6.3.14


 Emri i vërtetë René François Armand Prudhomme, (16 mars 1839 - 7 shtator 1907), shkrimtar francez nga koha e lëvizjes Parnassiane, lëvizje e cila tentoi ta përtërijë elegancën romantike në poezinë franceze
Në vitin 1901 ishte fitues i parë Çmimit Nobel për Letërsi.
Prudhomme ka studiuar për shkencë, por për shkak të sëmundjes së babait nuk mundi të vazhdojë karrierën. Së pari filloi të punojë në uzinë, por më 1860 filloi të studijoi drejtësinë. Në vitin 1865 fillon të shkruaj poezi melankolike i inspiruar nga dashuria. Stances at poemes (1865) përmbanë poemën më të njohur Lidhja e thyerTrials dhe Solitude janë gjithashtu të shkruara në fillim në stilin e vetë sentimental.
Prudhomme më vonë i kushtohet tërësisht lirikës Parassiniste duke shkruar vepra që përfaqësojnë filozofinë e koncepteve në stilin e kundërt. Veprat më të njohura në atë seri janë Drejtësia” (poezi) (1878) dhe Fati” (poezi) (1888). Këto vepra më vonë u popullarizuan në mënyrën faustike të dashurisë. Në Akademinë franceze është pranuar më 1881.
Medalja e Akademisë Suedeze paraqet një djalë të ri që rri ulur nën një dru dafine, që i dëgjon dhe shkruan këngën e Muzës. Në medalje shkruan:
Inventas vitam juvat excoluisse per artes
që në përkthim të fjalëpërfjalshëm do të thotë:
krijimet përmirësojnë jetën që është e zbukuruar përmes artit.
Këto janë vargje nga Eneida e Virgjilit, kënga VI, vargu 663.
Emri i lauratëve gdhendet poshtë figurave, ndërsa teksti “ACAD. SUEC.” Do të thotë Akademia Suedeze.
Medalja e Çmimit Nobel për Letërsi është dizajnuar nga Erik Linberg.







Shkencëtari suedez Alfred Nobel, në testamentin e tij të vitit 1895, ndër pesë çmimet që duhet të jepen, përcaktoi një çmim për letërsinë, për personin që në fushën e letërsisë krijon “veprën më të mirë në një drejtim ideal”. Laureati (fituesi i çmimit) duhej të përcaktohej nga “Akademia e Stokholmit”, që më vonë sipas statutit të Fondacionit Nobel u saktësua se është Akademia Suedeze. Sipas këtij statuti, përkufizohet belles-lettres, “jo vetëm letërsia, por edhe shkrimet e tjera, që për nga cilësia e formës dhe stilit kanë vlerë letrare”. Po ashtu u zbut qëndrimi që çmimi tu jepej veprave të botuara “në vitin paraprak” duke u zgjeruar edhe në “veprat e vjetra”, nëse “rëndësia e tyre nuk ishte bërë e qartë deri në atë kohë ”. Kandidatët, sipas statutit, duhet të emërohen me shkrim nga ata që mund ta bëjnë këtë deri më 1 shkurt të çdo viti. Sipas rregullores, të drejtën për të emëruar e ka Akademia Suedeze si dhe akademitë e tjera, institucionet dhe shoqatat e ngjashme me të në bazë të themelimit dhe të qëllimit. Gjithashtu këtë të drejtë e kanë edhe mësimdhënësit universitarë të estetikës, letërsisë dhe historisë. Një amandament i vitit 1949 qartëson kategorinë e mësimdhënësve: “profesorët e letërsisë dhe fillologjisë në universitete dhe kolegje universitare”. E drejta për të emëruar në atë kohë iu dha edhe fituesve të mëparshëm të Çmimit Nobel dhe “kryetarëve të shoqatave të autorëve që janë përfaqësues të krijimit letrar në vendet e tyre”. Statuti, po ashtu, përcakton themelimin e Komitetit të Nobelit “për të dhënë qëndrimin e tyre në lidhje me dhënien e çmimeve” si dhe të Institutit të Nobelit me një bibliotekë që duhej të mblidhte një koleksion substancial të letërsisë moderne. Fituesi i Çmimit Nobel për letërsi shpallet çdo vit më 10 tetor.



Thënia e popullit se paratë kthejnë rrjedhën e lumit të ecën përpjetë, figurativisht duket që do të jetë kuptimplote nëse konkretizohet me sukses synimi i skuadrës angleze, Manchester City.

