7.4.14


“Amerika thërret, Amerika të vret", thuhej dikur nga gjeneratat më të vjetra që merrnin rrugën e gjatë drejt “Tokës së bekuar” me synimin për t’u kthyer më pas në vendlindje, por mbeteshin aty përgjithmon. Tanimë në SHBA është gjenerata e dytë e tretë apo edhe më e vjetër që vështirë të ketë synimin e të parëve për t’u kthyer një ditë aty ku “balta është më e ëmbël se mjalta”. Njëra nga to është edhe modelja, Lola Luma e cila ka hyrë në botën e shoubiznesit dhe po ecën me hapa të sugurtë drejt majave.






Ajo së fundi ka pozuar përball fotografit Dorian Clive. E përmes fotove të reja bukuroshja shqiptare Lola Luma e cila si modele më shumë është e angazhuar në Neë York ka treguar se sharmi për të nuk ka fund. E bukur edhe përplot joshje, modelja që pak kohë më parë nga revista ‘Maxim’ u shpall si më e bukura e Neë Yorkut, ka ardhur edhe në disa foto të reja të cilat i ka publikuar në rrjetet sociale.


















Bukuroshja shkodrane nuk ka bërë me dije se me çfarë arsye ka pozuar së fundmi. Por, ajo ka treguar karshi fotove se po punon fort në profesionin e saj si modele. Luma, së fundmi ishte në Shqipëri. E bashkë me rikthimin në Neë York ajo ka vazhduar me paraqitjet e saj atje.


















Ndryshe, ajo çdoherë ka shfaqur një simpati të madhe për vendlindjen dhe shqiptarët, sa që ajo çdoherë është e pranishme edhe në evenimente të mëdha artistike që mbahen në vendlindjen e saj.






  
Europa në ethe futbolli. Tetë skuadra që këtë edicion të Champions League kanë hyrë në cerekfinale, vetëm një ditë gjegjësisht dy ditë para ndeshjeve kthyese janë të heshtura. Asgjë konkrete nga taborret e asnjërës skuadër.  
Të gjithë janë të matur në daklarata e prononcime publike. Kjo flet më së miri se sa të kujdesshëm e vetëdijshëm janë, marrë parasysh se cdo deklaratë mund të ketë indikacione fatale në ndeshje të rëndësishme, sic janë ndeshjet kthyese cerekfinale.

Katër takime të mëdha do të nxjerrin katër skuadrat që do të hyjnë në gjysmëfinale, ndërsa katër tjera që do të eliminohen nga garat e mëtejme. Bazuar nga kualitetet aktuale, analistët mund të supozjnë me të drejtë se dy skuadra janë mjaft të favorizuara nga takimet e para, ndërkohë që në dy ndeshje tjera vështirë është të parashikohen fituesi.

Në fakt asgjë nuk mund të thuhet me saktësi, pasi befasitë qgjithmon janë të mundshme në futbool, por bazuar në kualitetet dhe rezultatet nga ndeshjet e para, e marta duket të jetë ditë më e parashikueshme nga c’mund të thuhet për një ditë më pas, të merkuren.

E martë:

Borusia Dortmund – Real Madrid       (0 : 3)
Chelsea – Paris Saint Germain                      (1 : 3)

Skuadrat udhëtuese, Real Madrid dhe Paris Saint Germain do t’u hyjnë sfidave cerekfinale me një përparsi të theksuar. Derisa ndeshja që zhvillohet në Dortmund mund të konsiderohet punë e kryer duke pas parasysh se skuadra mbretërore, Real Madrid ka një përparsi të madhe prej 3 golash, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për skuadrën parisiene e cila duhet të jetë mjaft vigjilente për të ruajtur epërsinë prej dy golash. Kjo pasi Chelsea ka shënuar një gol si mysafirë dhe rezultati eventual prej 2 : 0 do ta eliminonte skuadrën PSG-në.

E merkurë:

Atletiko Madrid – Barcelona                1 : 1
Bayern Munich – Manchester United 1 : 1


