët që zënë vend në tokë
Një jetë vend ne kemi zënë.
Drejt njëri tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarë
Me mure, heshta dhe me pirgje.
Por natën kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh mbrenda
Një shteg që vetëm ti e di.
Futesh dhe si n'rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.
Po kur mëngjesi zë ofrohet
Nis shqetësohesh befas ti.
Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu që veç ti e di.
E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne të dy si dhe më parë
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetarë
Nga Raimonda MOISIU/ Hartford/

Më datën 27 Nëntor 1953 në orën 4 e 39 minuta, e  premte mbasdite, dha frymën e fundit në një nga hotelet e Bostonit,  mbas një lufte të gjatë me turbekulozin dhe pankreasin - dramaturgu i shquar dhe Nobelisti i parë amerikan - Eugen O’Neill. 
Fjalët e tij të fundit ishin: Kam  lindur në dhomën e një  hoteli, -(God damn it) -ku ku për mua - i mallkuar të vdes në dhomën e një  hoteli! Dhe mbylli sytë përgjithmonë.


Po, kush ishte dramaturgu i famshmëm  që lindi dhe vdiq në hotel, autori  i parë amerikan që fitoi Cmimin Nobel në Letërsi në vitin 1936,-Eugen O’Neill.

Eugen O’Neill lindi më 16 Tetor 1888, në një dhomë hoteli Longacre në sheshin Times Square –aktualisht është Hotel Barret. Në murin e hotelit është  vendosur  pllaka përkujtimore  me mbishkrimin; “Eugen O’Neill, 16 Tetor 1988 -27 Nëntor 1953, dramaturg i shquar amerikan u lind në një nga dhomat e këtij hoteli, të quajtur Hotel Barret”. Ai ishte i biri i një cifti emigrantësh irlandezë- i aktorit mjaft popullor James O’Neill dhe Mary Ellen Quinlan. Për shkak të punësimit të Atit të tij, prindërit e dërguan në Akademinë e St Louis-it  për djem, një shkollë katolike, i mbyllur në konvikt,  në zonën e Riverdale, në Bronx të  New York-ut, ku ai gjeti ngushëllim vetëm me librat e tij. O’ Neill kalonte zakonisht verën në plazhin e Neë London, Kenektikat (Connecticut). Në vitin 1907 ai përjashtohet nga Universiteti i Princetown, për shkelje “të kodit të sjelljes”, sepse  pati thyer në gjendje të dehur, duke hedhur shishen e birrës në “dritaren e Prof. Woodrow Wilson”, Presidentit të ardhshëm të SHBA-ës. Mbas këtij  rrengu ai kaloi disa vite në det dhe lundrim në kërkim të arit, që nga Hondurasi dhe më pas tregëtar marine, në Bounes Aires. Gjatë kësaj kohe i cfaqen simptomat e depresionit dhe jepet mbas alkolit. Pavarësisht depresionit ai kishte një dashuri e pasion të jashtëzakonshëm për detin, i cili u bë  tema kryesore  në shumicën e  dramave e tij të mëvonëshme.  O’Neill iu bashkua Sindikatave të Marinarëve në transportin e punëtorëve industralë të botës dhe  luftës guerrile për kushtet e jetesës deri në veprime të shpejta e të drejpërdrejta. 

