26.4.14

“Dua me të vërtetë t'iu inkurajoj që të mos e humbisni shpresën - 
Ju do të gjeni paqe dhe stabilitet." 

Kjo është ajo që Hibo, një vajzë nga Somalia e cila jeton në kampin më të madh të refugjatëve në botë, ua dedikoi  fëmijëve sirianë, poashtu refugjatë në Jordani. Hibo dhe shokët e klasës së saj në kampin Dadaab, në Kenia, e kuptojnë shumë mirë barrën që bartin mbi supe moshatarët e tyre sirianë, kështu që vendosën t’u dërgojnë letra inkurajimi për t’i mbështetur. 
Kampi Dadaab në verilidnje të Kenias është shtëpia e më shumë se 400 mijë fëmijëve të ikur nga vendi i tyre i përfshirë në konflikti, me thatësira të mëdha dhe atakuar nga uria që ka kapluar Somalinë 23 vitet e fundit, që nga viti 1991.
Organizata CARE internacional e cila mundëson shumë shërbime elementare në këtë kamp, ishte ajo që ka organizuar këtë aktivitet dhe më pas letrat e tyre ua ka dërguar fëmijëve në kampet siriane.

Letra e Hibo:

"I am really encouraging you not to lose hope - you ëill get peace and stability."

That's what Hibo, a Somali girl living in the largest refugee camp in the world, wrote to Syrian refugee children in Jordan. Hibo and her classmates in Dadaab camp, Kenya, understand all too well the burden that the #childrenofsyria carry, so they sent them letters of encouragement.



Ende pa kaluar një javë c’prej se konfirmoi se do t’i bashkohet përfaqësueses Belge, Januzaj mund të përballet me pakënaqësi nga bashkëlojtarët e tij të rinjë. Kevin Mirallas, lojtar i Evertonit, ka kërkuar nga trajneri Marc Vilmots që mos ta ftojë talentin kosovar në Kampionatin Botëror në Brazil.  



Ai paralajmëron trazira në skuadër nëse Vilmots e fton në përfaqësuese mesfushorin e Junajtid në kurriz të lojtarëve që kanë qenë të përfshirë në kualifikimet për Botërorin 2014. 

“Unë nuk mendoj se ai duhet të jetë në Brazil. Nuk do të ishte e drejtë për të lënë një lojtar tjetër të mirë për dikë që nuk ka luajtur shumë për klubin e tij në muajt e fundit dhe as ka kontribuar në fazën kualifikuese’, ka deklaruar Mirallas, shkruan britanikja "The Guardian"

"Adnan nuk e njeh grupin dhe fakti është se nuk ka pasur shumë minutasz në radhët e Junajtid kohët e fundit. Pastaj nuk është se ne kemi mungesë lojtari të duhur në atë pjesë të fushës. Në fakt, ka shumë lojtarë të mirë në pozitën e tij në skuadrën e Belgjikës, kështu që do të jetë e vështirë për të’’, tha ai.

Mirallas mendon se talenti kosovar ka ende kohë për ta dëshmuar vetën, derisa mendon se Janzuaj duhet të ftohet në skuadër për kualifikimet e “Euro 2016″.