Lajmi që po qarkullon në media online se sheiku Mansour Bin Zayed Al Nayhan është duke përgatitur një Mega - ofertë që nuk ka pa deri më sot bota e futbollit, nëse konkretizohet me sukses do t’i thyente të gjitha rekordet e të gjitha kohërave sa i përket transferimeve të ndonjë futbollisti.
Sipas raportimeve të El Confidencial, pronari i Mancheter City është gati t’i paguaj Barcelonës klauzolën prej rrafsh 250 milionë euro për Lionel Messi. Nga kjo shumë astronomike, argjentinasi do të fitonte 25 milionë euro për një sezonë. Pavarsisht deklaratave pompoze të ditëve të fundit se Barca është gati të rinovojë kontratën me Argjentinasin për shumën prej 200 milionë eurove, duket se fjalët që po qarkullojnë për ofertën e Sheikut të City-t, kanë vënë në ‘siklet‘ Katalunasit të cilët me gjasë nuk do të mund t’I iknin së paku diskutimeve për këtë ofertë, edhe pse vetëm pak ditë më parë janë dëgjuar zëra nga taborri i Barcelonës se lojtari më i mirë aktual në rruzull do të përfundojë karrierën pa lëvizur vendi. Me këtë ofertë Barca do të rigjeneronte pothuajse tërësisht skuadrën me disa emra të njohur që janë përfolur kohëve të fundit e ku spikasin, David Luiz, Mats Hummels, Toni Kroos, Arturo Vidal e Tomas Muler.

Xh.V.

Prezantim I Letersise Antike Greke


Letersia klasike greke dhe ajo romake formojne te dyja se bashku ate qe quhet letersi antike. Antikiteti greko-romak perben nje unitet dhe nje shkalle te vecante zhvillimi ne historine e njerezimit. Ai u zhvilluar ne kuadrin e shoqerise skllavopronare, prandaj dhe letersite qe u zhvilluan ne Greqi dhe ne Rome kane ngjashmeri te madhe dhe jane ten je lloji, sepse ten je lloji kane qene dhe shoqerite ne te cilat ato u zhvilluan.
Krijuesi I letersise dhe I artit grek ka qene ai popull qe e quajti veten Helen, kurse ne bote njihet me emrin grek. Ne fillim tee pokes historike, greket I shohim ten dare ne tri fise kryesore: ne jone, eole dhe dore, prej te cileve kemi dhe dialektet perkatese. Keto dialekte luajten nje rol te vecante ne zhvillimin e gjinive dhe te zhanreve te ndryshme letrare qe e kane zanafillen e tyre ne poezine gojore te popullit, ne ritet, besimet dhe legjendat e tij. Rol te rendesishem luajti mitologjia. Mitologjia lindi nga soditja e dukurive te natyres dhe nga habia qe ato shkaktonin tek njerezit primitive. Ata habiteshin nga moria e dukurive natyrore dhe duke qene ne nje shkalle shume te ulet te zhvillimit mendor, krijonin per to gjithfare perfytyrimesh fantastike. Te panjohurat e natyres dhe te botes psikologjike njerezore ndikuan tek njeriu primitive per ti mbushur mallet, fushat, pyjet, qiellin dhe detin me qenie te mbinatyrshme. Keshtu lindi feja, linden hyjnite si personifikim I forcave te mira ose te keqija qe vepronin ne jeten e individit ose te fisit. Mitologjia u vu ne themel te letersise dhe artit grek.
Letersia klasike greke karakterizohet nga optimizmi, nga dashuria per jeten, nga besimi ne forcat njohese dhe krijuese te njeriut. Ndjenja patriotike ngrihet lart dhe himnizohet ne veprat e poeteve dhe shkrimtareve.
Letersia klasike greke ka karakter te theksuar demokratik. Ne veprat e shkrimtareve dhe poeteve duket qarte simpatia dhe dashuria per njerezit e thjeshte, qe e nxjerrin jetesen me mundim dhe me djersen e tyre.
Bazë themelore e tërë sistemit metrik grek, ka qenë gjatësia dhe shkurtësia e shqiptimit në kohën të rrokjeve, të gjata dhe të shkurta. Rrokja e gjatë kishte vlerën e dy rrokjeve të shkurta dhe quhej arsi, e shënohej me një vizë ,-, kurse rrokjet e shkurtra quheshin mora dhe shënoheshin me një hark. Në poezinë antike greke ishte këmba, e cila përbëhej prej tri rrokjeve. Gjatësia e vargut numërohej me këmbë. P.sh vargu 2-këmbësh, 3-këmbësh etj, kurse sot kemi 4-rrokësh, 5-rrokësh, 6-rrokësh etj. Veprat Iliada dhe Odisea të Homerit janë shkruar me vargun 6-këmbësh, kurse sipas sistemit të metrikes së sotme ky del si 18- rrokësh. (Një këmbë kishte 3 rrokje, 6 këmbë kanë 18 rrokje)
2.       Perfaqesuesit e Letersise Antike Greke

