6.3.14

Prezantim I Letersise Antike Greke


Letersia klasike greke dhe ajo romake formojne te dyja se bashku ate qe quhet letersi antike. Antikiteti greko-romak perben nje unitet dhe nje shkalle te vecante zhvillimi ne historine e njerezimit. Ai u zhvilluar ne kuadrin e shoqerise skllavopronare, prandaj dhe letersite qe u zhvilluan ne Greqi dhe ne Rome kane ngjashmeri te madhe dhe jane ten je lloji, sepse ten je lloji kane qene dhe shoqerite ne te cilat ato u zhvilluan.
Krijuesi I letersise dhe I artit grek ka qene ai popull qe e quajti veten Helen, kurse ne bote njihet me emrin grek. Ne fillim tee pokes historike, greket I shohim ten dare ne tri fise kryesore: ne jone, eole dhe dore, prej te cileve kemi dhe dialektet perkatese. Keto dialekte luajten nje rol te vecante ne zhvillimin e gjinive dhe te zhanreve te ndryshme letrare qe e kane zanafillen e tyre ne poezine gojore te popullit, ne ritet, besimet dhe legjendat e tij. Rol te rendesishem luajti mitologjia. Mitologjia lindi nga soditja e dukurive te natyres dhe nga habia qe ato shkaktonin tek njerezit primitive. Ata habiteshin nga moria e dukurive natyrore dhe duke qene ne nje shkalle shume te ulet te zhvillimit mendor, krijonin per to gjithfare perfytyrimesh fantastike. Te panjohurat e natyres dhe te botes psikologjike njerezore ndikuan tek njeriu primitive per ti mbushur mallet, fushat, pyjet, qiellin dhe detin me qenie te mbinatyrshme. Keshtu lindi feja, linden hyjnite si personifikim I forcave te mira ose te keqija qe vepronin ne jeten e individit ose te fisit. Mitologjia u vu ne themel te letersise dhe artit grek.
Letersia klasike greke karakterizohet nga optimizmi, nga dashuria per jeten, nga besimi ne forcat njohese dhe krijuese te njeriut. Ndjenja patriotike ngrihet lart dhe himnizohet ne veprat e poeteve dhe shkrimtareve.
Letersia klasike greke ka karakter te theksuar demokratik. Ne veprat e shkrimtareve dhe poeteve duket qarte simpatia dhe dashuria per njerezit e thjeshte, qe e nxjerrin jetesen me mundim dhe me djersen e tyre.
Bazë themelore e tërë sistemit metrik grek, ka qenë gjatësia dhe shkurtësia e shqiptimit në kohën të rrokjeve, të gjata dhe të shkurta. Rrokja e gjatë kishte vlerën e dy rrokjeve të shkurta dhe quhej arsi, e shënohej me një vizë ,-, kurse rrokjet e shkurtra quheshin mora dhe shënoheshin me një hark. Në poezinë antike greke ishte këmba, e cila përbëhej prej tri rrokjeve. Gjatësia e vargut numërohej me këmbë. P.sh vargu 2-këmbësh, 3-këmbësh etj, kurse sot kemi 4-rrokësh, 5-rrokësh, 6-rrokësh etj. Veprat Iliada dhe Odisea të Homerit janë shkruar me vargun 6-këmbësh, kurse sipas sistemit të metrikes së sotme ky del si 18- rrokësh. (Një këmbë kishte 3 rrokje, 6 këmbë kanë 18 rrokje)
2.       Perfaqesuesit e Letersise Antike Greke

Nder perfaqesuesit kryesore te letersise antike greke mund te permendim:

Homeri

Letërsia klasike greke fillon me dy poemat e mëdha epike, me "Iliadën" dhe "Odisenë" që bota antike mendonte se i ka krijuar Homeri, edhe pse për të nuk dinte pothuaj asgjë. Për shumë qytete greke është thënë se janë vendlindja e poetit. Duke u nisur nga veçoritë gjuhësore të poemave, shkenca ka pranuar si më të mundshëm Smirnën, qytet kolonial grek në Azinë e Vogël (Izmiri i sotëm në Turqi). Për Homerin mendohet të ketë jetuar aty nga shekuli IX para erës së re. Babai i histografisë greke, Herodoti (shek. V p.e.r.) thotë se Hesiodi ka një mendim tjetër që sjell Homerin në shekullin VIII para erës së re. Në këngën VI të "Iliadës" poeti flet për rrëmbimin e Helenës nga Paridi. Në këngën V ku tregohen bëmat e heroit grek Domerdit, thuhet se ai "rroku një shkëmb të madh hata, dy burra që jetojnë sot prej vendit s'mund ta luajnë". Kjo dhe të tjera tregojnë se Homeri flet për kohë dhe ngjarje të hershme, të kënduara para tij, nga aedë dhe rapsodë, emrat historike të të cilëve kanë humbur në mjegullat e kohëve dhe shpesh janë veshur me petkun e fantazisë dhe të legjendës me këngët e tij magjepse kafshët e egra, ujërat i bënte të ndalonin rrjedhën e tyre dhe popullin ti shkonte pas. Në gurrën e pasur të këngëve të lashta të krijuara në shekuj, njomi buzët e saj muza e poetit, që me "Iliadën" dhe "Odisenë" i ngriti përmendore jo vetëm heroizmit, por edhe bukurisë së artit popullor, që humbi në errësirën e shekujve dhe u ringjall në këto dy poema. Nuk ka asnjë dyshim se përpara Homerit ka gjalluar një letërsi e pasur gojore, me këngë e himne të ndryshme kushtuar hyjnive, heronjve dhe bëmave të tyre. Për këtë flasin dy poemat e mëdha, vlerat e larta artistike të të cilave dëshmojnë qartë se ato janë jo fillimi, por mbarimi i përkryer i një proçesi të gjatë letrar, Përpunimin përfundimtar të "Iliadës" dhe "Odisesë" në gjendjen që i njohim sot, shumica e studiuesve e çojnë në shekujt VIII-VII. Për Homerin ka mendime të ndryshme si:
-          

I vetmi krijues i dy poemave "Iliada" dhe "Odisea";
-          Një nga autorët e mundshëm midis shumë të tjerëve që kanë vënë dorë mbi to;
-          Njeri që nuk ka ekzistuar, por që ky emër ka mbetur simbol i poezisë epike etj. etj.
Të gjitha këto kanë krijuar atë që quhet çështje homerike që nis me shek. III p.e.r. e vazhdon deri në ditët tona. Homeri i ngjan një mali të lartë, maja e të cilit vazhdon të jetë e mbushur me mjerull. Vendi ku janë krijuar poemat homerike është Joma; gjuha e tyre është dialekti jonian i përzier me elemente të dialektit eolian dhe më pak të dialekteve të tjerë. Në "Iliadën" dhe në "Odisenë", përveç shtresimeve gjuhësore ka edhe shtresime kohore, që fillojnë nga periudha para qytetërimit të Mikenës dhe mbarojnë afërsisht në shekullin IX para erës së re. Kjo i ka shtyrë shumë studiues të mendojnë se në tekstin e poemave janë futur një numër i madh shtojcash nga rapsodë të veçantë, që kanë dashur tu përshtaten shijeve dhe gjendjes shpirtërore të dëgjuesëve të tyre. Ka shumë të ngjarë që rapsoditë ose këngët që kanë pasur në themel të tyre ciklin Trojan të gojëdhënave popullore të përpunuara nga shumë breza rapsodësh, të kenë shërbyer si bazë për hartimin e poemave homerike aty nga shekulli IX.   


