2.4.14

“Talent Show” më spektakular në europë “The Woice” ka joshur edhe disa zëra të dëshmuar të skenës shqiptare që të s’provojnë veten në këtë spektakël. Emra të spikatur tanimë pretendojnë majat europiane me zërat e tyre si: Elhaida Dani, Marsela Cibukaj, Albulena Krasniqi, Gentiana Mërtiri, Violeta Kokollari dhe së fundmi Enrika Derza kanë shkëlqyer ndër zërat më të mirë të të rinjve në Itali, Gjermani e Zvicër.
Elhaida Dani, arriti majat e suksesit të zërave shqiptarë në “The Voice”. Me 71% të votave të italianëve, 20-vjeçarja triumfoi duke thyer paragjykimet e skeptikëve duke dëshmuar me talentin e saj se muzika nuk njeh kufinjë dhe se është një gjuhë universal që manifestohet përmes ngjyrave të vokalit dhe se mjafton të sinkronizohet me dashurinë interpretative për të depërtuar lehtë tek shikuesi.
Marsela Cibukaj, një nga zërat më të dashur të “The Voice of Albania”, ka dhuruar majftueshëm emocione nga një tjetër “Voice”, ai i Italisë. Këngëtarja e njohur u cilësua si një nga zërat më të bukur, anipse nuk ia doli të bëhet pjesë e finales.
Gentiana Mërturi, 17 vjeç, është një tjetër shqiptare që ka bërë për vete jurinë e një “Voice” përtej Shqipërisë. “E pabesueshme se sa bukur po këndon”, i është drejtuar, këngëtarja e famshme gjermane, Nena e cila ishte pjesë e jurisë në “The Voice of Germany”.
Po në të njëjtin “talentshow” ishte pjesëmarrëse edhe Albulena Krasniqi, një vajzë 21-vjeçare e cila ka pasur një rrugëtim të bukur pavarsisht se nuk ia doli të prekte finalen.
Violeta Kokollari, një tjetër shqiptare arriti të shkonte më larg se Gentiana dhe Albulena në “The Voice of Germany”. Është cilësuar si ‘diamant’ zëri i saj nga anëtarët e jurisë.
Një cilësim të tillë ka përjetuar edhe zëri i Enrika Derzës. Nuk është fjala për pjesëmarrjen e saj në “The Voice of Albania”, por në “The Voice of Switzerland”. Garimi i këngëtares shkodrane nuk ka vetëm pak ditë që ka përfunduar.
“Më ka kontaktuar një shtëpi diskografike zvicerane dhe të shohim si do të shkojë, por nuk mendoj se jam gati për një album. E kanë pëlqyer jashtë mase zërin, ngado që kam shkuar dhe habiten që unë nuk kam frekuentuar asnjë shkollë”, ka deklaruar Enrika në studion e “Pasdite në Top Channel”.

Vajza që ende nuk i ka mbushur 18 vjeç i është përulur me shumë mirënjohje spektaklit “The Voice of Albania”: “Po të mos ishte ky spektakel nuk do të merrja guximin të provohesha në Zvicër. Sot do të isha duke kënduar vetëm në shtëpinë time.”, ka thënë ajo e entusiazmuar me përvojat e saj.
Në fakt të tilla kanë qenë por ne nuk kemi pasur  shumë njohuri me ‘artin e aranzhimit” të miqësoreve, përderisa ishim të privuar nga e drejta e zhvillimit të ndeshjeve zyrtare të karakterit ndërkombëtarë.
Adhuruesit e futbollit shqiptarë kanë me cka të kënaqen: dy përfaqësuese nëpër evenimente ndërkombëtarë, kjo quhet mrekulli. Si gjermanofolësit! Jo vetem gjermanët janë gjermanofolës, por edhe austriakët e zviceranët poashtu. E kur jemi këtu, do të na xhelozonin edhe vet gjermanët! Po të numroheshin vendet ku shtrihet e flitet gjuha shqipe,,apo sic do të thoshte Naimi, kjo “gjuha jonë sa e mirë!, sa e ëmbël, sa e gjerë! Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë!, do të ishim të pakonkurrencë në kontinetin europian, mbase edhe në mbarë botën!
Por kur flasim për futboll, atëherë Shqipëria ka siguruar një tjetër miqësore në vazhdën e përgatitjeve për “Euro 2016”. Kombëtarja shqiptare do të përballet me 31 Maj me Rumaninë, një kundërshtar i ngjashëm me rivalët që kuqezinjtë do të gjejnë përballë në Grupin “I” të Eliminatoreve të Europianit francez.
Testi me Rumaninë për skuadrën e De Biasit, do të luhet vetëm pak ditë më vonë pas testit me Hungarinë. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Rumanisë do të luhet në Sion të Zvicrës, në stadiumin “Stade de Tourbillon”.