Nder perfaqesuesit kryesore te letersise antike greke mund te permendim:

Homeri

Letërsia klasike greke fillon me dy poemat e mëdha epike, me "Iliadën" dhe "Odisenë" që bota antike mendonte se i ka krijuar Homeri, edhe pse për të nuk dinte pothuaj asgjë. Për shumë qytete greke është thënë se janë vendlindja e poetit. Duke u nisur nga veçoritë gjuhësore të poemave, shkenca ka pranuar si më të mundshëm Smirnën, qytet kolonial grek në Azinë e Vogël (Izmiri i sotëm në Turqi). Për Homerin mendohet të ketë jetuar aty nga shekuli IX para erës së re. Babai i histografisë greke, Herodoti (shek. V p.e.r.) thotë se Hesiodi ka një mendim tjetër që sjell Homerin në shekullin VIII para erës së re. Në këngën VI të "Iliadës" poeti flet për rrëmbimin e Helenës nga Paridi. Në këngën V ku tregohen bëmat e heroit grek Domerdit, thuhet se ai "rroku një shkëmb të madh hata, dy burra që jetojnë sot prej vendit s'mund ta luajnë". Kjo dhe të tjera tregojnë se Homeri flet për kohë dhe ngjarje të hershme, të kënduara para tij, nga aedë dhe rapsodë, emrat historike të të cilëve kanë humbur në mjegullat e kohëve dhe shpesh janë veshur me petkun e fantazisë dhe të legjendës me këngët e tij magjepse kafshët e egra, ujërat i bënte të ndalonin rrjedhën e tyre dhe popullin ti shkonte pas. Në gurrën e pasur të këngëve të lashta të krijuara në shekuj, njomi buzët e saj muza e poetit, që me "Iliadën" dhe "Odisenë" i ngriti përmendore jo vetëm heroizmit, por edhe bukurisë së artit popullor, që humbi në errësirën e shekujve dhe u ringjall në këto dy poema. Nuk ka asnjë dyshim se përpara Homerit ka gjalluar një letërsi e pasur gojore, me këngë e himne të ndryshme kushtuar hyjnive, heronjve dhe bëmave të tyre. Për këtë flasin dy poemat e mëdha, vlerat e larta artistike të të cilave dëshmojnë qartë se ato janë jo fillimi, por mbarimi i përkryer i një proçesi të gjatë letrar, Përpunimin përfundimtar të "Iliadës" dhe "Odisesë" në gjendjen që i njohim sot, shumica e studiuesve e çojnë në shekujt VIII-VII. Për Homerin ka mendime të ndryshme si:
-          

I vetmi krijues i dy poemave "Iliada" dhe "Odisea";
-          Një nga autorët e mundshëm midis shumë të tjerëve që kanë vënë dorë mbi to;
-          Njeri që nuk ka ekzistuar, por që ky emër ka mbetur simbol i poezisë epike etj. etj.
Të gjitha këto kanë krijuar atë që quhet çështje homerike që nis me shek. III p.e.r. e vazhdon deri në ditët tona. Homeri i ngjan një mali të lartë, maja e të cilit vazhdon të jetë e mbushur me mjerull. Vendi ku janë krijuar poemat homerike është Joma; gjuha e tyre është dialekti jonian i përzier me elemente të dialektit eolian dhe më pak të dialekteve të tjerë. Në "Iliadën" dhe në "Odisenë", përveç shtresimeve gjuhësore ka edhe shtresime kohore, që fillojnë nga periudha para qytetërimit të Mikenës dhe mbarojnë afërsisht në shekullin IX para erës së re. Kjo i ka shtyrë shumë studiues të mendojnë se në tekstin e poemave janë futur një numër i madh shtojcash nga rapsodë të veçantë, që kanë dashur tu përshtaten shijeve dhe gjendjes shpirtërore të dëgjuesëve të tyre. Ka shumë të ngjarë që rapsoditë ose këngët që kanë pasur në themel të tyre ciklin Trojan të gojëdhënave popullore të përpunuara nga shumë breza rapsodësh, të kenë shërbyer si bazë për hartimin e poemave homerike aty nga shekulli IX.   


