28.5.14

Gjatë javës ardhshme, konkretisht më 5, 6 dhe 7 qershor, në Tiranë mbahet festivali “ReckStockFest”.

Organizatorët kanë paralajmëruar pjesëmarrje të Rock – grupeve nga të gjitha trevat shqiptare. Mirëpo, sic ndodhë zakonisht në raste të ngjashme, në organizime të mëdha të kësaj natyre haset në vështirësi të paparapara. Shih për këtë, me qëllim të informimit të opinionit dhe aderuesve të këtij zhanri, Elton Deda, njëri nga organizatorët e “RockStockFest”, ka bërë të ditur se disa nga grupet nuk do do të marrin pjesë.
Duke iu drejtuar fansave, ai ka bërë të ditur se njëri nga grupet që pritet me interesim të theksuar, “Troya” nga Prishtina, për sic thuhet, “arsye pamundësie” nuk do të jetë pjesë e kësaj ngjarjeje.
Kërkesave dhe interesimit të fansave, Deda u shkruan me sa vijon:

Për të gjithë fansat:
“Troja” nuk janë në “Rockstock festival” për arsye pamundësie; “Ilirët” dhe “Fisnikët” do të ftohen në një aktivitet tjetër; “Djemtë e Detit” janë të pamundur të mblidhen; Grupi “Shook” nuk mblidhet dot për arsye personale, sqaron përfundimisht Deda duke sygjeruar më tej: “Ju lutem mos komentoni më për grupe apo individë, të cilët, me gjithë dëshirën për t’i pasur dhe janë kontaktuar. Ata, për një arsye apo tjetër nuk kanë mundësi të marrin pjesë në këtë ngjarje”…
Më tej Deda vë në dukje se gjatë vitit  të ardhshëm, duke shpresuar që edhe nga aspekti financiar do të konsolidohen, do të bëhet orvatje të shtohet numri i bendeve, (kjo lë të kuptohet se zakonisht aspektet financiare janë arsye të mospjesëmarjes së bendeve të ndryshme në ngjarjeve të këtij formati – Konstatim yni i supozuar nga konteksti mësipërm), duke theksuar se aktualisht pjesëmarrjen kanë verifikuar 30 bende, duke vlerësuar poashtu se ky numër bendesh është i mjaftueshëm, si nga aspekti sasior poashtu edhe nga spektri i gjërë, pasi ky është edicioni i parë i këtij festivali.

Në fuind të mesazhit që në një mënyrë a tjetër ka nuance falënderimi, Deda vë në dukje se “pjjesëmarrja në shesh është ajo që më së miri tregon interesin dhe dashamirësinë për “Rock’n Roll”-in./Kult-Info.Xh.V.