Prindërit e Eugen O’Neill dhe vëllai i tij Jamie vdiqën  brenda tre viteve njërit pas tjetrit, biles vëllai i tij bëri vetëvrasje duke pirë helm në moshën 45 vjecare. Mbas këtyre tragjedive familjare Eugen O’Neill kthehet në Amerikë. Martohet më 2 tetor 1909 deri në vitin 1912 me Kathleen Jenkins dhe nga kjo martesë patën një djalë, Eugen O’Neill Junior, (1910-1950). Në vitin 1917,  dramaturgu i shquar njohu Agnes Boulton, një shkrimtare e sukseshme dhe ata u martuan më 12 Prill 1918 . Ata jetuan në Bermuda dhe nga martesa e tyre patën dy fëmijë Shane & Oona, vitet e tyre martesore janë përshkruar në librin biografi, i botuar në vitin 1958. Në vitin 1929  O’Neill  braktisi Agnes Boulton me dy vajzat e tyre, dhe bashkëjetoi me aktoren Monterey Carlotta e lindur në San Francisko , Kaliforni . Ata gëzuan martesën e tyre më pak se një muaj, përshkak se O’Neill nuk ishte divorcuar zyrtarisht me gruan e tij të mëparëshme. Me t’u rikëthyer në SHBA-s, për pak kohë shkroi për një gazetë  lokale, më pas pësoi atakun e parë të tuberkulozit që e pllakosi  tërë jetën e tij. Gjatë pesë muajve që qëndroi i  shtruar në një sanatorium dhe më pas për një vit në një konvaleshencë rehabilitimi,  ai pati mundësi të lexonte veprat botërore në dramë të dramaturgëve të famshëm Wedekind, Stringberg dhe Ibsen, si edhe filozofinë politike të Marksit dhe Kropotkin. Ai ishte gjithmonë  në kërkim të shpirtit të tij binjak. Në vitin 1916, O’Neill jetonte në qytezën e Provincetown , Massachusets, dhe një grup pushuesish intelektualë e  Greenwich Village-(shtëpi pushimi) në qytezë, patën dëgjuar si djaloshi i ri O’Neill shkruante drama dhe  e ftuan atë të  performonte dramën e tij në teatrin me thupra  të improvizuar prej tyre. Drama apo melodrama vetëm me një akt titullohej; “Bound East for Cardif” –do të ishte vepra e tij e parë që u shfaq për publikun e asaj qyteze të vogël. Që prej atij momenti rastësor karriera e O’Neill do të shënonte vetëm ngjitje. 

Drama e tij madhore The Emperor Jones, u cfaq më 1920 dhe u prit me brohoritje dhe “një ortek duartrokitjesh”, sic dëshmon një nga spektatorët  e kohës-dhe kjo i dha O’Neill-it,Cmimin e Madh -PULITZER. Më pas 50 -ë drama do të pasonin atë, por The Emperor Jones ishte një vepër e guximëshme dhe empirike, përtej kufijve të teatrit konvencional. Një dramë simbolike për gjendjen shpirtërore, panik dhe mosbesim, ku personazhi kryesor ishte një hamall me ngjyrë Brutus Jones, i cili fshihet në një ishull tropikal pasi vret një njeri. Aty ai e quan veten  Perandori Jones, derisa përpjekjet e tij për ta mbajtur të fshehtë krimin, zbulohen dhe ai për t’i shpëtuar ndëshkimit  fshihet në xhungël., por edhe ai vdiq  nga frika, marrazi, tmerri dhe faji që e ndiqnin si hije pas. Ndër veprat më të shquara të Eugen  O’Neill me fantazi pesimizmi, por risi të guximëshme në dramë,  janë; The Hairy Ape (1921), The Iceman Cometh ( 1922) Desire under the Elms (1924), Mourning becomes Electra (1931), dhe Kryevepra e tij, Long Day’s Journey Into Night,  e botuar mbas vdekjes së tij. Megjithëse Amerika ka nxjerrë shumë figura të rëndësishme e të shquara në letrat amerikane para Eugen O’Neill, askush prej tyre nuk ka qenë  dramaturg . Vepra dhe Krijimtaria në dramë e  O’Neill-it, e bëri botën që të kthente  sytë drejt skenës dhe teatrit amerikan dhe ju hapi rrugën dramaturgëve të tjerë si : Clifford Odets, Arthur Miller, Tennese Williams and Edward Albee.  