ARISTOTELI

Aristoteli, një nga filozofët më të mëdhenj të të gjitha kohëve,lindi në Stragirë, qytet në bregdetin thrak në Greqi, në vitin 384 para erës së re. Jetoi shumë kohë në Athinë, ku u edukua dhe mori mësimet e para të filozofisë në shkollën e filozofit të madh grek Platonit. Në vitin 342 shkoi në oborrin mbretëror të Maqedonisë, i ftuar nga mbreti Filip si mësues për djalin e tij Aleksandrin. Aty filozofi qëndoi shtatë vjet. Mësimet themelore që mori Aleskandri, mështeteshin në arrritjet e deriatëhershme të letërsisë, të filozofisë dhe të kulturës greke, por në mënyrë të veçantë në leximin e poemave të Homerit. Për këtë qëllim Aristoteli përgatiti për nxënësit e tij një botim të veçantë të poemave homerike. ë vitin 335 u kthye në Athinë, ku krijoi shkollën e njohur që u quajt shkolla peripatetike, mbase mësimet bëheshin jashtë në natyrë, në sheshin pranë tempullit të Apollonit. Me vdekjen e Aleksandrit në vitin 323 para erës së re, Athina, e cila ndodhej nën hegjemoninë maqedonase, ngriti krye me shpresë se do të fitonte lirinë. Nisi tani një fushatë kundër Aristotelit nga armiqtë e tij, që e paditnin për lidhjet që ai vazhdonte të mbante me Maqedoninë. Kështu filozofi u detyua të largohej nga Athina dhe të shkonte në Kalkidë, qytet dhe port i Greqisë në ishullin Eube, ku vdiq më 322 para erës së re,në moshën 62 vjeçare. Aristoteli, një nga mendjet më të ndritura dhe më të thella të të gjitha kohëve, shkroi mbi shumë probleme dhe nga më të ndryshmet. Me përjashtim të matematikës, lëroi të gjitha fushat e dijes, duke lënë politikën, shkencat e natyrës, artin etj. Rreth 120 veprat e tij formojnë një lloj enciklopedie, ku përfshihen njohuri ga të gjitha fushat e diturisë. Në të gjitha veprat e Aristotelit të bie në sy dashuria për të mirën dhe të vërtetën. Megjithëse e adhuronte dhe e nderonte shumë mësuesin e tij, filozofin Platon, në mjaft pikëpamje filozofike dhe estetike nuk ishte në një mendje me të.. Në një nga veprat e tij thotë s'është e arsyeshme të kesh respekt për miqtë e të vërtetën. Por midis miqve dhe së vërtetës ështe gjë e shenjë të duash më shumë të vërtetën. Nga jo ide lindi më vonë dhe shprehja e njohur latine: Mik është Platoni, por mike më të madhe është e verteta. Në mjaft nga veprat e tij Aristoteli e shikon letërsinë dhe artet si mjet me fuqi të madhe edukuese. Në veprën Poetika thotë se qytetarët duhet të merren me punë, të ruajnë paqen dhe të kryejnë vepra të doishme e të bukura. Në këtë vështrim rëndësi të veçantë i kushton filozofi edukimit të njeriut me muzikë dhe me arte të tjera, të cilat ushqejnë shpirtërisht dhe intelektualisht.  

