23.3.14

“Nuk kam menduar asnjëherë të largohem nga Bay Arena”, citohet të ketë thënë futbollisti nga Gjilani, i cili trajtohet si Alfa dhe Omega e përfaqëueses Zvicrane.


Shrimet mediale të ditëve të fundit për një “divorc” të mundshëm të Xherdan Shaqirit me Bayern Munich e që i referoheshin një deklarate për të përditshmen zvicrane “Blick” nga vëllau i tij Erdini, kanë nxitur vet futbollistin që të bëjë një sqarim me nuance kritike për mediat, të cilat, sic është shprehur, e kanë keqinterpretuar deklaratën e vëllaut të tij, njëherit menagjerit të tij.

Shaqiri ka mohuar se po mendon që në fund të këtij edicioni të largohet nga kampionët e europës dhe gjermanisë, nga skuadra bavareze, Bayern Munich.

“Asnjëherë nuk kam thënë se do të largohem. Jam shumë i kënaqur te Bayern Munich dhe as që mendoj për variantin e largimit. Opinioni i vëllaut tim është trajtuar ndryshe nga c’ka thënë në realitet, por sigurisht që do të merrej në konsiderat interesimi i ndonjë skuadre të madhe që do të kishte interes”, është shprehur futbollisti gjilanas duke sqaruar njëkohësisht se një gjë e tillë ndodhë zakonisht në botën e futbollit, madje me secilin futbollist.

Është evidente se këto deklarata të Shaqirit kanë ardhë si rrjedhojë e shkrimeve të shumta të ditëve të fundit që citonin vëllaun e tij e që i atribuoheshin një acarimi të raporteve të Shaqës me shefin e skuadrës, pas një fotografie të publikuar ku shihej Pep Guardialo teksa i kishte vënë gishtin në kokë e që u interpretua se gjoja kishte qëllimin e kinse sygjerimit nga strategu spanjoll për futbollistin, duke u aluduar nga nënteksti që Shaqa kinse duhej të shfrytëzonte më shumë ‘aparatin mekanik imagjinar’ brenda fushën lojës dhe të bashkëvepronte me bashkëlojtarët në harmoninë strukturore e kompozicionale të lojës, duke vënë në veprim sygjerimet e trajnerit.  

Në fakt asnjë nga mediat nuk mori mundimin të sqarojë se nga rrodhi ajo foto që bëri jehonë,  ndërkohë që prirja për të krijuar sensacion medial për një ‘divorc’ të mundshëm të futbollistit me skuadrën, ishte më e theksuar se c’mund të fliste vet fotografia.

Autori i fotografisë akoma nuk dihet për të dhënë sqarime shtesë që do të përshkruanin më shumë situatën nëse ishin pamje acarimi raportesh apo momente të rëndomta e spontane që ndodhin brenda ‘fortifikatave’ të stadiumit gjatë stërvitjeve.

Të përkujtojmë se në ndeshjen e mbrëmshme Mainz 05 – Bayern Munich, e cila përfundoi me fitoren e mysafirëve, Shaqiri ishte inkuadrur nga mesi i pjesës dytë dhe kishte asistuar për Bastian Schweinsteiger, i cili shënoi golin e parë në minutën 82-të të ndeshjes.


Xh.V.