Eugen Gladstone O’Neill ( 16 Tetor 1888- 27 Nëntor 1953) është dramaturgu irlandezo-amerikan dhe Laureati i Parë amerikan fitues i Cmimit NOBEL, më 1936. Dramat e tij të titulluara poetikisht ishin nga të parat që prezantuan teknikat e realizimit të dramaturgjisë amerikane në të njëjtën kohë me dramaturgun rus Anton Cehov, norvegjezin Henrik Ibsen dhe suedezin August Strindberg. Dramat e tij ishin ndër të parat në gjuhën e folur  amerikane, duke përfshirë të gjithë personazhet e të gjitha llojeve të shoqërisë, me të mirat e të këqijat , me shpresën e aspiratat e tyre,   mes zhgënjimit dhe dëshpërimit, groteskes e farsave sociale, jetës e vdekjes. Eugen O’Neill shkroi vetëm një komedi të titulluar : “ Ah, Wilderness” . Pothuajse të gjitha dramat e tjera të tij karakterizohen nga përvojat e tij jetësore mes tragjikes e pesimizmit personal.  Ky është Eugen Gladstone O’Neill-–Laureati i Parë Amerikan që fitoi Cmimin NOBEL  në Letërsi në vitin 1936 – klasiku dhe dramaturgu i shquar  amerikan me famë botërore që fati e deshi të lindëte dhe të vdiste  në një dhomë hoteli.


19-vjeçari kosovar, që luan për Manchester United, Adnan Januzaj mendohet se ka pagë prej 60 mijë funtash në javë, ndërsa ne ju mundësojmë që ta shikoni vendbanimin e tij. 



Adnan Januzaj po shkëlqen me United dhe është bërë njëri ndër lojtarët kryesor të Djajve të Kuq muajve të fundit. Ai po i ndihmon Unitedit shumë që të kenë sa më shumë rezultate pozitive, përkundër formës së dobët që po e kanë. Portali ynë ju mundëson që ta shihni këtë foto ekskluzive, pra shtëpinë e Adnan Januzaj. Djaloshi i çudirave jeton me familjen e tij në këtë shtëpi të bukur. Për më shumë shikojeni këtë foto më poshtë.





Shumica e njerëzve, në reagimin e tyre për këtë fotografi do të thoshin: “Foto e mirë e papagallit”!? Por...