Aristofani

Aristofani ka Lindur në Athinë aty nga viti 445, p.e.r. Si për shumë autorë të antikitetit, edhe për këtë komediograf të madh shumë pak gjëra dihen rreth jetës së tij. Shkroi 44 komedi nga të cilat kanë arritur vetëm 11. Këto sipas rendit kohor janë: "Aharnianet", "Kalorësit", "Retë", "Grerëzat", "Paqja", "Zogjtë", "Lisistrata", "Thsmoforiet", "Bretkostat", "Gratë në parlament" dhe "Pluti". Këto 11 komedi të plota janë e vetmja trashëgimi që hedh paksa dritë mbi rrugën e zhvillimit të komediografisë klasike greke, e cila njohu mbi 150 autorë me rreth 900 komedi, nga të cilat kanë mbetur vetëm emrat, titujt dhe fragmente të shkëputura. Aristofani jetoi dhe krijoi në periudhën kur filloi të ndihej kriza ekononike dhe ideologjike në strukturën e shtetit demokratik skllavopronar. Shtimi dhe përqëndrimi i pronës së madhe private në duart e skllavopronarëve solli me vete varfëimin e zejtarëve, të fshatarësisë së mesme e të varfër, me një fjalë të masave të gjera të prodhuesëve të vegjël. Shprehje e gjallë e krizës së thellë nëpër të cilën po kalonte mbarë Greqia, ishte lufta e Peloponezit midis Athinës dhe Spartës që nisi në vitin 431 dhe mbaroi në vitin 404 para erës së re. Kjo luftë e gjatë, përfundimi i të cilës do t'i siguronte njerës nga të dy palët hegjemoninë(1) mbi mbarë vendin, solli shkatërrime të mëdha në ekonomi e në njerëz. Këtyre fatkeqësive iu shtuan edhe ato që solli epidemia e rëndë e murtajës, që ra në Athinë aty nga fillimi i luftës e që shfarosi një të tretën e popullsisë. Lufta, ku ngrihej greku kundër grekut, ngjarjet e tjera të kobshme, sëmundjet, shkaktuan një fare rënie shpirtërore dhe indiferentizëm te qytetarët ndaj jetës politike e shoqërore.

Sofokliu

Sofokliu, së bashku me Eskilin dhe Euripidin, janë tre poetët më të mëdhenj të tragjedisë greke. Jetoi në periudhën e lulëzimit të qytetit-shtet të Athinës. Lindi më 497 para erës së rè, në një fshat piktoresk afër Athinës, në Kolonë, bukuritë e të cilit i këndoi me frymëzim në vargjet e tragjedisë së tij të fundit "Edipi në Kolonë": "Kolona dritëplotë/ ku zëëmbël bilbil/ këndon në pyllin gjetheblertë,/ ku fryn me gaz flladi i freskët,/ edhe hardhia, dhunti e Bakut/ fruta të bollshme na sjell". Që i ri, Sofokliu mori një edukatë shumë të mirë në pregatitjen fizike dhe mendore, ashtu siç e kërkonte tradita e epokës. Për bukurinë fizike dhe aftësitë e tij muzikore e letrare, në moshën 17 vjeçare u zgjodh të drejtonte korin e të rinjve që do të këndonte me rastin e fitores së grekëve kundër ushtrisë përse pranë ishullit të Salaminës, në vitin 480. Kjo, dhe fitore të tjera përpara dhe pas luftës së Salaminës, betejat kundër dërgatave të njëpasnjëshme ushtarake të monarkisë përse, ngritën lart shpirin e popullit të vogël trim e liridashës të Athinës dhe zgjuan vetëdijen e tij për nevojën e bashkimit, në mbrojtje të çështjes së përbashkët për ta ndier veten si një forcë e vetme politike e kulturore. Sofokliu mori pjesë në konkurset tradicionale më tepër se njezet herë, tetëmbëdhjetë herë zuri vendin e parë dhe më të rrallë të dytin, asnjëherë vendin e tretë. Nuk udhëtoi kurrë jashtë atdheut të tij, Atikës, që e donte aq shumë sa që shtyu çdo lloj ftese që i bënin sundimtarët e ndryshëm për ta pasur në oborret e tyre. Pas shfaqjes së tragjedisë "Antigona" në vitin 442, Sofokliu u bë kaq i njohur dhe i dashur, saqë u zgjodh midis strategëve, së bashku me udhëheqësin e shtetit të Athinës, Perikliun, për të drejtuar flotën athinase kundër ishullit Samos. Por gjatë kësaj dërgate poeti nuk u shqua si strateg. Madje edhe vetë e pranonte se nuk kishte aftësi të veçanta në punët e luftës dhe të politikës. Sofokliu pëlqeu më tepër t'i kushtohej dijes dhe artit, të ruante qetësinë shpirtërore, larg joshjes për të marrë ofiqe politike. Me mendje të freskët e të kthjellët ai jetoi 91 vjet. Vdiq më 406 para erës së Re.
Charles Baudelaire

Sytë e tu strehojnë çdo perëndim dhe aurorë;
E si një natë e stuhishme parfume shpërndajnë;
Puthjet e tua janë melhem, goja jote një amforë,
Që i bën trima vogëlushët e heronjtë të qajnë.