Pjesëmarrësit:
RockStock Band (Elton Deda, Eneda Tarifa, Erjon Zaloshnja, Rezarta Smaja)
Elita 5 Band
Bojken Lako Band
Renis Gjoka Band
Lynx
Burn
Zanzi Band (Kosovë)
Genc Salihi Band (Kosovë, ex- Cute Babulja)
Bla, bla Bla (Maqedoni)
Adrian Lulgjuraj (Mali i Zi)
3 Musketierët (Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi)
Eugent Bushpepa Band
Kamela Islamaj
Rina Bilurdagu
Flaka Krelani
Marsela Cibukaj
Altin Goci (Rifolk Band)
Juliana Pasha Band
Sokol Keci Fusion Trio
Crossbones
Seleksioni 039, TNT, (Old school Bands nga Kosova)
Albatros (Një ribashkim special për Ditën e Miqësisë)
Banda të reja dhe artistë të rinj (specifikisht në zhanret e Heavy Metal, Death Metal, Black metal, Grunge, Alternative Rock)
Hip Hop (DJ Blunt and Real 1, Free Style Hip Hop, Kosovë).
Aktori Uliks Fehmiu ka qëndruar në Begorad ku ka marrë pjesë në xhirimet e filmit “Rrugica kryengritrëse”. Ai shpesh kthehet në Beograd, që nga viti 1993 kur kishte emigruar në Nju Jork, ku edhe sot e asaj dite jeton së bashku me bashkëshorten, njëherit kolegen e tij, Snezhana Bogdanovic dhe fëmiun e tyre, shkruan “Puls”.
Pas vdekjes së të atit, legjendarit Bekim Fehmiu, në Beograd e pret e ëma, aktorja Branka Petric, mirëpo gjithnjë e më rrallë edhe ndonjë project filmi. Shumë shpejt ai do të paraqitet në një të tillë projekt, shkruan “Puls”, duke precizuar se Fehmiu do të jetë mishërim i një të dyshuari për krime lufte dhe gjenocid, në rolin e tij të ri në projektin kinematografik me titull pune “Rrugica kryengritëse”, nga regjisori Miroslav Terzic.
Ai poashtu ka treguar se cka e ka tërhequr për një rol të tillë: “Kam pranuar rolin sepse skenari është i jashtëzakonshëm, ka thënë Uliksi, duke shfaqur kënaqësinë e tij që luan përkrah aktorit Gordan Kicic, duke konstatuar poashtu se është e rëndësishme që një film i tillë realizohet më në fund.
“Gordan më ka sqaruar se cka ka ndodhur gjatë viteve të hulumtimit të krimeve të luftës, duke më treguar poashtu edhe për të gjitha komunikimet me njerëzit dhe gjykatën speciale, saktëson aktori Fehmiu, i cili në këtë film sërish ka bashkëpunuar me aktorin Rede Serbegjia, një mik e koleg me të cilin, sic ka thënë, megjthatë rrallë shihet.
“Sigurisht se Rade dhe unë bashkëpunojmë dhe koordinohemi mjaft mirë, por nuk shoqërohemi.  Ai më parë ka jetuar në Londër dhe më pas është shpërngulur në Los Angjelos, ndaj duke pas parasysh se ne të gjithë shëtisim gjithandej nëpër botë, edhe takohemi ndonjëherë.”, ka thënë Fehmiu, duke vlerësuar se ka marëdhënie të shkëlqyeshme me të, ngase ai është një mik i vlerësuar i prinërve të tij”.
Përpos filmit, Uliksi në ShBA i është përkushtuar profesionit të bukëpjekësit për cka ka treguar në mënyrë simbolike se si buka që prodhohet në ShBA ëshët shumë më e mirë, duke sqaruar poashtu se gjasat që të hap një lokal bukëpjekësi në Beograd, janë shumë të vogla.


“Në ShBA jam plotësisht i panjohur, dhe atje jetoj nga profesioni i bukëpjekësit. Do të doja që të pjekë bukë e cila do të ishte shumë më e mirë se ajo që përdorin aktualisht qytetarët e Beogradit”, është shprehur me shaka Fehmiu. duke vijuar se qytetarët do të mund të përdornin bukë shumë më të mirë, por, sipas tij, përpos atyre ideve romantike, nuk ekziston asgjë tjetër” ... “Në Beograd më kualitativ është filmi se buka”, ka thënë për “Puls”, aktori Uliks Fehmiu, duke vënë në spikamë pak a shumë se nuk ka mjaftueshëm gjëra që kanë ndryshuar nga mendësia e së kaluarës./Kult-Info./Përktheu e përshtati për botim: Xh.V.
Një yll që zakonisht ka shëndrit te Real Madridit, por i cili  poashtu, zakonisht ka qenë ‘nën hijen’ e shkëlqimit të yjeve tjerë “cikompolarë”, futbollisti argjentinas,  Anhel di Maria, ka  shfaqur pakënaqësinë e tij për përzgjedhjen e futbollistëve më të mirë në botë, ku është injoruar së fundmi skajshmërisht.