Projekti i kësaj pikture në trup (body-painting) ka zgjatur katër javë. Autor është 35 vjeçari Johannes Stoter. Në shikim të parë, ajo që ju shihni në këtë foto është një papagall tropikal, megjithatë, me një sy më të vëmendshmen mund ta shihni se është një femër të cilën Stoter e ka ngjyrosur aq mirë sa që ta krijojë iluzionin e papagallit.
Stoterit, që jeton në Itali, i janë dashur katër javë për ta konceptuar projektin dhe katër orë për ta mbaruar pikturën. Një orë i ka shkuar që modelja të marrë pozën e duhur. Kështu, këmba e majtë paraqet bishtin, njëra dorë sqepin, derisa këmba e djathtë dhe dora krahët, transmeton Telegrafi.
“Jam i lumtur çfarë kemi arritur. Edhe kolegët që e njohin punën time në fillim nuk e kanë ditur se në fotografi nuk është papagalli i vërtet. Kur e kanë shikuar me vëmendje, mbetën të mahnitur”, thotë Stoter. /Telegrafi/
Imagjino të lexosh një novelë brenda një ore, pa kaluar asnjë faqe?!
Kjo është e ardhmja, sipas eksperti të Sprity-it, një kompani e re nga Bostoni që ka paraqitur një teknologji të re, e cila i lejon lexuesit mesatarë që të kalojnë m shpejtësi nëpër tekst në një shpejtësi jashtë njerëzore.
Kjo është e ardhmja, sipas eksperti të Sprity-it, një kompani e re nga Bostoni që ka paraqitur një teknologji të re, e cila i lejon lexuesit mesatarë që të kalojnë m shpejtësi nëpër tekst në një shpejtësi jashtë njerëzore.
“Ne pozicionojmë çdo fjalë në një pamje ku syri juaj mund të dallojë fjalim pa lëvizur. Çdo fjalë ka atë që quhet pikë  e njohjes, vendi ku syri juaj shikon për të njohur fjalën”, ka sqaruar CEO i Spritz-it, Frank Waldman.
Duke u fokusuar vetëm në një pikë, përdoruesit mund të kalosh nëpër  falë në një shpejtësi  marramendëse përmes një faqeje.
“Mund të lexosh pa lëvizur sytë”, theksoi Waldman.
Kompania ka deklaruar se vetëm 20% e kohës njerëzit kalojën duke lexuar , ndërkohë që pjesa tjetër kalohet duke kaluar sytë nëpër faqe ose ekran.
Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka paralajmëruar rivalin e nesërm Manchester United se do të vuajë nëse dështon të kualifikohet për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, duke vlerësuar se “djajtë e kuq” do të përballen me një periudhë të errët nëse nuk i arrijnë objektivat e Champions League.
Me këtë rast, Rodgers ka paralajmëruar homologun e tij, David Moyes se do të ketë shumë të vështirë të joshë futbollistë të klasit botërorë nëse nuk do të ishin pjesëmarrës në garën elite kontinentale për klube.
United nesër do të ballafaqohet me Liverpoolin në Olt Trafford dhe aktualisht ka nëntë pikë më pak se rivali lokal Manchester City kurse 11 më pak se Arsenal e Liverpool të cilat së bashku me Chhelsean këtë edicion nuk e kanë në plan të gjunjëzohen dhe janë favoritë për katër pozitat e para që do t’i dërgonin në Ligen e Kampionëve.
Ne jemi koshientë që kemi ende shumë punë për të bërë që të sigurojmë Ligën e Kampionëve, ka thënë Redgers, duke shpalosur përvojat e tij të viteve të fundit kur Liverpool kishte pa të zitë e ullirit për të siguruar lojtarë të klassit të lartë që do të ishin të aftë të përballeshin me situatën për t’i siguruar vetes pozitë sa më të lartë në tabelë. “Ne nuk ishim në Ligën e Kampionëve një kohë dhe ishim në situatë sikurse që tani është Manchester UTD. Që të mund të sillni në skuadër lojtarë cfarë dëshironi, ju duhet të jeni në Ligën e Kampionëve, sepse lojtarët cilësorë dëshirojnë të luajnë në garat më të mira dhe në nivelin më të lartë. S’ka dyshim se kjo do të pengojë Manchester UTD, por ata (United) janë të vetëdijshëm për këtë”, ka thënë Rodgers, para ndeshjes nesërme që skuadra e tij do të jetë pikërisht mysafire te Manchester.
Marrë parasysh situatën aktuale në tabelë dhe rezultatin aspak të favorshëm nga ndeshja e parë kundër Olympiakosit (0 : 2) në kuadër të Champions Leagu, si dhe mundësive shumë të limituara për të fituar Ligën e Kampionëve kur dihet se aty janë skuadrat më të mira të planetit (Bayern Munich, Real Madrid, Barcelona, Chelsea etj,) Skuadra e Moyesit nesër do të luajë mbase ndeshjen më të vështirë të viteve të fundit për të mbajtur eventualsiht gjalllë shpresën për një nga katër pozitat e para në tabelë që do ta dërgonte në Champions Leagu.

Xh.V.
 Gigi Hadid, ndonëse vetëm 19 vjeçare, është një nga modelet  Gigi Hadid, ndonëse vetëm 19 vjeçare, është një nga modelet më të famshme të revistës ‘Sports Illustrated’ .

Modelja e re po ngritet me shpejtësi marramendëse nëpër shkallët e karrierës dhe këtë e tregon edhe seti fotografik që ajo ka realizuar për revistën ‘V’, ku ka pozuar krejtësisht nudo në një trenë udhëtarësh.