Bie prej qiellit a ngrihesh prej humnerës së thellë,
O Bukuri! Shikimi yt hyjnor dhe i djallëzuar,
Krimin me mirësinë ngatërruar, përherë na e ndjell,
Duke i ngjarë aq shumë shijes së verës së bekuar.

Sytë e tu strehojnë çdo perëndim dhe aurorë;
E si një natë e stuhishme parfume shpërndajnë;
Puthjet e tua janë melhem, goja jote një amforë,
Që i bën trima vogëlushët e heronjtë të qajnë.

Gurgullon honeve të zi a yjeve të zjarrtë digjesh?
Fati i magjepsur të ngjitet pas fundeve si një qen;
Ti gjithcka në botë sundon e askujt s’i përgjigjesh,
E kudo, rastësisht, gjëmën dhe harenë shpërthen.

Bukuri, ti marshon mes kufomave që ke përçmuar;
Nga xhevahirët e tu, Tmerri nuk ka më pak magji,
E Krimi, mes gjithë stringëllave të tua më i çmuar,
Mbi barkun tënd, krenarisht vallëzon plot dashuri.

Flutura e natës e verbuar pas teje, të vjen afër, qiri,
Fërfëllin, ndizet e thotë: I bekuar qofsh pishtar!
I dashuruari ethshëm përkulet mbi të dashurën e tij,
Si ai i plagosuri për vdekje përkëdhel të tijin varr.

S’ka rëndësi nëse Parajsën apo Ferrin ke për nënë,
O Bukuri! Mostër e frikshme, e paanë, e lindur e lirë!
Vallë buzëqeshja jote, syri yt, këmba, hapur ma lënë
Portën, për atë pafundësi kurrë të njohur aq mirë?

S’ka rëndësi je Djall apo Zot! Ëngjëll a Sirenë të jesh,
S’ka rëndësi nëse zanë me sy kadife që xixëllojnë butë,
O parfum, ritëm, kthjelltësi, o e vetmja ime mbretëreshë!
Bën universin më pak të shpifur, më pak të rëndë çdo minut’.
Kurt Tucholsky




O publik shumë i nderuar
pa më thuaj: vërtet je budalla, ke mbaruar,
siç na thonë çdo ditë
nga të gjitha drejtoritë?
Çdo drejtor bythëtrashë
na thotë: «Publiku kështu e do bash!»
Secili kastravec filmi thotë: «Ç’të bëj vallë?
Këso gjërash të sheqerosura publiku i ka përmall!»
Secili botues rrudh supet dhe thotë:
«Librat e mirë nuk shkojnë në këtë mot!»
Më thuaj publik i nderuar
vërtet je budalla, ke mbaruar?


Aq budalla, saqë nëpër gazeta, në mëngjes e në mbrëmje,
ka gjithnjë e më pak shkrime për t’i lexuar me ëndje?
Nga droja se ti mund të jesh i lënduar,
nga frika që askush të mos jetë i acaruar;
nga brenga e madhe se Müller e Cohn
mund të kërcënohen se nuk do ta blejnë gazetën përgjithmonë?
Nga shqetësimi se në fund do të vijë
një nga shoqatat e shumta të Reich-ut* përsëri
dhe do të protestonte dhe denonconte
dhe do të demonstronte dhe gjykonte...
Më thuaj, publik i nderuar
vërtet je budalla, ke mbaruar?

Atëherë...
Mbi këtë kohë ka rënë një barrë
është mallkimi i mediokritetit të marrë.
Athua zorrët të ngatërrohen bosh?
Të vërtetën s’mund ta durosh?
Domethënë ti je vetëm një grykës i qullit të lirë -?
Atëherë...
Po, atëherë nuk e meriton më mirë.

* Fjala është për Rajhun e Tretë (Drittes Reich), periudha e sundimit të Hitlerit në Gjermani.
Përkthye, rimue e kthiellue nga gjermanishtja:
Enver Robelli


Reprezentacioni i futbollit të Kosovës ka zhvilluar ndeshjen e parë zyrtare në Mitrovicë. Kosova ka qenë nikoqire e reprezentacionit të Haitit duke barazuar pa gola 0 : 0. Ky ishte përshkrimi i portalit më të madh kroat, “Index.hr”, që i bën ndeshjes djeshme Kosovë – Haiti 0 : 0, duke vënë në spikamë kushtet e vështira klimatike që kanë mbretëru gjatë ndeshjes dhe terrenit të vështirë për lojë e që kishte pamundësu konkretizimin e rasteve të shumta për shënim nga futbollistët e përzgjedhësit, Albert Bunjaku. Përfaqësuesen e Kosovës ky portal e ka cilësuar si skuadër shumë më të përgatitur sesa mysafirët nga Haiti, ku nënvizon madje pesë raste të jashtëzakonshme shënimi, por pa fat për finalizim.  