Për dallim nga ndeshjet e nesërme, pasnesër do të jetë një realitet krejtësisht tjetër dhe fare i paparishikueshëm. Megjithëse Barcelona vetëm ka barazuar në ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Atletico Madrid, duke pas parasysh kualitetet e kësaj skuadre, e cila për vite me radhë ka dominuar futbollin spanjoll dhe atë europian, pritet së paku në letër të jetë favorite, ndonëse do ta ketë shumë të vështirë pasi do të përballet me një skuadër e cila këtë vit ka pas performancë të jashtëzakonshme, si në La Liga, poashtu edhe në Champions League.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes së merkurës që zhvillohet në “Bay Arena” të Munihut, në shiqim të parë duket më e qartë sa i përket fituesit por edhe aty, tani për tani asgjë nuk mund të thuhet me saktësi pasi skuadra bavareze ka disa lojtarë nga përbërja standarde që janë të lënduar e të cilët vështirë se mund të aktivizohen, ndërkohë që lajmi i fundit që vjen nga taborri i “Djajve të kuq” aspak nuk duket t’i  pëlqejë strategut, Pep Guardiola. Në fakt mësohet se futbollisti më produktiv i viteve të fundit në repartin ofansiv të Manchester UTD, Wayne Rooney, i cili kishte pësuar një lëndim javën e kaluar, duket se do të jetë i gatshëm të paraqitet e që rrjedhimisht do të përbënte një rrezik permanent në mbrojtjen e Bayernit,Xh.V.


Bill Clinton ka folur për një hetim të rëndësis vecantë gjatë presidencës tij. Ai në emisionin “Jimmy Kimel Live” ku ka qenë mysafirë i shout, është përgjigjur në shumë pyetje në mesin e të cilave edhe për ekzistencën ose jo të jetës jashtëtokësore?
“Së pari unë kam dërguar njerëz për të hulumtuar të dhënat në ‘zona 51’ dhe për t’u siguruar nëse atje kishte jashtëtokësorë apo jo?”, ka thënë Clinton duke folur për të famshmen ‘zona 51’, një ndër bazat “top secret” qeveritare, e cila gjendet në Nevada dhe për dekada me radhë ka qenë në focus të thashethënave për ekzistimin e provave për alienët.
Në pyetjen tjetër nëse kishte shikuar të gjitha dokumentet sekrete që kishin të bënin me jashtëtokësosrët, Clinton është përgjigjur duke thënë “pak a shumë po”, duke shtuar më pas se gjatë mandatit të tij presidencial, që atëbotë përkonte me 50 vjetorin e ngjarjes në Roswell, ai ka thënë se ishte interesuar të zbulonte të vërtetën.

Clinton gjithashtu është pyetur për thashethënat që qarkullojnë nëse bashkëshortja e tij, Hilari Clinton, do të kandidoj për të hyrë në garë për një mandat presidencial në vitin 2016 dhe nëse do të bëhej nënpresident i saj, për c’gjë ai duke u përgjigjur në mënyrë indirekte, pak a shumë e ka kundërshtuar një gjë të tillë duke thënë shkurt, “Nuk mendoj se kjo do të ishte kushtetuese”.
Nuk mund të kalojë një ditë e vetme e të mos shkruhet apo flitet për mbretin e ditëve tona të sportit më të popullarizuar, futbollit; fituesin e “Topi i Artë” për vitin e kaluar, portugezin, Cristiano Ronaldo.

Arsyet janë nga më të shumta e të marramendëse, por këtë herë Ronaldo është fokusuar për një rekord personal të një natyre krejtësisht ndryshe nga c’jemi mësuar të lexojmë, dëgjojmë apo shohim.
Me vite të tëra ai ka një garë të paimagjinueshme me argjentinasin e Barcelones, Lionel Messi. Ndonjëherë për epitetin e futbollistit më të mirë në botë, herë tjera për numrin e golave të shënuar në këtë apo atë kategori, të tretën herë madje edhe për numrin e paraqitjeve në lojë, për lëndime, për kartona, për simulimet, për kontestime golash dhe arsye tjera nga më të ndryshmet. Por, këtë herë Ronaldo e Messi kanë qenë në focus medial për një arsye tjetër, atë për numrin e fanelave të shitura ku portugezi është i pakrahusueshëm, madje bindshëm i favorizuar.
Sulmuesi i Real Madridit po se po që ka shitur më shumë fanela se Messi, por ai ka shitur më shumë fanela madje se e tërë skuadra e tij Real Madrid, gjithashtu më shumë se të gjithë lojtarët e skuadrës kampione europiane, Bayern Munich, së bashku.
Kështu ka shkruajtur gazeta “Bild” e cila ka hulumtuar këtë dukuri dhe ka nxjerrë konstatimin se portugezi deri më tani ka qenë i pakrahasueshëm, duke shitur 1 milion rekuizita, ndërkohë që skuadra bavareze ka ngecur në 880 mijë fanela të shitura.

Lista:
Real Madrid     1. 4 milionë fanela të shitura,
Barcelona        1.150 000,
Chelsea           910. 000,
Bayern M.       880. 000
Liverpool         810. 000,
Arsenal            800. 000,
Juventus         480. 000,
Inter                 425. 000,
Milan                350. 000.