ARISTOTELI

Aristoteli, një nga filozofët më të mëdhenj të të gjitha kohëve,lindi në Stragirë, qytet në bregdetin thrak në Greqi, në vitin 384 para erës së re. Jetoi shumë kohë në Athinë, ku u edukua dhe mori mësimet e para të filozofisë në shkollën e filozofit të madh grek Platonit. Në vitin 342 shkoi në oborrin mbretëror të Maqedonisë, i ftuar nga mbreti Filip si mësues për djalin e tij Aleksandrin. Aty filozofi qëndoi shtatë vjet. Mësimet themelore që mori Aleskandri, mështeteshin në arrritjet e deriatëhershme të letërsisë, të filozofisë dhe të kulturës greke, por në mënyrë të veçantë në leximin e poemave të Homerit. Për këtë qëllim Aristoteli përgatiti për nxënësit e tij një botim të veçantë të poemave homerike. ë vitin 335 u kthye në Athinë, ku krijoi shkollën e njohur që u quajt shkolla peripatetike, mbase mësimet bëheshin jashtë në natyrë, në sheshin pranë tempullit të Apollonit. Me vdekjen e Aleksandrit në vitin 323 para erës së re, Athina, e cila ndodhej nën hegjemoninë maqedonase, ngriti krye me shpresë se do të fitonte lirinë. Nisi tani një fushatë kundër Aristotelit nga armiqtë e tij, që e paditnin për lidhjet që ai vazhdonte të mbante me Maqedoninë. Kështu filozofi u detyua të largohej nga Athina dhe të shkonte në Kalkidë, qytet dhe port i Greqisë në ishullin Eube, ku vdiq më 322 para erës së re,në moshën 62 vjeçare. Aristoteli, një nga mendjet më të ndritura dhe më të thella të të gjitha kohëve, shkroi mbi shumë probleme dhe nga më të ndryshmet. Me përjashtim të matematikës, lëroi të gjitha fushat e dijes, duke lënë politikën, shkencat e natyrës, artin etj. Rreth 120 veprat e tij formojnë një lloj enciklopedie, ku përfshihen njohuri ga të gjitha fushat e diturisë. Në të gjitha veprat e Aristotelit të bie në sy dashuria për të mirën dhe të vërtetën. Megjithëse e adhuronte dhe e nderonte shumë mësuesin e tij, filozofin Platon, në mjaft pikëpamje filozofike dhe estetike nuk ishte në një mendje me të.. Në një nga veprat e tij thotë s'është e arsyeshme të kesh respekt për miqtë e të vërtetën. Por midis miqve dhe së vërtetës ështe gjë e shenjë të duash më shumë të vërtetën. Nga jo ide lindi më vonë dhe shprehja e njohur latine: Mik është Platoni, por mike më të madhe është e verteta. Në mjaft nga veprat e tij Aristoteli e shikon letërsinë dhe artet si mjet me fuqi të madhe edukuese. Në veprën Poetika thotë se qytetarët duhet të merren me punë, të ruajnë paqen dhe të kryejnë vepra të doishme e të bukura. Në këtë vështrim rëndësi të veçantë i kushton filozofi edukimit të njeriut me muzikë dhe me arte të tjera, të cilat ushqejnë shpirtërisht dhe intelektualisht.  