“Mendoj se mund të arrij të gjitha ëndrrat e mia. Nëse punoj shumë, mund të përmbush të gjitha qëllimet që i kam vënë vetes”, ka thënë më parë modelja e re nga Los Anxheles e cila tashmë jeton në Nju Jork, dhe cdo gjë po i shkon për shtati drejt realizimit të ëndërrave që dikur thot t'i ketë pa me sy hapur!


















Jasques Bourcart: Një ushtarak francez në Shqipërinë e viteve 1913, bën një studim mbi letërsinë shqipe të atyre viteve… Vite më vonë, në rolin e akademikut, ai do t’i kujtojë vitet në Shqipëri si më të bukurat
“Si mund të ketë lëvizje letrare në Shqipëri?” 
Jasques Bourcart, akademik francez, e nis me këtë pyetje studimin e tij “Lëvizja letrare në Shqipëri” botuar më 1921 në Paris. Duke folur mbi mendimin e nxituar të linguistit gjerman Gustav Majer dhe propagandës së vendeve fqinje me Shqipërinë, të cilët gjithnjë kishin synuar ta ndanin këtë vend të vogël, përmes një raporti të studiuar me kujdes, Bourcart kërkon t’i tregojë lexuesit francez të kundërtën. “Letërsia shqiptare ekziston”, shkruan ai. Pas misionit ushtarak në Marok, gjatë kohës së luftës së madhe, dhe pas takimit me gjeologun e madh francez Lui Zhentilin, Jasques Bourcart do të gjendet në regjimentin francez, në të cilin ishin rreshtuar edhe spahinjtë marokenë në Shqipërinë mesdhetare në Korçë dhe Pogradec.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, edhe pse në mision ushtarak, Bourcart shkeli çdo pëllëmbë të vendit, i mbrojtur ashtu siç shkruan edhe vetë nga “besa shqiptare”. Ishte vetëm 25 vjeç kur u end qyteteve të Shqipërisë për të kuptuar më shumë vendin, ku natyra ishte kaq e ngjashme me njerëzit. Pas kthimit në Francë, ai do vazhdonte karrierën akademike si anëtar i Akademisë Franceze dhe shef i Katedrës së Gjeologjisë në Sorbonë.


Për të mbërritur te lëvizjet e para letrare në vend, Bourcart bën një vështrim historik të së shkuarës për t’u ndalur më pas te gjuha. “Gustav Majeri, një ndër gjuhëtarët e parë që është marrë me gjuhën shqipe, ka ngulmuar te pesha që kanë huazimet e fjalëve nga gjuhë të tjera dhe ‘bastardimet’ e formave autoktone të saj. Ky opinion u përhap me shpejtësi dhe përsëritej deri edhe në mbledhjet e komitetit të studimeve të Traktatit të Versajës. Megjithatë statistikat e Majerit kanë pak vlerë bindëse, sepse numri i fjalëve të gjuhës shqipe që mblodhi ai është shumë i vogël. Për më tepër përfundimet e tij mbështeten në mënyrë të thatë vetëm në shifra. Unë vetë, bie fjala, kam qenë dëshmitar i zhdukjes dhe zëvendësimit të natyrshëm të shumë fjalëve turqisht, që ky dijetar i kishte vënë re në gjuhën shqipe”, shkruan Bourcart. Por gjuhëtari danez, Holger Pedersen, është i një mendimi tjetër. Sipas tij, gjykimi i Majerit është shumë sipërfaqësor. Pederseni mendon se për të provuar diçka duhet që më parë të kesh mbledhur të gjithë fjalorin e gjuhës shqipe dhe se as kjo nuk do të mjaftonte. “Asnjë prej atyre që janë familjarizuar me gjuhën e gjallë shqipe dhe që zotërojnë njohuri shkencore për strukturën e saj, nuk mendon se ajo është gjuhë e përzier. Ashtu si të gjitha gjuhët e botës edhe ajo ka thithur një sasi fjalësh të huaja. Por gjuha shqipe ka pësuar një zhvillim të vetin, të mirëfilltë, që e ka bërë atë të jetë sot një gjuhë e bukur, plot mundësi dhe që duhet të bëjë krenari për ata që e flasin, duke qenë se instrumenti i shenjtë i kulturës së kombit shqiptar”, shkruan Jasques Bourcart.