Kuqezinjtë janë ndeshur disa herë në të kaluarën me Rumaninë, përfshi dhe dy takimet eliminatore për “Euro 2012 Poloni – Ukrainë”, ku Shqipëria ka barazuar në të dy ndeshjet me rezultat identik 1-1, me golin e shënuar në Bukuresht nga  Gjergji Muzaka kurse në “Qemal Stafa”, nga Hamdi Salihi.
Federata e Futbollit të Kosovës dhe përfaqësuesja e Kosovës në futboll, janë duke bërë përgatitjet për dy takimet e ardhshme miqësore ndërkombëtare, me përfaqësuesen e Turqisë dhe Senegalit, që priten të zhvillohen në gjysmën e dytë të muajity të ardhshëm.
Duket që Federata e Futbollit dhe stafi iPërfaqësueses e kanë të qartë se ndeshjet e karakterit ndërkombëtarë nuk janë të ngjashme me organizimin e kampionatit dhe se për to lypset një seriozitet i theksuar. Kjo ka ndikuar që të mobilizohen me kohë për përgatitje sa më të mira, në harmoni të plotë me kriteret dhe rekomandimet që dalin nga statusi dhe rregullorja FIFA-s. 
Ndeshja e parë kundër Turqisë është parapa të zhvillohet më 21 maj, ndërkohë që vetëm katër ditë më pas, gjëgjësisht më 25 maj pritet të zhvillohet ndeshja tjetër kundër Senegalit, në cilësinë e nikoqirit por që akoma nuk është e qartë nëse do të zhvillohet në Prishtinë, Mitrovicë apo, sic është thënë disa herë, në Gjenevë të Zvicres.
Në vazhdën e përgatitjeve që takimi i dytë miqësorë në arenën ndërkombëtare të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Prishtinë, përfaqësuesit e FFK-së janë takuar me ata të MKRS-së dhe me kryetarin e Komunës Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Sekretari permanent i FFK-së, Eroll Salihu për “Radio Evropa e lirë” ka thënë se janë shqyrtuar mundësitë e përgatitjes stadiumit të Prishtinës që të jetë i gatshëm për datën 21 maj.
 “I ka hije çdo shteti që të luajë ndeshjet në kryeqytet dhe dihet se çfarë efekti do të ketë edhe për kryeqytetin. Plus, infrastruktura përcjellëse, parkingjet dhe të tjerat janë të favorshme. Mund të them lirisht se pjesa më e ndritshme ishte ajo që takimi ka qenë i hapur", ka deklaruar Salihu. Ai poashtu ka specifikuar se si Ministri, Memli Krasniqi ka dërguar këshilltarin e tij, Shasivar Haxhijaj, i cili citohet të ketë thënse se “Ja, i keni 500 mijë euro, në tavolinë. Urdhëroni, bëjeni projektin dhe ne jemi të gatshëm të investojmë në stadiumin e Prishtinës’.
Në anën tjetër kryeatri i Komunës së Prishtinës, sipas Salihut ka qenë më i rezervuar nga deklaratat e nxituara për c’gjë mësohet të ketë thënë se “edhe komuna do të marrë pjesë, varsisht nga nevojat që do të jenë për një intervenim të shpejt në stadium”, duke shtuar se nëse nuk arrihet që stadiumi i qytetit të Prishtinës të jetë gati deri me 21 maj, atëherë ndeshja me përfaqësuesen e Turqisë do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, aty ku edhe u zhvillua, me lejen e Federatës Botërore të Futbollit – FIFA-s, takimi i parë ndërkombëtar miqësor, me përfaqësuesen e Haitit, me 5 mars.
Mësohet se ka pasur edhe vërejtje rreth përfshirjes në Kombëtare të futbollistëve që luajnë në superligë për cka ndihmëstrajeri Muharrem Sahiti ka thënë se “në përfaqësuesen e Kosovës janë dyert e hapura, porj, të gjithë duhet ta meritojnë me punën e tyre.”, duke lënë të kuptohet se përfaqësuesja kërkon një nivelk më të lartë kualitativ se c’është Kampionati dhe se në të ardhmen secili që dëshmohet do të jetë i mirëpritur.
Në fund, sekretari I FFK-së, Erol Salihu ka sqaruar se stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja e radhës kundër Turqisë do të saktësohet javën e ardhshme, ndërsa FFK-ja, sipas tij, që tani është në kërkim të kundërshtarëve tjerë gjatë këtij viti kalendarik, gjithnjë sipas afateve të FIFA-s,duke thënë se ekzistojnë mundësi reale që gjatë muajëve shtator, tetor dhe nëntor përfaqësuesja e Kosovës të zhvillojë edhe tri ndeshje miqësore të karakterit ndërkombëtarë.