Edhe përkundër elozheve e komplimenteve që i është bërë kësaj strukture lojtarësh e që përbënin formacionin bazë të Kosovës, index.hr ka vënë në spikamë edhe faktin se selektori Bunjaku nuk ka ftuar futbollistët të cilët luajnë për reprezentacine tjera, duke aluduar në lojtarët që luajnë në Zvicër, Shqipëri etj, e të cilët, sipas këtij portali në të ardhmen planifikojnë të luajnë për Kosovën.
Në fund të raportit thuhet se simpatizuesit u kanë bërë ftesë transparente yjeve të futbollit nga Kosova që në të ardhmen të bëhen pjesë e reprezentacionit më të ri në FIFA e UEFA.

Opinioni kroat ka mjaft informacione për futbollin e Kosovë, duke filluar nga koha e “Gjenerates artë” të KF Prishtina (83 – 88), dhe më vonë, kur në skuadra të mëdha kroate kanë defiluar shumë futbollistë cilësorë si Kujtim Shala, Ardian Kozniku etj. Ky i fundit madje ishte edhe pjesë e Reprezentacionit të Kroacisë në Kampionatin Botërorë (Korea e Jugut – Japoni 2002), pasi kishte shkëlqyer në Kampionatin e Kroacisë, duke shënuar 12 gola për Hajdukun e Splitit, por që nuk iu kishte dhënë mundësia të paraqitej në fushë, ndonëse mbetet pjesë e historisë si shqiptari i parë që morri pjesë në një Kampionat Botërorë.  



Khalil Gibran 




Pyes trishtimin dhe zbuloj 
Se nuk e ka dhuntinë e fjalës 
E megjithatë po të mundte 
Jam i bindur që do të shqiptonte
Një fjalë më të ëmbël se gëzimi
Të kthehesh fëmijë
Gjërat që fëmijët duan 

Mbeten në mbretërinë e zemrës
Deri në plakje
Gjëja më e bukur e jetës 

Është se shpirti ynë 
Ndal fluturimin
Në vëndet ku njëherë një kohë luanim
e fjalë më të ëmbël se gëzimi 

Të kthehesh fëmijë
Gjërat që fëmijët duan
Mbeten në mbretërinë e zemrës
Deri në plakje
Gjëja më e bukur e jetës
Është se shpirti ynë
Ndal fluturimin
Në vëndet ku njëherë një kohë luanim...




Pas plot 50 vitesh kryesim si filmi më i mirë i realizuar në historinë e kinemasë, “Citizen Kane” (Qytetari Kejn) tanimë i ka lërë vendin “Vertigo - s”,  së Hitchcock-ut. Cdo dekadë, revista e mirënjohur "Sight & Sound" pyet një grup ndërkombëtarë kritikësh, akademikësh, e profesionistësh të sferës kinematografike, për të zgjedhur 10 filmat që sipas tyre meritojnë të jenë pjesë e listës së filmave më të mëdhenjë të historisë. Herën e fundit ky sondazh ka parapa 'rrëzimin nga froni" të filmit të mirënjohur të Orson Welles. Dhe në të vërtetë, për herë të parë filmit ikonë të Welles, i duhet t’ i nënshtrohet një tjetër emri të madh siç është ai i ‘Vertigos’ së Hitchcock. 

Ja 10 filmat që kryesojnë këtë listë të dekadës: 





“Vepra më e lartë e misterioze e Hitchcock-ut (emblemë e kinemasë dhe e artit). Paranoja dhe obsesioni nuk janë kombinuar kurrë me bukur” – Marco Müller








Citizen Kane
Orson Welles 
Duhet një kritikë e plotë për të kuptuar se përse ky film prej 50 vitesh qëndronte në krye të listës. Ajo që mund të themi me pak fjalë, është se revolucionarizoi një herë e mirë mënyrën e konceptimit të linjës së filmit, ndërtimit të skenarit, përcjelljes së kolonës zanore, duke ndryshuar një herë e përgjithmonë historinë e kinemasë. Pra, që ta konsiderosh më të madhin, duhet të mbash parasysh edhe vitin e xhirimit, 1941.

