22.3.14

Stefan Cvajg (28. XI. 1881 - 22. II. 1942)

"...Përshendes të gjithë miqtë e mi. Le të shohin edhe njëherë agimin pas një nate të gjatë. Unë jam tepër i paduruar, po nisem para tyre"
(Stefan Zweig, Petropolis)

Vdiq i helmuar nga një dozë e madhe ilaçesh. Asgjë e dhunshme, ashtu siç nuk ishte natyra e tij. Lindi në Vjenë në 28 nëntor të vitit 1881 në një familje industrialistësh të pasur që i krijoi të gjitha komoditetet për të studiuar atje ku ai dëshironte, filozofi dhe letërsi. Shkroi novela, drama e biografi. Për lexuesin shqiptar është i njohur për vëllimin me novela, ndër të cilat "24 orë nga jeta e një gruaje", "Amoku", "Frika", "Pështjellimi i ndjenjave", "Letra e një të panjohure", romanin "Padurimi i zemrës", etj. Në moshën 61- vjeçare vdes në Brazil.

Në 22 shkurt të vitit 1942 Stefan Cvajg la këtë mesazh:

"Përpara se t'i jap fund jetës me vullnetin tim dhe me kthjelltësi të plotë, ndiej detyrën për të plotësuar një detyrim të fundit: t'i drejtoj falenderimet e thella Brazilit, këtij vendi të mrekullueshëm që më ka ofruar një mikpritje kaq të ngrohtë. Ditë pas dite kam mësuar ta dua dhe në asnjë vend tjetër nuk do të kisha dashur të nisja një jetë të re, tani që bota e gjuhës sime është zhdukur për mua dhe atdheu im shpirtëror, Europa, është shkatërruar gjithashtu….

Përshendes të gjithë miqtë e mi. Le të shohin edhe njëherë agimin pas një nate të gjatë. Unë jam tepër i paduruar, po nisem para tyre."
Stefan Zweig, Petropolis

0 comments:

Post a Comment