7.5.15

Kur na ndajne vetem 10 dite para gjysmefinales se pare te "Eurosong 2015", kënga e saj “I’m Alive” po konsiderohet si këngë pretendente sivjet për ta fituar Eurosongun. Ky tashmë nuk është sekret.
Për Elhaidën po shkruajnë pothuajse të gjitha mediat europiane, ashtu sikurse ka shkruar dje e famshmja 'Mirror', ku 54% e lexuesve mendojnë që Britania duhet t’i jap 12 pikeshin Shqipërisë.
Ky konstatim ka dale pas nje ankete te realizuar nga prestigjiozja britanike e cila ka bërë edhe një anketë ku ka pyetur lexuesit e saj se sa pikë do t’ia jepnin Shqipërisë dhe aty shihet se rreth 54.5 për qind e të anketuarve janë që Britania t’ia jep 12 pikë Shqipërisë.
Deri me tani paraqitja më e mirë e Shqipërisë në këtë garë ishte ajo e Rona Nishliut me këngën 'Suus' që arriti në vendin e pestë por sivjet pritjet janë më të mëdha për Shqipërinë.
Kjo për shkak se Shqipëria prezantohet me një këngëtare që tashmë është emër i njohur në gjysmën e Europës, Elhaida Dani. Kengetarja me origjine nga Shkodra ka edhe nje adut ne te fuqishem ne dore. Ajo gezon respektin dhe admirimin e audiences italiane ku vite me pare ishte perzgjedhur "zëri më i mirë" i Italisë.
Fituese e edicionit të vitit 2013 të "The Voice of Italy", ajo tashmë ka në supe edhe fitore të shumë festivaleve dhe garave në këngë, kështu që nuk do të kënaqet me një humbje në Eurovision 2015.
Elhaida është një zë i fuqishëm në këtë garë, edhe nëse kënga e saj nuk është aq argëtuese ka një gjë që bën të drithërohet publiku.
Lirikisht, nuk mund të themi se është një botë e ndriçuar, por vokalisht, Elhaida fluturon në një rang të lart dhe bën që kjo këngë do të jetë konkurrente serioze, shkruan 'Mirror.GE'/Kult-Info/Xh.V.