Aristofani

Aristofani ka Lindur në Athinë aty nga viti 445, p.e.r. Si për shumë autorë të antikitetit, edhe për këtë komediograf të madh shumë pak gjëra dihen rreth jetës së tij. Shkroi 44 komedi nga të cilat kanë arritur vetëm 11. Këto sipas rendit kohor janë: "Aharnianet", "Kalorësit", "Retë", "Grerëzat", "Paqja", "Zogjtë", "Lisistrata", "Thsmoforiet", "Bretkostat", "Gratë në parlament" dhe "Pluti". Këto 11 komedi të plota janë e vetmja trashëgimi që hedh paksa dritë mbi rrugën e zhvillimit të komediografisë klasike greke, e cila njohu mbi 150 autorë me rreth 900 komedi, nga të cilat kanë mbetur vetëm emrat, titujt dhe fragmente të shkëputura. Aristofani jetoi dhe krijoi në periudhën kur filloi të ndihej kriza ekononike dhe ideologjike në strukturën e shtetit demokratik skllavopronar. Shtimi dhe përqëndrimi i pronës së madhe private në duart e skllavopronarëve solli me vete varfëimin e zejtarëve, të fshatarësisë së mesme e të varfër, me një fjalë të masave të gjera të prodhuesëve të vegjël. Shprehje e gjallë e krizës së thellë nëpër të cilën po kalonte mbarë Greqia, ishte lufta e Peloponezit midis Athinës dhe Spartës që nisi në vitin 431 dhe mbaroi në vitin 404 para erës së re. Kjo luftë e gjatë, përfundimi i të cilës do t'i siguronte njerës nga të dy palët hegjemoninë(1) mbi mbarë vendin, solli shkatërrime të mëdha në ekonomi e në njerëz. Këtyre fatkeqësive iu shtuan edhe ato që solli epidemia e rëndë e murtajës, që ra në Athinë aty nga fillimi i luftës e që shfarosi një të tretën e popullsisë. Lufta, ku ngrihej greku kundër grekut, ngjarjet e tjera të kobshme, sëmundjet, shkaktuan një fare rënie shpirtërore dhe indiferentizëm te qytetarët ndaj jetës politike e shoqërore.

Sofokliu

Sofokliu, së bashku me Eskilin dhe Euripidin, janë tre poetët më të mëdhenj të tragjedisë greke. Jetoi në periudhën e lulëzimit të qytetit-shtet të Athinës. Lindi më 497 para erës së rè, në një fshat piktoresk afër Athinës, në Kolonë, bukuritë e të cilit i këndoi me frymëzim në vargjet e tragjedisë së tij të fundit "Edipi në Kolonë": "Kolona dritëplotë/ ku zëëmbël bilbil/ këndon në pyllin gjetheblertë,/ ku fryn me gaz flladi i freskët,/ edhe hardhia, dhunti e Bakut/ fruta të bollshme na sjell". Që i ri, Sofokliu mori një edukatë shumë të mirë në pregatitjen fizike dhe mendore, ashtu siç e kërkonte tradita e epokës. Për bukurinë fizike dhe aftësitë e tij muzikore e letrare, në moshën 17 vjeçare u zgjodh të drejtonte korin e të rinjve që do të këndonte me rastin e fitores së grekëve kundër ushtrisë përse pranë ishullit të Salaminës, në vitin 480. Kjo, dhe fitore të tjera përpara dhe pas luftës së Salaminës, betejat kundër dërgatave të njëpasnjëshme ushtarake të monarkisë përse, ngritën lart shpirin e popullit të vogël trim e liridashës të Athinës dhe zgjuan vetëdijen e tij për nevojën e bashkimit, në mbrojtje të çështjes së përbashkët për ta ndier veten si një forcë e vetme politike e kulturore. Sofokliu mori pjesë në konkurset tradicionale më tepër se njezet herë, tetëmbëdhjetë herë zuri vendin e parë dhe më të rrallë të dytin, asnjëherë vendin e tretë. Nuk udhëtoi kurrë jashtë atdheut të tij, Atikës, që e donte aq shumë sa që shtyu çdo lloj ftese që i bënin sundimtarët e ndryshëm për ta pasur në oborret e tyre. Pas shfaqjes së tragjedisë "Antigona" në vitin 442, Sofokliu u bë kaq i njohur dhe i dashur, saqë u zgjodh midis strategëve, së bashku me udhëheqësin e shtetit të Athinës, Perikliun, për të drejtuar flotën athinase kundër ishullit Samos. Por gjatë kësaj dërgate poeti nuk u shqua si strateg. Madje edhe vetë e pranonte se nuk kishte aftësi të veçanta në punët e luftës dhe të politikës. Sofokliu pëlqeu më tepër t'i kushtohej dijes dhe artit, të ruante qetësinë shpirtërore, larg joshjes për të marrë ofiqe politike. Me mendje të freskët e të kthjellët ai jetoi 91 vjet. Vdiq më 406 para erës së Re.

1 comments:

Unknown said...

po te letersise romake?

Post a Comment