Futbollisti i Real Madrid-it, me të cilën është identifikuar, dhe në shenjë të të cilit ka kaluar ndeshja finale e Champions League, duke e vlerësuar madje me pothuajse notën maximale (9.5) që do të ishte një satisfaksion i vecantë për të dhe admiruesit e lojës së tij, në një deklaratë të cilësuar bombastike ka kontestuar përzgjedhjen e grupit të futbollistëve  në konkurrencë për “Topin e Artë”.
“Reprezentuesi argjentinas përpos që u zgjodhë futbollisti më i mirë i finales së Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid-it,  javën e kaluar, ka mundësi që t’ua mbyllë gojën skeptikëve në botërorin e radhës me skuadrën përfaqësuese të Argjentines, e cila trajtohet si një nga kandidatet kryesore për trofeun më të cmuar të futbollit botërorë, Kupën e Botës.
Megjithatë ai vazhdon të  mbetet i injoruar në garë për çmime të rëndësishme individuale.
“Nuk e di se kush e përpilon listën për Topin e Artë. Nuk kam qenë në mesin e dhjetë, madje as në mesin e 50 më të mirëve”, ka thënë Di Maria për  ueb-faqen e së përditshmes argjentinase “Ole”.

“Megjithatë, duhet të vazhdoj të punoj në mënyrë që të bëhem më i miri. Ka shumë futbollistë që janë duke luajtur mirë, por mendoj se kam kaluar një sezon të vlerësuar, madje më të mirin me Real Madrid-in; kam fituar finalen dhe jam shpallur futbollisti më i mirë i ndeshjes; po ashtu edhe me Kombëtaren kam kaluar një vit të mirë. Shpresoj që në fund të jetë gjithçka në ok.”, ka deklaruar argjentinasi i dëshmuar se është sinonim I futbollistuit cilësor që do përkrahje e besim dhe se kur ka atë besim, ka qenë shembulli më tipik se nga ai nuk mund të pritet zhgënjim ./Kult-Infoi.Xh.V. 
Edukatë seksuale:
Nga të gjitha fuqitë njerëzore, energjia seksuale është ajo më e fuqishmja e cila manifestohet jo vetëm në marrëdhëniet seksuale por edhe në të gjitha aktivitetet tona, edhepse nuk jemi të vetëdijshëm. Momenti më i fuqishëm i marrëdhënieve seksuale është orgazma, sepse vetëm atëherë energjia seksuale arrin pikën e fuqisë maksimale.
Orgazma është puls ritmik i energjisë që zgjat mesatarisht 8 – 10 sekonda. Më së shumti ndjehet në zonën gjenitale, por mund të përjetohet edhe në tërë trupin. Kjo është përvoja më e fuqishme personale, asnjë lloj përjetimi tjetër nuk është aq e koncentruar dhe e fuqishme. Kjo nuk është vetëm për ndjenjen e kënaqësisë, të gjitha shqisat tona intensifikohen, pushojnë tërësisht të gjitha luhatjet mendore dhe e jetojmë plotësisht momentin e tanishëm.
Pse është energjia seksuale aq e fuqishme? Ashtu siç thotë Mantak Chia, mësues Taoist në librin e tij Sekretet taoiste të dashurisë: “Të bërit dashuri është një tonik (forcues) që ka efekt shërues pasi përfshin shkëmbimin e energjisë së jetës që është shumë më e fortë dhe e fuqishme se çdo lloj bari apo mjekimi tjetër”.
Gjatë marrëdhënieve, energjia vazhdimisht zëvendësohet mes partnereve. Meqenëse burrat dhe gratë janë mishërim i gjinive të kundërta, organi seksual mashkullor është i ngarkuar pozitivisht (yang) dhe femra e ngarkuar negativisht (yin), gjegjësisht qendra kardiake e femrës është yang ndërsa e mashkullit yin. Pra, kur ju jeni në afërsi të njëri tjetrit, polet e kundërta të energjisë krijojnë fushë të fortë magnetike, duke rezultuar në ekstazë seksuale.
Orgazma më e lartë dhe më e ulët
