22.3.14

“Karakteri është si një pemë ndërsa reputacioni si një hije. ..
Hija është ajo cfarë mendojmë për të, ndërsa pema është dicka e vërtetë”

Abraham Lincoln









Cfare duhet thene

Pse hesht une, hesht prej kohesh,
cfare duket dhe ne planlojrat,
perjetuar eshte, rezultuar si i mbijetuar,
ne megjithate fusnote jemi.

Eshte e ashtuquajtura e drejta per goditjen e pare,
leshuar prej nje sharlatani,
dhe qe nje jubel te organizuar shkaktoi,
popullin iranian mund te asgjesonte,
sepse ne token e tij berja,
e nje bombe atomike dyshohet.

Por perse nuk guxoj une,
emrin e vendit tjeter te them,
qe prej vitesh – edhe pse sekret,
nje fuqi nukleare ne rritje ka,
por jashte kontrollit, pasi nuk pranon,
kurrfare kontroll?

Kjo heshtje masive e kesaj te vertete,
qe heshtja ime i eshte nenshtruar,
e perjetoj si nje genjeshter te mundimshme,
dhe ankth, qe persekutimin ofron,
sapo ta injorosh;
emertimi „Antisemit“ i pashmangshem.

Por tani, meqe vendi im,
nga mizorite e trasheguara,
qe te pakrahasueshme jane,
here pas here i kujtohen e akuzohet,
perseri e thjesht per biznes, edhe pse,
pertypur deklarohet si larje fajit,
nje nendetse tjeter Israelit,
i ofron, spezialiteti i se ciles eshte, kapsula shfarosese,
ti drejtoje atje, ku ekzistenca,
edhe e nje bombe atomike nuk eshte vertetuar,
por nga frika si deshmi duhet te vleje,
them une cfare duhet thene.

Pse heshta une kaq gjate?
Sepse mendoja , origjina ime,
damkosur nga nje njolle e pashlyeshme,
s`me lejon, me kete fakt si nje te vertete te pamohueshme,
Izraelit, qe e respektoj,
dhe dua me tej ta respektoj, ta rendoj.

Perse them une tani se pari,
plakur e me pikat e fundit te bojes:
Fuqia atomike Izrael rrezikon,
paqen boterore po ashtu te brishte?
Sepse duhet thene,
cfare neser shume vone do ishte;
edhe pse ne – si gjermane mjaftueshem –
pjesetare te nje krimi mund te behemi,
qe i parashikueshem eshte,
prandaj bashkefajesia jone
prej asnje justifikimi te zakonshem
s`do pranohej.

E pranoj: une nuk hesht me,
sepse dyfytyresine e perendimit
nuk e duroj;
po ashtu shpresoj,
qe shume te clirohen prej heshtjes,
shkaktarit te rrezikut te dukshem
ti kerkohet heqje dore nga dhuna dhe
njehkohesisht me vendosmeri,
nje kontroll pa pengesa e i vazhdueshem
fuqise potenciale te Izraelit
dhe linjat atomike iraniane
mes nje Instance nderkombetare
te lejohet nga qeverite e dy vendeve.

Vetem keshtu mundet te gjitheve, izreliteve e palestinezeve,
per me teper, gjithe njerezve, qe ne kete
rajon te pushtuar nga cmenduria
ngushte, te armiqesuar jetojne
dhe se fundi edhe neve, tu ndihmohet.


Günter Grass

Zëdhënësi i grupit parlamentar socialdemokrat gjerman për politikën e Jashtme, Rolf Mützenich,kohe me pare  e ka akuzuar Grassin për njëanshmëri. Shkrimtari me siguri që nuk është antisemit, por në tekstin e tij rreziku vjen vetëm nga Izraeli. Për rreziqet, përballë të cilave ndodhet shteti izraelit, nga ana tjetër heshtet dhe rreziku nga presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad minimizohet.



 "Stil për të dhënë mend"

Në shtypin gjerman nuk kishte të rreshtur debati për poezinë e Grasit. Njëri nga botuesit e gazetës "Frankfurter Allgemeine Zeitung", Frank Schirrmacher, e quajti një "Krijesë resentimentesh". Grass-i me siguri që të do shohë lindjen tani të një diskutimi, nëse si gjerman bën ta kritikosh Izraelin. Ai e akuzoi shkrimtarin, se e paraqet gjithë botën si viktimë të Izraelit, në mënyrë që Grassi vetë të mund të bëjë paqe me të kaluarën e tij.

Vetë kolegët shkrimtarë distancohen nga Grasi. Shkrimtarja nga Berlini, Tanja Dückers i tha DW-sÙ në një intervistë: "Stili, me të cilin Grass-i del prej një kohe të gjatë në publik është një stil për të të dhënë mend. Dhe ky është një stil, që në përgjithësi nuk më duket se u përshtatet artistëve." Shkrimtarët nuk janë studiues shkencorë, ata sjellin në publik vetëm mendimet e tyre subjektive.


0 comments:

Post a Comment