Rrëfimi i tij për letërsinë shqipe nis nga libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe ai i Buzukut më 1555-n. Më pas, Fjalori latino-epirot i murgut Frang Bardhi. Në vitin 1525, Bogdani, kryepeshkop i Shkupit, boton “Çeta e profetëve”, që u botua në Venedik me germa latine e shenja diakritike… Poema “Lahuta e Malcisë” quhet një ngjarje për jetën letrare të kohës sipas Bourcart. “Më 1899-n, atë Fishta boton fillimin e poemës së parë me frymëzim realisht kombëtar. Poetët toskë që i kishin paraprirë atij, për shembull Naim Frashëri, kanë huazuar veçanërisht nga lirikat perëndimore, ose kanë bërë përshkrime të stërzgjatura historike me frymë romantike. Poema e Fishtës, ‘Lahuta e Malcisë’, është e frymëzuar drejtpërsëdrejti nga rapsoditë e vjetra popullore të gegëve. Nëse te kjo poemë ashtu si në të gjithë veprën e këtij shkrimtari, mund të haset ndikimi i poetëve italianë të rilindjes, veçanërisht Manxonit, ky ndikim është krejtësisht i pavullnetshëm, mes gjendjes morale të Shqipërisë së atyre viteve dhe asaj të Italisë të fillimit të shekullit XIX, ka një ngjashmëri vërtet të madhe! Për më tepër mund të thuhet se disa strofa të Fishtës janë bërë aq popullore, sa ata që i këndojnë nuk i dinë fare origjinën e tyre. Po atë vit, Fishta dhe monsinjor Primo Doçi, peshkop i mirditorëve, themelojnë shoqërinë “Bashkimi të arsimit kombëtar”. Ky grupim, që ndërkohë ka edhe një gazetë, luan rol të madh në rizgjimin kulturor të Veriut të Shqipërisë”. Një moment tjetër i rëndësishëm në lëvizjet letrare shqiptare pas 1900-s, sipas Jasques Bourcart, është dhe themelimi i revistës “Hylli i Dritës” më 1914-n nga françeskanët. Ai e quan këtë revistë një botim të dorës së parë. “Ajo është e denjë për nivelin e revistave të Europës Perëndimore dhe luajti një rol të madh si nëpërmjet botimit të analizave kritike mbi gjithçka të shkruar jashtë mbi Shqipërinë, ashtu edhe nëpërmjet studimeve filozofike letrare, si dhe botimit të veprave me përmbajtje të lartë letrare apo pjesëve të zgjedhura nga poema epike popullore…”, shkruan ai. Teksa bën një përshkrim të situatës në të cilën ndodhet vendi, ai thotë se që kur vendi ka qeverisjen e vet, evolucioni intelektual ka qenë disi i vonuar në Veri, shkaktuar prej pasigurisë që kanë krijuar disa incidente kufitare, ashtu edhe prej luftërave të brendshme politike. Në qeverinë “popullore” të Ahmet Bej Zogut, në Shkodër u hap një gjimnaz laik, gjë që në ambientet fetare bëri të shpërthejnë polemika të ashpra. Çështja klerike doli edhe në Shqipëri. Gjithashtu në Veri, ku shtëpitë janë jashtëzakonisht të shpërndara dhe ku nuk ka fshatra të vërtetë, është më e vështirë që arsimi popullor të marrë atë zhvillim që ka pasur në zonat toske. Teksa flet për kohën kur Noli ishte Kryeministër, Jasques Bourcart e quan atë një amator me ironi të hidhur në letërsi. “Ai është gjithashtu një historian i vërtetë, që ka shkruar veprën e parë sipas një