Gjatë orgazmës “së ulët” aktivizohen vetëm disa organe dhe gjëndrra, ndjenjat janë më të forta në zonën gjenitale dhe për këtë arsye edhe quhet orgazëm gjenitale. Gjatë kohës së orgazmës dhe pas saj vjen deri tek humbja e madhe e energjisë seksuale. E gjithë energjia e cila zgjohet gjatë seksit, kalon nga trupi përmes organeve gjenitale. Përveç orgazmës së ulët, ekziston edhe orgazma më e lartë, e cila mund të arrihet gjatë marrëdhënieve të kultivuara me ndërgjegjshmëri. Në këtë lloj orgazme aktivizohen të gjitha organet e brendshme dhe gjëndrrat si dhe ndijimet ndjehen në të gjithë trupin. Gjatë orgazmes së lartë nuk ka humbje të energjisë dhe përjetimi është shumë herë më i fortë sesa orgazma e ulët. Kjo është një orgazëm e plotë e cila çon në nivel më të lartë të kënaqësisë, rritjen e energjisë seksuale dhe zhvillimin e marrëdhënieve më të thella mes partnereve. Kjo gjithashtu ndikon në shëndet dhe përtrirje, për shkak se energjia seksuale ka aftësi të pabesueshme për rigjenerim dhe shërim. Orgazma e ulët zgjat vetëm disa sekonda, ndërsa orgazma e lartë mund të zgjasë shumë më tepër.
Orgazma mashkullore dhe femërore
Për të arritur tërësisht bashkimin orgazmik, çka duhet të dini? Së pari, duhet të dini disa rregulla bazë. Orgazma mashkullore është si një kulm i pjerrët malor, ndërsa ajo femërore si luginë me kodra. Gjithashtu në mënyrë të ndryshme humbet energjia seksuale.
Energjia seksuale tek femrat është si uji, ngadalë zgjohet dhe nxehet, rreziston gjatë e ngrohtë dhe ftohet ngadalë. Kjo reflektohet nga lëvizjet që fillojnë nga goja, pastaj lëvizin poshtë në gjoks dhe në fund në vaginë. Energjia seksuale tek meshkujt është si zjarri, ndezet shumë shpejtë, djeget fuqishëm dhe pastaj kalon jashtë. Mashkullit, i duhet mesatarisht 4 minuta për të arritur orgazmë, ndërsa femrave 12 minuta, që është tri herë më shumë. Nga kjo është e qartë arsyeja se pse është kaq vështirë të arrihet orgazmë e njëkohshme dhe pse gratë mbesin shpesh ësisht të paplotësuara.
Kur mashkulli dhe femra duan të kenë fëmijë, është e natyrshme dhe normale që të lëshojnë spermë për të mbarësuar vezën tek femrat. Por, nëqoftëse ju nuk doni të keni fëmijë nuk ka nevojë që të nxjerrin jashtë farën e tyre pasi kjo humbet shumë energji. Sipas disa burimeve, me vetëm një lugë çaji spermë që e lëshon mashkulli, arrihen vlerat ushqyese sa 10 limona, 2 mish pule të mëdha dhe 8 vezë. Nuk është fare çudi të ndjeheni të lodhur pas seksit dhe të ndjeni nevojen e madhe për ushqim.
Meshkujt mund të arrijnë orgazëm pa ejakulim. Për këtë, ekzistojnë teknika relativisht të thjeshta që kërkojnë vetëm pak vullnet dhe disiplinë. Duke përdorur këto, meshkujt arrijnë dhe japin kënaqësi edhe më të madhe, duke mos humbur energjinë e çmuar. Por, duhet të dini se kjo nuk është e mjaftueshme për të bërë dashuri në mënyrë klasike, dhe në fund të marrëdhënieve seksuale thjeshtë të hiqni dorë nga ejakulimi pasi për një periudhë më të gjatë mund të çojë në akumulimin e tepërt të energjisë në organet seksuale, të cilat mund të shkaktojnë probleme me prostatë. Njeriu duhet të mësojë se si të drejtojë energjinë e akumuluar seksuale në koken e tij dhe të vazhdojë në tërë trupin.

Në çdo rast, marrëdhëniet harmonike mes meshkujve dhe femrave mund të arrijnë kënaqësinë e pafundme dhe shëndetin e përsosur. Akumulimi dhe drejtimi i energjisë seksuale kanë aftësinë për të shëruar veten dhe partnerin tuaj nga sëmundjet fizike dhe mendore, rrisin nivelin e energjisë si dhe zhvillimin shpirtëror. Por, është e rëndësishme të theksohet se nuk mjafton vetëm tërheqja seksuale, duhet të ketë një lidhje mendore dhe emocionale që të ngjallet energjia dhe përvoja të jetë plotësisht e kënaqshme./Marrë nga: Revista “Femra”/Kult-Infoi.