“Gjithë jeta e celuloidit është prezente në “Citizen Kane”; edhe për herë të parë edhe për të disatën herë pasi e sheh, ai film mbetet për t'u zbuluar” – Trevor Johnston











Tokyo Story
Ozu Yasujiro, 1953 
E vëshirë të përjetosh përmes një filmi tjetër ndjesinë që merr nga Tokyo Story. Një përrallë e së shkuarës, që zhvendoset në realitetin e vetmuar të shoqërisë industriale.



“Tokyo Story rafinon artin e Yasujiros thuajse në perfeksion, duke krijuar një film të rrallë me përmasa universale për familjen, kohën, dhe humbjen” – James Bell.


Jean Renoir, 1939 


 ”Thjesht filmi më i madh francez i realizuar nga regjizori më i madh i Francës” - Olivier Père




Sunrise: A Song of Two Humans
FW Murnau, 1927 (93 vota)










2001: Space Odyssey
Stanley Kubrick,1968



 ”2001: A Space Odyssey lartohet si një monument, një hap i madh vizionar, një vepër e pa arritshme në vizionin që jep për njeriun dhe raportin e tij me universin” - Roger Ebert


The Searchers
John Ford, 1956 








Man With a Movie Camera
Dziga Vertov, 1929 








The Passion of Joan of Arc
Carl Dreyer, 1927
Mbetet një nga filmat më të mëdhenj të kinemasë së hershme, një film transhendental që përmban lot, zjarr dhe çmenduri, të cilat përcillen përmes ekspresionit të prekshëm të fytyrave njerëzore. Gjatë viteve ka rezultuar të jetë një film tejet i vështirë për tu parë, por megjithatë nuk ka dalë asnjëherë nga vëmendja e kritikës, e cila e ka përcjellë me të gjithë tablonë e kohës kur ky film u xhirua. Në Toronto International Film Festival të 2010, u cilësua si filmi më influencues i të gjitha kohërave, ku Jonathan Rosenbaum e përshkroi si ‘majën e kinemasë së heshtur, e ndoshta dhe të vet kinemasë’.







Federico Fellini, 1963 
“Pa diskutim filmi që me më shumë mprehtësi arrin të shprehë agoninë e krijimit dhe cirkun që rrethon xhirimin e një filmi, duke u shfaqur në të njëjtën kohë disi narcizist, i hidhur, nostalgjik, i ngrohtë, kritik e qesharak. Ëndrrat, makthet, realiteti dhe kujtimet bashkëjetojnë brenda të njëjtës kohë; shikuesi e sheh botën e Guidos jo si është, por më ‘realisht’, ashtu siç e përjeton ai, duke e vendosur në një linjë që kalon nga Surrealistët tek David Lynch” – Mar Diestro Dopido.





Kur koha 'lundron' ne doren tuaj!



- Ne po hyjme ne nje epoke te re ku oret e duarve tradicionale dhe ato me numra te merzitshem jane zevendesuar nga ore ekzotike te shfaqura me ideograme dhe shume te veshtira per t'u deshifruar. 
- TokyoFlash eshte nje furnizues i ketyre LCD-ve te kufizuar qe shikohen me LED. - --













- Çfare e ben kete ore 'Spider Kisai' te ndryshme nga te tjerat? 


- Ato jane pak a shume te njejta si oret e tjera ne qofte se ne te perqendrohet ne ndertimin e saj, tamam si nje nga ato oret me kuarc me nje ekran LCD dhe nje drite LED per te kontrolluar kohen ne erresire. 
- Ora me e veshtire per tu lexuar ne bote, arsyeja pse kesaj ore i eshte dhene aq shume vemendje eshte se ajo eshte shume e veshtire per t'u lexuar. Nese kjo eshte e deshirueshme ose jo, eshte nje pike qe shume vazhdojne te debatojne mbi te. Ne qofte se eshte me te vertete nje tipar i kerkuar sipas 'Spider Acetate', ndoshta vlen. Nje tjeter tipar i 'Spider Acetate' qe 'TokyoFlash' ka theksuar eshte ekrani transparent qe krijon iluzionin se koha lundron ne dore tuaj.