metode me të vërtetë shkencore ‘Historia e Skënderbeut’. Kjo vepër shquhet për energjinë e stilit fjalëpak dhe për sa mund të gjykoj unë, gjuha e përdorur është shumë herë mjaft personale. Në tërësi, libri të jep përshtypjen se është shkruar me stil të rreptë, por shumë të thjeshtë dhe të zhveshur, me dashje nga çdo lloj retorike. Ai sigurisht që nuk e shteron dot atë temë që do të kërkojë kërkime të tjera, por vepra është e denjë për shqiptarin e madh, historinë e të cilit përshkruan”, shkruan Jasques Bourcart. Luigj Gurakuqi është për të poet, prozator, gazetar dhe përkthyes me formim kryesisht italian. “Ai aktualisht është ministër i Financave. Vepra e tij është mjaft e shpërndarë dhe e vështirë për t’u rrokur. Ai është, siç mendoj unë, nga më të mirët, e ndoshta më i miri prozator shqiptar, të paktën i dialektit gegë, një ndër ata që e zotëron gjuhën mjaft mirë e që më vonë do të bëjë emër”, shkruan ai. Të fundmit shkrimtar që përmend në studim është ai që, sipas tij, është në krye të të gjithë letërsisë shqipe, poeti Gjergj Fishta. “Poeti Gjergj Fishta, françeskan me origjinë nga një familje fshatare e Zadrimës, paraqet edhe prototipin e racës së vet, i fortë, i qeshur, i rrëmbyer me një ironi njëkohësisht të hidhur e tejet të hollë dhe në tërësi jashtëzakonisht pasionant. Unë vetëm kam mundur të ndërgjegjësohem mbi mjeshtërinë e jashtëzakonshme me të cilën ai përdor shqipen, që nëpërmjet të qenët lakonike e saktësisë së shprehjeve të veta, nuk mund të krahasohet veçse me gjuhët antike. Harmonia e vargjeve aq tingëllues, fuqia e lirizmit të brendshëm, një prirje natyrale drejt dialogut teatral, ja çfarë e karakterizon Fishtën. Libri i tij “Gomari i Babatasit”, u ble i gjithi për dy ditë. Ai është me një fjalë shqiptari i mirëfilltë, fisnik i zjarrtë, por i rrezikshëm. Frymëzimi i tij është vetëm heroik dhe në ngjashmëri të plotë me atë të rapsodive popullore, patriotik dhe fetar…”

Mediat braziliane kanë vënë në fokus njërin nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave të këtij vendi


Fjalët se Jekeyne Oliveira, “Miss Brazil 2013” është e dashura e re e futbollistit, kanë filluar të qarkullojnë nëpër media. Vet futbollisti ka ndezur “gissip-in” duke publikuar në instagram foto me bukuroshen, me rastin e 8 marsit. Ai kishte bërë një përmbledhje imazhesh familjare në mesin e të cilave kishte përfshirë edhe bukuroshen. Kjo ka mjaftuar që mediat të kalojnë në sulm dhe të “përgojojnë”!
“Urime të gjitha femrave të botës. Një puthje special për gruan e jetës sime”, ishte e tëra që kishte shkruar Ronaldinho për t’u vënë në shënjestër të ‘spekulimeve’ duke u thënë se ai urim ishte një ‘extra’ dedikim.
Ndërkohë që fotot ishin shoqëruar me tekstin: "Urime të gjithë femrave të botës. Një puthje speciale për gruan e jetës sime". E duket se në atë rast i është referuar për t’i bërë të ditur se i tëri i është dedikuar, pikërisht modeles, Jakeyne Oliveira.

Xh.V.