Xh. V.
Nga 4 deri më 6 prill, Prishtina do të jetë qendra e karatesë, pasi këtu do të zhvillohet kampionati i pestë botëror në stilin Shotokan. 

Në këtë eveniment do të paraqitet edhe kampionia e shumëfishtë Arta Jakupi, e cila thotë se kjo garë për të ka shumë rëndësi dhe shpreson se me pak fat do të arrij deri tek medalja. “Ka 9 vite që merrem me karate dhe disa herë jam shpall kampione e Kosovës, por suksesi nuk ka munguar as në turne ndërkombëtar. Gara në Prishtinë do jetë më e rëndësishmja në karrierën time dhe shpresoj ta shfrytëzoj maksimalisht. Përgatitjet për këtë aktivitet ka kohë që i kam filluar kështu që besoj se me pak fat do të arrij deri tek medalja”, ka thënë Jakupi. 

Ndryshe, karateistja kosovare tha se në kampionatin botëror të stilit Shotokan do të paraqitet në dy disiplina, Kata dhe Kumite. Përndryshe, Arta Jakupi përveç se me Karate ajo më parë është marr edhe me not, gjithashtu ka qen edhe kampione e parë e Kosovës në garat Biathlon.
Pikërisht aistimi i Januzaj në videon e mëposhtme, në ndeshjen e fundit të Premier League, Mancheter UTD – Aston Vila (4 : 1), që la pa tekst të gjithë futbolldashësit anëkënd rruzullit, duket t’i ketë nxitë kërshërinë Pep Guardiolas që ta joshë supertalentin nëntëmbëdhjetëvjeqarë!
Vetëm pak ditë më parë e tërë vëmendja ishte e përqëndruar te ndeshja e sontme cerekfinale Manchester UTD – Bayern Munich (1 : 1). Askush nuk e “bëri llafin” se Bavarezët (s’)janë të (pa)denjë që të bëjnë “një udhë e dy punë”. 
Sic merret vesh nga mediat angleze,  Bayern Munchen e do Adnan Januzajn që ta bëjë të saj dhe se transferimin e tij e ka fut në “protokolin e Top Prioriteteve”. Kur e bën prioritet skuadra bavareze një gjë, atëherë vështirë është të mos besohet se do të kurorëzohet me sukses. Ndonëse një ide e tillë duket e largët në orient, mediat angleze, paksa të alarmuara, thonë se Bayern tanimë ka bërë "provokimet" e para për Januzajn duke dërguar agjentët e tyre në Angli.
Ndonëse ishin parapa kontakte të drejtpërdrejta me futbollistin gjatë ditës së djeshme, tani, ndonëse kanë kaluar disa orë nga ndeshja, akoma nuk flitet të ketë pasur dic konkrete përkitazi me këtë cështje.
Mediat poashtu kanë thënë se vet strategu bavarez, Pep Guardiola është iniciator i këtij “misioni të (pa)mundshëm” sepse e sheh Januzajn si zëvëndësuesin më adekuat të Robben dhe Ribery që tashmë kanë “shkelur” të tridhjetat.  
Gjithnjë sipas mediave angleze, oferta e parë zyrtare nga Bayern pritet të bëhet në muajin korrik, me c’rast pretendohet një shkëmbim me Tony Croos që kohëve të fundit po kërkohet nga Manchester United.

