9.5.15


Ndonese Xhorxh Oruell (George Orwell) ka shkruar vetëm gjashtë romane, vepra e tij i ka dhënë një vend të merituar në majë të listave të shkrimtarëve më të mirë. Ndikimi i tij është i gjithanshëm dhe zotësia e pedanteria e tij eshte për t’u pasur zili në krijimin e frazave të mendimeve provokuese, e cila e ka bërë veprën e tij nga më të trajtuarat e permendurat në botë.

Ca fragmente nga Orwell:
* “… mund të marrësh çdo gjë në këtë botë nëse në mënyrë të sinqertë nuk e do atë. (Mbaje Aspidistrën duke Fluturuar Keep The Aspidistra Flying)
* “Ne nuk është se thjeshtë i shkatërrojmë armiqtë tanë; ne i ndryshojmë ata”. (1984)
* “Bukuria është e pakuptimtë derisa ajo të ndahet me të tjerët”.
("Ditët Burmeze" - "Burmese Days")
* “Varfëria është era e keqe shpirtërore”.
("Mbaje Aspidistrën duke Fluturuar" - "Keep The Aspidistra Flying")
* “… qëllimi i nisjes së luftës është gjithmonë të arrish në një pozicion më të mirë nga i cili do të nisësh një luftë tjetër”. (1984)
* “Gjurma dalluese e një njeriu është dora, instrumenti me të cilën ai bën të gjitha të pabërat”. ("Ferma e Kafshëve")
“Zilia është një gjë e tmerrshme. Është ndryshe nga të gjitha llojet e tjera të vuajtjes për shkak se nuk ka maksim për të, nuk ka ngritje në tragjedi. Ajo është më shumë sesa thjesht e dhimbshme - është e neveritshme”.
("Ditët Burmeze" - "Burmese Days")