Fakti që “ky muhabet” është hapë një ditë para ndeshjes, nënkupton se Januzaj ka qenë shënjestër e kahmotshme e Bayrn Munich dhe se paraqitjet e tij të fundit e kanë bindur Guardiolan se pikërisht ai është lojtari që i duhet skuadrës gjermane e cila pretendon të hyjë në histori duke mbrojtur titullin e Champions League.Xh.V.
Pothuajse nuk kalon ditë që mediat angleze të mos kenë në focus kryesorë për këtë apo atë arsye supertalentin kosovarë. Së fundi Januzaj vazhdon të impresionoj me sukseset e tij. Së fundmi numri 44 i ‘Djajve të Kuq’, është cilësuar nga magazine angleze ‘Extra Time’, si talenti më i mirë në botë nën moshën 20-vjeçare.
Magazina ka publikuar një renditje me emrat e 60 talentëve më të mëdhenjë në botë nën moshën 20-vjeçare, ku mesfushori nga Istog ka zënë vendin e parë duke lënë pas lojtarë tjerë të talentuar që luajnë nëpër skuadra të mëdha evropiane.
Januzaj ka pasurmë shumë se 20 paraqitje këtë edicion garash në Premier League ku ka impresionu me paraqitjen e tij.
Nga  23 ndeshje sa ka zhvilluar saktësisht ka shënuar tre gola me ‘Djajtë e Kuq’, ndërsa ka dhuruar edhe gjashtë asistime për bashkëlojtarët e tij.
Top 10 talentët më të mirë në botë U20:

1. Adnan Januzaj (Manchester United)
2. Lucas Piazon (Chelsea -Vitese)
3. Marquinhos (PSG)
4. Gerard Deulofeu (Barcelona-Everton)
5. Raheem Sterling (Liverpool)
6. Zakaria Bakkali (PSV Eindhoven)
7. Leon Goretzka (Schalke 05)
8. Luke Shaë (Southampton)
9. Domenico Berardi (Juventus – Sassuolo)
10. Lucas Ocampos (Monaco).
Dy mesfushorët shqiptarë Valon Behrami e Blerim Xhemaili pritet të largohen nga skuadra e Napolit në fund të këtij edicioni. Këtë e ka bërë të ditur prestigjiozja italiane e sportit, "Gazzetta dello Sport", duke saktësuar se trajneri Rafael Benitez ka dhënë dritën e gjelbër për largimin e Behramit dhe Xhemailit.
Benitoz synon një skuadër të aftë për titull kampioni ndaj gjatë verës ka në plan disa blerje të tjera me të cilat pretendon titullin e kampionit në Serie A.
Mësohet se Behrami e Xhemaili do ta lirojnë vendin për ardhjen e Javier Mascheranos (Barcelona) dhe Fernando (Porto), që pëlqehen shumë nga Benitez.

Behrami 28-vjeçar, ka kontratë me Napolin deri në vitin 2017 dhe po kërkohet me insistim nga skuadra e Interit. Ndërsa, Xhemaili 27-vjeçar ka kontratë me Napolin deri në vitin 2017 dhe pritet që karrierën ta vazhdojë në Bundesligë.